Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Lufta ne Irak shpetoi ne rradhe te pare boten nga nje rregjim mesjetar, agresiv dhe lufte-nxites, qe kishte kohe qe mbante peng paqen ne rajon dhe ne bote.
    Korea mesoi se papergjegjshmeria e saj me armet e shkaterrimit ne mase mund te paguhet shtrenjte. Huri ka dale nga xheneti- thote populli.
    Nqs amerika e gjen veten ne gjendje kaq te veshtire sa te tjeret ti hipin ne qafe, duhet te themi se pari mjere bota.

    Kurba e ekonomise amerikan nuk po rritet akoma, por eshte stabel, tani per tani. Ajo pak rritje qe u perjetua disa muaj me pare ishte shume e paqendrueshme. Ekonomia akom akerkon stimulus, ja pse perqindjet e interesave federale u ulen perseri.

    Regresi ekonomik ne amerike ka me pak te bej me terrorizmin, sesa me arsye te tjera, njera nga te cilat ishte vete Iraku. Lufta ne Irak apo Afganistan nuk e keqesoi situaten ekonomike, pasiguria qe solli terrori po, por kjo tashme eshte minimizuar aq sa eshte bere e paperfillshme.

    Ekzistenca e nje shteti lufte-nxites si Iraku kercenonte sigurine si rajonale dhe globale dhe solli nje tkurrje te investimeve, pikerisht se ku s'ka siguri asgje nuk investohet. Kjo e nderthurur me nje ekonomi qe po tenton te globalizohet eshte teper e rende.
    Por edhe menyra se si Bushi e zhvilloi politiken anti-Irak ishte teper e demshme. Ai foli shume gjate per kete duke e kthyer shoqerine amerikane ne nje "War oriented society" qe sigurisht tek individi sjell nje lloj pasigurie sidomos kur vjen puna per te investuar para. Konflikti me Irakun duhet te finalizohej me shpejt.
    Bushi te pakten ne aparence duhet te krijoje idene e nje situate te qete dhe te paqme si dhe deshiren e tij per zgjidhje te tilla. Fjalori i tij duhet te ndryshoje nga ai i fermerit ne ate te politikanit qe amerika vertet meriton, ne menyre qe shoqeria amerikane te dale nga ankthi i pasigurise se mentalitetit "bjeri ti biem", edhe sikur kjo dalje te jete vetem formale, apo e genjeshtert. Amerikanet duhet te besojne se lufta mbaroi dhe se triumfi i paqes dhe i parimeve te tyre tashme do ruhet dhe realizohet pa lufte. Ata duhet te besojne ne kete edhe sikur kjo te jete e genjeshtert. Vetem atehere ata do investojne dhe ekonomia do rimekembet plotesisht.

    Ja pse Amerikes i duhet perseri nje Klinton. Padyshim nje nga presidentet me madheshtore te saj.

  2. #12
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Hillary Clinton: “Ditari im”

    Fragment nga ditari i gruas sė ish -presidentit Bill Klinton, botuar nė Amerikė e njėkohėsisht nė shumė vende tė tjera.


    Nga Hillary Rodham Clinton

    Nė ditarin “Historia ime”, tė publikuar nė Amerikė dhe nė shumė vende tė tjera me shpejtėsi, gruaja e ish-presidentit amerikan Bill Klinton ka rrėfyer vitet e luftės sė ēiftit Klinton pėr tė marrė pushtetin dhe pėr ta ruajtur atė nga tė gjitha dufet e stuhitė. Revista franceze “L'Express” ka publikuar pjesė nga ky libėr ku gėlojnė episode dhe zbulime interesante. Ja disa fragmente nga ditari i Hillari Klinton:
    “Mandej, tė mėrkurėn, mė 21 janar [1998], Billi mė zgjoi ende pa gdhirė dita. U ul nė cep tė krevatit dhe mė tha:
    - Nė gazetat e sotme shkruhet diēka qė ti duhet ta dish.
    - Ē’ėshtė, pra?
    Mė shpjegoi se shtypi shkruante pėr njė lidhje tė tij me njė ish-stazhiere tė Shtėpisė sė Bardhė dhe qė u kishte kėrkuar avokatėve tė Paula Jones tė gėnjenin rreth kėsaj. Starr kishte kėrkuar dhe marrė autorizim nga Janet Reno pėr tė hetuar nėse vihej nė dyshim si president. Billi mė tha se Monika Levinski ishte stazhiere tė cilėn ai e kishte nxjerrė nga balta dy vjet mė parė, kur ajo punonte vullnetarisht nė krahun perėndimor, ndėrsa qeveria kishte vendosur tė hiqte pagesat. Ai i kishte folur disa herė dhe ajo i kishte kėrkuar ta ndihmonte pėr tė gjetur punė. Ishte kryekėput sipas karakterit tė Billit. Mė shpjegoi se ajo ishte zhgėnjyer nga qėndrimi i tij – gjė tė cilėn e kisha konstatuar nė shumė e shumė raste tė tjera. Flitej pėr njė skenar kaq tė njohur saqė besova lehtėsisht se kėto akuza ishin tė pabaza [...]
    Nuk rreshtja sė bėri pyetje Billit nė lidhje me kėtė histori. Ai vazhdonte tė mohonte ēdo ngasje por thoshte se mund t’i kishin keqkuptuar qėllimet e tij. Nuk e kuptova se ē’bluante nė kokė im shoq atė ditė. E gjithė ē’di ėshtė se Billi u ka thėnė bashkėpunėtorėve tė vet dhe miqve tanė tė njėjtėn gjė qė mė tha mua: asnjė ngasje nuk kishte ndodhur. Qė na mashtroi, mua dhe tė tjerėve, kjo i pėrket vetėm atij dhe i takon po atij tė japė shpjegime pėr kėtė. Nėse kjo botė do tė ishte pak mė e mirė, ky lloj bashkėbisedimi mes burrit e gruas do t’u pėrkiste vetėm tė interesuarve tė drejtpėrdrejtė, askujt tjetėr. Pėr shumė kohė isha pėrpjekur tė ruaja jetėn tonė private, por nė atė kohė nuk mund tė bėja mė asgjė. [...]
    Ngatėrrresa Levinski mė dukej si njė skandal i thjeshtė i shpikur nga kundėrshtarė cmirėzinj. [...] Prisja qė kjo histori tė tkurrej, tek e fundit, nė njė shėnim tė shkurtėr nė fund tė faqes pėr historinė e shtypit sensacional. I besova tim shoqi kur mė pohoi se asgjė tė vėrtetė nuk kishte nė akuzat qė i bėheshin... E dija gjithashtu se rreziku politik ishte real. (...) Dukej se marrjet nė pyetje kishin pėr qėllim vetėm pėrbetimin nga ana e presidentit- akuza qė mund tė pėrdoreshin pėr tė justifikuar ose kėrkuar dorėheqjen a shkatėrrimin e tij.
    Ishin shumė lajme tė kėqia pėr t’u marrė brenda njė mėngjesi tė vetėm. (...) Vendosa tė vazhdoj pėrpara dhe tė pėrgjigjesha flakė pėr flakė, por nuk ishte e kėndshme tė dėgjoje atė ē’ka thuhej pėr tim shoq. E dija qė njerėzit thoshin me vete: “Si ia del ajo tė zgjohet nė mėngjes, pa folur pastaj pėr tė dalė nė publik? Edhe pse nuk i beson kėto akuza, thjesht t’i dėgjojė pėr tė duhet tė jetė e tmerrshme”. Po, nė fakt. Ndėrsa kriza vazhdonte, bluaja me vete njė thėnie tė Eleanor Roosevelt, sipas sė cilės ēdo grua qė hyn nė jetėn politike duhej “tė pajisej me njė lėkurė si koraca e njė rinoceronti”. Sigurisht me kalimin e viteve lėkura m’u bė shollė. Frikėsohesha gjithashtu se mos armatura qė kisha mbathur mė largonte nga emocionet e mia tė vėrteta, megjithatė, nė thelb, frikesha se mos shndėrrohesha nė atė karikaturėn e pandjeshme qė shihnin tek unė shkatėrruesit e mi. E ke tė vėshtirė t’i rrish besnike vetvetes nėn vėshtrimin e publikut, por nė atė kohė ishte dyfish mė e vėshtirė pėr mua. (...) Pikasja tek vetja shenja tė mbylljes sė venave tė mia afektive. Nė stacionin “Baltimore” njė ditė mė prisnin njė grumbull gazetarėsh dhe ekipe televizive. Qė prej vitesh nuk isha tronditur aq fort. Gazetarėt vėrshonin me pyetjet e tyre dhe njėri briti mė fort se tė tjerėt:
    “A besoni se akuzat janė tė pavėrteta”?
    Ndalova dhe u ktheva drejt mikrofonave:
    “Nė fakt, po besoj se janė tė pavėrteta, madje jam e bindur, - thashė. Ėshtė gjithmonė e vėshtirė dhe e dhimshme tė shohėsh dikė tė cilin e keni pėrzemėr dhe e doni, e admironi, tė bėhet pa pushim objekt i sulmeve dhe akuzave siē ėshtė rasti i tim shoqi”. [...]
    Tė nesėrmen nė mėngjes, [5 gusht 1998], Billi mė zgjoi, siē kishte bėrė disa muaj mė parė, por kėtė radhė nuk u ul nė cep tė shtratit por eci tutje tėhu, dhe mė tha pėr herė tė parė se gjendja ishte shumė mė e rėndė nga ajo qė kishte pohuar mė parė.
    Fundi i gushtit. Vatra jonė familjare nėse nuk ra nė paqe, tė paktėn u shtendos. Edhe pse unė jam e tėrbuar dhe e zhgėnjyer nga Billi, orėt e mia tė gjata nė vetmi mė kishin bindur se e doja akoma. Ajo qė nuk dija ende ėshtė nė mund tė vazhdonte mė martesa jonė apo jo. (...) U kthyem nė Uashington pėr njė tjetėr fazė tė kėsaj lufte politike tė pambarimtė. Nuk e dija mė nėse doja tė luftoja pėr burrin tim dhe martesėn tonė, por isha shumė e vendosur tė luftoja pėr presidentin tim. [...] Kur u kthyem nė Shtėpinė e Bardhė kisha nė kokė disa sfida – po aq personale, sa edhe politike. Unė dhe Billi ramė dakord tė takonim rregullisht njė kėshilltar martesor pėr tė vendosur se si mund ta shpėtonim martesėn tonė. (...) Vendi kishte nevojė qė Billi tė rrinte nė detyrė. Sulmi ndaj Presidencės i zyrės sė prokurorisė sė pavarur ishte njė luftė politike, dhe nė kėtė betejė unė isha nė anėn e Billit. Kongresitė demokratė mė pyesnin se ē’kisha ndėrmend tė bėja. Njėri prej tyre mė tha: “Hillari, po tė ishit motra ime, do t’ia kisha thyer hundėn Billit!”
    Kur mė pyesin si kam mundur tė bėj pėrpara kur isha kaq e dėrrmuar, unė pėrgjigjem se nuk ka asgjė tė keqe tė ngrihesh ēdo mėngjes pėr tė shkuar nė punė edhe pse familjen e ke nė krizė. Gjithsecilit prej nesh i ėshtė dashur tė veprojė kėshtu nė njė moment tė caktuar tė jetės dhe dhuntitė qė duhen shpalosur janė tė njėjta si pėr njė First Lady edhe pėr rrobalarėsen. Ndryshimi i vetėm ėshtė se unė duhej tė punoja nėn vėshtrimin e publikut tė gjerė. Isha ende e paqartė pėr tė ardhmen time personale, por isha krejtėsisht e bindur se bredhjet private tė Billit, si edhe pėrpjekjet e tij nervoze pėr t’i fshehur, nuk pėrbėnin, sipas Kushtetutės, njė arsye tė mjaftueshme, nga pikėpamja historike dhe juridike, qė tė niste njė proces gjyqėsor...”

    Nė intimitetin e ēiftit Klinton

    Nga Christopher Andersen

    Nga ana tjetėr, gazetari Christopher Andersen ka shkruar mė parė gjithė peripecitė intime tė ēiftit Klinton, edhe sipas rrėfimeve tė Monika Levinskit. “Ajo e thėrriste atė me pėrkėdheli “Handsome” (simpatiku) por edhe me fjalė tė tjera sipas kontekstit si “the Creep” dhe pėr t’u argėtuar “Butthead” sipas humorit. E konsideronte Billin si shpirtin e vet binjak seksualisht dhe i thoshte se e donte, ndėrsa ai i pėrgjigjej se kjo gjė i pėlqente. Marrėdhėniet e tyre tė para seksuale nisėn nė 15 nėntor tė vitit 1995 nė kohėn mė tė keqe tė krizės qeveritare dhe tė krizės buxhetore qė pasoi. “Ata shpesh pėrkėdheleshin nė zyrė me tė gjitha dyert e hapura, tė rrezikuar pėr t’i gjetur bashkė... kur e shoqja ishte nė Afrikė sė bashku me tė bijėn, madje edhe nėn hundėn e saj...”, - shkruan gazetari Andersen. Njė herė thotė ai, pėr desh i kishte kapur larėsi i xhamave, ishte hera e fundit, kur Bill po i kėrkonte qė tė ndaheshin.

    Marrė nga “L’Express”
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Agjenti 91-vjeēar i CIA: Misioni pėr tė rrėzuar Hoxhėn
    Nga REALIST nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 21:55
  3. Cili ėshtė Misioni i Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 11:57
  4. Shėn Justini: Misioni i brendshėm i Kishės sonė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 06:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •