Ne vend te pergjigjeve albo, te japin keshilla per fshirjen e pergjigjeve. Mendoj qe cunimartum eshte moderator i albforumit.
Shendet,
I
Ne vend te pergjigjeve albo, te japin keshilla per fshirjen e pergjigjeve. Mendoj qe cunimartum eshte moderator i albforumit.
Shendet,
I
ai e ka mare vec pergjigjen!!!< por fatkeqsisht ngulin hundet mu ata qe nuk jan kompetent, ne punet e tjereve, e si prima balerina vallzojn ne krye te valles, duke mos verejtur se nuk jane as ne vendin, as ne kohen, e as ne vallen e pershtatshme.
Flm
albanish by nature
Une ende nuk kam marre nje pergjigje nga besimtaret muslymane per ate qe pyeta.
Albo
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Albo parashtro edhe nje here pyetjen ,me QARTE sepse nuk je i qarte ne pyetje,pastaj so te mundohemi me u pergjigjur me kujdes .
Shendet
[COLOR=Lime]Selamualejkum ,Allahu na meshirofte me meshiren e Tij te madhe ...
Ilir ik e futi i tas dhalle dhe shkruaj ndonje gje per nacionalizmin arab se u be kohe qe s'ke bere gam gam
dhe mos e permend nickun tim lart e poshte po deshe
haj shnet
Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.
Po ēna ėshtė fetwa (fetua)? A ėshtė me tė vėrtetė dėnim pėr vdekje?
Kurrsesi! Kur muslimani apo ndonjė gjykatės ka nevojė pėr ndonjė informacion mbi drejtėsinė ka mundėsi ti drejtohet njė juristi tė shkolluar, i cili mund ta zgjidh atė problem duke u bazuar nė traditat ekzistuese. Para sė gjithash, ky problem duhet tė jetė rast precedent dhe muftiu, kėshtu quhet juristi, i cili jep fetwa (fetua) nuk guxon tė gjykojė sipas vlerėsimit personal. Pėrmes fetwa-se mund tė zgjidhen procese tė komplikuara nė ēėshtjet e trashėgimisė por edhe raste tjera si p.sh. kur ndonjė femėr pyet a ka tė drejtė ti shkurtojė flokėt apo tė bėjė transplatimin e mushkėrive. Pėrmbledhjet e fetwa-ve, pa marrė parasysh se si janė depozituar ato, janė burime shumė tė rėndėsishme pėr historinė sociale, meqenėse ofrojnė shikim nė jetėn reale. Mund tė ndodh dhe kjo natyrisht se ndodh qė juristet e madhhab-ėve tė ndryshme tė vijnė deri te pėrgjigje tė ndryshme. Mirėpo, kur vie rasti qė ndonjė fatwa tė pėrmbajė dėnim me vdekje, kjo sė pari duhet tė procesohet para njė gjyqi tė rregullt...
Ky ishte deri diku pershkrimi e fetwa-se ne librin qe eshte duke u postuar ne po kete forum (Pyetje per besimtaret> Fete ne bote dhe Islami), per te cilin do te flitet ne kapitullin e 10-te me teme: Sharia, sistemi i drejtesise (islame).
Me duhet ta theksoj se ne Kur'an nuk flitet per fetwa-ne.
Norca.li, se pari faleminderit per pergjigjen. Se dyti, do te doja te dije se nese ne Kuran kjo nuk zihet ne goje, atehere si lindi si praktike ne rradhet e klerit muslyman? Cili ka qene ai qe ka leshuar fetua te pare? Po ne ato raste ku fetua perben nje thirrje per vrasje apo lufte, a eshte kjo e pranueshme nga doktrina islame?Me duhet ta theksoj se ne Kur'an nuk flitet per fetwa-ne.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Pershendetjet e mia albo
Para se te pergjigjem po e citoj nje thenie te Göthes (Gėte):
"Po t'i hynim studimeve tė ligjit, nė atė rast nuk do tė kishim pasur kohė pėr t'i thyer/shkelur ato".
Ashtu eshte edhe me mua e cdokend:
"Nje njeri i vetem nuk mund t'i dije te gjithat"
Megjithate kam ndjenjen se shprehjen fetwa je duke e ngaterruar me xhihad (e cila eshte gjithashtu e shpjeguar te "Fete ne bote dhe Islami"). Nese ke menduar ashtu sic e kam parandjenjen thirrjen per xhihad dhe se a i takon shpallja e xhihad-it p.sh. nga Bin Ladeni, une mendoj dhe jam mjaft i sigurte se JO.
Megjithate, shembullin e fetwase deri diku mund ta krahasojme me ata qe njihen si pajtues te gjaqeve sipas Kanunit te Leke Dukagjinit...
Kjo gjithashtu mund te kuptohet edhe lidhje me ndonje prononcim/ ekzaminim te situates aktuale, nje lloj veprimi si i Rugoves qe mbante press konferenca per cdo te premte...
Ne aspektin personal, meqenese edhe ne si njerez duhet te sjellim vendime personale ne situata te ndryshme, duhet te bejme fetwa, te gjykojme... te gjykojme ashtu sic na e thot zemra, ashtu sin na e thot ndergjegja...
Keshtu eshte mendimi im personal!
Cdo te mire!
Norca.li, te faleminderit, tani i kam te qarta gjerat. Fetwa eshte nje ritual shoqeror i praktikuar nga kleriket muslymane ne diskretitetin e tyre, pavaresisht se nuk ka ndonje baze religjoze ne Kuran.
Nese do te me lejoni edhe nje pyetje te fundit, si reagoni ju kur lexoni apo degjoni mbi fetua qe leshojne njerez jo klerike por me nje axhende politike si Bin Laden apo krere organizatash militante islamike si Hamas e Hezbullah? Edhe pse mund te mos jene klerike keta bejne thirrje per fetua qe ne shumicen e rasteve jane denime me vdekje te kundershtareve te tyre politike.
Jam i interesuar te di reagimin e nje muslymani shqiptar kur bie ne kontakt me te tilla qendrime.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
o albo, nese e din se sa me lodhen tash, nuk do te kishe parashtruar keto pyetje!, thjesht, se per te perkthyer shpjegimin qe vijon (nga gjermanishtja), duhet te lodhem pa mase, per te ruajtur nje kuptueshmeri dhe terminologji te drejte shqipe!!!
FETWA (arb. fatwa; Pl. fatawa; forma turke Fetva).
Fjala, ne arabishten - feminine, perdoret ne gjermanishten moti kohe si emer pa gjini (i asnjanes), dhe njihet qe ne kohen e Goethes (autorit gjerman, ketu tek shihet qarte se me sa vonese terma kaq domethenes te islamit kane depertuar ne shoqerine gjermane, thjesht europjane - NM), me emrin e lartpermendur FETWA.
Fetva eshte nje njoftim, apo keshille formale mbi drejtesine islame apo mbi pyetje per jeten kulturore, dhe njekohesisht edhe nje "ekspertize" religjioze.
Leshohet zakonisht nga nje Mufti, apo nje Dijetare, dhe ne secilin rast ne menyre te shkruar. Kerkesat per perfundimet, dhe sidomos per arsyetimet e tyre nuk kane qene qe ne fillim te normuara. Por, forma e jashtme e fetvave ka qene qe me shekuj idente, e cila tek ne kohet e fundit ka ndryshuar.
Zakonisht perbehet nje fetva nga dy pjese, ne njeren ane qendron pyetja e pyetesit (mustafti), qe ka natyra te ndryshme sipas situates qe perket, e cila shqyrtohet dhe rrenditen sipas kritereve perkatese (ky kategorizim quhet mas'ala ose su'al - fjala SU'AL perdoret edhe ne gjuhen shqipe, fjala popullore "Gruaja te ben SU'AL qysh ne dynja", pra, SU'AL, dmth. te pyeten gjith pyetjet ne kete bote e keshtu te njeh prej ne fund te kambeve deri ne qimet e kokes, dhe nuk le vend per Llogarine dyten e gjykimit ne boten e ardhshme NM ), dhe se dyti nga pergjigjja "gawab" e muftiut (poashtu term qe perdoret ne gjuhen shqipe - xhevap, nje strofa ne nje kenge popullore
"hajt te shkojm ta vem niqahin
xhano mori
a do dijsh me dhan XHEVAPIN
bija e lales bije" ).
Ne shumicen e rasteve, pyetje te thjeshta qe i drejtohen muftiut (kete te pyetin kane te drejte gjithe njerezit, shih ne vijim) pergjigjen me Po ose Jo. Mirepo, ne rastin e pyetjeve te rrenda, pergjigjet po asryetohen, dhe ne shumicen e rasteve (mvaresisht nga pyetja) sryetimet perforcohen me burime te ndryshme qe ka muftiu ne dispozicion. Zakonisht citohen ajete Kur'anore dhe Hadithe nga sunna e profetit, te cilet perbejne bazen e jurisprudences islame.
C'do pyetje qe i parashtrohet muftiut, duhet ai ta perpunoj ne perputhshmeri me rregullat e sheriatit, dhe me kete sipas normave baze te shkolles juridike qe ai i perket (kujtoj se sunnitet ndahen ne 4 shkolla juridike). Per cdo mufti eshte "obligative", qe secilen pyetje, e cila i parashtrohet, ta vleresoj sipas bazave te njohurive qe ai posedon. Per tu kuptuar me mire, pra, nuk eshte e mjaftueshme, qe muftiu ne nje pyetje te pergjigjet, se, sipas burimeve te drejtesise problemi shqyrtohet kontrovers, apo nuk zgjidhet dot (pra ketu shohem edhe pergjegjesine qe ka ki institut mbi vete NM), PATJETER duhet muftiu te arrij ne nje zgjidhje.
Rrenjet e "ifta" (instituti perkates per leshimin e fetva've) arrijn deri tek fillimi i islamit. Profeti, Muhamedi (as), eshte natyrisht per shumicen Muftiu i pare. Qe nga kjo kohe, deri ne shekullin e 8-te (pra gati 200 vjet rradhazi) eshte leshimi i fetva'ave i dokumentuar. Fetva-ate kane qene dhe jane ne krejt boten islame te perhapura, por me se shumti arriten lulezimin e tyre, nder te tjera edhe ne perandorine osmane brenda shekujve 16 deri me 19. Shume SHEIH UL ISLAM (titull i muftiut) ne perandorine osmane ishin ekspert te famshem ne kete lemi.
Prapashtesa qe qendron mbas shperndarjes kaq intensive (ne krahasim me systeme tjera te drejtesise -joislame-, te cilat deri ne nje shkalle te caktuar i ngjajn "she'elot u-teshubot" tek cifutet, dhe "responsa prudentium" tek te krishteret), dhe shume te perhapur te fetva'ave eshte kjo: drejtesia ne islam nuk eshte e kodifikuar (perpos bazave, Kur'anit dhe Sunnetit), por eshte e themeluar ne shume burime te ndryshme (usul- dhe furu- vepra), dhe per kete ka patur dhe ka nevoja tek populli, per tu pershtatur ligjeve te sheriatit ne perditshmerine e tyre kur u lindin pyetje te ndryshme, qe kerkojn nje shqyrtim, keshtu qe muslimani te jetoj ne paqe shpirterore dhe fizike, pas mos patur brenge, qe then ndonje ligj shoqerore apo fetare.
Pyetje ndaj muftiut ka te drejte c'dokush te drejtoje (nuk ka kufizime), kjo vlen si per perzona natyral (musliman, dhe JOMUSLIMAN!!! deri sa ata jetojn ne dar al-Islam), ashtu edhe per perzona juridik (ndermarje apo shoqeri), institute shteterore, qeverite, apo edhe vet sulltani, kalifi, emiri etj. (tituj qeveritaresh ne nje shtet musliman).
Leshimi i fetv-ave eshte si "publice respodendi", ne interes te shoqerise (maslaha) muslimane. Fillimisht leshonin fetv-a dijetare te famshem pak a shume ne funkcione private. Por brenda kohe u formua ne tere dar al- islam (shtepia e islamit) instituti i muftiut. Mufti-te po perbenin nje institut te vecante karahas gjykatesve (kadi-it), psh. ne perandorine osmane instituti i muftiut be pjese e administrates shtetenore, keshtu qe muftiu i nje qyteti, te cilin sic e permendem me larte e quanin SHEIH UL ISLAM, ishte i vetmi njeri per te dhane ekspertiza. Levizje te ngjajshme shiheshin asaj kohe edhe ne pjese tjera te dar ul islam-it.
Asaj kohe permblidheshin fetva-ja te perzonave te famshem ne libra te ndryshem, dhe shtypeshin e keshtu gjenin perhapje te madhe. Keshtu qe e para veper juridike ne perandorine osmane ish nje permbledhje e tille (1821-1822). Ne kete drejtim eshte zhvilluar nje dege e vecante literare, e cila ne shkencat europjane ende nuk ka gjetur perpunim (1992, nga kjo shihet se polarizimet qe shkakton ki term burojn nga mosnjohja, e njejta qe ndodh edhe me fjalen xhihad, NM), kurse ne doktrinen e metodikes islame (ilm al-usul) eshte puna e ekspertizave nje ceshtje intensive qe zhvillohet shekuj me rradhe. Studiumi i burimeve te tilla eshte per tu ofruar (keshille e autorit ndaj lexuesit NM). Kjo keshille nuk eshte te shiqohet vetem ne aspekte religjioze ose juridike, por edhe si burim ekscelent nder te tjera per hulumtime etnografike, sociale apo ekonomike (perseri keshille e autorit , NM).
I drejtohet dikush nje muftiu me nje pyetje, me kete ai don te dije, se si te sillet ne nje situate, qe ajo te jete ne pelqim te zotit. Per kete arsye shumica e fetv-ave (apo ekspertizave) nuk mbajn ndonje surprize ne vete apo dicka te re, porse nje pjese bukur e madhe e tyre perpunon problematiken ne kryerjen e obligimeve kultike, ne pyetjet martesore, ne pyetje te trashigimise etj..
Muftiu natyrisht e ka per detyre ne kornize te sheriatit te pergjigjet edhe ne pyetje te reja kohore. Keta natyrisht i jane nenshtruar dukurive kohore, dhe jane gjithnje ne ndryshime, sidomos tash nen influencen e civilizimit perendimore.
Pergigjen, dhe zgjedhin mufti-te pyetje te tilla, me kete ata tregojn nje perdorim maksimįl te mundesive qe mundson drejtesia aktuale. Kjo pa dyshim vlen edhe per kohen bashkkohore.
Mufti-te nuk kane vendosur vetem ne pyetje perzonale, por kane mare vendime edhe ne probleme te nderlikuara, si psh. mbi vendimin e perdorimit te shtypshkronjave ne perandorine osmane ne gjysmen e pare te shk. 18, dhe natyrisht edhe ne pyetje politike, shtetenore, apo popullore (psh. vendime mbi shpallje lufte, shpallje paqeje, shkarkime te udheheqesve nga posti, etj..)
Fetva-te po luajn edhe bashkoherisht nje rol te rendesishem. Si duket ne dy, tre dekadat e fundit po paraqitet nje rritje e intenzitetit te fetva-ve. Ketu duhet dalluar, se ende ka ne boten islame perzona me fame te madhe, te cilet ne dore private leshojn fetvaja, ndikimi i te cileve gjene edhe nje gjeresi te madhe.
Aktualisht ne vendet muslimane ka insitute shtetnore, te cilat kane per siper kete detyre. Por edhe ketu duhet diferencuar, se ende diku po veprohet ne menyren tradicionale si ne egjipt psh. kjo detyre i bie per siper univerzitetit te atjeshem, Azharit. Fetva-ja te tilla kane per detyre te zgjedhin ceshtje qe kane te bejne me probleme nga perditshmeria e popullit, si psh. pyetjeve ne medicine, si kontrollat e shtatzenise, transfuzionet e gjakut, zgjatja artificiale e jetes, transplantacionet e organeve, etj...)
Karahs kesaj ka edhe nje rrend shtetesh, ne te cilet drejtesia islame eshte ne funksion (se paku teoretikisht), dhe ku ndodhen institute fetva-she, te cilat ne shumicen e rasteve rezidojn ne ndonje ministri (psh. ne Bahrain, Kuvait, Siri, Emiratet e Bashkuara Arabe). Keto institute nuk jane perkates vetem ne pyetje perzonale, si ne egjipt, por edhe me gjere, si psh. ne Singapur.
Me tej po cekim ketu nje shembull ne emiratet arabe, ku u shqyrtua problemi mbi zgjatesine e fshehtesise bankare (anonymiteti), ose problemi mbi fotokopjet, se a ka te drejte para gjyqit te lejohen si evidenca (Al-Ittihad nga data 12.12.1978, dhe 11.02.1979).
Apo ne Iran si shembull, ku u shqyrtua problematika e kamates ne maredhenjet me partnera nga vendet e huaja.
Fetva-jat sot luajn nje rol edhe ne gjykime te ndryshme, ku gjykatesi ne raste te vecanta, kur psh. ka dyshime, e siguron vendimin edhe nepermjet te nje fetva-je.
Sot po publikohen ne disa vende, dhe ne disa gazeta (sidomos ato juridike) fetva-ja me rrendesi te vecante. Ne disa raste ka edhe permbledhje te tyre ne forme libri, ne Arabine Saudike apo ne Iran bile publikohen ato ne fleta Juridike.
Mirepo ne aspektin juridik, fetva-ase ne krahasim me vendimet e gjykatesit ne ceshtje drejtesie (inter partes) nuk i takon ndonje domethenje e rrendesishme, ne shumicen e rasteve qendron fetva-ja per pyetesin si shembull per te ndjekur. Pyetesi ka mundesi ta ndjek nese deshiron, mos ta ndjek nese nuk deshiron, konsekuenca ligjore NUK KA. Edhe gjykatesi nuk eshte i obliguar, qe kur i afrohet ndonje fetva ta ndjek ate. Eshte muftiu qe ka leshuar fetva-ne me fame, pra nje perzonalitet, atehere gjykatesi e vlerson nje fetva si evidence, dhe e ndjek ate.
Marre nga "Lexikon der Islamischen Welt", botues shtepia "Kohlhammer" 1974, botim i perpunuar 1992 , ISBN3-17-011770-X
Flm
PS: natyrisht pyetje qe kane te bejne me jursiprudencen islame nuk mund te pergjigjen ne menyre absolute, ngase pershkak te shkollave te ndryshme juridike, dhe ne pergjithesi per shkak te natyres fleksible te drejtesise islame, shihen probleme te ndryshme ne aspekte te ndryshme. Por shpresoj se me kete tekst kame shuar kuriozitetin e te interesuarve, dhe shpresa ime eshte me shume aty, qe ki sqarim te mundesoje qe fjale te ngarkuara me paragjykime, sic eshte fetva-ja, e cila me rastin e autorit Indian, Salman Ruzhdi, mori permasa gjigande ne aspektin negativ, qe keto fjale te kuptohen sipas domethenjes te vertete qe kane.
Pra, shpresoj se jeni ne gjendje te kuptoni ne njeren ane rrendesine e fjales fetva, dhe ne anen tjeter dobine e kesaj fjale per jurisprudencen islame, si dhe respektin qe ka gezuar kjo fjale, por edhe ndihmen qe ju ka ofruar njerezve per te zgjidhur problemet e tyre e perditshme ne nje rruge te civilizuar, per te cilen pa dyshim qendron fjala "FETVA".
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nuh Musa : 14-07-2003 mė 16:37
albanish by nature
Krijoni Kontakt