Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lahperat e Kosoves shok me zagaret e SHqiperise.

    Kohajone

    ---------

    Kukesi i kthen 12 makina UNMIK-ut
    Kukes - 114 makina te bllokuara ne Qarkun e Kukesit ne pese muaj. Sipas policise nje pjese e madhe e tyre jane vjedhur ne Kosove. Ndersa brenda ketij harku kohor jane kthyer ne Kosove pronareve te ligjshem te makinave te vjedhura, pjesa me e madhe e tyre. Vetem UNMIK-ut i jane kthyer 12 fuoristrada te vjedhura nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Kukesit. Keto jane te dhenat statistikore te sektorit te policise se qarkullimit rrugor ne rrethin e Kukesit, te cilat flasin per nje pune te perkushtuar te ketij sektori te policise. Shefi i Policise Rrugore te Kukesit Pellumb Lisha eshte shprehur per "Koha Jone" se nga muaji janar-maj jane 69 mjete te bllokuara ne rrethin e Kukesit, 20 mjete ne rrethin e Hasit dhe 25 ne ate te Tropojes. Sipas tij bllokimi i mjeteve te lartpermendura ka ardhur si rezultat i mungeses se dokumentacionit te mjeteve si dhe nje pjese e madhe e tyre kane rezultuar te vjedhura ne Kosove. "Keshtu qe ne harkun kohore te pese muajve,-thekson Lisha,- vetem UNMIK-ut i jane kthyer 12 makina tip fuoristrada te vjedhura nga shtetas te Republikes se Shqiperise, duke i kaluar ato ne rruge te fshehte ne per shtegkalime te ndryshme pergjate kufirit te Kosoves me Qarkun e Kukesit. "Jane pese makina te shoqatave joqeveritare qe operojne ne Kosove, tashme te bllokuara ne komisiariatet e policise se Qarkut te Kukesit qe se shpejti do t'u kthehen atyre, pasi jane plotesuar te gjithe dokumentacioni i nevojshem per kthimin e tyre", -ka nenvizuar shefi i policise rrugore. Me tej ai ka nenvizuar se fluksi i mjeteve te vjedhura ne Kosove nga shtetas te Republikes se Shqiperise nga muaji janari, eshte ne rritje. Vetem per muajin maj jane regjistruar 23 mjete te bllokuara ne rrethin e Kukest dhe 16 ne ate te Tropojes. "Sektori i policise rrugore i ka kushtuar nje vemendje te vecante punes se saj ne kete drejtim duke shtuar kontrollet e saj dhe rritjes se numrit te postoblloqeve me qellim minimizimin e fenomenit te vjedhjes se makinave matane kufirit",-ka perfunduar shefi i policise rrugore ne Drejtorine e policise se Qarkut te Kukesit Pellumb Lisha.

    M.Halili

    ----------
    gur gur behet kalaja por nga vjedhjet e hajnave behet hataja.
    Keta pisa mbushin xhepat e tyre por na prishin me Naton, clirimtaren e Kosoves. Lahpera mismirnjohes.
    Mos hani bar shok Kosovar!!!!.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 29-05-2002 mė 19:25

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Policia ndėrkombėtare ka konfiskuar nė Gjilan njė sasi tė materialit pėr prodhimin e mėse 40 tonė tė cigareve
    --------------------------------------------------------------------------------

    Gjilan, 30 maj 2002 - Zėdhėnėsi i policisė pėr Sektorin e Lindjes, Romano Ulianovski ka bėrė tė ditur se policia ndėrkombėtare nė njė aksion tė saj ka zbuluar dhe ka konfiskuar nė rajonin e Gjilanit njė sasi tė materialit pėr prodhimin e mėse 40 tonė tė cigareve.

    Materiali i konfiskuar ėshtė gjetur nė njė fabrikė ilegale tė prodhimit tė cigareve nė Gjilan. Mirėpo, sipas pėrshkrimit tė vendodhjes sė saj del se fjala ėshtė pėr objektet e industrisė sė duhanit nė Gjilan. Hetime kanė treguar se kėtu gjatė vitit 2000 janė prodhuar dhe janė shitur pa licencė 20 tonė cigare tė llojit Marllboro, tha Ulianovski.
    -----------------------------------------

    Brari,

    Ja ky ėshtė "fryti" i qeversiės sė PS nė Shqipėri dhe i QPKTH-it nė Kosovė. Nė Shqipėri pa drita, akuzohet i zgjedhuri i PS-pėr "marifete". Nė Kosovė pa drita, akuzohet njė ndėrkombėtar e shumė nga bordi i drjetorėve tė KEK-ut, tė emėrruar nga QPKTH-it.
    Nė Shqipėri mbaroi albtelekomi, nė Kosovė kush se di ēfare ka berė shoqja e QPKTH-it, Leme apo Lame Xhema! Nė Shqipėri trafikohet me cigare, njė zot e di prej kur, nė Kosovė QPKTH-it vetėm nė vitin 2000 zbulohen 20 tonė cigare tė vjedhura, pardon pa licencė!


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  3. #3
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    kosovar cka do te thote QPKTH?

    Dhe sa i perket kontrabandes se cigareve, naftes, eshte shume shume e komplikuar.
    kosovar, per kontrabanden e cigareve dhe naftes jeni duke shkruar ne mjegull, pa pasur info jo te mjaftushme dhe me nje frymezim anti-Thaqi dhe pa e ditur se Thaqi nuk ka fuqi ta udheheq ate kontrabande. Ne kete trafike sjellen interesa shtetesh si Malit te Zi, Maqedonise, Serbise, Bosnjes dhe Shqiperise ndersa kontrabanda ne Kosove kontrollohet nga tre njerez, dy pa floke dhe nje me floke, neqofse ke info mundesh te dekodoshe diqka nga mesazhi ime dhe nga floket. Kaq dije te theme.

    Sidoqofte, nuk kam ndermend qe te tjereve t'ju beje probleme, qe ne forum te shkruj te verteten mbi kete kontrabande, ne Rrafshin e Dukagjinit dhe Rrafshin e Kosoves edhe pse kam teper info.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    QPKTH=Qeveria e Pėrngutshme e Kosovės e Thaēit.

    Unė nuk flas me kode e me shkelje syri! Kur di e them haptas, kur s'di, rri rehat dhe nuk mirrem me ēeshtje flokėsh!

    Nėse ke frikė ta thuash haptas, mė thuaj nė privat, e unė e them haptas jo vetėm nė forum por edhe nė mjete tjera tė informimit me emėr e mbiemėr tė vėrtetė.
    Kaq!


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mad_about
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    fushave
    Postime
    75
    kosovar
    ti kishe plotesisht te drejte per gjithe ato qe kishe shkruar se ne te vertete eshte ashtu .
    nese dikush ka interesa nga ai trafikim pse duhet shfrytezuar ne dhe vednin tone.
    ne gjithmone jemi mesuar qe fajin t'ja leme te tjereve po eshte momenti i fundit qe te vetedijesohemi,se askush nuk do na tregoje neve se c'duhet bere te mira per veten tone(perkundrazi).
    nuk duhet ti mbyllim syte para te vertetes.
    Great minds have purposes, others have wishes!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Pse kaq pak respekt pėr vehten?

    I lexova kėta mesazhet kėtu sipėr dhe mė habiti diēka.
    Nuk ėshtė fakti se u bė kontrabandė apo u bė vjedhje. As pjesėmarrja e Thaēit me flokė apo pa flokė. Ėshtė ajo puna e trimėrisė mė tė madhe- durimit dhe ajo puna e tė prishurit me Naton si edhe ajo tjetra pėr atė qė i pėlqen vetja dhe nuk u pėlqeka nga tė tjerėt.
    Kėto mbroēkulla duhet tė jenė shkruar nga Ibrahim Rugova, patjetėr, se njeri shqiptar me dy gram tru, nuk ma merr mendja se i ka shkruar. Mė falni, nuk dua tė akuzoj njeri si me dy fytyra, por, ju lutem, a nuk i hiqni ato pseudonimet dhe dilni me emrin tuaj tė vėrtetė?!
    Faleminderit pėr mirėkuptimin!
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Halit djali

    Te siguroj se Rugova nuk shkruan ketu.


    Ju keni nji ideal te tille..
    "Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!"

    Rugova punon per kete ideal. Nese nuk do kish punuar per kete Ideal nuk do kish marre LDK-ja as 2 % te votave.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Pellazgu

    Mė bėre tė qeshem shumė. Sidomos me punėn e durimit etj...

    Ēdo shtet qė ka njė qeveri, ka edhe njė kryeminister. Tė mirat dhe tė kqijat i bien kryeministrit nė udhėheqjen e vendit dhe qeverisė sė tij. Kuptohet kjo ndryshon sipas kompetencave qė i akordon kushtetuta e vendit pėrkatės.

    Nė Kosovė nė vitin 2000 kryeminister i QPKTH ishte Thaēi e jo Rugova. Tash prap Thaēi e ka kryeministrin nga partia e vetė.

    Fundja ēfarė shtetesh janė Maqedonia, Mali i Zi (Prishtina ka me shumė banorė se Mali Zi) apo Bosna etj. qė trojet shqiptare tė poshtrohen deri ne kėtė nivel kaq tė ultė.

    Veē kėsaj ėshtė kombi shqiptar qė po vuan nga varfėria derisa tė tjerėt po pasurohen me trafiqe duke pėrdoruar takėn shqiptare.

    Sa pėr identifikim po me habit pakėz. Pse ti je regjistruar me emrin Pellazgu e jo me identifikim tė vėrtetė?


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ...

    lahper-njeri i keq

    Lahpera te kosoves jane hajnat , trafikantet, te korruptuarit. Ata kane "vllezerit" e tyre ne shqiperi.
    Ne shkrimin tim flitej per hajna qe vjedhin makinat (kerret) e Unmikut neKosove dhe i dergojne ne Albani. Kjo eshte e dokumentuar nga policia e Kukesit. Pra nuk eshte shpikje imja.
    Kjo vjedhje e bere ne bashkpunim mes hajnave te Kosoves dhe hajnave te Shqiperise eshte shume e demshme per ceshtjen e Kosoves dhe nuk duhet te flejme.
    Interesi i hajnave bie ndesh me te Kosoves ..pik.
    Ka fakte qe ka trafik vajzash te vogla nga Albania ne Kosove per tu perdorur si "kamariere" ne kafiqet dhe motelet e Kosoves. Ky eshte prostitucion dhe opinioni duhet te alarmohet.
    Ka fakte se policia kukesit ka kapur trafikant droge te Albanise duke cuar droge ne Kosove.

    Te kapurit me droge ishin njerez te funksionareve te Administrates se qeverise META. META me Thaqin jane Shoke.
    Doganieret e Kosoves jane njerez te Ashimit. Keto jane shenja jo te mira.

    Ja c'thote sot.. gazeta.Shekulli.
    -------
    Korrupsioni, shenjė alarmi nė Kosovė
    Milazim Krasniqi*

    Nė ndonjė stendė tė Panairit tė Librit nė Prishtinė, kėto ditė mund tė gjendeshin edhe libra tė kolosėve tė tiranisė komuniste, tė cilėt, mė shumė se kureshtje, tė zgjonin asosacionin e asaj thėnies qė "gjithēka ėshtė nė shitje". Libra tė vjetėr dhe tė mjerė, nga tė cilėt ka rrjedhur ideologjia e krimit, kėsaj radhe shėrbejnė si metaforė pėr tė kontekstualizuar parullėn rrėnuese, sipas tė cilės "gjithshka ėshtė nė shitje". Nė fakt kjo mė nuk ėshtė parullė, por ėshtė dukuri rrėnuese nė realitetin kosovar.
    Aferat e mėdha tė korrupsionit nė Koorporatėn Elektroenergjetike tė Kosovės, nė Post-telekomin e Kosovės, nė doganat e Kosovės…janė prova tragjike se ka njerėz dhe struktura, tė cilat duan qė gjithēka tė nxirret nė shitje, edhe madje ta plaēkisin vetė me tė drejtėn e tė fortit dhe ligjin e xhunglės. Kjo kulturė e korrupsionit ėshtė mbjellė nė Kosovė nė periudhėn e socializmit, dhe sidomos nė vitet '90, kur regjimi kriminal i Milosheviqit, degradoi nė njė regjim krejtėsisht tė korruptuar ku shitej e blihej edhe e drejta pėr jetė. Qė nga ajo kohė janė edhe shumė nga personat dhe strukturat tė pėrfshirė tashmė nė aferat e korrupsionit masiv nė Kosovėn e pasluftės. Natyrisht janė shfaqur dhe aktorė e partnerė tė tjerė, dhe skema ėshtė bėrė pothuajse e plotė. Pėrfshirja e kompanive tė mėdha kosovare, nė aferat e korrupsionit tė pėrmasave tė mėdha ėshtė shenjė alarmi pėr tė ardhmen e Kosovės, por pėr t'u alarmuar ėshtė edhe heshtja qė e shoqėron kėtė dukuri.
    Elita politike e Kosovės do tė duhej tė ishte mė e alarmuar pėr kėtė situatė, dhe tė ishte mė e gatshme nė bashkėpunim pėr zbardhjen e aferave tė korrupsionit qė po i zė frymėn vendit. Ėshtė edhe mė shqetėsuese heshtja e elitės intelektuale tė Kosovės, e cila thotė se " kjo ngulfatje e shoqėrisė nuk ka tė bėjė fare me tė". Profesorėt universitarė me pagat prej 150 euro, shkrimtarėt qė zvarriten pėr honoraret e mjera nga njė redaksi te tjetra, ekonomistėt ambulantė dhe pėrbėrėsit e tjerė tė elitės intelektuale, do tė duhej tė ishin mė tė gatshėm nė krijimin e njė klime antikorrupsion nė shoqėrinė kosovare. Tani pėr tani nuk ėshtė e qartė se u mbyllet goja nga frika neurotike, apo presioni qė mund tė rezultojė nga organizimi i strukturave kriminale.
    Mė afėr tė vėrtetės duket argumenti se pėr shkak tė statusit tė tyre tė nėpėrkėmbur, ata janė indiferentė dhe tė dėshpėruar. Ndoshta mund tė thuhet edhe se kjo heshtje e radhės ėshtė pasojė e atij procesi tė hidhur tė ēmoralizimit tė ish -shoqėrisė totalitare, ku heshtja e intelektualėve ishte njė politikė dinake, nga e cila, diēka, megjithatė pėrfitohej.
    Nėse librat me pėrmbajtje ideologjike komuniste ekspozohen nė panairet e librave, kjo flet pėr sentimente, pėr injorancė dhe pėr pėrfytyrime tė vonuara. Por nėse vazhdon heshtja e elitės politike dhe veēanėrisht e elitės intelektuale ndaj korrupsionit nė shoqėrinė e re, kjo ėshtė shenjė se kultura e korrupsionit ėshtė mė gjithėpėrfshirėse, dhe mė legjitime, ngaqė dėshirojmė ta pranojmė

    *gazetar nė Prishtinė, REL


    Kjoeshte eturpshme

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    ---------
    Sot shumėkush e ka humbur realitetin e Kosovės e tė Shqipėrisė dhe nga USA ia fut kot, nė e mėr tė patriotizmit tė majės sė brrylit.

    A nuk u plaēkit nė pikė tė ditės nė Shqipėri , nga zagarė e pėrtej zagarėve , njė autobus me maturantė nga Kosova!? Vetėm se kėsaj radhe nė autobus kishte nxėnės. Po kush garanton se nesėr nuk do sulmohet ndonjė autobus me maturantė tė Shqipėrisė nga lahperė e pėrtej lahpėrve nga Kosova!?

    Shtypi i shkruar dhe elektronik informojnė pėr situatėn por ėshtė krejt ndryshe kur pėrjetohet gjendja faktike. Kur them kėshtu kam parasysh tė vėrtetėn e hidhur qė para disa dite bisedoja ne MSN me nje mik timin nga Prishtina, i cili gjindet mbi mesin e piramides sė udhėheqjes sė Kosovės. Ka tė mbaruar Fakultetin Ekonomik dhe ka njė reputacion pėr lakmi nė ministrinė ku punon. Nė pyetjen time pėr mundėsin qė tė kthehem nė atdhe, mu pėrgjigje me njė lajm senzacional: "Ku nė dreq tė mallkuar po shon (kthehesh)? Unė pas pushimeve tė veres do ik nė Gjermani pėr punė, e ti kėkon tė kthehesh." Pasi qė nuk iu besoja syve pėr atė ēka mė shkruante, e pyeta se ēfarė do tė punonte? Mu pėrgjegj, "Puna nuk ėshtė aq mė rrėndėsi. Do laj enė nė njė restorant pėr fillim. Kryesorja dua tė ik nga realiteti i mjerė, mashtruaes, idiotesk, shkurt nga hipokrizia tragjike e Kosovės." Kjo mė la me gojė hapur.

    Pas disa dite shkova ta marrė pasaporten e UNMIK-ut dhe qėndrova pesė ditė nė Kosovė. Ē'ėshtė e vėrteta unė situatėn nuk e pėrjetova nė tė njejtėn masė sikur miku im, por vėrejta se, megjithatė, realiteti kosovar nė mendjen time ishte vjetruar edhe pse atje kisha qene vetėm para njė viti. Ndoshta pesė ditė nuk kanė qenė tė mjaftuara pėr njė evaluim adekuat tė situatės.

    Por, konstatova se vetėm njė moral i mbanė gjallė njerėzit, shpresa pėr tė dalur jasht vendit. Pėrndryshe, pasi punė nuk ka, respekt a ndihmė nga askush e askund, duhet marrė rrugėn e trafiqeve tė ndryshme. U habita sa kanė ndryshuar edhe raportet nė mes tė afėrmėve?

    NB: Fajtore jane zagarėt e majės sė piramidės sė shteteve tona dhe zagarėt qė u duarėtrokasin nga galeritė, pa vrarė mendje qė nė emėr tė patriotizmit fodull, po i ēorodisin trojet shqiptare, para se t'i vrasin dhe t'i varrosin pėrjetėsisht dhe pastaj tė ankohen se serbi e greku i kanė fajet. Kur do ta ndalim kukamen mjerane, se tė tjerėt janė fajtorė pėr dobėsitė tona?

    Pasi Kosova mė nuk ėshtė emėr nostalogjik, ēdo kush mund t'i sakrifikojė 1000$ e ta vizitojė. Binduni vetė pė hajdutėrinė e QPKTH dhe zagarėve pėr rreth!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 04-06-2002 mė 21:09


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Elmaz Plava
    Nga Davius nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:28
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •