Elsa Lila: Kėsaj here nuk do t'ju zhgėnjej
Mė e sigurt se kurrė mė parė. Plot pasion dhe pėrkushtim, Elsa Lila ėshtė e gatshme tė tregojė "Kuptimin e jetės" kėtė fundjavė nė skenėn "Ariston" tė Sanremos.
Kėngėtarja shqiptare, e cila i rikthehet sėrish festivalit mė tė njohur tė kėngės nė Itali, ėshtė shprehur pėr median, se kėsaj here ndihet mė e sigurt pėr prezantimin e saj. "Sigurisht, para vetes do tė kem tė paktėn njė milion shikues dhe ky prezantim tregon se jam nė njė moment tė mirė nė karrierėn time. Por kjo nuk do tė thotė se kam menduar tė marrė ēmim tė parė dhe as tė dytė, por tė paraqitem sa mė mirė nė skenė dhe sa mė dinjitoze. Dhe pėr kėtė ju falėnderoj ju, qė mė keni dhėnė besim gjithmonė. Tė jini tė bindur se nuk do t'ju zhgėnjej", ėshtė shprehur Lila. Ndėrsa nė websitin zyrtar tė festivalit tė Sanremos, i cili shėnon edicionin e 57-tė nė datėn 27 shkurt deri nė 3 mars shkruhen fjalėt mė tė mira pėr kėngėtaren shqiptare. "Elsa Lila ėshtė qytetare e botės. Sigurisht karta e saj e identitetit flet pėr njė vajzė tė lindur nė Shqipėri dhe e rritur nė Itali, por tė flisnim pėr kombėsi tė dyfishtė nė rastin e saj do tė ishte shumė pak. Nė moshėn 25-vjeēare Elsa ėshtė kozmopolite, falė eksperiencave tė saj jashtė - qė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė Kinė, duke kaluar nėpėr Evropė, sė pari nė Itali. Artiste 360°, e aftė pėr tė kaluar pėrmes teatrit tė kėngės, falė njė ADN-je specifike artistike", shkruhet nga kritikėt nė websit.
Elsa ėshtė vajza e njė kėngėtari nė ish-korin shtetėror shqiptar dhe e njė violinisteje, prindėr qė e kanė rritur duke u mbėshtetur mbi muzikėn, duke krijuar tek ajo njė pasion tė fortė pėr artin dhe njė talent tė jashtėzakonshėm, qė shpėrtheu nė moshė tė re. Ishte viti 1996, kur ajo fitoi ēmimin e parė me kėngėn "Pyes lotin", me muzikė tė Valentin Veizit, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1997 ajo preku zemrat e shumė artdashėsve me kėngėn e saj "Larg urrejtjes", shkruar nga Alqi Boshnjaku dhe muzikė tė Valentin Veizit, ku u nderua sėrish me ēmim tė parė. Pjesėmarrjet e saj nėpėr festivale kanė qenė tė shumta si nė Varna nė "Discovery '98-tė festival", ku u nderua me ēmimin e dytė, nė "Fidof for Peace and Friendship International Festival", qė mbahet nė Los Anxhelos nė Kaliforni, nė Zvicėr, ku u nderua me ēmimin "Skanderbeg" dhe nė vitin 2001, Presidenti i Republikės, Rexhep Meidani, i dha Elsa Lilės titullin "Ambasadore e Muzikės Shqiptare nė botė". Sipas shkrimit citojmė se njė karakteristikė e veēantė e kėsaj vajze tė mrekullueshme ėshtė fakti qė ėshtė lidhur me artin qė nė fėmijėri, kur shfaqej nė programet e Televizionit Shtetėror Shqiptar.
"Qė aty, karriera e saj vazhdonte tė ishte nė rritje, duke surprizuar publikun dhe tė rriturit, qė me pjesėmarrjen nė moshė shumė tė re nė festivalin kombėtar tė kėngės shqiptare, ku doli fituese pėr dy vjet rresht, ndonėse ende nuk kishte hyrė nė moshėn e maturisė e deri tek pėrvojat e shumta jashtė vendit, ku gjithmonė ka lėnė gjurmė. E gjithė kjo, meritė e njė zėri tė jashtėzakonshėm dhe e njė prezence skenike tė veēantė, por sigurisht edhe e njė personaliteti tė orientuar", shtojnė ata. Kėsaj here nė Sanremo, Lila do tė prezantohet nė edicionin e 57-tė tė Festivalit tė Sanremos nė kategorinė e tė rinjve, mes 14 protagonistėve tė tjerė me kėngėn "Il senso della vita" ("Kuptimi i jetės"), njė kėngė tipike klasike dhe e pėrshtatur pėr vokalin e saj, e pėrzgjedhur nga njė komision i pėrbėrė nga Federico Moccia, Carolina Di Domenico, Stefano Mainetti dhe drejtori artistik Pippo Baudo.
"Pasi ka marrė pjesė nė Festivalin e Sanremos 2003, nė kategorinė e tė rinjve, Elsa ėshtė tashmė gati tė kthehet nė "Ariston" pėr tė shprehur gjithė vlerat e saj dhe pjekurinė artistike. Objektivi: realizim artistikisht pėrmes njė kėnge me tekst veēanėrisht impenjativ tė titulluar "Il senso della vita" (Kuptimi i jetės), me muzikė tė Maurizio Fabrizio dhe tekst tė Guido Morra. Njė kėngė pėr tė cilėn Elsa Lila ėshtė e gatshme ta bėjė tė hyjė nė zemrat tona", shkruhet pėr kėngėtaren shqiptare. Ndėrsa tre vjet mė parė Lila, u prezantua nė tė njėjtėn skenė me kėngėn "Valeria".
Konkurrentėt
Nė edicionin e 57-tė tė Festivalit tė Sanremos do tė marrin pjesė 20 artistė tė njohur si Al Bano, Leda Battisti, Johnny Dorelli, Mango, Paolo Meneguzzi, Milva, Paolo Rossi, Zero Assoluto etj. Ndėrsa nė sektorin e tė rinjve konkurrojnė 14 artistė, ku pėrveē Marco Baroni, Patrizio Bał, Pier Cortese, Romina Falconi, Sara Galimberti, renditet edhe kėngėtarja shqiptare Elsa Lila.
Organizatorėt
Festivali i madh i kėngės, i cili do tė ēelet nė 27 shkurt dhe do tė vazhdojė deri nė 3 mars nė skenėn e teatrit "Ariston", do tė drejtohet nga Pippo Baudo dhe Michelle Hunziker, nėn regjinė e Gino Landi. Skenografia e kėsaj gare pėr kėtė edicion ėshtė realizuar nga Gaetano Castelli, kostumografia nga Silvia Frattolillo. Festivali i kėngės do tė shfaqet drejtpėrsėdrejti nga RAI UNO.
Gazeta PANORAMA
Krijoni Kontakt