Doganat nisin studimin per rishikimin e planit
Drejtoria e Doganave ka ngritur nje grup te posacem pune per te shqyrtuar te dhena te hollsishme per importet e mallrave, flukset sipas periudhave dhe pikave doganore. Ne baze te tyre do te rishikohet edhe plani dhe niveli i ekonomise informale
Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka ngritur nje grup te posacem pune per sistemin e te dhenave, te cilat do te kene si qellim final rritjen e grumbullimit te te ardhurave per buxhetin e shtetit nga ky institucion. Burime zyrtare ne DPD pohuan, se do te sistemohen te gjitha te dhenat ne lidhje me importin sipas grupmallrave, doganave kryesore dhe rishikimin e flukseve te importit sipas periudhave. Ky studim sipas te njejtave burime do t'i sherbeje ndryshimit te planit duke patur parasysh periudhat, por jo totalin e te ardhurave ne teresi. Reagimi i doganave per kete ceshtje vjen menjehere pas nje analize te bere ne gazeten "Korrieri" nga ish Drejtori i Pergjithshem i Doganave, Petrit Ago, i cili i ka bere thirrje Ministrise se Financave, qeverise dhe komisioneve parlamentare te rishikojne planin e te ardhurave nga doganat per gjashtemujorin e dyte te ketij viti. Ago ka permenduar se gjate vitit 2003 per shkak te luftes ne Irak jane rritur ne menyre galopante cmimet e artikujve te tille si karburanti, hekuri, gaz, sheqer, miell etj. Po keshtu duke filluar qe nga muaji korrik taksa doganore per birren dhe karburantin do te behet nga 10 ne 20 per qind, ndersa akciza e cigares behet nga 10 leke ne 20 leke per nje pakete. Ndersa efekte pozitive ne te ardhurat doganore mesohet te kete jelle edhe vleresimi i euros, pasi nje pjese e konsiderueshme e importeve realizojne blerjet ne euro. Keto fakte te permendura nga ish-kreu i doganave jane te mjaftueshme per te ndermarre rishikimin e planit te te ardhurave doganore me tendece rritje. Nga ana tjeter burimet ne Drejtorine e Pergjithshme te Dognave thane se, edhe me kete situate plani eshte duke u realizuar me veshtiresi. Madje eshte arritur deri aty sa jane duke u mbajtur ne kontakt importuesit per sasite e mallrave qe do te importojne. Te njejtat burime shpjegojne se, Drejtoria e Doganave ka minimizuar ne maksimum disa spekullime qe vitet e tjera jane bere me cmimet e referencave. Duke permendur ketu rastin e karburanteve ku para dy muajsh nje ton nafte eshte zhdoganuar ne baze te nje reference gati 70 dollare me te larte se ne tregjet nderkombetare. Po keshtu jane rregulluar cmimet e referencave edhe per disa artikuj te tjere per te cilat me pare ka patur spekullime nga ana e doganave. Te ardhurat doganore per buxhetin e shtetit gjate viteve ne vazhdim do te viijne ne ulje per shkak te globalizimit te ekonomise, hyrjes ne fuqi te marreveshjeve te tregtise se lire dhe detyrimeve qe rrjedhin prej antaresimit ne Organizaten Boterore te Tregtise, OBT. Duke filluar qysh kete vit plani i tatimeve e kalon ate te doganave per here te pare me disa milione leke per t'u thelluar gjate viteve ne vazhdim.
Krijoni Kontakt