Tetė vjet burg pėr avokaten mashtruese
POGRADEC- Gjykata e Pogradecit dėnoi dje me 8 vjet burg njė grua qė pėrmes mashtrimit, (duke u hequr si avokate) kishte arritur tė pėrvetėsonte shuma tė konsiderueshme. Valbona Kozeli, nga qyteti i Korēės, u dėnua me 8 vjet heqje lirie nėn akuzėn e mashtrimit, ndėrkohė qė ajo nuk ishte nė sallėn e gjyqit dhe mbrohej nga avokati Shkėlqim Shahinllari. Ky i fundit, kėrkoi njė masė mė tė lehtė dėnimi pėr klienten e tij, ndėrkohė qė prokuroria kishte kėrkuar 13 vjet burg pėr tė pandehurėn. Sipas akuzės, Valbona Kozeli, nga qyteti i Korēės ishte paraqitur nė Pogradec si avokate. Madje kishte mundur tė mashtronte, me anėn e njė menaxheri, Sami Feron nga fshati Zagorēan. Kėtij tė fundit i kishte premtuar lirimin nga burgu tė dhėndrit tė tij, Dervish Pato, nga Velēani i Mokrės, i cili ishte dėnuar pėr vrasje. Po sipas akuzės avokatja i kishte marrė Sami Feros 9.5 milionė lekė nė kėmbim tė lirimit tė dhėndrit tė tij. Po sipas akuzės, e pandehura kishte arritur tė mashtronte dhe Xhezar Elezin, tė cilit i kishte premtuar gjithashtu lirimin e vėllait nga burgu (Valter Elezi), edhe ky i dėnuar pėr vrasje. Kanė qenė viktimat e mashtruara nga avokatja ata qė kanė bėrė denoncimin. Gjatė gjykimit tė Valbona Kozelit u vėrtetua se ajo ka qėnė e padiplomuar dhe pa licensė. I dėmtuari Sami Fero, nė cilėsinė e dėshmitarit, ka deklaruar gjatė seancave gjyqėsore se avokatja ishte njė profesioniste e vėrtetė pėr tė mashtruar. Pasi pranova tė jap shumėn e lekėve pėr tė nxjerrė dhėndrin nga burgu, Valbona mė tha se marrjen e lekėve do ta bėjmė me noter, ku do tė theksojmė se nė rast se unė (Valbona) nuk mbaroj punėn e premtuar do tju kthej lekėt,- ka cituar nė seancė Sami Fero, avokaten qė dje u dėnua me 8 vjet burg.
B.Berberi
Sa e sa avokat jane keshtu ne Shqiperi,ku mashtrojn klientet e varfer te tyre.Sa avokat jane te diplomuar me deshmi fallco.Ky pra eshte korrupsjoni, nje nga problematikat me te rendesishme ne Shqiperi,ku mbas ketyre fshihet dhe shteti.
Krijoni Kontakt