Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 68
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Te dashur bashkebesimtare,

    Kerkoj lutjet tuaja ne kete sezon provimesh per mua qe kete simester jane teper vendimtare. Falenderoj Zotin per secilin nga ju me rastin e dites se Falenderimit (Thanksgiving) ketu ne USA. Hiri e paqja qofte me ju dhe familjet tuaja dhe ju ndricofte udhen!

    Me dashuri ne Krisht,

    Thjeshtesia
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  2. #42
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Vellezer dhe motra ne Krisht!

    Dje, me 26-02-2004, sic mund ta keni degjuar nga lajmet ndodhi nje aksident ajeror dhe u rrezua avioni me te cilin udhetonte presidenti i Maqedonise, Trajkovski dhe humben jeten bashke me te edhe ata qe gjendeshin me te ne avion.
    Presidenti Trajkovski ishte i krishtere, dhe krahas detyres si president, ai ishte edhe pastor i nje kishe ne Maqedoni, dhe ai ishte i perkushtuar per perhapjen e ungjillit atje, dhe ai vete e konsideronte qe problemi kryesor qe ekzistonte ne ate vend eshte "akoma mospajtimi i njeriut me Perendine, nepermjet Birit te Tij, Jezu Krishtit".

    Do t'ju kerkoja qe te luteshit per te afermit e tij, ne keto momente te veshtira qe ato ndodhen tani, dhe sic na meson edhe Shkrimi le te lutemi qe te vazhdoje te perhapet ungjilli ne ato troje (atje ka edhe nje shumice shqiptaresh qe jetojne), dhe le te vazhdoje puna qe presidenti Trajkovski ishte i perqendruar, dhe le ta perdore Perendia kete ngjarje per ti dhene lavdi emrit te Tij. Ne nuk i njohim te gjitha menyrat dhe rruget qe perdor Zoti, por Shkrimi na urdheron: "Lutuni pa pushim, dhe lutuni per njeri-tjetrin, mbani barret e njeri-tjetrit".
    Kjo gje i jep lavdi Perendise dhe tregon mrekulline e universalizimit te ungjillit, dhe Perendia kerkon qe te gjithe ne te perfshihemi ne menyra te ndryshme dhe lutja eshte nje arme e fuqishme qe na ka dhene Ai, dhe me ane te te cilit ne behemi pjesmarres dhe ngushellues per secilin.

    Hir dhe paqe per te gjithe.
    Zoti ju bekofte!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit77 : 27-02-2004 mė 07:29
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Bashkohem ne lutje me te gjithe motrat dhe vellezerit e krishtere. Zoti le te forcoje dhe ngushelloje familjen e vellajt tone Trajkovski. Eshte bekimi me i madh qe ne krye te shtetit te jete nje i kirshter. Zoti te bekoje kishen e tij ne Maqedoni, si dhe ti qendroje prane basheksise ku dretjonte Trajtkovski. Paqe dhe dashuri paste vellai yne Trajkovski dhe miqte e tij, prane Atit tone te meshirshem dhe te dashur. Ne emer te Krishtit amin.
    Deshmuesi.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Ngushėllim

    I dashuri "deshmuesi",

    pranoj ngushėllimet e mia pėr vėllain! E ndrittė Drita e pambaruar!

    E di qė nuk ėshtė vendi pėr tė kėrkuar falje, por tė lutem pranoje kėtė dėshirė time edhe pse me kėtė vonesė. Isha aq shumė i inkuadruar nė forumet tjera pėr tė shpallur tė Vėrtetėn, i bindur se kėtu tek Mėsime nga Bibla ėshtė gjithēka nė rregull, duke pasur besim tek ju, prandaj edhe nuk e kam hapur shpesh, shumė pak. Dhe tani u binda se me tė vėrtetė ju jeni duke bėrė njė punė fisnike duke u lutur njėri pėr tjetrin.

    Tė premtoj se edhe unė do tė tė kujtoj nė lutje, ty dhe gjithė farefisin tėnd. Gjithashtu do tė lutem edhe pėr tė gjithė pjesėmarrėsit tjerė tė kėtij forumi.

    Nė Krishtin!

    Shpresmiri
    IHS

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Lutje Shpirtit tė Shenjtė

    Mė pėlqen nganjėherė tė lus ndonjė lutje nga shkrimtari Jean Galot. Njėra prej tyre ėshtė:

    O Shpirti i Dritės,

    eja dhe shndėrrite shpirtin tonė me dritėn hyjnore.
    Bėj qė t'i njohim dhe kuptojmė tė gjitha ashtu
    siē i njeh dhe kupton Hyji.
    Bėj qė nė vlerėsimin e botės dhe jetės sonė
    t'i pranojmė pikėpamjet e urtisė hyjnore.
    Na bėj tė ditur gjerėsinė e pakufi tė shikimeve tua mbi fatin tonė dhe lejo qė
    nėpėrmjet tė konceptuarit tonė tė kufishėm tė kalojė e tėrė madhėria e
    pakufijshme e urtisė sė Hyjit.
    Bėj qė tė gjykojmė nė mėnyrė hyjnore me zbėrthimin e depėrtueshėm tė sė
    vėrtetės dhe bėj qė tė vėrtetėn ta pranojmė nė tėrė thellėsinė e saj.
    Me fuqinė e dritės tėnde largoi prej nesh errėsirat e gėnjimit
    dhe bėj qė mendimet tona tė jenė pėrherė tė drejta.
    Mos lejo qė tė na mashtrojnė iluzionet qė e kėnaqin vetėdashjen tonė dhe forcoe
    nė ne qėndrimin e palėkundshėm me tė cilin do ta dojmė sėrish tėrė
    qartėsinė tėnde.
    Na liro prej ēdo pasioni errėsues
    dhe prej ēdo prirje kah rrotullimi i realitetit,
    dhe ndihmo qė krejtėsisht tė ipemi pas Atij qė ėshtė Drita.
    Na bėj tė gjithėve tė tejpashėm pėr atė dritė dhe tė ēelur pėr pranimin e tė
    gjithave qė nė Emėr tė Krishtit na mėson.


    Amen!
    IHS

  6. #46
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    I dashur Deshmues,

    Te lutem prano dhe ngushellimet e mia
    Une nuk e kam vizituar kete teme dhe tani Astriti u be shkak qe une te hyja dhe te shihja shkrimet e ketushme.


    Krishti, Zoti Yne i kryqezuar dhe i Ringjallur i dhente Paqen e perjeteshme dhe ne Diten e lavdishme te Ringjalljes se pergjitheshme, na bashkofte me njeri tjetrin nga e djathta e Tij.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Te dashur vellezer!
    Ju falanderoj per ngushellimin dhe lutjet qe kini bere dhe beni per mua dhe familjen e vellati tim. Zoti tju bekoje me paqe dhe dashuri. Ne kemi nje shprese te gjalle, ne Zotin tone Jezus Krisht. Le te ecim se bashku ne nje mendje dhe ne nje bese ne Zotin e perjetshem, ne ate qe u ringjall prej vdekjes, ne ate qe me vdekje vdekjen mundi, ne ate qe na dha jete nga jeta e tij dhe paqe nga paja e tij. Ju dua fort, ne dashurine e Krishtit, i cili mbush cdo pjese te zemres time. Krishti ju bekofte.
    Deshmuesi

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Te dashur bashkebesimtaret e mi ne Krisht,

    U be nje kohe e gjate qe nuk jam futur me ne forum dhe me te vertete qe me ka munguar inkurajimi qe marr duke lezuar mesimet dhe diskutimet shpirtetore ketu, por desha t'ju falenderoj per lutjet tuaja dhe t'ju siguroj se dhe ju mbeteni ne meditimet e mia shpirterore. I lutem Jezusit t'ju fale te gjitheve ju besim dhe paqe qe rrjedh vetem nga njohja e mirefillte e Tij. Zoti qofte me ju dhe ua ndricofte gjithmone udhen e jetes.

    Ne te,

    Thjeshtesia
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  9. #49
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    E dashur moter ne Krisht, Thjeshtesia!
    Ashtu sic ke edhe emrin ne kete forum, Thjeshtesia ashtu jane edhe fjalet tuaja te thjeshta, modeste, por ato jane plot fuqi ne Krishtin per ne vellezerit e tu ne Krisht. Te falenderoj per kontributin tend ne kete Forum dhe falenderoj Zotin e lavdise qe gjen gjithmone menyra te shumta per te na inkurajuar dhe nxitur ne ecjen tone. Dhe nje menyre eshte edhe duke u lutur per njeri-tjetrin duke ngritur lart duart e lutjes drejt qiellit, drejt Fronit te Hirit prej edhe nga presim Shpetimtarin tone te vije e te na marre ne shtepine e Tij dhe tonen. Ne kete bote jemi vetem shtegtare dhe qytetaria jone eshte ne qiej.

    Zoti ju bekofte te gjitheve vellezer dhe motra ne Krisht. Jeni gjithmone ne lutjet e mia. Le te vazhdojme te lutemi dhe ti japim lavdi Atij qe na thirri dhe qe eshte besnik i premtimeve te Tij. Ai qe nisi nje pune te mire ne ne edhe do ta perfundoje ate deri ne diten e Jezu Krishtit. Amen

    Ne Krishtin

    Astriti!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Smile Lutje per operacionin...

    Te dashur motra e vellezer,

    dua te falenderoj Perendine qe eshte gjithmone prane meje dhe qe me jep force dhe fuqi cdo dite.

    Ju njoftoj se neser me date 19 maj do te operohem nga dhjami dhe deshiroj qe te luteni per mua. Shpresa jone e vetme eshte Perendia dhe une jam i sigurte qe Ai do ta bekoje edhe kete operacion.

    Ju falenderoj te gjitheve dhe Zoti ju bekofte.
    A. Q.
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shkrimet e Hershme: Tertuliani mbi lutjen
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 08:34
  2. Rendesia E Lutjes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2006, 19:03
  3. RENDESIA E LUTJES (a eshte e nevojshme te lutemi?)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 07:43
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 17:05
  5. ADHURIMI - Kapitulli III: Cikli ditor i Lutjes
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 21:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •