Nese ju jeni nje webmaster shqiptar dhe mirembani faqen tuaj ne rrjet, nese jeni te interesuar qe te rritni numrin e vizitoreve ne faqen tuaj, ne u ftojme qe te perdorni forumin shqiptar ne faqen tuaj. Nese ju e beni kete, atehere faqja juaj do te shtohet ne listen e adresave te faqeve qe mbeshtesin forumin shqiptar ne portalin e forumit, qe eshte faqja e hyrjes ne forum. Por perpara se te beni nje kerkese te tille, duhet te njiheni me kushtet tona per perdorimin e forumit nga faqja juaj:
Kush mund te bashkepunoje me forumin shqiptar?
- Te gjithe ata administratore faqesh shqiptare qe kane treguar perkushtim dhe seriozitet me punen e tyre. Te gjithe ata shqiptare qe dine te vleresojne bashkepunimin serioz si menyra e vetme per te avancuar interesin e shqiptareve qe vizitojne keto sherbime.
- Te gjithe ata administratore qe kane hapur faqe specifike. Si per shembull, nese ju keni nje faqe te perkushtuar letersise shqiptare, ju mund te perdorni forumin shqiptar nga faqja juaj dhe ne te njejten kohe te kerkoni te moderoni forumet e letersise. E njejta gje per nje administrator te nje faqe per artin, sportin apo kulturen shqiptare. Ne forumin shqiptar do te gjeni nje larmi te gjere temash dhe ne mirepresim sugjerime per forume te reja nese e shikoni te arsyeshme.
Kushtet e perdorimit te forumit shqiptar
- Duhet te njiheni dhe pranoni si te drejta te gjitha rregullat dhe deklarimet e forumit shqiptar. Mund ti lexoni te gjitha deklaratat te renditura ketu.
- Nuk duhet te merrni kredite e forumit per vete, mund ta perdorni ate nga faqja juaj por nuk mund te shpreheni publikisht si krijuesit e forumit pasi keshtu merrni kredi qe nuk u takojne. Forumi shqiptar eshte ngritur mbi bashkepunim dhe ju jeni pjese e ketij bashkepunimi.
- Forumishqiptar.com duhet te kete te drejta ekskluzive ne faqen tuaj. Me kete dua te them, qe nuk duhet te perdorni forum tjeter ne faqen tuaj. Nese ju thjeshte jepni nje lidhje per tek forumi shqiptar, kjo nuk mjafton per tu renditur ne listen e faqeve qe mbeshtesin forumin shqiptar. Ju duhet qe ta reklamoni forumin shqiptar ne faqen tuaj si nje sherbim qe ju e perdorni ekskluzivisht ne faqen tuaj.
Perse duhet te perdorni forumin shqiptar si sherbim ne faqen tuaj?
- Numri i vizitoreve te faqes tuaj do te rritet fale popullaritetit te forumit shqiptar qe eshte forumi shqiptar me i vjeter dhe me prestigjoz ne Internet. Pjesmarrja ne forumin tone eshte e madhe dhe asnje forum tjeter shqiptar ne Internet nuk te imponon ate seriozitet qe imponon forumi shqiptar.
- Ju nuk keni asgje shpenzim ne te ardhura apo kohe per te mirembajtur forumin personal te faqes, kur mund te perdorni forumin tone qe mirembahet nga nje staf i madh shqiptaresh qe kane nje eksperience te madhe ne kete fushe.
- I krijoni mundesi te reja bashkepunimi vetes, duke rene ne kontakt me stafin e forumit dhe pse jo, duke u kthyer ne nje prej anetareve te ketij stafi. Per te gjithe webmasters shqiptare qe kane bere nje pune serioze me faqet e veta dhe sjellin nje numer te konsiderueshem anetaresh ne forum, ne u ofrojme atyre priviligje te administrimit apo moderimit te forumeve te vecanta.
Jam i interesuar per bashkepunim, si tu kontaktoj?
Te gjithe te interesuarit mund te na kontaktojne me:
1. Email ne adresen webmaster@forumishqiptar.com (preferuar)
2. Mesazh privat ne forum, njerin prej administratoreve.
3. Mesazh ne vazhdim te kesaj teme.
Sa here qe te na kontaktoni, duhet te prezantoheni personalisht dhe te na jepni edhe nje permbledhje te shkurter te faqes tuaj, perse e keni hapur, cfare sherbimesh ofron, cilat jane synimet tuaja per te ardhmen, etj. Njeri prej administratoreve pasi te vizitoje faqen tuaj dhe te konfirmoje qe ju po perdorni forumin shqiptar nga faqja juaj duke respektuar kushtet e mesiperme, do ta shtoje adresen e faqes tuaj ne listen e bashkepuntoreve. Mos harroni qe te jepni informacionin e kontaktimit, preferohet adresa e email.
Ne te ardhmen, me shtimin e rradheve te bashkepuntoreve, ne kemi ndermend te hapim nje forum te vecante privat per ta, ku ju mund te eksploroni mundesi te reja bashkepunimi me njeri-tjetrin. Si administratore te forumit shqiptar, ne jemi te hapur per bashkepunim serioz dhe mirepresim interesimin tuaj.
Me respekt,
Stafi i forumit
P.S Cdo pyetje apo paqartesi mund ta beni me poshte.
Krijoni Kontakt