hi
nuk e di nese ka shkruar njeri me pare per kete sepse nuk i kam pare te tere temat, por une dua te prek nje plage qe kohet e fundit po behet shume e madhe ne shqiperi. une jam 16 vjec. kam edhe dy vjet shkolle dhe me pas do vete ne universitet. them se do te mbaroj per inxhinjeri elektronike. por pasi te mbaroj cila do te jete rruga ime? une mundesi financiare per te vazhduar jashte shtetit nuk kam.atehere cilat jane mundesite qe me ofron mua shqiperia? cila eshte perspektiva qe kam perpara? mos do te perfundoj edhe une si nje njeri i thjeshte i turmes se madhe te te papuneve? do shtoj listen e gjate? une nje gje nuk kuptoj (se ndoshta po dal cik nga tema). si ka mundesi qe ne shqiperi ka nje nr te madh te papunesuarish dhe lokalet jan gjithmone plot? vetem ne shqiperi ndodh qe duke qene ulur ne lokal, nje telefonate, nje tjeter vdes andej dhe behesh milioner! kur do te behemi shtet ne? te kthehem edhe nje here te e ardhmja ime. thone qe ne univ do te vihet mesatarja, por eshte gje e keqe. une per vete nuk ankohem se jam mire me nota, por ne shkollat e zonave rurale ku procesi mesimor nuk eshte i kenaqshem, nje nxenes qe aty quhet shume i mire dhe qe ne qytet eshte mesatar vete atje me mesataren 10 ndersa une psh qe djersis per te marre noten nuk kaloj. nejse. ne shqiperi cfare nuk ndodh! perse duhet te habitemi per gjera te tilla? prite kur te fillojne te fluturojne derrat!!
Krijoni Kontakt