Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 68
  1. #21
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Po pati mundesi ju lutemi qe te mos ta bejme kete teme, teme debatesh, por le te ngelet nje teme ku te gjithe te krishteret mund te shkruajne ato gjera qe ata kane deshire te luten.

    Ndersa per deshmite dhe pergjigjet e lutjeve mund ti shkruani tek tema qe kam hapur "DESHMI VETEM NGA TE KRISHTERET".

    Paqesisht Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  2. #22
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Jam plotesisht dakort me deshmuesin dhe Abigail-in qe ta ruajme kete teme vetem per lutje dhe falenderime ndaj Perendise sone te lavdishem. Tema per diskutime ka mjaft dhe mund te hapen edhe te tjera.

    Le te falenderojme Perendine tone te mrekullueshem, Atin e dritave prane te cilit nuk ka ndryshim, Jakobi 1:17 :

    ēdo gjė e mirė qė na jepet dhe ēdo dhuratė e pėrsosur vjen prej sė larti dhe zbret nga Ati i dritave , pranė sė cilit nuk ka ndėrrim dhe as hije ndryshimi.

    Lutuni vellezer dhe motra pa pushim dhe Perendia i cili eshte besnik do te plotesoje cdo nevoje tonen. Le te vazhdojme te lutemi per nje zgjim shpirteror ne Shqiperi dhe kudo ku jane shqiptaret, si dhe le te vazhdojme te lutemi per pjestaret e familjeve tona qe edhe ata te shpetohen dhe ti japin lavdi Perendise.

    Faleminderit prej secilit qe lutet per mua dhe familjen time, si dhe per vellezerit dhe motrat ne Krisht.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  3. #23
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Vellezer dhe motra ne Krisht!

    Faleminderit per lutjet tuaja dhe per inkurajimet tuaja. Jeni te gjithe ne lutjet e mia. Le te vazhdojme te lutemi vazhdimisht dhe pa u lodhur dhe te perpiqemi te bejme vullnetin e Perendise. Perendia eshte besnik dhe Ai kurre s'do te vonoje te plotesoje kerkesat dhe nevojat tona. Po ju kujtoj nje varg nga Fjalet e urta 3:5-6:

    5 Ki besim tek Zoti me gjithė zemėr dhe mos u mbėshtet nė gjykimin tėnd;
    6 pranoje nė tė gjitha rrugėt e tua, dhe ai do tė drejtojė shtigjet e tua.


    Gjithashtu per inkurajim ju ftoj te lexojme edhe Psalmin 100:

    1 Dėrgojini klithma gėzimi Zotit, o banorė tė tė gjithė tokės!
    2 I shėrbeni Zotit me gaz, ejani para tij me kėngė gėzimi.
    3 Pranoni qė Zoti ėshtė Perėndia; na ka bėrė ai dhe jo ne vetė; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotės sė tij.
    4 Hyni nė portat e tij me falenderim dhe nė oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij.
    5 Sepse Zoti ėshtė i mirė; mirėsia e tij ėshtė e pėrjetshme dhe besnikėria e tij vlen pėr tė gjitha brezat.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  4. #24
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Motra dhe Vellezer ne Krisht!

    Le te vazhdojme te lutemi pa u lodhur per njeri-tjetrin dhe per te pashpetuarit dhe njekohesisht le t'i sjellim lavdi Perendise tone per miresine e Tij ndaj nesh. Do t'ju inkurajoja te lexonim sebashku Psalmin 150 :

    1 Aleluja, lėvdoni Perėndinė nė shenjtoren e tij, lėvdojeni nė kupėn qiellore tė pushtetit tė tij.
    2 Lėvdojeni pėr mrekullitė e tij, lėvdojeni sipas madhėshtisė e tij.
    3 Lėvdojeni me tingullin e burive, lėvdojeni me tingullin e harpės dhe me qeste.
    4 Lėvdojeni me dajre dhe me valle, lėvdojeni me vegla me tela dhe me frymė.
    5 Lėvdojeni me cembale tingėlluese, lėvdojeni me cembale kumbuese.
    6 Ēdo gjė qė merr frymė le tė lėvdojė Zotin. Aleluja.


    I madh eshte Perendia yne dhe e madhe eshte miresia e Tij ndaj nesh. Le te ecim ne rrugen tone se bashku me pranine e Perendise, per mua eshte teper inkurajuese vargu tek Eksodi 33:15 :

    Atėherė Moisiu i tha: "Nė qoftė se prania jote nuk vjen me mua, mos na nis qė kėtej.

    Le ti lutemi Perendise qe prania e Tij te jete me ne, nė te gjitha rruget tona.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  5. #25
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Motra dhe vellezer ne Krisht!

    Le te lutemi dhe inkurajojme njeri-tjetrin ne rrugen e veshtire, por te bekuar ku na thirri Zoti yne. Le te jemi ngulmues deri ne fund, te durueshem dhe te mbushemi gjithnje me Fryme. Kemi gjithmone nevoje per Frymen e Shenjte, per Fjalen e Perendise qe te na ushqeje dhe te na forcoje ne betejen tone te perditshme shpirterore. Le te lexojme Psalmin 1 dhe te meditojme mbi Fjalen e Perendise dhe ti lutemi Zotit te na tregoje gjithshka qe kemi nevoje. Psalmi 1 :

    1 Lum njeriu qė nuk ecėn sipas kėshillės tė tė pabesėve, qė nuk ndalet nė rrugėn e mėkatarėve dhe nuk ulet bashkė me tallėsit,
    2 por qė gjen kėnaqėsinė e tij nė ligjin e Zotit, dhe qė mendon thellė ditė e natė mbi ligjin e tij.
    3 Ai do tė jetė si njė pemė e mbjellė gjatė brigjeve tė ujit, qė jep frytin e tij nė stinėn e tij dhe tė cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithēka bėn do tė ketė mbarėsi.
    4 Tė tillė nuk janė tė pabesėt; janė si byku qė era e shpėrndan.
    5 Prandaj tė pabesėt nuk do tė pėrballojnė gjykimin, as mėkatarėt nė kuvendin e tė drejtėve.
    6 Sepse Zoti njeh rrugėt tė drejtėve, por rruga e tė pabesėve tė ēon nė shkatėrrim.


    Gjithashtu le te sjellim para Perendise tone ēdo shqetesim dhe problem dhe te jemi te sigurte qe Ai eshte besnik i premtimeve te Tij dhe do t'i zgjidhe ato, Filipianeve 4:6-7 :

    6 Mos u shqetėsoni pėr asgjė, por, nė ēdo gjė, ia parashtroni kėrkesat tuaja Perėndisė me anė lutjesh dhe pėrgjėrimesh, me falėnderim.
    7 Dhe paqja e Perėndisė, qė ia tejkalon ēdo zgjuarėsie, do tė ruajė zemrat tuaja dhe mendjet tuaja nė Krishtin Jezus.


    Kalofshi nje fundjave se bashku me pranine e Perendise dhe nje fundjave per lavdine e Perendise.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Ftoj gjithe komunitetin e krishtere.

    Me dhimbje lajmeroj vdekjen e vellait tim, i cili vdiq ne mesnate.
    Ai ishte pastor dhe vdiq nga nje infarktmiokardi.
    Ju lutem te dashur vellezer ne Krisht qe te luteni per familjen e tij, nenen dhe ne te afermve te tij, qe Zoti te na forcoje.
    Kushdo qe e lexon kete mesazh le te lutet .
    Zoti Krisht ju bekofte.
    Deshmuesi

  7. #27
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Deshmuesi!

    Ngushellimet e mia te sinqerta. Me vjen keq per kete gje, por sic tha edhe Jobi, kur mori vesh per vdekjen e bijve te tij, tek Jobi 1:21:

    "Lakuriq dolla nga barku i nėnės sime dhe lakuriq do tė kthehem. Zoti ka dhėnė dhe Zoti ka marrė. Qoftė i bekuar emri i Zotit".

    Ngushellimin me te madh per vellane ta ka dhene Zoti, ai ishte i krishtere dhe si i tille ai ka kaluar nga vdekja ne jete, nepermjet Krishtit, dhe nje dite ti do ta takosh ate ne pranine e Zotit. Une do te lutem per ty dhe gjithe te afermit e tij.
    Hiri dhe paqja e Zotit qofte me ju.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #28
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Vellezer dhe motra!

    Vazhdoni te luteni per njeri-tjetrin dhe te afermit tone. Eshte nje inkurajim i madh per secilin prej nesh kur dime se kemi edhe dike tjeter qe lutet per ne per nevojat tona. Perendia eshte besnik dhe me gjithe veshtiresite e jetes na jep ngushellim dhe na lehteson barren. Le ti japim Atij lavdi dhe falenderim dhe le ti ofrojme Perendise tone me te mirat qe kemi, sepse edhe Ai dha me te miren per ne, Birin e Tij, Zotin e lavdise, Jezu Krishtin. Le te lexojme se bashku lutjen e Zotit tone Jezu Krisht ne momentet e fundit para arrestimit, per te gjthe te krishteret, Gjoni 17:20-26 :

    20 Tani unė nuk lutem vetėm pėr ta, por edhe pėr ata qė do tė besojnė nė mua me anė tė fjalės sė tyre,
    21 qė tė gjithė tė jenė njė, ashtu si ti, o Atė, je nė mua dhe unė nė ty; edhe ata tė jenė njė nė ne, qė bota tė besojė se ti mė ke dėrguar.
    22 Dhe unė u kam dhėnė lavdinė qė mė ke dhėnė, qė ata tė jenė njė, ashtu si ne jemi njė.
    23 Unė jam nė ta dhe ti nė mua, qė tė jenė tė pėrsosur nė unitet dhe qė bota tė njohė qė ti mė ke dėrguar dhe qė i ke dashur, ashtu si mė ke dashur mua.
    24 O Atė, unė dua qė atje ku jam unė, tė jenė me mua edhe ata qė mė ke dhėnė, qė ta shohin lavdinė time qė ti mė ke dhėnė, sepse ti mė ke dashur para themelimit tė botės.
    25 O atė i drejtė, bota nuk tė ka njohur, por unė tė kam njohur; dhe kėta e kanė njohur se ti mė ke dėrguar.
    26 Dhe unė i kam bėrė tė njohin emrin tėnd dhe do tė bėj ta njohin akoma, qė dashuria, me tė cilėn ti mė ke dashur mua, tė jetė nė ta dhe unė nė ta”.


    Hiri dhe paqja e Zotit qofte me ju.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  9. #29
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje!

    Javen e kaluar, motra dhe vellezer nga kisha ime, shkuan per ungjillizim ne dy ishuj te Greqise. Kishte interesime nga shume shqiptare, u shperndane materiale te ndryshme dhe shume persona shprehen deshiren qe te mesonin me shume per Krishtin dhe te vinin ne ndonje kishe.

    Do te doja qe te luteshit per te gjithe ata persona qe moren Fjalen e Perendise, qe ata te shpetohen, dhe nese eshte e mundur te hapet nje kishe atje dhe ata te kene mundesi te mblidhen dhe te na jepet mundesia qe vellezer nga kisha te shkojne dhe ti vizitojne ata. Kjo eshte nje veper i qe i perket Perendise, por lutja eshte detyra jone. Lutuni per ata dhe per fushata te tjera qe kemi ne plan te bejme ketu ne Greqi qe te gjithe te degjojne per mesazhin e Krishtit!

    Dhe gjithashtu kete te shtune fillon Konferenca e krishtere (ose kampi) ku mblidhen te gjithe te rinjte besimtare nga e gjithe Greqia, dhe nga besimtare te tjere qe banojne ne shtete te tjera. Lutuni per kete Konference, per mesazhet dhe gjithcka qe do te flitet gjate atyre 8 diteve.

    Paqa e Perendise qofte me ju te gjithe!

    Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Deshmuesi, ngushellimet e mia per vellane tend. Bekimi dhe paqja e zotit qofshin mbi te.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shkrimet e Hershme: Tertuliani mbi lutjen
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 08:34
  2. Rendesia E Lutjes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2006, 19:03
  3. RENDESIA E LUTJES (a eshte e nevojshme te lutemi?)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 07:43
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 17:05
  5. ADHURIMI - Kapitulli III: Cikli ditor i Lutjes
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 21:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •