Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    Citim Postuar mė parė nga hammiti Lexo Postimin
    Kam nevoje per ndihme...

    Doja te dija nese dikush nga ju do te mund te me tregonte nje permbledhje ne lidhje me historine e librit 'Xha Gorio' nga Balzak?

    Faleminderit paraprakisht
    besoj se mundem,
    se shpejti!

  2. #22
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    210 vjetori i Honorč Dė Balzakut, shkrimtarit mė tė madh realist tė Shekullit XIX

    Honoré de Balzac lindi nė Turs mė 20 maj 1799. Nė moshėn 8 vjeēare mamaja e tij e dėrgoi tė studidonte nė oratorin e Vendōme, ku pėr 6 vjet studioi shumė lėndė, por gjithashtu duke nxjerrė nė pah talentin e tij nė letėrsi. Studioi nė kolegjin Tours e mė pas nė Paris, ku u trasferua sė bashku me familjen. U regjistrua nė fakultetin e jurisprudencės, dhe nė tė njėjtėn kohė punonte nė njė zyrė noterie. Nė moshėn 20 vjeēare zbuloi dhuntinė e tij pėr tė shkruajtur.

    Nė njė dhomė tė vogėl nė lagjen Bastija, i vetėm ose nė bashkėpunim me Auguste Le Poitevin, njė botues kommercial, nga 1821 deri 1829, shkroi vepra popullore, duke i firmosur si Horas dė Sent-Obė ose L'or de rhoon ndėr tė cilat veēohen: "L'héritié de Bļrag" (Trashėgimtari i Birag, 1821), "Viker des Ardennes" (Famulltari i Ardennit, 1821), "Argow le pirate" (Argow pirati, 1824).

    Nė 1822 Balzac u njoh me L'or de Bernit, njė grua e pjekur e cila i qėndroi gjithnjė pranė deri nė ditėn e vdekjes sė tij (1836). Asaj gruaje ai i kushtoi “Le lit de la vallée” (Zambaku nė luginė, 1835). Ne 1825 u bė botues dhe tipograf. Nė tė njėjten kohė bleu gjithashtu njė fonderi por pėrpjekjet e tij pėr tė bėrė tregti dėshtuan dhe e futėn atė nė borxhe.

    Perseri nje perpjekje pėr biznes, kete here ne Sardenje ku u perpoq te risillte ne pune minierat e vjetra te argjendit dhe perveē kesaj provoi te tregtonte dru nga Polonia. Shpenzoi shuma marramendese pėr kohen, duke mobiluar shtepine me mobilie antike. Jeta e tij karakterizohet nga perpjekje te kota pėr tu pasuruar dhe pėr te qene nje njeri i suksesshem ne nje kohe shume te shkurter.

    Pėr 20 vjet ai arriti te bente 90 krijime midis te cilave kishte romanca e tregime, te gjitha keto te bashkuara ne nje vepėr te vetme me titull “La comédie humaine” (Kommedia njerezore) dhe te ndara ne "Sčn dė la vi privé" (Skena te jetes private), "Sčn dė la vi dė provions", (Skena te jetes ne province) "Sčn dė la vi parizien" (Skena te jetes pariziene). Behet fjale pėr nje analize te jetes shoqerore dhe private ne nje France ne zhvillim e siper, epoka e "monarkise borgjese" te Luigjit Filip.

    E para ėshtė nje romance historike, "Le Shuons" (1829), pėr te cilen ėshtė frymezuar nga revolta e Vande-se; megjithate do te jene veprat e tjera te tij qe do ti sigurojne sukses dhe admirim nga ana e publikut. Nder te cilat mund te permendim: "La po dė chagrė" (Lekura e shegrenit, 1831), "Evgjéni Grande" (1833), "Lė médsė dė shampanj" (Mjeku i fshatit, 1833), "Ilyzio perdy" (Illusione te humbura, 1837-43), "Splendėr e mizer de kurtisan" (1839-47).

    Honore ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shume i apasionuar si pas jetes mondane ashtu dhe pas grave fisnike te oborreve te ndryshme, te cilat i pershtateshin me se miri snobismit te tij. Megjithese ishte vazhdimisht i persekutuar nga njerez te cileve u detyrohej para, Balzac pėr nje fare kohe arriti te realizonte endrren e tij pėr te qene njeri i pasur.

    Kjo erdhi fale lidhjes dashurore me baroneshes polake Eva Hanska, me te cilen u martua pak kohe perpara se te vdiste. (dashuria me Eva Hanska ishte vetem nje “loje salloni" por nje gje te tille Balzac nuk e mori vesh kurre).

    Ne 1834 Balzac pati idene qe te shkrinte te gjitha krijimet e tij ne nje vepėr te vetme monumentale, nje afresk i vertete mbi shoqerine franceze te asaj kohe nga perandoria e pare deri ne monarkine e Korrikut, keshtu publikoi te famshmen Kommedia njerzore. Fillimisht vepra duhet te petmbante 150 romanza te ndara ne tre vija kryesore: Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike. Grupi i pare perbehej nga vepra te perfunduara prej kohesh dhe ishte i ndare ne 6 skena te cilat perfaqesonin jeten rivate, provinces, parizizene, politike, ushtarake dhe fshatit.

    Romanzat duhet te permbanin reth 2000 personazhe, sepse deshira e tij ishte te krijonte nje rrjet ngaterresash midis vellimeve te ndryshme. Vetem 2/3 e projektit u realizua. Episodet me te famshme jane: "Xhaxha Gorio" (1834-35), "Evgjéni Grande" (1833), "Kusherira Betta" (1846), "Iluzione te humbura" (1837-1843).

    Ne 1937 realizoi “La vielle fille” qe u be romani i pare qe publikohej ne nje gazete. Ne 1838 Balzak u dallua pėr luften e tij pėr te drejten e autorit. Honor kishte nje vullnet shume te madh pėr te punuar megjithese shendeti kishte filluar te behej nje pengese e madh pėr te. Ne 1839 u be anetar i shoqerise se shkrimtareve dhe po ate vi tai u zgjodh kryetar i saj. Ne 1850, disa muaj pasi ishte martuar me baroneshen Hanska, Balzak u nda nga jeta. Dashuria e tij me aristokraten polake pasqyrohet me se miri ne leterkembimin midis tyre qe u publikua ne 1968 nen titullin “Lettre ą madame Hanska".

    Pėrfaqėsuesi mė i madh i realizmit nė Europėn perėndimore. Balzaku dominon gjithė shekullin e XIX.Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afėrsisht njėqind romaneve nė 20 vjet, figurė brilante e njėshoqėrie sė cilės ai pėrfundon duke iu imponuar, Balzak pėrziehet me “fėmijėn e shekullit” duke kontribuar nė krijimin e njė miti: njė burrė aventurash dhe dėshirash nė tė njėjtėn kohė edhe ėndėrrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetės moderne. Nė qoftė se Balzaku shpallte dy tė vėrtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai njė shkrimtar revolucionar; ndėrsa bashkėkohėsit e tij e merrnin pėr realist, Bodler e pėrshėndet si njė vizionar tė mrekullueshėm. Vepra e tij pėrshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton: Ėshtė ky kompleksitet i pabesuesėm qe e bėn Komedinė hyjnore njė vepėr madhore me pėrmasa botėrore.



    Njė familje e ftohtė

    I ati i Balzakut, Bernard Franēois Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez,u martua nė moshėn pesėdhjetenjė vjeēare me njė nėntėmbėdhjetė vjeēare: kjo histori e vėrtetė mund tė sherbente si pikė fillimi pėr njė roman balzakian. Nė fakt, Honore nuk do tė pushojė sė treguari pėr gratė e “keqmartuara”, pėr dramat e jetės private dhe pėr divorcet e shpeshta tė ēifteve. Njė babai liberal, besimtar i idealeve progresiste tė kohės, i pėrgjigjet njė mama, qė i do padyshim pak fėmijėt e saj dhe qė mbyllet nė trishtimin e njė jete tė vetmuar. I mbyllur ne kolegjin e Vendom, Balzak ruan nga fėmijeria e tij kujtime tė pakta, si motrat e tij– Laura, e lindur nė 1800, dhe Lorenca,nė 1802. Nė vitin 1814, familja e tij shpėrngulet nė Paris, dhe Honore bėhet nxėnės I liceut aktual tė Charlemagne. Njė fėmijė i jashtėligjshėm shndėrrohet kėshtu ne autorin e “Fiziologjisė sė martesės” ku do tė thoshte se tradhėtia ėshtė pėrgjigjja e vetme e vuajtjeve tė jetės bashkėshortore.



    Fillimet e njė shkrimtari


    Ishte dėshira e tė atit qė Honore tė bėhej noter. Por me tė mbaruar studimet pėr drejtėsi, ai zgjedh tė bėhet shkrimtar, vendos tė jetė bir i veprave tė tij. Nė atė kohė i riu Balzak ishte i majtė dhe ishte vėnė nė dukje pėr materializmin e tij. Nga pamundėsia ekonomike Balzaku merr me qira njė papafingo nė rrugėn Lesdiguieres dhe i futet punės. Nė fakt kjo eksperiencė rigjendet nė disa nga romanet e tij. Nė moshėn 20 vjeēare Balzaku njohu jetėn e njė studenti tė varfėr dhe njė krijuesi nė kėrkim tė identitetit tė tij. Pėr t’ia dalė mbanė nė letėrsi nė vitet 20 tė shekullit XIX duhet tė shkruaje drama, histori ose poezi. Balzaku shkruan nje dramė “Kromuell”. Njė dėshtim i plotė. Pėr tė jetuar ai fillon tė publikojė disa romane tė vogla anti romantike dhe satirike, nėn pseudonime tė ndryshme: Jean Louis, l'Héritičre de Birague (1822). Pseudonimet e tij kanė njė tė pėrbashkėt,ndikimin nga emrat e borgjezisė: Horace de Saint-Aubin, lord R'Hoone.



    Jeta private dhe frymėzimi


    Nė jetėn e tij private ngjarjet rrjedhin njėra pas tjetrės, dy motrat e tij martohen. Lorenca vdiq nė 1825 e vetmuar pasi njohu nje ferr martesor. Pėrsa i pėrket Balzakut, ai u bė nė 1822 i dashuri i Laura de Berni, qė do ti qėndrojė afėr pėr gjithēka, madje edhe pėr mbėshtetjen financiare nė ndėrmarrjet e tij tė mėvonshme. Nė qoftė se znj.Balzak ishte e para grua 30 vjeēare qė ai takoi, znj.de Berni ishte modeli i tė gjitha grave qė rrethojnė botėn e Balzakut, si znj.de Mortsof apo znj.de Barzheton ( Iluzionet e humbura). Nga njė endje midis jetės sė tij private dhe shkrimtarit, Balzaku, gjithmonė i fshehur prapa pseudonimeve tė tij, shkruan disa romane nė tė cilat merr rėndėsi tema e dashurisė si “Kolonel Shabert”, ku merr formė romani balzakian, ku shfaqen tensione midis idealit dhe realitetit, viktimė e tė cilit ėshtė njė djalė i lėnduar nga gruaja qė dėshironte. Kėto romane do tė dėshtonin , por do ti shėrbenin atij nė punėn e mėvonshme.



    Bizneset dhe veprat e para me vlerė

    Balzaku dėshiron para dhe pushtet. Kėshtu ai hidhet nė botėn e biznesit me njė fonderi dhe njė shtypshkronjė. Nė vitin 1828 vjen katastrofa e parė, qė do tė bėhet model edhe pėr tė tjerat, sepse Balzaku ushqente projekte ekstravagante, tė pamundura pėr tu realizuar, si kultivimi i ananasėve nė Paris. Pra ai ėshtė i detyruar ti rikthehet letėrsisė. Kėtė herė Balzaku shkruan njė roman historik,sipas modelit tė Uollter Skot, ku jep njė pasqyrė tė betejave tė perėndimit nė kohėn e revolucionit. Mė pas ai shkruan njė ese gati sociologjike, “Fiziologjia e martesės” ku pėrshkruan me tone humori institucionin e martesės. Skenat e para te jetės private do tė shfaqen nė prag tė revolucionit tė korrikut. Ai do tė marrė emrin Honore de Balzak, dhe do tė bėhet i famshėm pėr mendimet e tij pėr gruan dhe martesėn.

    Gazetar politik Ai bėhet gazetar politik dhe mban njė kronikė te rregullt mbi jetėn politike tė kohės nė gazetėn “Letra mbi Parisin”. Qė kėtu vėrehet lindja e njė gazetarie moderne. Ky aktivitet nuk do tė qėndrojė kurrė nė plan tė dytė pėr Balzakun dhe do ta shoqėrojė pėrgjatė gjithė krijimtarisė sė tij. Suksesi duket se ėshtė afėr me vepėn filozofike, qė pėrshėndetet nga tė gjithė, “Lėkura prej shagreni”



    Suksesi

    Sipas tė tjerėve dhe sipas dėshirės sė tij, Balzaku ia doli mbanė pas tė tridhjetave. Pasioni i tij pėr tu bėrė i famshėm ėshtė aq i madh sa e shtynė Balzakun tė frekuentojė sallonet aristokratike dhe tė pranojė pėr tė dashur markezen de Castri. Reputacioni i tij i ri si njė njohės shumė i mirė i botės femėrore do ti vlejė. Nė 1832 ai merr njė letėr tė nėnshkruar “E huaja” nga njė konteshė poloneze Eva Hanska, e martuar nė Ukrainė. Ky do tė jetė fillimi i njė historie romaneske qė zgjati deri nė vdekjen e Balzakut. Pėr momentin Balzaku po jetonte nė mes tė luksit, vishej si njė dendi megjithėse nuk e kishte fizikun, dhe shpenzonte pa hesap paradhėniet e dhėna per vepra akoma tė pashkruara, tė cilat ai shpreson ti mbarojė brenda afatit. Ai rend pas kohės pas iluzioneve tė botės. Ai punon nga 10 deri 8 orė nė ditė duke pirė lumenj me kafe dhe gati prek ēmendurinė nė qershor tė 1832. Romani i tij “Lui Lambert” duket si njė autobiografi. Kėtu paraqitet njė djalosh intelektual i ekzaltuar, romantik qė vdes nė fund nga ēmenduria.



    Krijimi i njė universi


    Romanet ndjekin njėri tjetrin, dy ose tre nė vit, themelues tė mitologjisė balzakiane dhe tė vėshtrimit tė tij unik pėr jetėn. Romanit “Lui Lambert” i pėrgjigjet utopia e “Doktorit tė fshatit”. Tė organizosh pėr tė luftuar forcat shkatėrruese tė dėshirės, tė luftojmė kolektivisht pėr tė zėvendėsuar pasionet me rregullin social. Revolucioni pėr Balzakun, pėrveēse u mundua tė zhdukė pabarazinė dhe krimin, forcoi pasionet. Ai perjashtoi dhe tipizoi me mijėra njerėz, heronj popullorė, kriminelė, mjeranė, tė rinj qė kėrkojnė tė ardhme, gra pa tė drejta pėr shkak tė legjislacionit napoleonian. Bota moderne ėshtė shumė e ashpėr, sepse burrat dhe gratė vuajnė atje. Liberalizmi ėshtė njė gėnjeshtėr qė favorizon pasurimin e egoistėve dhe tė imoralėve, tė udhėhequr nga interesi. Doktori i fshatit, Benasisi, ka njė zemėr tė plagosur, i cili, meqė ka vuajtur vetė ėshtė i aftė tė reflektojė nė njė mėnyrė kritike pėr shoqėrinė nė tė cilėn bėn pjesė. Ajo qė ėshtė romantike te Balzaku ėshtė fakti se dhimbja formon vetėdijen te njeriu. Nė tė njėjtėn mėnyrė pėr tė riardhur tek forcat shkatėrruese, ai shkruan “Kėrkimi i absolutes” ku tregohet jeta e njė tė ēmenduri ne botėn reale. Kėtij universi real i pėrgjigjen sa vjen e mė shumė romanet qė vijojnė, tė parėt e ciklit “jeta e provincės” si “Evgjeni Grande”. Balzaku shkruan dhe publikon shumė shpejt duke u vėnė re kėshtu pėr ndėrthurjet e personazheve nė romanet e tij. Nė vitin 1833 ai mendon tė rikthejė disa personazhe tė romaneve tė kaluara. Njė ide gjeniale qė do tė lejojė sipas tij tė paraqesė njė afresk tė botės moderne. Ėshtė tek “Xha Gorio”(1834-1835) qė Balzaku zbaton pėr herė tė parė idenė e tij, pasojat e sė cilės do tė jenė tė rėndėsishme dhe do tė shėrbejnė nė krijimin e “Komedisė njerezore”.

    (Wikipedia shqip)



    Aforizma tė Honorč dė Balzakut

    *Lavdia ėshtė njė helm qė duhet marrė me doza tė vogla.

    *Asgjė nuk e fortifikon njė miqėsi sa besimi nga ana e njėrit mik se ėshtė epror ndaj tjetrit.

    *Lumturia ėshtė poezia e gruas.

    *Tė pakuptuarit pėrfshihen nė dy kategori: femrat dhe shkrimtarėt.

    *Kur femrat na duan, na falin gjithēka, deri edhe krimet. Kur nuk na duan, nuk i besojnė asgjė, madje as virtuteve tona.

    *Lumturia materiale prehet gjithmonė sipėr shifrave.

    *Njė femėr njeh fytyrėn e njė burri tė cilin e do, ashtu si njė marinar njeh detin e hapur.

    *I gjithė njerėzimi ėshtė pasion; pa pasion, pa religjion, pa histori, pa romane, artet nuk do tė kishin asnjė peshė.

    *Fama tepėr e dėshiruar ėshtė pothuaj gjithmonė njė prostitutė e pashpallur.

    *Krimet janė pėrpjesėtimore (proporcionale) ndaj pafajėsisė dhe ndėrgjegjes, dhe ai qė pėr disa zemra ėshtė vetėm njė gabim, pėr disa shpirtėra merr pėrmasat e njė krimi.

    *Kritika ėshtė njė furēė qė nuk mund tė pėrdoret mbi stofėra tė buta, ku mund tė rrėnojė gjithēka.

    *Martesa ėshtė njė betejė deri nė vdekje, para sė cilės bashkėshortėt ia kėrkojnė qiellit bekimin e tij.

    *Dashuria ėshtė poezia e shqisave.

    *Besojini gjithēka qė dėgjojini tė flitet pėr tė tjerėt, asgjė nuk ėshtė aq e shėmtuar sa tė jetė e pamundur.

    *Ajo qė formon cilėsinė e burritė qė dashuohet, formon shpesh tė metat e burrit qė nuk dashurohet.

    *Midis butėsisė sė sfungjerit tė lagur deri nė ashpėrsinė e njė guri shtuf ekzistojnė gjithmonė hijezime tė pafundme. Ja njeriu.

    *Zemra e njė nėne ėshtė njė humnerė nė fundin e sė cilės gjendet gjithmonė njė falje.

    *Burokracia ėshtė njė mekanizėm gjigant ngritur nga xhuxhėt.

    *Prej kur ekziston shoqėria, njė qeveri, nė mėnyrė tė pashmangshme, ka qenė gjithmonė njė kontratė sigurie midis tė pasurve kundėr tė varfėrve.

    *Ndėrgjegja ėshtė njė prej atyre bastuneve tė cilin gjithkush e vringėllon pėr tė goditur fqinjin e tij dhe i cili nuk i shėrben kurrė atij vetė.

    *Urrejtja pa dėshirėn e hakmarrjes ėshtė njė farė e rėnė nė shkėmb.

    *Dashuria ėshtė njė luks.

    *Dashuria qė ekonomizon nuk ėshtė kurrė dashuri e vėrtetė.

    *Ligjet janė rrjeta ku mizat e mėdha kalojnė lehtėsisht, ndėrsa mizat e vogla ngelin tė mbėrthyera.

    *Arti ėshtė natyra e koncentruar.

    *Fuqia nuk qėndron tek goditjet e forta dhe tė shpeshta, por tek goditjet me tė drejtė.

    *Dashuria pėrjeton tmerr nga gjithēka qė nuk ėshtė dashuri.

    *Tezet, hallat, nėnat, motrat kanė njė gjykim tė veēantė pėr nipat e tyre, bijtė e tyre dhe pėr vėllezėrit e tyre.

    *Femrat, kur nuk dashurojnė, kanė gjakftohtėsinė e njė avokati tė vjetėr.

    *Nė jetė janė me bollėk meshkujt, por mungojnė burrat.

    *Njė nga fatkeqėsitė e njerėzve shumė inteligjentė ėshtė se nuk mund tė bėjnė asgjė pa kuptuar gjithēka: veset jo mė pak se virtutet.

    *Pėr njė burrė nuk ka vėshtirėsi mė tė madhe se tė flasė pėr gruan e tij, nėse ėshtė virtuoze, pėr tė dashurėn e tij, pėrveē atėherė kur do tė flasė pėr tė nėse ėshtė mė e bukur se gruaja e tij.

    *Askush nuk guxon t’i thotė lamtumirė njė zakoni. Shumė vetėvrasje janė ndalur nė prag tė vdekjes pėr hir tė kujtimit tė kafesė ku pėr ēdo mbrėmje luan domino.

    *Ajo qė i bėn tė pacėnueshme miqėsitė dhe e dyfishon magjinė ėshtė njė ndjenjė qė mungon nė dashuri: siguria.

    Elida Buēpapaj
    Voal
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 01-07-2009 mė 17:54
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #23
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Cila ka qenė familja e Honore de Balzak?

    PYETJE (Sjellė nė redaksi) - Jam njė lexues i gazetės. Nėse ka mundėsi, do tė doja tė dija diēka pėr Balzakun, ēfarė ka bėrė nė jetė, cila ishte familja e tij, nė ē'situatė ka qenė dhe si ka vdekur.

    PĖRGJIGJE - I nderuar lexues! Balzaku (1799-1850) ėshtė njė nga themeluesit e realizmit nė letėrsinė europiane. Ka qenė gazetar, industrialist i munguar, krijues i afėrsisht njėqind romaneve nė 20 vjet, figurė brilante e njė shoqėrie, sė cilės ai pėrfundon duke iu imponuar. Pėr bashkėkohėsit ishte thuajse njė mit: burrė aventurash dhe dėshirash nė tė njėjtėn kohė, ėndėrrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetės moderne.

    Rrjedh nga njė familje "e ftohtė". I ati i Balzakut, Bernard Franēois Balssa, ishte funksionar perandorak, bir i Revolucionit Francez qė u martua nė moshėn pesėdhjetė e njė vjeēare me njė nėntėmbėdhjetėvjeēare (kjo histori e vėrtetė mund tė shėrbente si pikė fillimi pėr njė roman balzakian).

    Nė fakt, Honore nuk do tė pushojė sė treguari pėr gratė e "keqmartuara", pėr dramat e jetės private dhe pėr divorcet e shpeshta tė ēifteve. I mbyllur nė kolegjin e Vendom, Balzaku ruan nga fėmijėria e tij kujtime tė pakta.

    Dėshira e tė atit ishte qė Honore tė bėhej noter. Por me tė mbaruar studimet pėr drejtėsi, ai zgjedh tė bėhet shkrimtar. Kryevepra e tij ėshtė Komedia Hyjnore, qė pėrshkruan jetėn e shoqėrisė franceze pas rėnies sė Napoleonit.

    Biografėt e tij thonė se Balzaku vuajti gjatė gjithė jetės nga probleme shėndetėsore. Nė 1850-ėn, ai u martua me Evelina Hanska njė grua qė e kishte pasur tė dashur pėr shumė vjet. 5 muaj pas martesės Balzaku ndėrroi jetė.

    Marre nga Gazeta Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1

    Smile hi

    Citim Postuar mė parė nga de Balzak Lexo Postimin
    besoj se mundem,
    se shpejti!
    ej na falnin per pengesen po pe shoh qe e adhuroni shum honore de balzakun dhe nqs ka mundesi vepren"xha gori" te balzakut te ma analizoni dhe te ma dergoni ne mesage tonny_07@live.com se me duhet per provim te lutem nqs ka mundesi

  5. #25
    "Isha i vetėm pa pėrkrahjen e askujt. Nuk kisha as miq pėr shkak tė karakterit tim shpėrthyes, dyshimtar e tė paqetė. Askush nuk donte ta kuptonte se fakti qė prekesha shpejt, shpjegohej me vėshtirėsitė e jetės dhe me tė punuarit jashtė mase. Sepse unė ndodhesha mu nė fund tė jetės shoqėrore dhe, dėshiroja tė dilja nė krye. Veē kėsaj unė ruaja nė shpirt ato cilėsi tė mira dhe, atė gatishmėri pėr tė ndihmuar tė tjerėt qė, do t’i quaja gjithnjė natyrat e fuqishme tė cilat mund tė arrijnė nė cilėndo majė, megjithėse para kėsaj do t’u duhej tė rropateshin nė batakun e mjerimit... Nuk e di, a mund tė krahasohet helmi qė rastiste tė provonim mė vonė, kur vinim re ndonjė veprim tradhtar tė ndonjėrit nga kolegėt...
    ....Pėrpiqesha tė grumbulloja sa mė shumė dije tė qėndrueshme, nė mėnyrė qė t’ia ngrija sa tė ishte e mundur mė shumė vlerat vetes dhe, kėshtu ta meritoja vendin qė synoja tė zija.... Ishte njė dyluftim i gjatė, i egėr, i rėndė. Askujt s’i vinte keq pėr mua....
    ... Nė kėtė mėnyrė unė i hakmerrem, pėr vuajtjet e rinisė atij egoizmi tė pashpirt qė ndeshet nė ēdo hap nė shoqėrinė e lartė, kur kujtoj sa pengesa mundoheshin tė mė krijonin nė rrugėn time drejt lirisė: urrejtja, smira, shpifja.
    Nė Paris, kur tė shohin se je gati pėr tė hipur nė kalė, njėri tė ngreh nga cepi i xhaketės, ndėrsa tjetri pret nėn barkezėn e kalit qė tė biesh e tė thyesh kokėn; njė i tretė i heq patkojtė kalit, kurse i katėrti do t’iu heqė kamzhikun. Mė i ndershmi, ėshtė ai qė, afrohet me armė nė dorė pėr tė tė qėlluar mu nė krahėror. Ju keni talent biri im dhe, shpejt do ta kuptoni ēfarė lufte tė tmerrshme e tė pandashme bėn mediokriteti me ata qė ia kalojnė.
    Nėqoftėse nė darkė do tė humbisni 25 luidorė, tė nesėrmen do t’iu akuzojnė pėr kumarxhi, kurse miqtė tuaj mė tė mirė do tė fillojnė tė thonė se keni humbur 25 mijė franga. Po t’iu dhėmbė ca koka, do tė thonė se keni filluar tė ēmendeni. Po t’iu shpėtojė ndonjė fjalė e ashpėr, aty pėr aty do tė thonė se je njeri me tė cilin s’bė dot askush. Nėqoftėse gjatė luftės me kėtė ushtri pigmejsh do tė tregoheni i fuqishėm e i vendosur, miqtė tuaj mė tė mirė do tė fillojnė tė ulėrijnė se ju nuk duroni askėnd pranė vetes, se doni tė sundoni, tė urdhėroni tė tjerėt. Me njė fjalė, tė gjitha vlerat e tua kthehen nė tė meta, nė vese, kurse bamirsitė e tua nė krime.
    Po u penguat, do tė thonė “ra”. Nėqoftėse shpikni diēka dhe pėrpiqeni tė mbroni tė drejtat tuaja, do t’iu dali nami si njeri tepėr i pashkueshėm, gjithashtu edhe si njė llogaritės dinak qė nuk u lė shteg forcave tė reja tė ecin pėrpara. Kėshtu, miku im, ju e dini se tek unė jeton njė Deplen krejtėsisht i ndryshėm nga Depleni pėr tė cilin flasin aq keq. Por, le tė mos gėrmojmė mė nė kėto plehra."

    (Mesha e Ateistit; Tregime dhe novela nga H. de Balzak)



    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Mbetet pa dyshim nje nder shkrimtaret me te medhenj te letersise boterore...vepra qe me pelqen me teper eshte...Iluzione te humbura"
    Pajtohem me mendimin tėnd, po ashtu edhe pėr mua, vepra qė mė pėlqen mė shumė, ėshtė "Iluzionet e humbura."
    Ajo qė mė pėlqen mė shumė nė kėtė vepėr, ndėr shumė mesazhe tė tjera qė pėrcjell, ėshtė zgjedhja mes dy rrugėve e tė rinjve tė talentuar; tė tregojnė durim dhe tė mos pėrlyhen nė llumin e shoqėrisė pėr shkak tė interesave tė tyre, duke punuar dhe duruar pa reshtur deri tė vijė ēasti i tyre i lavdisė, si me gjenitė e tjerė Rusoi, Volteri, Molieri etj etj... qė hasėn aq shumė vėshtirėsi nė rrugėn e tyre por, nuk u pėrlyen kurrė me llumin dhe, duke mos tradhėtuar idealet e tyre qė tė ndiqnin metodėn makiaveliste : "qėllimi justifikon mjetin", ku ky rreth i ndritur nė roman pėrfaqėsohet me tė rinjtė qė ishin nė rrethin e d'Artezit - pėrballė rrethit tjetėr tė tė rinjve (Etjen Lustoit me shokė) qė vetėm pėr tė arritur qėllimet e tyre, nėpėrkėmbin ndėrgjegjen duke u pėrzier me llumin vetėm qė tė ishin tė pasur e tė suksesshėm sa mė shpejt dhe, duke u treguar tė dobėt pėrballė vėshtirėsive tė jetės; nga ku personazhi ynė kryesor Lysjeni, braktis rrethin e d'Artezit dhe zgjedh rrugėn tjetėr - atė tė thjeshtė, por gjėrat pėr tė s'i ecin aq mirė sa mendonte...

    Nga ke humbur shoku tanku?



    *
    Po sjell ca citate/fragmente nga libri....

    “Njerėzit shpirtmėdhenj, janė zakonisht tregtarė tė pazotė.”

    “....lakmia ėshtė vetia karakteristike e tregtarit tė vėrtetė...”

    “Ka ndjenja qė tė tjerėt s’t’i kuptojnė, e qė duhet t’i fshehėsh nė zemėr.”

    “Aty ku zė fill ambicja, s’ka mė ndjenja tė ēiltra.”



    “Diplomacia, shkenca e atyre qė nuk dijnė asnjė shkencė e qė duken tė thellė duke qenė me mendjen e zbrazėt; kjo ėshtė njė shkencė shumė e rehatshme sepse, shprehet praktikisht me kryerjen e detyrave tė larta, ajo kėrkon njerėz tė mbyllur, i lejon injorantėt tė mos hapin gojė, tė shpėtojnė duke tundur kokėn nė mėnyrė misterioze; dhe, mė i zoti nė kėtė shkencė ėshtė ai qė noton duke mbajtur kokėn mbi sipėrfaqen e lumit tė ngjarjeve qė duket sikur i drejton, mgjs tėrė puna nė thelb peshon pak.”

    “Tė krijosh do tė thotė tė vuash.”

    “Mendimi piqet ngadalė”

    “Duke hyrė nė jetė, edhe njerėzit qė kanė besim nė fuqitė e tyre, bien nė dėshpėrim.”


    “Koka, ėshtė tėrė kapitali i njerėzve qė s’kanė tjetėr pasuri – veē menēurisė sė tyre.”


    “....sa zemėrbutė janė njerėzit me mendje tė lartė...”


    "Bėj si ne, vuaj dhe duro - tha Bjanshoni - Tė vuash burrėrisht dhe tė kesh besim te puna"

    "Qėndresa ėshtė baza e virtytit"


    “Miqėsia fal gabimin ose njė vrull pasioni tė papėrmbajtur por, ėshtė e pamėshirshme kur ėshtė fjala pėr ēėshtje ndėrgjegjeje, shpirti dhe mendimi.”


    (vazhdon...)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 17-10-2012 mė 13:09

  6. #26
    Jeta e Balzakut s'ėshtė ashtu siē pėrshkruhet nė kėto artikujt qė qenkan nė kėtė faqe, por sidoqoftė s'po ndalem nė kėtė pikė; nė fund tė fundit spekullime tė tilla nuk ia heqin madhėshtinė e gjeniut letrar!

    *Nga "Iluzione tė humbura":


    “Ē’ėshtė e vėrteta, ka njerėz qė e humbasin pamjen dhe vlerėn e tyre tė mėparshme, me t’u ndarė nga njerėzit, nga sendet, nga vendet qė u shėrbejnė si suazė.”

    “Syri, krahason mė parė se zemra tė ketė mundėsi pėr tė ndrequr njė gjykim tė shpejtė.”

    “...nė mbretėrinė e tė vėrbėrve nderohen ata qė janė me njė sy...”

    “Kur mendimet i kthejmė drejt ndenjave tona, ngjasin gjėra tė ēuditshme brenda njė kohe tė shkurtėr; revolucionet morale bėhen sipas ligjeve qė kėrkojnė veprim tė shpejtė.”


    “Kur njė grua pendohet pėr dobėsitė e veta, ajo i heq njė sfungjer sė kaluarės – qė tė lajė gjithēka.”


    “Pėr tė mposhtur tundimet ndaj dėfrimeve, duhet energjia e fortė e talentit tė vėrtetė ose, vullneti i zymtė i ambiciozit.”


    “Njerėzve me temperament nervoz, etja pėr pėrsosuri u shtiret si sėmundje”

    “Krenaria jote, i dashur poet, ėshtė e madhe, sa ti e vė nė miqėsinė tėnde! – thirri Fylzhansi. Njė krenari e tillė tregon njė egoizėm tė tmerrshėm dhe, egoizmi ėshtė helmi i miqėsisė”

    “Ndjenja e mirėsisė e forcon miqėsinė dhe ia shton bukurinė. Kėta tė rinj kishin besim tek njėri - tjetri: armiku i njėrit ishte armiku i tė gjithėve, secili ishte gati tė dėmtonte interesat e veta jetike pėr hir tė harmonisė sė zemrave tė tyre. S’ishin tė zotėt tė bėnin asnjė poshtėrsi dhe, ēdo akuze mund t’i pėrgjigjeshin me njė JO tė tmerrshme dhe, mbronin njėri - tjetrin me guxim” - (rrethi i tė rinjve ku bėnte pjesė D'Artezi)

    “Byfoni ka thėnė se, gjeni’ – do tė thotė durim. Ē’ėshtė e vėrteta, nga tė gjitha vetitė e njeriut, durimi i pėrngjan sistemit me tė cilin Natyra krijon veprat e veta. Ē’ėshtė arti zotėri? – Ngjizje e Natyrės.”


    ____________________


    *Njė ndėr novelat qė mė ka pėlqyer mė shumė, tė them tė drejtėn mė ka 'tronditur' kur e kam lexuar, ėshtė "Vendetta", novelė tė cilėn Balzaku ia ka kushtuar skulptorit milanez Puntinoti qė, si duket paska pasur njė histori tė vėrtetė nė atė novelė aq tragjike por, s'mund ta mohosh qė ėshtė vėrtetė e mrekullueshme...

    Pa shkėpus ca pjesėza nga ajo novelė:

    “Rasti u vje nė ndihmė gjithmonė njerėzve qė, kėrkojnė me kėmbėngulje ēdo gjė.”


    “S’ka gjė mė poshtėruese pėr vajzat, si dhe pėr gjithė njerėzit e tjerė, kur shohin qė ndonjė ligėsi e tyre, a fyerje, a fjalė therėse – dėshton, ngaqė viktima nuk i pėrfill fare. Atėherė duket sikur urrejtja ndaj viktimės rritet, po aq sa ē’qėndroi ajo pėr nga karakteri mė lart se tė tjerėt.”


    “Njė vepėr arti e bėrė me pasion, ka njė frymė tė veēantė.... nganjėherė dashuria zėvėndėson talentin.”

    “Ngushėllimet e gruas kanė njė ėmbėlsi qė, tė zbutin shpirtin, janė tė mbrujtura me njė ndjenjė prej mėme, tregojnė kujdes dhe dhembshuri. Po kur fjalėt, qė tė qetėsojnė shpirtin e tė japin shpresė, shoqėrohen me ca gjeste tė hijshme e me njė zė tė ėmbėl plot ndjenja, e sidomos kur ngushėlluesja ėshtė e bukur, njė djalė i ri e ka zor t’i bėrė ballė asaj.”

    “Tė jesh shpresa e vetme e njė krijese fisnike, ta dashurosh dhe ta braktisėsh?... njė gjė e tillė ėshtė tradhėti qė, tė rinjtė s’mund ta bėjnė.”


    “A mos vallė dashuria nuk ėshtė si deti, qė u duket monoton njerėzve tė rėndomtė sepse, e shikojnė pėrciptaz ose i hedhin njė vėshtrim tė shpejtė, kurse njerėz tė tjerė mund tė kalojnė tėrė jetėn e tyre duke soditur detin qė, u nxjerr pa reshtur pėrpara syve fenomene tė mrekullueshme dhe, i lė pa mend.”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 18-10-2012 mė 11:52

  7. #27
    “Ka lumturira qė duken si tė pamundura; kur vijnė - tė djegin si vetėtima”

    “ Fatkeqėsia ėshtė njė lloj hamjalie qė, ka pėr veti tė forcojė gjendjen e mėparshme shpirtėrore; nė disa njerėz ajo e shton mosbesimin dhe ligėsinė, disa tė tjerė qė e kanė zemrėn bujare – i bėn akoma mė tė mirė”

    (pėrzgjedhur nga “Kolonel Shaberi”, tregime dhe novela; H. De Balzak)


    *
    “Siē ndodh me tė gjithė njerėzit gjenialė, edhe ai s’pati pasues: ai solli gjithēka dhe gjithēka e mori me vete”


    “Ziliqarėt dhe kokėtrashėt, asnjėherė nuk mund t’i kuptojnė ato shtytje sipas tė cilave veprojnė mendjet e shquara. Prandaj, sapo ata vėnė re disa nga kėto kontradikta tė sipėrfaqshme, kapen pas tyre, mbi atė bazė hartojnė njė akt-akuzė dhe i vėnė vetes pėr qėllim ta dėnojnė pa vonesė tė pandehurin”

    “Miku im, shpirtrave tė ndjeshėm e tė fuqishėm, kur u jepet rasti pėr tė vepruar nė sferat e tjera, u mungon aftėsia pėr intrigat e jetės, ajo mendje e shkathėt dhe e aftė pėr t’u pėrshtatur, qė ėshtė karakteristikė pėr njerėzit e vegjėl. Rasti, ėshtė ėngjėlli mbrojtės i kėtyre shpirtrave. Ata nuk kėrkojnė, ata gjejnė”

    (pėrzgjedhur nga “Mesha e Ateistit”)


    *
    “Ah! Dashuria ėshtė njė mister, ajo jeton vetėm thellė nė zemėr dhe, gjithēka ka marrė fund, kur burri i thotė qoftė edhe mikut tė tij: ja, kjo ėshtė gruaja qė dashuroj unė!”
    (pėrzgjedhur nga “Kryevepėr e Panjohur”)


    *
    “S’mund tė bėhesh njeri i madh me ēmim tė lirė, - tha me zė tė ėmbėl Danieli. – Gjeniu i vadit me lot veprat e veta. Talenti ėshtė njė fenomen moral dhe, si ēdo qėnie e gjallė, u nėnshtrohet nė fėmini sėmundjeve. Kush do tė ecė pėrpara, duhet tė jetė i gatshėm pėr luftė, tė mos prapset para asnjė vėshtirėsie. Njė shkrimtar i madh, ėshtė njė dėshmor qė do tė mbetet gjithnjė i pavdekshėm. Ju keni me tė vėrtetė talent, - i tha Daniel d’Artezi Lysjenit dhe sikur e pushtoi me vėshtrimin e tij, - po nėqoftėse ju mungon vullneti, nqs s’keni durim tė madh, nqs trillet e fatit iu largojnė nga rruga drejt qėllimit tuaj dhe, s’e nisni dot nga e para rrugėn pambarim drejt pėrsosurisė, po ashtu si breshka, e cila, kudo qė ndodhet, gjithnjė synon drejt oqeanit tė vet, atėherė hiqni dorė nga qėllimi juaj.”


    “...Ndijimi i hollė, ėshtė shenjė e njė ndjeshmėrie tė madhe.”


    “Kritika ėshtė njė furēė qė, s’pėrdoret dot pėr tė pastruar pėlhurat e holla sepse do tė griseshin”


    “....njerėzit plot urrejtje, kanė nevojė pėr tė gjithė.”


    “Njerėzit me horizont tė ngushtė mendor janė maniakė, iu duket se nėn rrezet e diellit s’ka vend pėr suksesin e dy vetave”


    “Shakaja ėshtė si pambuku: kur tirret shumė hollė, kėputet”


    “Kur njerėzit e menēur fillojnė t’i hapin zemrėn njėri-tjetrit, ėshtė e sigurtė se ata janė tė dehur”


    “Aftėsia pėr tė bėrė llogari nė rrethanat mė tė vėshtira tė jetės, tregon vullnet tė fortė, qė s’mund ta kenė kurrė njerėzit e dobėt”


    “Njeriu arrin suksese, vetėm kur shtyhet nga dora e hekurt e nevojės”


    “Mitologjia qė, ėshtė njė nga shpikjet mė tė mėdha tė njerėzimit, e ka vėnė tė vėrtetėn nė fund tė njė pusi dhe, duhen kova pėr ta nxjerrė”


    (fragmente tė pėrzgjedhura nga “Iluzionet e humbura”)

  8. #28
    Pėrzgjedhur nga “Gogseku”

    “Ja Kamilė, sesi shkojnė buzė greminės gra tė reja, mjafton nganjėherė njė valle, njė melodi pianoje, njė shėtitje nė fushė pėr tė shkaktuar mjerime tė tmerrshme. Atje shkojnė, ato qė tėrhiqen nga zėri i kotėsisė mendjemadhe, i krenarisė, tė gėnjyera nga njė buzėqeshje ose, nga marrėzia ose, nga ēamarrokėsia.
    Turpi, Pendimi dhe Mjerimi, janė tri furi, nė duart e tė cilave do tė bien medoemos gratė qė kapėrcejnė kufinjtė...”



    “...Shpirtrat e butė qė, duke mos ditur mėnyrėn si ta vrasin hidhėrimin, vriten gjithmonė nga ai. Jeta ėshtė njė punė, njė zanat qė duhet tė lodhesh ta mėsosh. Kur njė njeri ka mėsuar ē’ėshtė jeta, nga hidhėrimet e shumta qė ka hequr, atėherė pejzat e tij forcohen dhe fitojnė njė farė zhdėvjellėsie qė, i lejon tė qeverisė ndjesinė e tij; ai i bėn nervat si susta ēeliku qė epen pa u thyer; nėqoftėse stomaku ėshtė nė rregull, atėherė njė njeri i pregatitur nė kėtė mėnyrė mund tė jetojė aq sa ē’jetojnė kedrat e Libanit qė janė pemė tė famshme.”



    “...Qėllimet e fshehta dhe mendimet qė kanė nė kokė dy kundėrshtarė, merren me mend pothuaj gjithmonė nga njėri - tjetri. Midis dy armiqve, njeriu vė re nganjėherė po atė qartėsi arsyetimi, po atė fuqi pikėpamje intelektuale, qė vė re, edhe midis dy dashuruarve qė lexojnė nė shpirtin e njėri - tjetrit”


    “....keqardhja, ndjenjė e cila, pėr disa karaktere ėshtė si fyerja mė mizore”


    “Ēfarė pikture tė lemerishme do tė paraqisnin shpirtrat e atyre qė janė pranė shtratit tė vdekjes, sikur tė qe e mundur qė njeriu tė pikturonte mendimet e tyre.”

    “....dhe gjithmonė pasuria, ėshtė nxitja e intrigave qė pėpunohen, e planeve qė formohen dhe e komploteve qė kurdisen”


    “Mjerimi, ėshtė mjeshtri ynė mė i madh... tė mėson vlerėn e parasė, atė tė burrave dhe atė tė grave”

    *

    Pėrzgjedhur nga “Iluzionet e humbura”

    “Gati tė gjithė kishin karakter tė butė dhe ishin zemėrgjėrė, dy cilėsi qė tregonin epėrsinė e tyre morale. Zilia, kjo dhuratė e tmerrshme e shpresave tė humbura, e talenteve tė dėshtuara, e sukseseve tė paarritura, e dėshirave tė paplotėsuara, ishte e panjohshme pėr ta. Nė talentin e vėrtetė gjithēka ėshtė e ēiltėr, pa asnjė shenjė mendjemadhėsie dhe, epigrama e tij tė mallėngjen e nuk tė prek nė sedėr. Me t’u zhdukur emocioni, ai qė hynte pėr herė tė parė nė kėtė rreth, ndjente njė kėnaqėsi tė patreguar nė mes tė kėtyre djelmoshave, qė ishin ajka e rinisė. Marrėdhėniet e ngushta miqėsore nuk e zhduknin vetdijen qė kishte secili pėr vlerėn e vet, po secili kishte respekt tė thellė pėr shokun; shkurt, secili e kuptonte se mund tė ishte edhe mirėbėrės dhe mirėnjohės ndaj tjetrit, prandaj tė gjithė i pranonin pa druajtje shėrbimet e njėri - tjetrit. Nė bisedat e tyre tė rrjedhshme dhe fort tėrheqėse, ata preknin tema tė ndryshme. Tė shpejta si shigjeta, fjalėt rridhnin nga goja dhe hynin nė thellėsi tė shpirtit. Varfėria e madhe e jetės sė tyre dhe, madhėshtia e pasurisė sė tyre intelektuale, ishin njė kontrast i ēuditshėm. Tė gjithė kishin njė bukuri morale, qė i jep hijshi edhe pamjes sė jashtme, ashtu si puna e lodhshme mendore dhe netėt pa gjumė; qė i jepnin fytyrės sė tyre njė pamje madhėshtore. Sytė e tyre tė gjallė e tė kthjellėt, dėshmonin pėr jetėn e tyre tė papėrlyer. Gjatė ditėve kur e ndjenin mė tepėr skamjen, kėta tė rinj e duronin atė me buzė nė gaz, luftonin kundėr saj me burrėri dhe skamja s’lėshonte dot hije tė zymtė nė fytyrat e tyre tė ēelura ashtu si nė fytyrat e tė rinjve qė s’kanė bėrė mėkate tė rėnda, qė s’e kanė poshtėruar veten duke rėnė nė gabime pėr shkak tė varfėrisė, ose nga dėshira pėr t’u ngritur me ēdo mjet.
    Tė gjithė kishin zemėr dhe forcė tė barabartė ndjenjash, ata mund tė mendonin dhe tė thonin ēdo gjė, se ata jetonin nė fushėn e shkencės dhe tė arsyes; prandaj marrėdhėniet e tyre ishin tė ēiltra dhe fjalėt e tyre plot gjallėri. Tė bindur se e kuptonin njėri - tjetrin, mendimet e tyre rridhnin lirisht; prandaj s’kishin druajtje mes tyre, ia tregonin njėri - tjetrit hidhėrimet dhe gėzimet, mendonin dhe ndjenin nga thellėsia e zemrės. Pra, kuptohet vetiu pse ata s’pranonin lehtė ndonjė shok tė ri nė rrethin e tyre. Ata e dinin fort mirė madhėshtinė e tyre, e dinin gjithashtu se ishin shumė tė lumtur, prandaj s’kishin dėshirė tė fusnin nė rrethin e tyre njerėz tė tjerė, tė panjohur.
    Aty, shokėt njėlloj tė fortė secili nė fushėn e vet, i jepnin kulturė njėri - tjetrit dhe, me zemėr tė hapur, tregonin gjithēka, edhe mendimet e kėqija; tė gjithė kishin dituri tė thellė dhe tė gjithė ishin kalitur nė mjerime. (Ky ishte rrethi i ngushtė i tė rinjve Daniel D’Artez, Mishel Kretjen, Horac Bjanshon, Leon Zhiroi, Zhozef Bridoi dhe Fylzhans Ridal)



    “ Ju do tė merrni pjesė nė njė luftė tė tmerrshme vepėr me vepėr, njeri me njeri, parti me parti, ku duhet tė luftosh pa pushim qė tė mund tė fitosh. Ato pėrpjekje tė neveritshme fikin iluzionet, ēoroditin ndjenjat, tė lodhin, tė dėrrmojnė shpirtėrisht; sepse pėrpjekjet tuaja shėrbejnė shpeshherė pėr suksesin e armikut tuaj, pėr tė kurorėzuar ndonjė talent tė dorės sė dytė, qė ju e paraqitni pa dashur si gjeni.”

    “Sot, qė t’ia arrish qėllimit, duhet tė zėsh miqėsi. Ju e shikoni se ēdo gjė varet nga rasti. Mė e keqja ėshtė tė jesh i menēur, tė kesh dituri dhe tė rrish i vetmuar.” (Lustoi)



    “- D’Artezi ka tė drejtė, - thirri Lysjeni
    - E njihkeni D’artezin? – tha Lustoi? – Sipas mendimit tim, s’ka gjė mė tė rrezikshme se mendimtarėt e vetmuar, tė cilėt, po ashtu si ai djaloshi, pėrfytyrojnė se mund tė tėrheqin me vete botėn; kėta fanatikė i prishin ėndrrimtarėt qė ushqejnė fantazinė e tyre duke besuar verbėrisht nė forcat e veta, siē besojnė tė gjithė nė rini; kėta njerėz qė korrin lavdi pas vdekjes sė tyre, na pengojnė tė ecim para nė atė moshė kur pėrparimi ėshtė i mundshėm dhe i dobishėm.”
    Kjo shprehje e hollė, qė nxirrte nė pah argumente tė qarta, e bėri Lysjenin tė ishte nė dy mendje: tė duronte me kėmbėngulje varfėrinė, qė e predikonin miqtė e rrethit tė tij (D’Artezit), apo tė pėrqafonte doktrinėn militante, qė ia kishte shpjeguar Lustoi.



    “Tė them tė drejtėn, sonte mė duket sikur po ha darkė me luanė dhe pantera, qė mė bėne nder duke i fshehur kthetrat e tyre.”



    “Talenti tė merr nė qafė, nėqoftėse nuk shoqėrohet me njė farė prirje pėr intrigė”



    “Tallja e poshtėron veprėn, kurse njė kritikė serioze ėshtė nganjėherė njė lavdėrim”


    “Unė mendoj qė pendimi i rastit, ėshtė njė hipokrizi e madhe. Njė pendim i tillė ėshtė njė shpėrblim pėr veprimet e kėqia. Pendimi ėshtė njė dlirėsi e shpirtit. Njė njeri qė pendohet dy herė, ėshtė njė hipokrit i tmerrshėm. Kam frikė se mos e shikon pendimin si larje mėkatesh”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 31-10-2012 mė 13:34

  9. #29
    “Nė jetėn e ambiciozėve dhe, tė tė gjithė atyre qė mund ta arrijnė suksesin vetėm me ndihmėn e njerėzve dhe tė rrethanave tė volitshme, duke u udhėhequr nga njė plan veprimi i ndėrlikuar, i vazhdueshėm, i saktė, vjen njė ēast i tmerrshėm, kur kushedi se cila forcė i vė ata pėrpara provash tė vėshtira; atyre s’u ecėn asgjė, fijet kėputen ose ngatėrrohen nga tė gjitha anėt dhe i pllakos fatkeqėsia.
    Kur njė njeri e humbet toruan dhe s’di nga t’ia mbajė, ėshtė i humbur. Njerėzit qė dijnė t’i bėjnė ballė furisė sė parė tė rrethanave, qė durojnė me burrėri gjersa tė bjerė fashė stuhia, qė shpėtojnė duke u ngjitur me mundim tė madh nė sferat e larta, janė me tė vėrtetė njerėz tė fortė.”





    “Kurrė s’duhet tė hidhesh nga njė kamp te tjetri, pa pėrgatitur qė mė parė njė shtrat tė butė, ku mund tė ngushėllohesh pėr tė kėqijat qė mund tė tė ndodhin”




    “- Lufta ėshtė luftė. Libri juaj ėshtė i mrekullueshėm por, u ngjalli zili tė tjerėve; lufta juaj do tė jetė e gjatė dhe e vėshtirė. Talenti ėshtė njė sėmundje e tmerrshme. Ēdo shkrimtar ka nė zemrėn e vet njė parazit qė i ngjan tenias sė zorrėve dhe, ky parazit i pėrpin ndjenjat sapo i lulėzojnė. Kush do tė fitojė? Sėmundja do tė mposhtė njeriun, apo njeriu sėmundjen?
    Sigurisht duhet tė jesh njeri i madh qė, tė mbash drejtpeshimin midis gjenialitetit dhe karakterit. Talenti zhvillohet, zemra bėhet gurė. Duhet tė jesh vigan, duhet tė kesh fuqinė e Herkulit, pėrndryshe ose vdes ose, zhduket talenti.”

    ("Iluzionet e humbura")

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dashurie nga autorė tė famshėm (Tribut pėr Shėn Valentinin)
    Nga angeldust nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 29-01-2013, 19:53
  2. Jeteshkrime nga jeta e njerzve te medhej nder shekuj !
    Nga ALBA nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 03-07-2011, 06:33
  3. Jetėshkrime nga njerėz tė menēur!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •