Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1

    Jepni mendimin tuaj...mendohuni mire...

    Ok...Do kisha shume deshire te diskutonim dicka ... Me lejoni t'ja u bej pak te qarte temen dhe qellimin e diskutimit:

    Ti ose nje i afermi juaj i familjes (baba, nene, vella/moter etj... ) peson nje aksident te rende, ose ka nje semundje te pasherueshme dhe shanset per te jetuar i ka te pakta ... Doktori ben te ditur qe do kete jete vetem nqs mban me vete nje bombul oksigjeni qe "i jep" jete...
    Dhimbjet jane te padurueshme...ose rasti tjeter--> koma. Doktori rekomandon "FUNDIN E JETES, VDEKJEN" nepermjet nje inxheksioni. Por, kete e vendosni ju nepermjet firmes suaj nqs "po" apo "jo" . Do e kishit zemren aq te forte sa ta merrje ket vendim dhe ta vendosje ti vdekjen e personave te lart permendur?

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    S'ka ca te mendohesh fare.
    Pergjigjia esht JO.
    Dhe kjo s'ka te beje fare me meshiren ose dashurine qe mund te kesh ndaj ati person.
    Perderisa nuk ka qene i joti vendimi per ta prure ne jete atehere nuk esht i joti as ta heqesh nga jeta.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    pershendetje

    Ne qofte se une do isha personi ,qe jam ne koma, apo kam nje semundje te pasherueshme,qe nuk kam asnje lloj shprese,do kisha deshire ,qe te me benin nje gjilpere per te me shpetuar nga dhimjet dhe te vdisja ,keto jane dy aresye,sepse, e para nuk do doja qe nje njeri i familjes time te torturohej per nje kohe te gjate duke me ndenjur tek koka,dhe duke me ndihmuar,dhe e dyta do kisha shkurtuar kohen e dhimjeve te mija.Ndersa e kunderta ,sikur te kem nje njeri te familjes ne koma,kurre nuk do te firmosja,qe ai te vdiste,nuk kemi ate shpirt ne Shqiptaret.

    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    jetoj_x_ty_a..... Maska e eni3
    Anėtarėsuar
    28-10-2002
    Vendndodhja
    ne zemren tende A.....
    Postime
    136
    Te jete dikush nga te afermit e mi ne gjendje kome,apo i semur nga nje semundje e pasherushme,nuk do ta firmosja vdekjen e tyre.Zoti qe ja dha jeten ai duhet t'ja mari.
    E kunderta ndodhe per veten time.Do ta firmosja vete.
    Forza Milan

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2003
    Postime
    17
    Nqs njeriu ne koma do te isha une, do firmosja per veten time vetem per te mos perjetuar dhimbjet. Po po te ishte ne koma nje nga te afermit e mi, nuk do firmosja kurresepse do te me dukej sikur jeten ia morra une. Do te me vinte shume keq qe ta shihja te vuante por, dhe firmen per te vdekur nuk ja jepja.

  6. #6
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Nuska,

    Janė dy gjėra: Eutanazia dhe vetėvrasja me asistencė.

    Rasti i parė ėshtė kur dikush ia merr jetėn pacientit (mjeku duke i dhėnė pacientit njė inxheksion vdekjeprurės), ndėrsa rasti i dytė ėshtė kur mjeku asiston nė vetėvrasje (ia pėrgatit preparatin) gjersa aktin final e kryen vetė pacienti (e gėlltit preparatin vdekjeprurės).

    Pra, nė rastin e parė, vendimin e sjell familja, gjersa nė rastin e dytė vendimin e sjell vetė individi. Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė senzitive dhe komplekse sepse nė vete ngėrthen etikėn, moralin, bindjet religjioze, legjislacionin, etj.

    Nė gjithė botėn eutanazia dhe vetėvrasja me asistencė ėshtė dilemė e madhe, ndėrsa nė shumė pak shtete kjo ėshtė rregulluar me ligj. Nė Oregon lejohet vetėm vetėvrasja me asistencė, gjersa nė Belgjikė dhe Holandė lejohen tė dyja.

    Pėr mendimin tim, tė vrasėsh ėshtė vrasje qoftė edhe nga mėshira. Ēdo qenie njerėzore ka dėshirė tė jetojė.

    Natyrisht, ka edhe argumente pėr "pro", por unė nė princip jam "contra". Zoti mos mė provoftė!

    Tahoxi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Miss*Naughty*TR
    Anėtarėsuar
    29-05-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    50
    Po te ishte nje nga familja ime (larg qofte) une nuk do ta firmosja kurre.....me mire te rrija prane tyre dite e nate duke qare dhe shpresuar se sa te firmosja vdekjen e tyre dhe te ngelja pishman tere jeten time(dhe ndoshta do te vrisja veten time) por po te isha une e semure dhe mos te kishte asnje shprese atehere une do ta firmosja se nuk mendoj se do ti perballoja dhimbjet e forta.

    Bruna xxx

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    Asnjeher sdo kisha mare guximin te firmosja, se gjithmon do egzistonte shpresa se ndoshta, ndoshta do te behet me mire dhe do ta kalon krizen, megjithse do ta dija se po te isha ne vendin e tij do isha lutur per kete. Do tregoj nje rast se si nje i aferm i imi eshte ne kete gjendje. Eshte vec 22 vjec dhe e kan plagosur e plumbin akoma e ka ne boshtin e qafes. Jetonte vete ne Arizona dhe mbasi ndodhi rasti shkoi dhe nena e tij atje. Eshte ne vetedije po nuk leviz e nuk ndjen asgje vec pjesen e kokes. Doktorat kan hequr dore me se do te behet me mire dhe i mbetet nenes e cila megjithse atje rrin 24 ore ne spital se nuk ka tjere njerez atje, te nenshkruan fleten e doktorit per ti hequr aparatet dhe ta len te vdes. Ai i lutet ore e cast por ja ajo akoma rrin me shprese e pret pran shtratit se ndoshta deshira e zotit e shpeton.
    Shpresoj se nuk e teprova me kete tregim nese po kerkoj te falur.
    Ju pershendes
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  9. #9
    Lartemadheria e Tij PR Maska e metropoli
    Anėtarėsuar
    16-08-2002
    Vendndodhja
    Ne Lartesi
    Postime
    20
    No Coment???!!!
    Gjithė ē'jemi shqipėtarė,
    Jemi njė fis e njė farė,
    Kemi tė tėrė njė shpresė,
    Njė gjak, njė gjuhė, njė besė,
    Besė kemi perėndinė
    Dhe ligė vėllazėrinė,

  10. #10
    Postuar mė parė nga metropoli
    No Coment???!!!
    Pse??? Eshte dicka qe mund te ndodhe...s'eshte as per frike asgje. Biles ne vetem po diskutojme. Une per mendimin tim nuk do mundja te firmosja per "po" Le te vdiste kur ta kishte kismetin. Po sikur te ndodhte nje mrekulli dhe te kthehej tamam si me pare?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kultura e Debatit
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 12-09-2014, 06:56
  2. Familja ideale:sa persona do tė kishte pėr mendimin tuaj?
    Nga Letersia 76 nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 12-07-2012, 10:15
  3. Ēfarė ėshtė seks? Jepni mendimin tuaj!
    Nga Estella nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 08-10-2007, 09:21
  4. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  5. Jepni Mendimin Tuaj
    Nga {FIGO} nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-06-2002, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •