Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 71

Tema: Elsa Lila

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    nga festivali ne TVSH 2007:

    http://www.youtube.com/watch?v=3Z0oFB4Uays


    Si quhet kenga qe kendon me Pirro Cakon?
    Une kete melodi e kam degjuar shume kohe perpara dhe e dija qe quhesh "Margjele", po ishte shqip e jo frengjisht.

    Meqe ra fjala, idhulli juaj Elsa, me shume vullnet e masakron kengen komplet (e meqe ra fjala edhe gjuhen frenge).

    Se ca i pelqeni ksaj Elses i zot e merr vesh. Prezantuese e mire, po zeri i ka mor fund, eshte komplet e ngjirur dhe jo ngjyrim e timber s'ka, po s'ka ze fare. Mundohet te beje si Laura Pauzini, mua s'me terheq asicik. Femer pa mister.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga qorrbiba : 18-12-2007 mė 19:21
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  2. #42
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime nė 46 postime
    Margjelen e di qorrbiba, e kisha fjalen per kengen ne pjesen e dyte te videos (pas Margjeles). Ajo kendon aty ne duet me Pirro Cakon.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e colombo22
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Postime
    48
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    E mire sikur te mos i interpretonte kenget shqipe me theks italian.

  4. #44
    To live is to love...... Maska e Livia5
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Mosha
    36
    Postime
    81
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shume e vertete. Me kan pelqyer kenget e para te saja ne gjuhen shqipe. Tani e ka ndryshuar theksin dhe i kendon kenget shqipe me theks italjan. PLS te gjithe e dime se ajo flet italisht, po nuk duhet te na prish gjuhen tone shqipe duke u munduar ta bej italisht.

    P.S. Nuk pati pse te kendonte ne frangjisht, qfare ishte qellimi i saj te na tregonte se din dhe frangisht.........
    "While there's life, there's hope."

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Postime
    13
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    nga festivali ne TVSH 2007:

    http://www.youtube.com/watch?v=3Z0oFB4Uays


    Si quhet kenga qe kendon me Pirro Cakon?
    Pėrshendetje Dita,

    Kėnga titullohet DIFERENCA JE TI.

    massive attack.

  6. #46
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 2 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Livia5 Lexo Postimin
    \
    P.S. Nuk pati pse te kendonte ne frangjisht, qfare ishte qellimi i saj te na tregonte se din dhe frangisht.........
    C jan keto budallalliqe aman. Vetem te paragjykoni dhe te merreni me muhabete kafeje si gra te liga dini ju. Jo ca donte te na tregonte jo ca s donte, turpi botes.
    Asnjegje moj nuk donte te tregonte, thjesht donte te te percillte nje emocion ne nje tjeter menyre dhe kaq. Mbetet gjithe jeten paragjykues dhe te mbledhur nen guacke.

  7. #47
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    wow , Ajo E Tregoi Veten Edhe Si Prezantuese , Kjo Tregon Se Sa E Zonja Ėshtė .
    Shqpėria Duhet Tė Jetė Krenare Qė Ka Njė Talente Si Kjo

  8. #48
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    40
    Postime
    1,969
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    Ketu disa paskan ngaterruar muziken me gjuhe - letersine.
    Nuk po diskutojme ketu per gjuhesi. Ky eshte kendi i muzikes dhe Elsa Lila eshte nje kengetare. Personalisht shikoj tek nje kengetare vokalin ne radhe te pare dhe natyrisht edhe performancen dhe interpretimin. Nuk me duhet mua nese ai/ajo kendon me theks anglez, italian apo kinez. Potenciali i vokalit te kesaj kengetareje shqiptare eshte per tu pergezuar.
    Jeni ne forumin e muzikes, prandaj shikojini gjerat me objektivizem.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  9. #49
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Mosha
    31
    Postime
    2,560
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Elsa Lila -"Ishte nje aventure e guximshme"

    E kanė quajtur “vlera”, “magjia”, “bukuria” e festivalit. Megjithėse ajo ndihet thjesht Elsa.

    Erdhi nė skenėn e festivalit shqiptar tė 2007-ės pa fjalė tė mėdha e bujė, por ajo qė i dhuroi kėsaj skene ishte mahnitėse: stil, natyrshmėri, profesionalizėm, klas, elegancė, elokuencė, zhdėrvjelltėsi, zgjuarsi dhe improvizim. Dhjetė vite ndajnė nė mes kohėn qė kur ajo u ngjit pėr herė tė parė nė kėtė skenė, me kėngėn “Pyes lotin”, ishte 16 vjeē dhe fitoi ēmimin e parė nė festival. Rikthehet si prezantuese dhe shkėlqen pėrsėri. Ndėrsa e pret njė projekt i ri.




    Mė nė fund nė sajė tė Elsės kemi njė model tė ri tė prezantimit, njė model ku skenari transformohet pėrmes natyrshmėrisė dhe improvizimeve tė Elsės, ku batutat inteligjente tė vajzės ulin tensionet, ku Elsa nuk shėrben si garniturė shoqėruese, por pika mė e fortė e festivalit. Tipare qė tė gjitha bashkė normalisht duhet t’i ketė tė fituara njė prezantues i mirė, pas njė karriere tė gjatė shumėvjeēare, dhe jo njė kėngėtare, vėrtet e talentuar, si Elsa Lila, qė pėr herė tė parė guxon pėr njė sfidė tė tillė.

    Njė intervistuese e zonja, kėngėtare e sprovuar dhe “zonjė shtėpie” e nderuar. “Njė kafshė e zbutur skene”, e cilėson veten Elsa nė kėtė rol tė ri. Ėshtė pėrpjekur tė sjellė njė model dhe frymė tė re nė festival, ndėrkohė qė nė njė intervistė pėr revistėn “Shqip”, ajo rrėfen se si nisi gjithēka nė kėtė aventurė artistike. Tregon se si dialogu me anėtarin e jurisė, David Tukiēi ishte i tėri njė improvizim i bėrė nga ajo nė momentin e fundit, se si, lindi ideja pėr “Margjelon” e kėnduar nė variantin farncez dhe disa ide tė tjera qė do tė kishte dashur tė realizonte gjatė prezantimit.

    Tregon pėr momentet e bukura dhe tė vėshtira, pėr lodhjen dhe kėnaqėsinė, pengjet dhe gėzimin qė i dha ky festival, nė pėrballje me artistėt dhe publikun shqiptar. Dhe nuk harron tė tregojė edhe pėr projektin e ri francez, tek i cili Elsa beson shumė se do tė jetė njė kthesė e rėndėsishme pėr karrierėn e saj artistike.


    Elsa, kur ju propozuan tė prezantonit festivalin ēfarė menduat?

    Kur drejtuesit e RTSH-sė mė ftuan pėr njė bisedė ku mė propozuan qė tė drejtoja festivalin e kėtij viti, kėrkova njė javė kohė pėr t’u menduar, a jam nė gjendje pėr ta bėrė, apo jo. I mendova mirė tė dyja anėt, duke marrė nė konsideratė pikat mė tė forta, por edhe tė dobėta. Nė fund vendosa pėr “po”.

    Dhe pika mė e fortė?

    Natyrshmėria, humori qė kam nė jetėn e pėrditshme, komunikimi me njerėzit. Pėrderisa jam nė gjendje tė mbaj me muhabet njė tavolinė me dhjetė njerėz, pėrse tė mos jem nė gjendje tė flas pėrpara 2500 spektatorėve nė sallė dhe miliona tė tjerėve qė besoj se na kanė ndjekur pėrmes ekranit.

    Njė dėshirė pėr tė dalė ndryshe para publikut?

    Jo. Unė vetėm mendova rreth propozimit qė m’u bė. E mora si sfidė dhe pranova ta bėj. Nuk u nisa nga koncepti pėr tė dalė ndryshe. Aspak.

    Po argumentet kundra?

    Moseksperienca, apo befasia qė do tė shkaktoja nė publikun e gjerė. Natyrisht janė mėsuar tė shohin artistė nė njė rol dhe gjithmonė ka njė lloj befasie apo paragjykimi kur e shohin nė njė rol tjetėr. Kjo ishte njė nga gjėrat “kundra” qė mė frenonte nga pak. Dhe nė rastin mė tė keq, ēfarė do mendojnė nėse dal keq…..?!

    Natėn e parė, para se tė dilje nė skenė ēfarė mendimi tė vinte?

    Janė momentet mė tė tmerrshme pėr ēdo artist. Sepse, e para ėshtė njė preokupim i drejtpėrdrejtė dhe nė momentin kur sekondat bėjnė “countdown” 3,2,1…, nuk ka mė kthim prapa. Ndryshe nga regjistrimi ku nėse nuk ndihesh mirė mund ta pish edhe njė kafe, njė cigare, ke mundėsinė ta pėrsėritėsh. Kur fillon numėrimi 3,2,1, ose ia mbath vrapit dhe zhdukesh nga terrori, ose do dalėsh. Eshtė njė moment jashtėzakonisht kritik. Pėr herė tė parė mė ka ndodhur njė ndjesi e tillė nė lidhjen e drejtpėrdrejtė nė lajmet e vitit 1998, me Tefta Radin. Fillonte numėrimi, futej sigla dhe mua mė vinte tė ikja me tmerr. Nė fakt isha e vogėl atėherė, por qė aty mė ka mbetur si traum.

    Ju ka ngelur ndonjė merak, diēka qė mund ta kishit bėrė ndryshe?

    E mira nuk ka fund, kjo ishte hera ime e parė dhe nuk do tė thoja se nuk do tė ndryshoja asgjė. Nėse do tė kisha patur mė tepėr eksperiencė do tė isha mė e lirshme, mė kreative. Ndėrkohė, ndoshta natėn e tretė, do tė kisha patur dėshirė tė zbrisja mes njerėzve, tė intervistoja njerėzit nė sallė. Mirėpo teknikisht kjo nuk mund tė realizohej dhe ėshtė njė ndėr pengjet e mia.

    Nėse do tė kishte mė tepėr personalitete tė njohura pėr publikun nė rreshtin e dytė do t’ua lija atyre tė prezantonin kėngėt, pėr tė krijuar situata simpatike. Ose pėr shembull, do kisha dėshirė t’i jepja mundėsinė njė personi tė thjeshtė nga salla tė prezantonte njė kėngė, por as kjo nuk bėhej pėr arsye fonie dhe kamerash. Gjithashtu propozova qė shorti pėr radhėn e kėngėtarėve qė do tė kėndonin natėn e tretė, i cili u hodh nė mėngjes, tė bėhej nė hapjen e kėsaj nate, drejtpėrdrejtė para publikut dhe tė shėrbente edhe si hapje pa sigėl. Kjo gjė do tė kishte patur interes te publiku, do kishte qenė njė mikro show i vogėl.

    Si lindi ideja e “Margjelos” frėngjisht?

    Unė jam duke pėrgatitur njė album pėr tregun francez nė gjuhėn frėnge dhe nė kėtė moment mua mė punon koka, pėrsa i pėrket muzikės vetėm frėngjisht. Nė momentin qė po recitonim “Margjelon” nė shqip, unė mė tepėr pėr qejf, ashtu duke luajtur me Edi Balilin nė studio i them: a ta bėj edhe njė dubėl nė frėngjisht, dhe atij i pėlqeu. Pastaj nisėm tė mendonim si t’ia bėjmė qė ta fusim dhe tė nesėrmen nė program. Iu luta Pirro Ēakos tė mė shkruante disa vargje nė frėngjisht dhe nė orėn 4 tė mėngjesit, gjatė netėve tė festivalit, kam gjetur kohėn ta regjistroja. Fut kėtu lodhjen, pagjumėsinė, cigaren….Megjithatė duket se doli me sukses, u pėlqye, por ka patur edhe nga ata qė janė ankuar ndoshta tė nisur nga shqiptarizmi i tyre i tepruar se, pėrse “Margjela” duhej kėnduar frėngjisht.

    Ti krijove dhe njė fabul shumė interesante, i fute tė gjithė spektatorėt nė njė atmosferė tjetėr?

    Kjo pjesė ka qenė e shpikur nga unė, se natyrisht qė lidhja mes dy versioneve duhej justifikuar disi. Imagjinoni sikur tė kishte filluar kėnga shqip e mė pas direkt frėngjisht. Do tė kishte qenė e thatė pėr publikun, kėshtu qė i them Edit qė do ta stopojmė kėngėn dhe unė do tregoj njė histori pėr t’i futur nė atmosferėn e Francės. “Po mirė, mė thotė Edi ēfarė do t’u tregosh ti? Po ja i thashė, thjesht, tė imagjinojnė sikur Prenk Jakova tė ishte francez e ndoshta e ka shkruar kėngėn pėr njė tė dashur jo shkodrane, por franceze, sepse ngjarja e Margjelės ėshtė e vėrtetė pėr Prenk Jakovėn. Dhe kjo histori zhvendoset nė Francė, madje edhe ajo banda me ato veshjet mė sillte nė mendje ato anijet e viteve ’30, me muzikė “swing”, me drita tė varura dhe me ato vajzat me fustane qė kėrcejnė tė lumtura. Kėshtu u krijua fabula.

    A e vure veten nė vendin e Margjelės nė kroēierė dhe nese po, kush ishte Prenka?

    Kėtė imagjinatė e kam patur vetėm nė momentin e regjistrimit tė kėngės, sepse ishte natė dhe isha e lodhur nga nata e parė e festivalit, pasi kishim punuar pėr skenarin e natės sė dytė deri nė ora 4 tė mėngjesit. Nga lodhja e madhe nuk isha e pėrqendruar pėr t’i dhėnė shijen e duhur asaj pjese frėngjisht prandaj iu luta Edi Balilit: tė lutem mė lėr pak vetėm, tė pi nja 10 cigare, sepse unė dua tė futem nė atė botė shumė kohė mė parė, me dritėn fikur. Nuk mund tė filloja dot, pasi e ndieja qė isha nė Tiranė dhe nėse nuk futesha nė botėn franceze, nuk mund ta kėndoja nė frėngjisht me atė shije qė doja unė. Ndėrsa nė skenė nuk e pata mundėsinė qė tė zhytesha aq shpejt nė atė atmosferė, pasi tensioni ishte mė i lartė, por megjithatė nisa tė imagjinoja sikur isha Edit Phiaf dhe prandaj dolėn ato lloj lėvizjesh, ashtu si dolėn.

    Ke menduar ta fusėsh nė albumin tėnd?

    Po, ishte gjėja e parė qė na erdhi nė mend dhe do ta vė absolutisht.

    Ēfarė tė ka mbetur nė mendje nga prezantimi i tre netėve tė festivalit?

    Intervista me Tinka Kurtin ka qenė e jashtėzakonshme. E prisja me shumė emocion, por edhe me frikė. Domethėnė jo emocion pozitiv, kisha njė tmerr nga ai moment, sepse ajo ėshtė njė personalitet i jashtėzakonshėm dhe pėrveēse njė artiste e madhe ka edhe njė karakter shumė tė fortė. Pastaj ka edhe diēka tjetėr: gazetarėt e tė gjitha llojeve e tė gjitha tipeve, i fillojnė intervistat e tyre jo direkt “live” nė transmetim, pa biseduar mė pėrpara, e jo mė me njė personalitet tė tillė, direkt nė fillim tė karrierės. Ndėrsa unė duke mos qenė as gazetare, m’u dha detyra patriotike tė intervistoja direkt nė festival njė personalitet tė tillė. Nuk ishte e lehtė, sepse intervistėn e pėrgatita unė, hyrjen e pėrgatita unė, sepse e ndieja pėr detyrė ta bėja sa mė mirė.

    Ēfarė mendon se duhet ndryshuar nė festival nė pėrgjithėsi?

    Natyrisht do tė mbaja nėn kontroll krijimtarinė, tė ketė prurje kėngėsh tė bukura, pjesėmarrja e kėngėtarėve tė jetė mė e kontrolluar, si dhe tė rinjtė mos tė konkurojnė direkt me ata qė janė tė famshėm.

    Ti je diva e fundit shqiptare, por nuk tė pėlqen tė sillesh si njė diva?

    Unė besoj se divat ekzistonin vetėm nė vitet ’30-’40, apo nė vitet ’60. Tani koha e tyre ka ikur. Unė e quaj veten artiste dhe nė momentin qė artisti nuk e prek jetėn e vėrtetė nė ēdo aspekt tė tij nuk ka se ē’tė tregojė nė skenė.

    Kjo nuk ėshtė punė me fjalė, por me sy, me gjeste, me emocion, dhe jeta e pėrditshme nuk ėshtė luksi, por ajo e qytetarėve tė thjeshtė. Ndaj unė rri e zhytur nė kėtė lloj realiteti, jo vetėm pėr ta pėrfituar, por edhe ndihem komode me njerėzit qė bėjnė pjesė nė kėtė realitet tė thjeshtė.

    Si tė duken ditėt nė Tiranė?

    Kjo javė pas festivalit ėshtė sinqerisht njė ndėr javėt e mia mė tė bukura gjatė 2007-ės. Mė pėlqen kjo jetė nė Tiranė, nėper bare, lokale me njerėz qė i njeh pa kokėēarje, me thashetheme, biseda tė kota, por qė nganjėherė njeriu ka shumė nevojė, sepse tė ēlodhin. Jo se nė Romė nuk e bėj, por kėtu tė ngjit mė shumė dhe kėtu ėshtė mė tepėr traditė, sepse gjen lokale kudo dhe nė ēfarėdo lloj ore i gjen plot me njerėz, qė pijnė kafe pėr tre orė.

    Ke njė lidhje tė veēantė me Vlorėn…..

    Vlora ėshtė qyteti im qė mė pėlqen mė shumė dhe nuk do ta krahasoja me asnjė tjetėr nė Shqipėri. Pėrveē kujtimeve tė fėmijėrisė, ku ēdo cep i Vlorės mė kujton diēka, Vlora ėshtė relaks total.

    Pse nuk bėni, pėr shembull, njė album komercial qė do siguronte mė shumė tė ardhura?

    Kam 11 vjet qė jam artiste, tė paktėn nė Shqipėri dhe asnjėherė nuk kam qenė komerciale, pėr faktin se unė vetė si njeri nuk jam komercial dhe nė jetėn e pėrditshme, nga e veshura deri te pushimet, lokalet, e mbi tė gjitha nė muzikė. Sepse e dashuroj artin tim dhe kjo mė shtyn tė kem respekt pėr kėtė lloj arti tė cilin nuk mund ta shkel me kėmbė pėr interesa ekonomike, pėr njė sukses mė tė thjeshtė. Dhe besoj se suksesi i mirė vjen pak me vonesė, por qėndron nė kokė tė kohėrave dhe kėtė do tė ndjek.

    Projekti i sė ardhmes?

    Mbas 6 vitesh kėrkimi pėr t’u ingranuar nė jetėn artistike italiane arrita nė njė moment lodhjeje. Franca m’u duk njė vend i pėrshtatshėm pėr karakterin tim, pėr mėnyrėn time tė tė kėnduarit dhe tė muzikės, ku ende i vlerėsojnė artistėt dhe muzikėn e vėrtetė.

    Shqiptarėt panė njė show girl qė nuk e prisnin. A do doje tė kishe njė show tėrėsisht tėndin?

    E para nuk mė pėlqen fjala “show girl”, sepse mė duket shumė komerciale pėr vajzat qė kanė kėmbė tė bukura dhe dinė tė kėrcejnė. Unė nuk i kam kėto cilėsi. Kėshtu qė le tė themi qė jam njė “animale da palco”, qė ėshtė njė “kafshė skene”. Dhe unė jam njė kafshė e zbutur skene.

    Tė pėlqejnė udhėtimet?

    Mė pėlqejnė jashtė mase udhėtimet. Kam udhėtuar shumė pėr moshėn qė kam. Mė pėlqejnė vendet jo komerciale, vendet e panjohura, vendet e virgjėra. Njė vit mė parė unė kalova Vitin e Ri nė njė shtet qė quhet Belize, njė shtet nė kufi me Guatemalėn dhe Meksikėn, nė veri tė Hondurasit, nė detin e Karaibeve. I pėrbėrė nga njė gadishull dhe disa ishuj, unė qėndrova nė njėrin prej tyre, njė ishull i vogėl, vetėm me disa qindra banore, dy taksi, rrugė tė pashtruara, por me njė natyrė tė mrekullueshme, ku gjendeshin dhe disa lokale tė vogla, ndėr tė cilėt njėri nga kėto tė mėrkurave bėnte “karaoke”. Tė gjithė banorėt e kėtij ishulli rrekeshin aty pėr tė bėrė “karaoke”. U rreka edhe unė kur mora vesh se kishte mikrofon dhe muzikė me mendimin tė kėndoja njė, ose dy kėngė pėr qejf. Por u pėlqeva shumė banorėve vendas dhe mbajta thuajse dy orė koncert, dhe ata mė sugjeruan qė tė bėhesha kėngėtare. Unė nuk u dhashė sqarime, por u thashė: “Ju premtoj qė patjetėr njė ditė do tė bėhem kėngėtare!”

    A do tė kthehesh prap nė Shqipėri?

    Patjetėr, pėr mall dhe pėr punė.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  10. #50
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime nė 46 postime
    Ftese-Kerkesa per Elsen, po rastisi qe i shkojne keto fjale:

    Pervecse ne France, albumin Elsa do te bente mire ta nxirrte dhe ne tregun shqiptar dhe per promovimin e tij te bente dhe koncert ne Shqiperi.

    Mire do te ishte ta provonte te beje nje Musical. Eksperiencen e pare skenike dhe drojen mund te quhet se e ka kaluar me sukses me rastin e festivalit. Me siguri rezultati do te ishte shume i mire. Kjo per skene Musical ne Itali (qe patjeter eshte me veshtire), por dhe ne Shqiperi.

    Te heqe dore nga cigarja, se pervec shendetit ne pergjithesi, do te prishe zerin.


    Intervista ishte e bukur.

    Bashkojeni kete teme me temen e hapur per Elsa Lilen qe ka shume postime.

  11. #51
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime nė 46 postime
    Interesante intervista me Blendi Fevziun. Nje artiste qe e di se ku do te mberrije.






    Amerika Latine si rruge per te hyre ne tregun e Amerikes se Veriut. Dhe Kina....ketu kur e degjova me shkoi ne mendje: bej reklame me ate qe ti je shqiptare. Para pak vjetesh tregohej per suksesin e jashtezakonshem qe kish pasur ne Kine filmi "Rrugicat qe kerkojne diell" dhe personazhi kryesor ne te, Mevlan Shanaj, festohej si hero. Dhe shkak i rendesishem per kete pershtypje paskesh qene fakti qe Mevlan Shanaj eshte shqiptar.

  12. #52
    ...Kumi_Girl... Maska e ZaVraKja
    Anėtarėsuar
    10-01-2008
    Vendndodhja
    CH
    Mosha
    30
    Postime
    116
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me Pelqen shum eshte kengtare e bukur...respekt per te...

  13. #53
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Mosha
    33
    Postime
    1,277
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime

    Elsa Lila braktis Italine per Francen

    Eshte me shume e njohur ne Itali, sesa ne vendlindjen e saj, ne Shqiperi. Prej vitesh kengetarja e njohur Elsa Lila e ka zhvendosur jeten e saj ne Itali, shtet nga i cili ka perfituar perpos fames (permes debutimeve ne festivalin e "Sanremos"), edhe diksionin e theksuar italian, te cilin nuk vonoi ta shfaqte edhe gjate prezantimit te Festivalit te Fundvitit. Por duket se Elsa eshte lodhur nga shteti fqinj, pasi pas gjashte vjetesh mundime per t'u integruar ne jeten italiane, ka vendosur ta lere ate dhe te shkoje me larg, ne France. Ne fakt, nje vendim i tille nga ana e saj ishte dicka e pritshme, pasi shume njerez te artit e komentuan interpretimin e "Margjelos" ne gjuhen ne frenge gjate edicionin e 46-te te Kenges ne RTSH, si nje perpjekje nga ana e Elses per t'u futur edhe ne rangjet e muzikes franceze. Tashme ajo eshte zhvendosur ne Paris, ku mendohet se do te kaloje shume kohe te tjera pas eksperiences italiane.

    Korrieri
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e yllka85
    Anėtarėsuar
    19-01-2008
    Postime
    12
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pershendetje.

    A keni mundesi kush flet italishten te perkthen kengen "Valeria" ne gj. shqipe sepse me pelqen shume kjo kenge, menyra si e kendon Elsa eshte mrekulli.

    Elsa Lila eshte nje kengetare e madhe me pelqen pa mase . Ne si shqiptar krenohemi qe kemi nje kengetare si Elsa.

    Pres pergjigje per kengen. Eshte shume e shkurt dhe lehte per tu perkthyer.Athere bejeni ju kush mundeni.

    Tung
    LOVE IS ALL WE NEED

  15. #55
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime nė 46 postime
    Yllka, nje variant ne shqip i kenges "Valeria" si orientim per ty.

    Perkthimi bazohet ne tekstin e servirur ne

    http://www.lyricsmania.com/lyrics/el...cs_454139.html


    Valeria

    Rreze dielle shkrin te ftohtin e nje mengjesi
    Pershkon erresiren perqark e mberrin brenda meje
    Ndez ata kujtime ne te cilet qeshim se bashku
    Si te cmendura ndoshta, gjithmone pa nje perse
    Ne dy shoqe gjithmone te pandashme
    Valeria eshte e mbyllur tashme e nuk do me te flase
    Per ate histori qe e ben te vuaje e me pas
    Hija e nje buzeqeshjeje qe nuk mund te mjaftoje
    Te fshehe dhimbjet ne mes jush
    Te nje dashurie qe ben te vuaje shume
    Valeria besome eshte vec nje gabim
    Ai qe nuk e di c’do te thote te dashurosh
    Je nje kalim kohe ose ndoshta nje marrezi
    Konfuze e pafajshme te terheq tej
    Jeta nganjehere nuk kuptohet
    E te ben te verber deri dhe arsyeja
    Premtoj se dua te te mbroj
    Ti qe dashuron gjithmone pa rregulla
    Valeria qna tani nuk di c’te beje
    Qe ajo histori i ka shkelur zemren
    E pasigurte e palevizshme nuk kerkon nje arsye
    Mike e ember gjithmone e pandashme
    Mos ik provo te rimendosh
    Valeria me fal eshte thjesht nje gabim
    Qe prej asaj nate nuk di me c’te bej
    Nese ka qene nje loje ose nje mashtrim
    Qe te ka plagosur, eshte thjesht faji im
    Jeta nganjehere nuk kuptohet
    E te ben te verber deri dhe arsyeja
    Premtoj edhe une do te doja te kuptoj
    Kete bote timen pa rregulla
    Oh jo, oh jo
    Te lutem
    Mos e bej te vdese
    Miqesine ne mes nesh
    Valeria me fal eshte thjesht nje gabim
    Per te une shkaterrova gjithcka ne krenarine tende
    Sikur te mundesha betohem nuk do e beja me
    Une ate mbremje nuk kerkoje ate
    Valeria tani mjaft vuajte
    Per nje histori qe nuk mund te ndryshoje
    Qielli eshte gjithmone mbi syte e tu
    Dhe pafundesia per ku do te fluturosh
    Rreze dielli fryt i nje mengjesi
    Rishkrin nje cast dhe ndez zemren
    Clirohen mendimet te lire
    Mbi kete leter qe ndoshta nje dite
    Do te ta shkruaj.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2004
    Postime
    90
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    sa mire qe kemi nje elsa lila me te cilen krenohemi.shpresojme qe do ta kemi she shpejti edhe ne ne kosove nje te tille qe na perfaqeson denjesisht.

  17. #57
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime nė 46 postime
    Lexova qe e kishin marre Elsen per te bere reklame e terhequr vemendjen per nje firme uiski. Jam kurioze, a ka ndonje kengetare tjeter te famshme neper vende te tjera qe e ve imazhin e vet ne dispozicion per reklame pijesh alkoolike?

  18. #58
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime
    Nga nje interviste e saj, mbaj mend qe ka permendur qe ka bere foto edhe si modele. Ndoshta edhe ne kete reklam eshte zgjedhur si modele dhe jo si kengetare.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    me nje titull te tille hapej sot gazeta shqiptare..
    elsa lila, kurtizanja qe provon parashytizmin..

    jan ne terezi keto kurtizanet e verteta te gsh-se se mallteze bashes qe i thone kurtizane .. elces tone te mire..

    ??

  20. #60
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime nė 46 postime
    Brari, e ke artikullin? Tek Balkanweb.com nuk gjej gje shenje nga nje artikull i tille. I fundit per Elsen aty eshte i dates 11 prill. Mban titullin "Elsa Lila perballe vrasesit te nenes, Albenc Ago".

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •