Nje projektligj i hedhur nga nga eksperte te Departamentit Juridik te Shtetit eshte ri-miratuar dje ne parlament.
Ky projektligj ka te beje me kontrollin e parave te pista, nga ana e shtetit. Jane tre ministri pergjegjse qe perbejne nje komision mbikeqyres. Ato jane min e financave , min e jashtme si dhe min e mbrojtjes.

Ky komision do te mblidhet dy here ne vit dhe do te merret me analizimin e hartimin e politikave per Drejtorine e Pergjithshme per Parandalimin e Pastrimit te Parave (DPPP). Me tej ndryshimet ligjore ne luften kunder qarkullimit te parave te pista konsistojne ne venien e disa kufinjeve monetare per te cilat palet e treta e sidomos bankat duhet te raportojne para DPPP.

Keshtu te gjitha agjencite e udhetimit, kompanite e sigurimeve, subjektet e lojrave te fatit duhet te regjistrojne te gjitha pagesat mbi 200 mije leke. Kjo mase nuk kane e qene e parashikuar ne ligjin e aktual qe i ka sherbyer ketij qellimi. Ndersa limiti i regjistrimit nga bankat nga 7 milione leke zbret ne 2 milione leke. Ne projektin e ri organet tatimore dhe doganore jane te detyruara te idenitifikojne klientet e tyre sic parashikohen ne ligj dhe te raportojne jo me vone se 72 ore nga rregjistrimi tek autoriteti pergjegjes, per cdo dyshim, sinjalizim a te dhene qe ka te beje me pastrimin e parave.

Nje element i ri eshte perfshirja e veprimtarise dhe e profesioneve "keshilltar financiar", "kontabel i miratuar", "veprimtaria ne fushen e ndertimit" dhe "organizatat jofitimprurese", ne listen e subjekteve qe do t'u nenshtrohen zbatimit te ketij ligji. Gjithashtu ne projekt jane pasqyruar dhe rekomandimet e eksperteve te KE-se, per ndalimin me ligj te celjes se llogarive anonime ne Shqiperi, sepse deri me sot nuk kishte asnje dispozite ligjore qe te ndalonte celjen e tyre

Nderkohe qe masat ne luften kunder parave te pista forcohen dhe kane per te luajtur nje rol kryesor ne moslejimin e monopoleve qe jane rrjedhoje e ketyre parave te pista, ky kontroll i rrepte sjell edhe disa pasoja ne sistemin bankar pasi te gjitha ato kerkesa qe jane shtruar ne projektligj kufizojne ruajtjen e sekretit bankar e cila eshte parimi nr nje per rritjen e klientve.

Duke egzistuar keto kufizime edhe klientela e bankave do bjer, po keshtu edhe sasia e lekve qe futen ne banka si rrjedhoje ulet sasia e lekve ne banke te cilat sherbejne per te investuar, si dhe ngritjen e transaksioneve me cash. Kjo e fundit shihet si nje pengese e madhe per qellimet qe i ka vene veten banka qendrore kete vit (ne bashkpunim me benkat e tjera).

Tani "a ja vlen barra qirane" , pra a ja vlen qe te qeveria zbatoje projektligjin e ri i cili sjell me pak para te piset dhe monopolizem ne shqiperi por nga ana tjeter dobeson bankat shqiptare?