Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68
  1. #1
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Dhoma e Lutjes!

    Motra dhe vellezer ne Krisht!

    Mendoj se do te ishte nje ndihme e madhe per secilin prej nesh ne rast se ne do te luteshim per njeri-tjetrin (Hebrenjve 10:24-25). U drejtohem te gjithe atyre qe jane penduar nga mekatet e tyre dhe kane pranuar Jezu Krishtin si Zot e Shpetimtar, pra bijave dhe bijve te Perendise nepermjet Krishtit, qe te sjellim kerkesat tona per lutje perpara Zotit dhe te lutemi per njeri tjetrin. Si bij te Perendise ne Krisht ne kemi privilegjin qe te vijme perpara Atit tone qiellor dhe t'i lutemi Atij, por njekohesisht edhe te falenderojme Perendine. Kemi kaq shume gjera per ta falenderuar dhe perlevduar Perendine tone, sa nuk do te mjaftonte koha.

    Nje ide te tille ka patur edhe Deshmuesi para disa kohesh dhe une prita qe te behej dicka, por mendoj se ka ardhur koha qe ne te lutemi dhe te inkurajojme njeri tjetrin, jo vetem privatisht, por edhe nepermjet ketij Forumi. Ne rast se ne kerkojme me te vertete nje ringjallje shpirterore ne Shqiperi, arma jone e fuqishme eshte lutja, nepermjet saj ne mund te ndryshojme kombin tone, nga nje komb pagan ne nje komb te perulur ndaj Perendise.

    Mendoj se cdonjeri ka mendime dhe ide te tij ose te saj se si te organizojme kete dhome lutjeje, por le t'ja leme Frymes se Shenjte te na udheheqe dhe te na tregoje udhen.

    Kerkesa ime e pare per lutje eshte qe te lutemi per njeri tjetrin per te perballuar luften e perditshme shpirterore qe secili prej nesh ka dhe te falenderojme Perendine per inkurajimin qe gjejme tek Ai qe u tundua prej te gjithave dhe nuk mekatoi.
    Pastaj kerkoj qe te lutemi edhe per nje rizgjim shpirteror ne Shqiperi.

    Ftoj te gjithe te krishteret e Forumit qe te sjellin kerkesat e tyre per lutje, dhe te luten te gjithe per njeri tjetrin.

    Faleminderit!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    I dashur vella Astrit77

    Mendoj se Fryma e Perendise te ka dhene nje mesazh te qarte reth kesaj deshire teper te frytshme dhe te domozdoshme per cdo te krishtere. Ju mbeshtes plotesisht ne te gjithe mendimin dhe deshiren tuj dhe kerkoj qe ne kete "Dhome lutjesh" te kete dhe refime te ndryshme rreth asaj cka Krishti ka bere dhe ben ne jeten tone. Deshmite e cdo te krishteri jane nje mundesi ku cdo kush mund te shohe konkretisht se si dora e Perendise vepron tek te krishteret. Deshmija e rrit besimtarin , si dhe e inkurajon ate qe sapo ka pranuar Krishitin per Shpetimtar. Verei me kujdes se si ju thoshte Jezusi te gjithe atyre ne te cilet bente mrekullira: "Shkoni dhe i tregoni Kryepriftit ate qe Perenda ka bere ne ju" . Te deshmosh Krishtin do te thote te shpallesh me se pari ate MREKULLI qe JEzusi ka bere ne ju personalisht, dhe MREKULLIA e cdo te krishteri fillon me Shpetmimin qe JEzusi ka bere ne jeten e tij.
    Zoti te bekofte. Ftoj te gjithe te krishtert qe jo vetem te shprehin mendimet e tyre, por te investojne ne kete DHOME LUTJESH, simbas Dhurates qe Fryma e Krishti ju ka dhene.
    Me dashuri ne Krisht Deshmuesi.

  3. #3
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Vella Deshmues!

    Faleminderit per fjalet teper inkurajuese. Faleminderit gjithashtu edhe per gjithe shkrimet tuaja ne kete forum dhe perpjekjet tuaja per ti dhene lavdine Perendise dhe Zotit Jezu Krisht.
    Ne kemi nevoje per njeri tjetrin, jemi pjese e trupit te Krishtit dhe qe trupi te rritet i plote dhe i shendetshem ka nevoje per cdo pjese te tij. Dhe mendoj se lutja eshte nje faktor shume i rendesishem ne jeten e besimtarit ne ecjen e tij me Perendine dhe rritjen e tij ne jeten e krishtere. Gjithashtu, kombi yne ka nevoje sot me shume se kurre per ringjalljen shpirterore nepermjet Frymes se Shenjte. Kemi kaluar periudha te veshtira, sepse pak e kemi kerkuar Zotin. Duhet t'i kthejme syte tane tek Perendia i qiellit dhe tokes, sepse vetem nepermjet Tij ne mund te arrijme fitore mbi armikun, djallin qe mundohet te mashtroje njerezit dhe ti mbaje ata larg prej Perendise dhe larg rruges se shpetimit qe kalon vetem nga kryqi i Jezu Krishtit. Askush nuk mund te shpetohet pa ardhur tek kryqi i Jezusit dhe pa u penduar per mekatet e tij, dhe tek kryqi ne bejme shkembimin e mekateve tona me drejtesine e Perendise. Ne s'kemi asgje tjeter pervec mekateve tona qe te sjellim para Perendise se Shenjte, dhe eshte Hiri i Tij i mrekullueshem qe na ben te denje per mbreterin e Tij.

    Le te lutemi dhe ti kerkojme Perendise se Shenjte qe te bej te mundur nje zgjim te atyre qe po flene, dhe nuk po shikojne rrezikun qe u kanoset, Hebrenjve 3:15:

    “Sot, nė qoftė se e dėgjoni zėrin e tij, mos jini zemėrgur si nė ditėn e kryengritjes”.

    Le te mbajme parasysh edhe modelin e lutjes qe Jezusi u mesoi dishepujve te Tij, Mateu 6:9-13:

    9 Ju, pra, lutuni kėshtu: "Ati ynė qė je nė qiej, u shenjtėroftė emri yt.
    10 Ardhtė mbretėria jote. U bėftė vullneti yt nė tokė si nė qiell.
    11 Bukėn tonė tė pėrditshme na e jep sot.
    12 Dhe na i fal fajet tona, ashtu siē ua falim ne fajtorėve tanė.
    13 Dhe mos lejo tė biem nė tundim, por na ēliro nga i ligu, sepse jotja ėshtė mbretėria dhe fuqia dhe lavdia pėrjetė. Amen".
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Dhoma e lutjes.

    Do te kisha deshire qe te sjell nje mrekulli te Zotit Krisht, e cila ka ndodhur keto dite. Do te inkurajoja te gjithe te krishteret qe te marin pjese gjeresisht ne kete Dhome lujtesh dhe deshmish.
    Ja cila eshte mrekullia.
    Para disa kohesh ne nje nga stacionet televizive Greke, u dha nje lajm disi i pazakonte. Kete histori ma tregoi nje miku im Grek i cili e kishte digjuar kete ne emisionin e lajmeve.
    Para shume kohesh ne Athine, nje djale shqiptar emrin e te cilit nuk e di, vrau nje Grek per ti mare parate. Pasi ai e grabiti viktimen, u nis per ne Shqiperi. Ploicia greke nuk mundi ta zbuloje dot se kush ishte ai qe e kishte vrare kete grek. Shqiptari sapo erdhi ne Shqiperi filloi perseri te vazhdonte aktivitetin e tij te vjedhejs dhe pislleqeve te ndryshme. Pasi kaluan disa kohe policia Shqiptare e kap kete vagabond gjate nje vjedhje dhe keshtu ky vjedhes perfundoi ne pranga. Pas disa kohesh ne Burg, ketij krimineli dhe vjedhesi , ju dha mundesi qe te lexoje Ungjillin e Krishtit, dhe shume shpejt ai filloi te besojt tek Krishti. Pikerisht ne ket moment ai fillon PENDESEN dhe gjunjezimin para Krishtit , dhe pasi ai e pranoi Krishtin per shpetimtar te jetes se tij, theret komandantin e burgut dhe i njofton mbi vrasjen qe ai kishte bere ne Greqi para shume vjetesh, duke kerkuar qe te denohej per kete akt kriminal. Por Policia e digjoi kete gje , dhe nuk u merakos, duke mos bere asnje verpim. Pasi ky djale perfundon burgun ( tani nje ishpetuar ne Krisht) niset per ne Greqi, dhe pasi arin ne Athine dorzohet ne policine e Athines, duke deklaruar vrasjen qe ai kishte bere para disa vjetesh ne Athine. Ai kerkon prej tyre denimin e merituar sepse , ai teshme ishte nje kristjan i pagezuar dhe i shpetuar ne Krishtin Jezus.
    Te dashur te krishtere , perfundimin e kesaj ngjarje nuk e di, por gjithsesi kerkoj qe te lutemi per kete djale si dhe te lavderojme Perendine per kete mrekulli qe Krishti kreu ne zemer te ketij te djali Shqiptar, i cili tashme eshte vellai yne i shpetuar ne Krisht.
    Zoti ju bekofte.
    Ps. nese dikush e di me ne detaje kete histori, le te naj tregoje me konkretisht.
    Deshmuesi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Kam nj lutje urgjente.

    Kerkoj nga te gjithe te krishteret e ketij forumi, qe te luten per familjen e vellajt tim, pasi ajo keto dite sapo eshte divorcuar. Kerkoj qe dora e Zotit te jete e pranishme dhe te behet nje bashkim , por jo prej njeriut por prej Perendise.
    Me dashuri ne Krisht Deshmuesi.

  6. #6
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Deshmues!

    Ai djali, qe fole pak me lart, quhet EDUART LEKA.

    Kam komunikim me Edin dhe me familjen e tij, sepse ketu ai ka te motren besimtare, dhe nepermjet motres se tij, mesova per Eduartin dhe bisedova me kishen ku une shkoj dhe te gjithe pleqte e kishes u interesuan, i gjetem nje avokat besimtar nga kisha jone, dhe shume ndihma te tjera.

    Ne ghyqin e pare Edi u denua 16 vjet dhe tani para pak ditesh kishte gjyqin e dyte dhe i ulen 2 vjet, domethene i ngelen 14 vjet.
    Di shume gjera per Edin, por ajo qe dua te them eshte se Perendia ne burg e ka bekuar kaq shume sa nuk mund ta imagjinoni dot. Ai shpesh na inkurajon ne qe jemi jashte dhe eshte e mrekullueshme qe Perendia e ka perdorur aty ne burg dhe jane kthyer edhe djem te tjere shqiptare. Mblidhen dhe bisedojne me njeri-tjetrin, lexojne Biblen dhe mesojne rreth Perendise. Kemi pasur kontakt dhe kemi mbajtur prane edhe familjet e tjera te ketyre shqiptareve qe jane ne burg, te cilet kane besuar nepermjet Eduartit. Para ca kohesh ndodhi qe aty ne burg vrau veten nje djale shume i mire (me duket se ishte nga Berati) u hodh nga kati i trete, dhe kjo gje sherbeu qe shume te tjere te besonin ne Zotin, te prekur nga kjo ngjarje.

    Kemi nje vella shume te bekuar nga Korca, qe quhet Berti dhe shkon dhe e viziton shpeshhere ne burg bashke me nje pastor, kane leje te vecante, qe te shkojne e te flasin me Edin dhe te tjeret qe kane besuar dhe jane te interesuar per Zotin.

    Kemi ne dore deshmine e Edit, qe eshte gati 21 faqe, dhe aty tregon gjithe historine e jetes se tij dhe se si ai besoi. Familjes se tij iu desh te luteshin tre vjet per Edin qe ai te kthehej ne besim.

    Eshte me te vertete nje histrori shume e bukur, ku tregon se kush ishte, per vjedhjet, grabitjet vrasje, dhe maredheniet e tij me banda te ndryshme dhe se si Perendia veproi ne jeten e tij.
    Vrasja qe kishte bere Edi ishte nje vrasje shume e eger, dhe jo aq e lehte per ligjet qe jane ketu. Por ne gjyq ai pati mundesi qe te deshmonte per Krishtin.
    Gjithashtu nje regjizor i njohur i prekur nga historia e Edit, ka marre persiper per te bere jeten e tij film.

    Per me shume mund te kontaktoni ne privat me mua ose me Huggos, qe tju dergojme deshmine e Edit.

    Paqa e Zotit me ju te gjithe! Lutem cdo dite per ju te gjithe!

    Abigail!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 12-06-2003 mė 08:03
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  7. #7
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Deshmues dhe Abigail!

    Histori shume e dhimbshme dhe shume prekese si ajo e Edit, qe tregon edhe njehere madheshtine dhe fuqine e Perendise, qe me ane te Jezu Krishtit, njerezit mund te gjejne faljen dhe paqen dhe tregon edhe njehere se ne me te vertete nuk meritojme asgje prej Perendise, pervec se nje denimi te sigurte. Por dashuria e Perendise tregohet ne ate qe cdo njeri mund te gjeje strehe tek Perendia dhe me ane te kryqit te beje pajtimin me Perendine dhe me njerezit e tjere.Lavdi Zotit!

    Jam i bindur se cdo njeri qe eshte penduar dhe eshte rilindur prej Frymes se Shenjte perjeton madheshtine e Frymes ne jeten e tij ne mish, dhe cdo njeri permes Frymes mund te arrije gjithshka. Per Perendine asgje s'eshte e pamundur.

    Deshmues po lutem per vellane tend qe per familjen e tij te behet vullneti i Perendise.

    Falenderoj te gjithe vellezerit dhe motrat, per lutjet e tyre dhe per inkurajimin e tyre.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Abigail & Astrit77.

    Moter Abigail e lexova shkrimin tuaj dhe te falenderoj per mesazhin tend. Une do te ftoja qe ti te sillje pjese pjese deshmine e Edit, pasi ajo eshte shume e vlefshme per cdo njeri qe kerkon te njohe Perendine e vertete Zotin Krisht. Falenderoj Zotin qe perdori vella Astritin77, qe te hape kete "Dhome lutjesh" ku ne te krishteret te kemi mundesi qe te jetojme sa me afer njeritjetrit, mbase ne trup jemi lark njeritjetrit, por ne fryme jemi se bashku ne cdo kohe dhe ne cdo vend. Zoti te bekofte.
    Ps. Abigail ju dergova nje email nuk e di nese e moret apo jo. adresen time te imelit po ta shkruaj edhe njehere ketu:
    deshmuesi2@yahoo.com

    Vella Astrit77.
    Te faleminderit per mbeshtetjen tuaj ne kerkesen e lutjes time, nese ke mundesi kerko qe te luten edhe vellezerit ne kishen ku ti shkon.
    Zoti te bekofte
    Deshmuesi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 12-06-2003 mė 18:37

  9. #9
    JEZUSI I VETMI SHPETIMTAR Maska e i shpetuari
    Anėtarėsuar
    28-02-2003
    Vendndodhja
    NE VENDIN E EMANUELIT
    Postime
    56

    Smile SUBJEKT LUTJEJE.

    KENI MENDUAR SHUME MIRE PER NJE FORUM LUTJESH. EDHE UNE KAM DEGJUAR PER ATE DJALIN QE U KTHYE NE JEZU KRISHTIN PASI PATI KRYER NJE KRIM. DO TE DESHA NGA JU VELLEZER E MOTRA TE LUTESHIT PER SHPETIMIN E MAMASE TIME, GJITHASHTU PER SHPETIMIN E VELLAIT DHE DY MOTRAVE TE MIA ME FAMILJET E TYRE. SEPSE VETEM UNE JAM I KRISHTER NGA FAMILJA. ZOTI JU BEKOFTE TE GJITHEVE, I SHPETUARI.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i shpetuari : 16-06-2003 mė 13:20
    html

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Te dashur vellezer e motra ne Krisht,

    Deshiroj t'ju them se ju dhe familjet tuaja jane ne lutjet e mia, sipas nevojave qe ju shprehni ketu dhe thjesht si vellezer e motra te trupit te Krishtit.
    Para dy ditesh gjyshja ime ne Tirane u nda nga kjo jete dhe kjo nuk ishte e lehte per famijen tone qe nuk pati mundesi ta shihte ate perpara se te na linte.

    Ju lutem te luteni per mua dhe familjen tone ne kete kohe te veshtire. Lutuni edhe per anetaret e tjere te familjes sime te cilet nuk jane te krishtere pervec babit. Lutuni qe une te jem shembull per ta e qe Fryma e Shenjte te me ndihmoje t'i mesoj atyre lajmin e mire.

    Me dashuri ne Krisht!
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shkrimet e Hershme: Tertuliani mbi lutjen
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 08:34
  2. Rendesia E Lutjes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2006, 19:03
  3. RENDESIA E LUTJES (a eshte e nevojshme te lutemi?)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 07:43
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 17:05
  5. ADHURIMI - Kapitulli III: Cikli ditor i Lutjes
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 21:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •