Marinsat zbarkojne ne Shqiperi
Rreth 1.800 marinsa dhe pjestare te skuadrave amfibe, te kthyera nga Iraku, nisin dislokimin ne Gjirin e Lalzit, ne kuader te stervitjes se perbashket dyjavore me ushtrine shqiptare. Operacione speciale prane Tiranes dhe Durresit. Kush jane trupat e zgjedhura te ushtrise amerikane, levizja nga Mosuli ne Mesdhe dhe eksperienca ne krizat boterore
Elton METAJ
Gjiri i Lalzit, ne bregdetin e Adriatikut, i ka ngjare mengjesin e djeshem plazhit Omaha te Normandise, kur forcat aleate zbarkuan ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore. Rreth 1.800 marinsa, pjese e Njesise se 26-te Levizese dhe Skuadres se 6-te Amfibe, nisen ne oren 7.00 te mengjesit dislokimin per te filluar nje stervitje te perbashket me ushtrine shqiptare. Te afta per operacione speciale dhe te angazhuara deri ne ditet e para te majit ne Musol te Irakut, marinsat do te qendrojne ne Shqiperi per dy jave per te kryer stervitje te perbashketa me forcat shqiptare ne afersi te Durresit dhe Tiranes. Megjithate, Biza e Martaneshit dhe ishulli i Sazanit do te jene, sipas informacioneve ushtarake, destinacione te ushtrise amerikane.
Forcat amerikane, pas operacioneve te suksesshme ne Mosul te Irakut iu drejtuan Detit Mesdhe. Ato mberriten me 8 maj ne Mesdhe dhe u vendosen ne tre porte, ne ishullin e Maltes, ne Taranto dhe ne Trieste. Per t'u drejtuar me pas bregdetit shqiptar. "Me pelqeu bregdeti, ndaj vendosa ta pushtoj". Andrew P. Frick, komandanti i 1.800 marinsave i eshte pergjigjur me humor interesimit te mediave per arsyen e mberritjes ne bregdetin shqiptar te trupave dhe mjeteve te shumta ushtarake. Dislokim qe behet teksa Shqiperia ka ofruar gadishmerine e plote per te patur ne territorin e saj nje baze ushtarake amerikane. Tirana zyrtare shpreson te perfitoje nga rishperndarja qe Pentagoni mund t'i beje forces se dislokuar ne Evrope, per te terhequr brenda 28 mije kilometrave katrore edhe ushtrine me te fuqishme ne bote. Por komandanti i marinsave te mberritur dje ne Gjirin e Lalzit nuk ka pranuar te komentoje mundesine e vendosjes se bazes amerikane ne Shqiperi. Ai e ka cilesuar ate nje vendimmarrje politike.
Marredheniet ushtarake mes Tiranes dhe Uashingtonit duket te kene arritur ne kulmin e tyre, ndersa SHBA eshte konsulentja kryesore e planit dhjetevjecar te reformimit te ushtrise shqiptare. Pentagoni ka ofruar ndihmen e tij per ushtrine e paket ne numer te vendit te vogel ballkanik, duke premtuar ta pershtase ate me standartet e NATO-s. Ne baze te nje dokumenti te perbashket te Ministrise shqiptare te Mbrojtjes dhe Pentagonit, ndihma amerikane per ushtrine kuq e zi do te orientohet gjate vitit te ardhshem ne zhvillimin e kapaciteteve per rritjen e nderveprimit me NATO-n. Gjithashtu, pika te tjetra te bashkepunimit do te jene mbeshtetja e reformes se mbrojtjes dhe programeve te modernizimit te forcave te armatosura, si dhe pjesmarrja ne aktivitete ne fushen e kontrollit te kufirit, luftes kunder trafiqeve dhe operacioneve detare. Perberesit kryesore te fushave te bashkepunimit shqiptaro-amerikane, te percaktuara gjate vizites se pak diteve me pare te ministrit te Mbrojtjes Majko ne Pentagon, do te jene trainimi, arsimimi dhe stervitjet e perbashketa. Mberritja ne Shqiperi e 1.800 marinsave, te sapokthyer nga Iraku dhe me eksperience ne Kosove dhe shume kriza boterore, duket se do te jete edhe nje mundesi per ushtrine shqiptare per te treguar aftesine dhe gadishmerine per te qene pjese e aleancave te rendesishme ushtarake.
-------------------------------------------------------------
Wow... shume kull![]()
Krijoni Kontakt