Kjo dite e nxehte vere s'kishte te mbaruar.Mesnata po vononte dhe ne pritje te saj me shkoi mendja te freskohesha ne menyre simbolike duke sjelle ndermend nje dite dimri prej diteve te mija. Sdi pse e mora aq seriozisht kete pune dhe se pari kerkova andej nga fillimi i shkurtit nje dite vertete te ftohte.Mirepo asnjera prej tyre smu duk e vecante ; te gjitha kishin qene tejet te ftohta vertete dhe mbase per kete arsye itenerari im qenkish reduktuar ne shkuarje ne pune,kthim nga puna,gjume e perseri shkuarje ne pune ,kthim nga puna, gjume,shkuarje Vazhdova me tej deri nga mesi i marsit i bindur se me ngrohjen e motit do te gjeja patjeter dite interesante.Si per cudi vazhdonte e njejta skene me ato vajtje-ardhjet e pamunguara kurre pune-shtepi.Mu kujtua se ate fund dimri skisha qene mire me shendet,me kishte munduar rrufa shume, dhe sigurisht qe as qe mund te shpresoja te gjeja dicka per te qene vec vajtje-ardhjeve qe asnje semundje nuk mund ti anullonte.Arsyetimi me semundjen me lehtesoi mjaft sepse sigurisht qe nje i semure nuk mund te kete mjaft gjera interesante ne ditet e veta ,kjo dihet.Bile fillova te mendoj se me siguri do te kisha qene i semure qe prej fillimit te vitit te ri dhe mbas pak u ndjeva krejt i sigurte per kete .Me pushtoi kenaqesia e justifikimit aq sa dhe ajo bezdia qe me jepte dyshimi se a mund te quhet rrufa nje semundje, u harrua krejt. Atehere fillova te kerkoj ne dhjetor, ne nentor, pershkova gjithe tetorin ,bile hyra ne ditet e shtatorit.E cuditshme, ditet ishin aq shume te ngjashme mes syresh saqe mund ti merrje per kopje te njera tjetres. Kjo ishte nje e papritur per mua, se kisha vene re aspak kete ngjashmeri,si kisha krahasuar kurre U ndjeva i hutuar dhe i zhgenjyer, e humba fare dhe nuk dija cte beja , cte mendoja.Nje cast te shkurter tentova te gjej nje justifikim tjeter por atehere me hipi nje zemerim me vetveten : -Mjaft me,mjaft me keto ! Dhe ashtu ne inat e siper mendova se aq me mire qe qenkeshin te ngjashme, spo lodhem se kerkuari,po marr njeren , cilendo, bile gjysmen,pasditen se gjysma tjeter,paraditja dihet
Mora nje rastesisht por ne fund sndjeva as ftohte ,as ngrohte:
".... Mbremja kishte ardhur pa u ndjere,dritat ishin ndezur kudo dhe mbas pirgjeve te debores po zgjateshin hijet e para te nates. Duke kaperxyer glleqken e pare te kafes ndjeva se me erdhi si per te fiket dhe u kujtova se tere diten kisha pire vetem cigare.U mbeshteta i gjithi pas karriges duke ngrohur duart pas filxhanit te madh te kafes.Ne lokal ishte ngrohte dhe qete,po me vinte gjume.
Para meje ,mbeshtetur me bryla tek banaku i larte ,nje mulat trupmadh ,ishte duke ngrene.Kishte lene menjane pirunin dhe thiken dhe hante me duar me nje kenaqesi qe te bente per vete. Ishte i tere i dhene pas atij veprimi te thjeshte ,fytyra i shkelqente nga nje ndjenje e brendshme,kishte shkeputur cdo lidhje,ishte vetem ai me ushqimin qe hante,i perqendruar dhe i perkushtuar ,si i vetflijuar.Zgjaste doren ne pjaten prej kartoni mbushur me fije patatesh te gjata me aq kujdes e pasion dhe mua me dukej si dora e nje pianisti qe bie mbi tasiere,pastaj i fuste ne goje nje nga nje,ngadale dhe fillonte pertypej lehtesisht, me kujdes dhe fytyra i merrte nje pamje enderrimtare sikur ne koken e tij me kacurrelat e pakrehur prej javesh te jehonte tingulli qe sapo kishte prekur.I lumtur mendova per te dhe ndjeva zili. Fillova te imagjinoj se cmundim do te ishte jeta per te ne pauzen midis dy te ngrenave,me cankth ai priste te kalonin oret e gjata dhe pastaj minutat e pambaruara deri sa te vinte casti i aqepritur te nisej perseri drejt lumturise. E shikoja i palevizur, me syte gjysme te mbyllur me frike se nga casti ne cast do te filloja te mendoja dhe do te humbisja gjithcka,ate ndjenje lehtesuese se jeta mund te ishte fare e thjeshte dhe e kendshme.
-Nje cigare per mua ?-
Nje ze i ngrohte si peshperime erdhi nga diku anash meje.Me mbeti fryma dhe nje mall i befte mu ngjit lart kraharorit duke mbetur pezull ne fyt: ajo?.Nuk guxoja te kthehesha;ndjeja frymemarrjen e lehte anash fytyres sime,midis qafes dhe veshit, ne kend te syrit kisha hijen e turbullt te flokeve te saj dhe papritur mu duk vetja si nje statuje e ngurte qe nis te levize pakngapak nga nje prekje e lehte magjike. Ajo u zgjat edhe me ne kerkim te pergjigjes,floket iu zvarrisen mbi supin tim,beri nje hap anash, pastaj nje perpara dhe u ndal para meje , fare prane. Nje fytyre e bukur,teper e bukur , sy qe digjeshin si nje turre drush ne oxhakun e dhomes se erret dhe luhatjet e flakes krijonin figura te mistershme ne muret dhe tavanin e larte. Buzeqeshte lehte,fare lehte dhe ishte e pamundur te mos e shikoje ne syte e ngrohte e te embel.Tundi koken fare pak sikur te pyeste,he pra,dhe kur une, nuk di pse bera po ate levizje me koke si ajo,zgjati doren drejt paketes e me gishtat e holle mori nje cigare pastaj edhe nje tjeter duke folur si me peshperime dy? Ne castin qe terhoqi cigaret ,terhoqi dhe trupin pas, buzeqeshja u mek dhe flaka u fik ne syte e saj sikur befas te ishte hapur dritarja me vertik dhe te frynte brenda era e dimrit me shtjella debore.Drejtoi trupin dhe me kembet e gjata u gjend tek dera te cilen e hapi duke e shtyre me trupin e saj dhe humbi jashte ,ne erresire.
Kisha mbetur i palevizur me ndjenjen se dicka kishte ndodhur aty para meje.Brenda meje.Duart e mija ishin akoma per rreth gotes me kafe qe ishte ftohur prej kohesh;paketa me cigare po aty,edhe shkrepsja ;mulati vazhdonte te hante si gjithmone; ne tavolinen ngjitur nga kopertina e nje reviste dikush me shikonte me nje buzeqeshje prej letre,jashte dritareve te mbuluara me avuj nxinte nata,poshte zemres vijonte te me sembonte njelloj brenda meje.
Brenda vetes sime. Nuk mendoja dot,vetem ndjeja nje drite te vogel ,te larget ,diku ne erresiren e trurit tim,si nje drite qiriri qe lekundej,pothuaj fikej nga nje frymemarrje aty prane. Papritur kuptova se ishin nje pale sy qe me kishin munguar tere jeten,se i kisha kerkuar ata sy parreshtur,me mundim,ne te gjithe syte qe kisha puthur,ne te gjithe syte qe me kishin qendruar prane,ne syte qe ishin kryqezuar me te mijte.Kisha kerkuar ate flaken e mistershme qe te binte ne syte e mij,kisha kerkuar afshin e ngrohte qe vinte prej tyre dhe sshuhej kurre;kisha kerkuar dy sy qe te me rrinin prane,te me shikonin papushim tere jeten Po nuk i kisha gjetur kurre;dhe atehere i kisha krijuar vete,u kisha besuar, kisha perfytyruar flaken ne ta ,e kisha ndezur po ajo gjithmone me fikej;gjithmone frynte nje ere
*
Dikur u ngrita dhe dola.Ndofta sepse lokali do te mbyllej,kamerieret dhe pastruesit do te shkonin ne shtepite e tyre.Dikush nga ato kur te futej ne shtratin e ngrohte,duke u ngjeshur pas trupit te tij do ta zgjuante, do te degjonte zerin e pergjumur erdhe?,do te shtyhej akoma me prane per te ndjere aromen e njohur dhe ndofta ashtu,njeri duke u zgjuar e tjetri duke u pergjumur do te benin dashuri.
Jashte ishte ftohte,debora kishte rreshtur dhe kish filluar te ngrinte ne siperfaqe.Kur zbrita ne trotuar dritat e lokalit u fiken dhe dritaret e medha ashtu te erresuara papritur u bene pa aq te largeta e te ftohta sa edhe rruga e zbrazet me konturet e makinave te mbuluara nga debora parkuar ne brinje te saj.Ndjeva nevojen te thoshja lamtumire.
Nuk mbaja mend ku e kisha parkuar makinen,as qe mund ta gjeja nen ato kodreza debore dhe u nisa me kembe.Ndjeja krakun e cipezes se debores qe thyhej ne hapat e mija dhe shikoja gropezat qe lija pas si gremina te vogla.Krak,nje gremine;krak-krak,dy te tjera,krak gjithcka krisej,thyhej,gjithcka gremisej..
Ne kthese te rruges nje telefon publik i ngrire e i vetmuar;era kishte hedhur mbi receptorin dhe butonat e numrave pluhur debore si pluhur shkretetire,sikur sapo e kishin nxjerre nga poshte piramidave .Ajo mendova prape,qe sishte me e imja,qe skishte qene kurre e imja.Nuk ndjeva dhimbje,edhe ajo kishte ngrire varur tek ai sembimi poshte zemres.
Ne kryqezim te rrugeve,era ndjehej me e fuqishme dhe arrinte te ngrinte ca fjolla te bardha si te tejdukshme ; i mblidhte prej gjurmeve te fresketa dhe i leshonte e lodhur ne mes te rruges .Si te ishin jetime-dhe ktheva koken pas drejt gjurmeve te mija qe tani mu duken si ca kupa te rralla harruar mbi trapezen e bardhe te mbushura me leng te zi pikellimi. gostia mbaroi,miqte shkuan -ku e kisha lexuar kete varg? Ndofta asgjekundi,ndofta po e krijoja vete,tani, kete cast; ndofta kishte kohe qe rrinte brenda meje, gjekundi,mbase prapa brinjeve te kraharorit si ne nje burg dhe ndofta sot i kishte ardhur dita e egzekutimit
Kisha mbetur ne kryqezim te rrugeve ,prane telefonit te heshtur,sikur te mendohesha cilen te zgjidhja;te gjitha ishin njesoj ,te zbrazura,te heshtura,me kodrat e bardha te makinave anash si brenga , hijet e pemeve te xhveshura midis si skelete te shprishura,llampat e vetmuara qe lekundeshin trishtueshem dhe derdhnin nje drite te mekur poshte tyre.
Ktheva perseri koken pas ,andej nga kisha ardhur si per te kerkuar ndihme.E njejta gje,koderza,hije,brenga,skelete.Perseri perpara ,pastaj pas e serish perpara.Befas ndjeva se ato rruge ste conin asgjekundi ,se aty rruga ndalej se pas pak koha mund te heshtte, gjunjet mund te me perkuleshin, te mbeshteteshin ngadale ne token e ngrire,pastaj trupi te leshohej perpara e te binte dhe ai me krahet e hapura si nje kryq Jeta do te mbetej matane atyre kodrave brenge,skeletet e viteve te hedhura aty ketu ne mes te rruges,pikellimi do te ngrinte ne gjurmet e mija dhe era do te shperndante kujtimet e derdhura prej zemres si prej nje torbe qe perplaset pertoke e i hapet gryka
Midis krakeve dhe greminave qe lija pas fillova te mendoj se nese do te kishte te nesermen ne gazeten lokale ndonje njoftim per ate qe mund te kishte ndodhur ne nje kryqezim rrugesh naten e shkuar.Te pakten dy rreshta te vegjel sa per ngushellim Po kush do ti lexonte ?
Hapa deren e shtepise,ne fund te rrugices se ngushte e te ftohte ,me dritaret e erreta si zgavra sysh, u shtriva ,ndjeva mjaullimen e maces qe po vinte drejt meje dhe padashur mendova se skisha vdekur akoma,kisha jetuar dhe nje dite me shume,mbase edhe neser sdo te vdisja,edhe pasneser...
O zot- u ankova me kot duke me zene gjumi-keshtu do te jene ditet e mija...?
Krijoni Kontakt