Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22

    Thumbs up Shoqerite e reja te krijuara ne forum

    Ne kete teme, i ftoj te gjithe anetaret e forumit qe te ulen e meditojne pak se si forumi shqiptar e ka trazuar sado pak jeten e tyre. A keni njohur miq e shoke te vjeter ne forum? A keni krijuar shoqeri te re ne forum? A keni rene ne kontakt me shqiptare qe jetojne atu ku ju banoni fale forumit? A eshte forumi nje mjet i mire komunikimi me shqiptaret e shpendare neper bote? Nese do tu duhej te zgjidhnit midis chat dhe forumit, cilin do te preferonit dhe pse?

    Jepni mendimet tuaja me poshte.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e {Princi}
    Anėtarėsuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Buried Alive
    Postime
    266
    Forumi eshte bote me vete.
    shkurt forumi eshte lagje per te gjithe.
    Ne forum krijon miqesi me shqiptare kudo ne bote. Kjo eshte me te vertet nje faktor shume i dobishem. personalisht kam njohur shume nepermjet forumit jo vetem ketu ne ny por kudo neper bote pra kudo qe te shkoj do gjej miq qe te presin
    Forumi eshte vater miqesie.

  3. #3
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Me forumin mesova Shqipen serisht. Kisha vite pa lexuar dhe shkruajtur Shqip. Per kete ju falenderoj.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Thumbs up

    --------------------------------------------------------------

    Forumi eshte mjet i mire komunikimi.
    Po sa per shoqeri nuk e di sa mund te hyje ne pune.

    --------------------------------------------------------------

    Ja per shembull: "Ti Eliona do te behesh shoqja ime?"

    --------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  5. #5
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Une nepermjet forumit kam kontaktuar me shoke,qe kisha nja 6-7 vjet pa i pare,te ikur neper Sh.B.A,Itali,Austri,Gjermani,etj.
    Mendoj se ai qe eshte i mireprezantuar ne forum u jep mundesine te tjereve te njofin me mire se me cilin kane te bejne e te kontaktojne shoqeri te vjetra,pothuajse te humbura ne valen e emigrimit jashte Shqiperise.
    Ky forum ka bashkuar shqiptare nga e gjithe bota,si te ishin ne nje salle te vetme e te diskutonin.
    Une personalisht kam ndjere entuziazem te vecante kur ne fotografite e prezantimeve te disa prej anetareve kam pare fytyrat e ish bashkenxenesve te mij,fytyrat e personaliteteve te ndryshme te kultures shqiptare.
    Gjithashtu me shume anetare nga ky forum kam pasur takime personale,jane krijuar shoqeri te reja,etj.

    Persa i perket IRC (chatit) edhe forumit,cdo gje ka vecantine e vete.
    Pra ne forum postimet mbeten te arkivuara e mund te shifen nga te gjithe,prezantimet e gjithesicilit jane me te gjera,gje qe te jep mundesine me qarte te njohesh se cili fshihet prapa nje nofke,behen diskutime ne bashkesi per tema te caktuara,etj.
    Kurse ne chat gjithesecili mund te flasi online (ne te njejten kohe),mund te kerkoje e te gjeje ate qe i intereson brenda nje kohe me te shkurter se ne forum,mund te kete mundesira me te shumta per biseda personale,romantike,intime etj.

    Pra une nuk mund te ve gisht tek nje nga te dyja,duke thene se kjo,apo ajo eshte me e mire,pasi te dyja jane te ndryshme dhe me vlera te vecanta,por ama jam krenar qe une bej pjese ne nje nga ata qe japin pak djerse nga e djersa e tyre,per mbarevajtjen e ketyre dy fushave te internetit shqiptar.

    Ju pershendes!

  6. #6
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    FORUMI.

    dicka shume e bukur dhe shume e arrirre bashke te dyja keto.
    per sa i perket takime shoqerive ne forum them se ja kemi pa hajrin te tere (raste te vecante) .
    e vertete ajo qe thote KACAKU madh kemi takuar miq te harruar dhe me te vertete ka qene dicka emocionante te shikosh foton e nje miku ne forum kur nuk ja ke idene se ku ndodhet prej kohesh.

    KY FORUM MERITON RESPEKT NGA TE GJITHE NE

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Une nuk mund te them se kam pare shume shoke te kaluar dhe i kam rinjohur ketu ne forum, por sidoqofte kam bere shoke te rinj qe i kam njohur vetem ketu ne forum dhe njerez qe me kane lene mjaft mbresa. Per shqiptaret qe jane shprendare ne cdo cep te botes, dhe me teper per ata qe nuk kane shqiptare te tejre qe jetojne rrotull tyre, forumi eshte nje ure lidhese e tyrja me boten shqiptare. Kur vij ne forum nganjehere me duket sikur dal nga Parku ne Shqiperi kur i thone nje llafi... lol

    Per me teper nuk duhet te harrojme faktin shume te rendesishem se si ky forum bashkon me njeri tjetrin shqiptare te te gjitha trevave dhe i afron ata me teper. Kjo per te zvogeluar sadopak distancen politike te krijuar ndaj shqiptareve te te gjitha trojeve etnike midis njeri-tjetrit, qe eshte nje gje shume e dobishme
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    forumi ......hem............

    c'fare te them me pare. Me e rendesishmja ? me ndihmon te mbaj kontakt me gjuhen time pasi duam s'duam fjalori yne (qe jemi jashte vendit) eshte "xhveshur" nga larmia dhe perdorim pak a shume nje gjuhe te perditshme te varfer.
    Forumi me ndihmon te c'lodhem, te informohem, te qesh, te qaj, te hyj ne mendime, te cmallem me te njohur e te panjohur, te vleresoj vendin tim dhe shqiptaret me shume. Shoqeri kam krijuar por perkohesisht vetem virtuale. Ndihem sikur shume persona i njoh me vite te tera.

    Dua ti them nje bravo 2-toneshe albos per inisiativen e tij per te formuar kete forum qe vazhdon te qendroje ne nje nivel te larte dhe serioz ne te gjitha aspektet si dhe moderatoreve qe ndihmojne punen e tij.

    Shpresoj qe nje dite ta shikoj skuadren e albos ne reklamen e JOHNY WALKER

    KEEP WALKING...............
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  9. #9
    A-LEK-SA-NDER=1>SHUMA! Maska e ermal:j
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    SHAM
    Postime
    45

    dedikim

    dedikim per jonidan

    sekondat rrezojne shekullin e ri
    defragmentojne ikona shenjtoresh.
    diku ne ag te shekullit je ti
    sakrilegj ne altar theroresh!
    fija tendos kujtimin permjegull,
    e koha behet rrebesh stuhi...,
    dot ste perfund e zeza vorbull.
    me mall fluturo.therori je ti.

  10. #10
    moro Maska e moro
    Anėtarėsuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    94
    UNE JAM DAKORT ME KACAKUN.
    TE FORUMI SI DHE TE CHATI JO NJOJTEM SHOKE TE RINJ PO GJETEM DHE SHOKT TE VJETER PO JO TE HARUAR.GJETEM DHE CA KUSHURINJE QE NUK I DINIM
    ESHTE E VERTET QE FORUMI DHE CHATI NA NDIHMUAN QE TE FILLOJM TE FLASIM PERSERI GJUHEN TON.

    UNE DO FLAS PER VETE.IKA NGA SHQIPRIA KUR MBAROVA KLASEN E 5.SADO QE LEXOJA LIBRA SHQIPTAR DHE NE SHPI MUNDOHESHIM TE FLISNIM SHQIP.PRAP SE PRAP NUK FLISJA PASTER VETM SHQIP.KURSE TANI SA HY NE FORUM DHE ME TEPER NE CHAT HAROJ GJUHEN TJETER DHE MUNDOHEM MOS TA PERDOR

    NUK MUNDEM TE ZGJEDH NJERIN NGA TE DY.PER MUA QE TE DYJA JAN NJE.

    BYEEEEEEEEEEEE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga moro : 04-07-2003 mė 07:48
    Jeto sot se neser si dihet..........

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Poezi tė krijuara nga unė me brengė nė zemėr
    Nga EDUARDI nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 267
    Postimi i Fundit: 29-06-2012, 08:32
  2. shoqerite aksionere dhe ato anonime
    Nga gea_07 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 11:34
  3. Shoqėritė sekrete
    Nga Dito nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 11:26
  4. Shoqerite aksionere ne Shqiperi
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 09:18
  5. IOferte per informacion mbi shoqerite aksionere.
    Nga SSALB nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2002, 12:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •