Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gabriele D’Annunzio

    Meqense D'Annunzio eshte emer i njohur ne Historine Shqiptare po e postoj kte shkrim mbi figuren e ketij Njeriu i cili ishte dhe mik i shum Shqiptareve te njohur.

    ----
    Nga gazeta TEMA

    ------

    KOMENTI

    Tė dielėn me INDRO MONTANELLI-n * Letra & Editorial

    Gabriele D’Annunzio - mbinjeriu i mėnyrės italiane

    I dashuri Montanelli,

    Kam qenė nė Vittoriale (1) dhe rrėfej se mobilimi, orenditė mbi ta (tė rralla apo pa vlerė?), monumentet funebėr, anijet e lame nė ar, antikat, shtigjet e kėmbėsorėve, bregoret pėr meditim, djerrinat, mė kanė ngjallė jo pak kėrshėri pėr tė ditur mė tej pėr D’Annunzio-n, jo poet e shkrimtar, por si njeri, i cili e ka pėrshkuar epokėn e tij duke bėrė epokė, midis grave, luksit, borxheve, ndėrmarrjeve heroike (ishin vėrtet?), ikjeve nga kreditorėt.

    Shkurt: Poeti Ushtar, a ishte njė guximtar, njė trimosh i vėrtetė, njė dinak apo njė parazit?

    - Danilo Curti, Uggiate Trevano (Co)

    X X X

    I dashuri Curti,

    D’Annunzio ishte bashkimi i tė gjitha kėtyre gjėrave, pėrveē njė tjetre qė mungon nė inventarin tuaj: ishte njė poet. Po ta lėsh qė kėte ta thotė njė qė nuk e ka dashtė kurr D’Annunzio-n, do ta konsideronte shkatėrrues ndikimin qė ai ushtroi jo vetėm nė letėrsi, por edhe nė politikė, nė vetė shijen dhe zakonet italiane. Por ja qė ndaj "Acyone"-s apo "Poema Paradisiaco" nuk na mbetet gjė tjetėr veēse tė pėrulemi. Nėse poeti do tė kishte pasur mundėsi qė ta paralajmėronte vdekjen e tij apo mbylljen e mundshme nė ndonjė jeremi tė Tibetit, pas firmosjes sė tyre nė atdhetė e letrave, nuk do tė na mbetej gjė tjetėr pėrveēse ta katalogonim midis katėr apo pesė mė tė Mėdhejve tė Poezisė italiane e botėrore. Mjerisht (theksoj: mjerisht), ai vazhdoi tė jetonte, tė shkruante dhe tė bėnte, siē thoni ju, epokė nė epokėn tonė: epoka e enfazės, retorikės dhe e stilit barok.

    Pse ishte poet, pėr kaq D’Annunzio nuk knaqej. Dėshironte tė ishte njė protagonist, madje njė protagonist i jetės italiane, dhe jo vetėm italiane; e pėr t’u bėrė i tillė, ai kalėronte gjithnjė e mė keq. Nė mjedisin e botės, qarkullonin ndėrkaq, pluhrat ogurzi tė Mbinjeriut tė Niēes, dhe ai - qė Niēen nuk e kishte lexuar asnjėherė - pretendonte se ishte mishėrimi. Evropa ishte varė te kėto nacionalizma inatēore, tė cilėt do tė precipitonin nė tė parėn prej dy katastrofave tė mėdha tė destinuara tė shkatėrronin primatin, dhe qė ai tė ndėrmerrte pėrsipėr pėrfaqėsimin pėr Italinė, duke pėrēuar nė brezat e rinj imazhin mė tė lavdishėm, pra mė mashtruesin.

    E bėn luftėn njė skenė tė punėve tė tij zhurmėmėdha, ēka askush si ai nuk dinte t’i ekzaltonte e t’i mveshte me njė cipė heroike e spektakolare. E famshmja "Tallja e Buccari-t" ishte pak mė tepėr se njė tallje pėrmes njė pėrshėndetjes ala studentore, e pėrfunduar me njė silur kundėr njė anijeje tė pambrojtur tregtare austriake. Fluturimi mbi Vjenė, nuk pėrfundoi kurr nė Vjenė. Dhe sakrifikimi i pjesshėm i njė syri, qė e shndėrroi nė supersakatin e Italisė, apo sipas vetėpėrcaktimit tė tij nė "profetin me njė sy", u shkaktua thjesht prej njė incidenti gjatė zbritjes sė avionit tė tij. Marshimi mbi Fiume, qė ēuditi botėn pėr aspektet e tij sharlataneske, i shėrbeu atij vetėm sa pėr t’i hapur rrugėn mbi Romė. Gjė qė merret vesh prej episodit tė mėposhtėm - besoj i panjohur - qė ma kanė treguar Grandi dhe Balbo.

    Nė fillim tė vitit ’22, kur tashma pjesa e protagonistit po luhej prej Musolinit, shoqėruar me njė inat tė madh tė Vate-s (2) i tėrhequr nė Vittoriale, Balbo, Grandi e De Vecchi, tė cilėt nuk po i duronin hezitimet e Duēe-s sė ardhshėm pėr tė fituar pushtetin me forcė, shkojnė te Vate pėr t’i propozuar qė ta merrte ai inisiativėn. Vate i priti duke u pėrkundur nė zhgunin e tij prej frati (kėshtu vishej zakonisht nė Vittoriale), i dėgjoi i ledhatuar, duke medituar gjatė deri sa iu pėrgjigj: "Ejani nesėr vėllezėr, sepse kam nevojė tė kėshillohem me yjet". Tė nesėrmen vėllezėrit u kthyen, por Vate iu thotė se pėr shkak tė rrugėve tė reve, yjet as nuk po shiheshin dhe as nuk po dėgjoheshin. Pėr tri mbrėmbje rresht ata u sorollatėn oborrit, derisa u rinisėn duke mėrmėritur: "Ēfarė bufoni!" Sipas Grandit, pikėrisht atėherė Musolini - prej frikės se mos Vate mund t’ia hiqte inisiativėn - nxiti kuvendin e Napolit ku njoftoi Marshimin.

    Qė gjėrat kanė shkuar efektivisht kėsisoj, nuk jam njėqind pėr qind i sigurt. Por qė Vate ishte ai qė shfaqet nė kėte tregim, nuk kam dyshim. Ju i dashuri Curti, mė thoni se keni vizituar Vittoriale-n. Dhe shoh se keni kuptuar shumė mirė se ēfarė ėshtė: ėshtė Muzeu i Mashtrimit, autentik jo mė pak nga njė taketuke, me tė gjitha pa asnjė vlerė. E megjithate, ky Muze i Mashtrimit, ėshtė vetė portreti i D’Annunzio-s, modeli i dy breznive tė italianėve. Tė cilėt e imitonin edhe nė bukurshkrim, edhe ky njė mashtrim.

    27 qershor 1999



    SHEN I PERKTH.:

    (1) Vittoriale: vila ku jetoi pėr shumė vjet D’Annunzio, sot Muze kushtuar atij.

    (2) Vate: profet, mbiemėrim pėrkėdhelės me tė cilin njihej D’Annunzio.

    ---------


    Me emrin e Gabriele D’Annunzio -s lidhet dhe historia e asaj qe quhet " irredenta Shqiptare" e kush di me shume le te shkruaj.

    tung.
    -----

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    D'Anuncio, Qen Bir Qeni - Numėr Njė -- Sipas George Seldes

    Romancieri me mendjen poetike dhe romantike, Gabriele D'Anuncio, ai qė vizatoi uniformat me kėmishat e zeza dhe ringjalli pėr fashizmin pėrshėndetjen ala Romane, i vetėshpallur dashnor i madh, nė njė portret tė mrekullueshėm tė gazetarit George Seldes. "Shekulli" e boton pėr herė tė parė nė shqipe, shkėputur nga libri "Dėshmitar i njė shekulli"


    George Seldes


    Gibonsi, njė irlandez, i cili nuk kishte qenė kurrė nė Irlandė, i pėlqeu aq shumė shkrimet e mia pėr Irlandėn, sa qė ma ndėrpreu vizitėn time tė shkurtėr nė Londėr, mė bėri korrespondent shėtitės, puna mė e mirė e mė tė mirave nė tė gjithė Europėn. Ai mė telegrafoi nė fund tė vjeshtės 1919: SHKO NĖ FIUME, INTERVISTO D'ANUNCION. Unė vajta.


    Njė nga mitet mė tė mėdha tė kohės sonė, ndoshta i caktuar nga fati pėr tė jetuar pėr breza tė tėrė, me nderimet (apo me ēnderime) ėshtė Musolini me fillimin e fashizmit.

    Fakti ėshtė se romancieri me mendjen poetike dhe romantike, Gabriele D'Anuncio, organizoi Legjionin Dalmat, vizatoi uniformat, paraqiti kėmishat e zeza, ringjalli pėrshėndetjen ala Romane dhe shpiku tėrė fashizmin, pėrveē terrorizmit dhe gjakderdhjes. (Kur u formua Fashio e parė nė Milano, Musolini nuk ishte njėri nga themeluesit: karta e tij e partisė mbante numrin 7.)


    Me Legjionin e tij Dalmat tė kėmishėzinjve, D'Anuncio "zaptoi" njė qytet jugosllav, tashmė i pushtuar prej trupave tė rregullt tė ushtrisė italiane.

    "Zaptimi" kish tė bėnte me njė bashkėbisedim tė tijin me njė gjeneral tė quajtur Pitaluga, i cili e pėrshėndeti dhe iku nė shtėpi. Lidhja e Kombeve e kėrcėnoi se do ta bombardonte D'Anuncion - me njė luftanije, tė cilėn nuk e kishte - dhe bota europiane i lexonte gazetat dhe qeshte.


    Nga viti 1919, ky njeri dikur djalosh i bukur, ky i ri me flokė tė derdhur dhe veshje tė pėrkorė, ky i vetėshpallur dashnor i madh, ky D'Anuncio gjeni lėvdatėmadh, tani ishte veē njė tullac, njė plak i ndyrė lapėrdhar, ndonėse i veshur me njė uniformė tė shkėlqyer mareshalli, duke u mburrur pėrqark si ndonjė kacagjel me hap tė shtrirė posi Napoleon.

    Ai e vinte veten nė dukje thuajse ēdo ditė, duke kaluar nė revistė trupat e tij. Ai i rekomandoi ballkonin botės politike.


    Falė njė takimi tė pashmangshėm nė sallėn e pushimit tė tė vetmit hotel tė asaj kohe nė Fiume - nuk kish turistė dhe pothuajse nuk kish fare ushqim - shumė shpejt u miqėsova me njė njeri, i cili e quante veten togeri Henri Farst, banor nė Samit Avenju, Nju Jork, Nju Xhersi, tani sekretar vullnetar i D'Anuncios. Ai mė rrėfeu historinė e "zaptimit" dhe mė rregulloi njė takim pėr intervistė.


    D'Anuncio mė priti nė pallatin e guvernatorit, nė njė dhomė tė mbushur plot e pėrplot me perde tė gjata tė purpurta, statuja tė dorės sė dytė, piktura tė dorės sė tretė, tapiceri tė trėndafilta, me shumė karrige, njė kanape e stėrmadhe me shumė nėnkresa.
    Pyetja e parė qė i bėra ishte:

    "Ēfarė do tė bėni nė qoftė se Presidenti Uillson dhe Lidhja e Kombeve do tė dėrgojnė kundėr jush njė flotė"? Unė flisja me njė frėngjishte tė keqe; ai u pėrgjigj nė ato qė ma rrok mendja se janė gjashtėrrokėshat daktilė:


    Tė gjithė rebelėt e tė gjitha racave duhet tė mblidhen nėn flamujt tanė
    Dhe tė paarmatosurit do tė armatosen,
    Dhuna do t'i kundėrvihet dhunės.


    Do tė jetė njė kryqėzatė e re e tė gjithė kombeve tė varfėr dhe tė skamur, e tė
    gjithė njerėzve tė varfėr, e tė gjithė njerėzve tė lirė.
    Kundėr kombeve qė zotėrojnė pushtet dhe grumbullojnė pasuri.
    Kundėr kombeve grabitqarė,
    Kundėr kastės tė kamatarėve, tė cilėt dje nxirrnin pėrfitime nga lufta dhe sot
    nxjerrin pėrfitime nga paqja.


    Dhe ne do tė rivendosim drejtėsinė e vėrtetė, tė cilėn njė njeri i ftohtė dhe budalla
    me njė ēekan ia mori borxh njė kancelari gjerman tė dikurshėm, kryqėzuar me
    Katėrmbėdhjetė Gozhdė...


    Katėrmbėdhjetė Gozhdėt kishin kuptimin e Katėrmbėdhjetė Pikave tė Uillsonit.
    Por, ai nuk kishte kohė pėr tė humbur. Pėrkufizimet paraprirėse e thuajse tė gjitha ato tė mėparshmet dhe vijueset, u shfaqėn fare shpejt paskėtaj nė njė vėllim tė hollė poetik tė D'Anuncios, botuar nė Fiume.


    Ndėrsa po largohesha nga poeti, ai mė shtiu nė mendje qė tė intervistoja tė ashtuquajturin president tė Fiumes, i cili mė siguroi se jugosllavėt po aq mirė sa edhe italianėt e pėrkrahnin atė. Dr. Grosiē ishte njė burrė shumė plak dhe ndoshta nuk e dinte kuptimin e asaj qė po thoshte. Teksa e pyeta rreth plebishitit, qė e zgjodhi dhe mbėshteti D'Anuncion, ai u pėrgjigj:


    "Ishte i mirė dhe u zhvillua me ndershmėri. Tė gjithė qytetarėt e mirė u lejuan tė votojnė - ne i hoqėm qafe tė gjithė elementėt e padėshiruar, tė gjithė socialistėt, punėtorėt qė ishin bėrė shkaktarė turbullirash - ne dėbuam pesė mijė prej tyre".
    Plebishiti qė miratoi komandantin italian D'Anuncio, kishte shumicėn e pak mė shumė se njėqind personave.

    Tė pesė mijtė qė u dėbuan para votimit ishin tė gjithė jugosllavė.
    Kur kjo histori e vogėl doli nė botimin e Parisit tė Ēikago Tribjun - e pata kaluar kontrabandė tekstin e intervistave tri ditė mė parė - pronari i hotelit mė lajmėroi qė ta lija hotelin dhe t'ia mbathja me trenin mė tė parė, pėrndryshe "D'Anuncio do tė tė qėllojė."
    Nė Abacia, nė gjysmė tė rrugės pėr nė Trieste, tre anėtarė tė Legjionit Dalmat hynė nė kabinėn time dhe mė urdhėruan tė kthehesha prapė nė Fiume.

    Nuk pranova. Pastaj tė tre mė qėlluan disa herė me grushte, mė kapėn nga krahėt dhe nga kėmbėt dhe mė nxorėn nė stacion. Unė kėmbėngula qė t'i telegrafoja konsullit amerikan nė Trieste dhe u thashė atyre qė mė kishin kapur se konsulli do tė dėrgonte njė luftanije amerikane pėr tė mė liruar. Ata nuk e dėrguan telegramin tim, por besuan fjalėt qė thashė pėr luftanijen amerikane. U lejova qė tė kap trenin tjetėr.


    Nė tė vėrtetė, D'Anuncio ishte i mundur. Ishte i detyruar tė dorėzohej. Kur pat organizuar kėmishėzinjtė e tij dhe pat pushtuar Fiumen, ai pat caktuar njė botues tė gazetės sė Milanos, Popolo d'Italia, njė mik pėr tė mbledhur para e pėr t'i dėrguar atij ushqime dhe armatime.

    Ky mik, gazetari B. Musolini, mblodhi njėzet e pesė deri nė pesėdhjetė mijė dollarė, shumicėn prej italiano-amerikanėve. Ai nuk i dėrgoi D'Anuncios asgjė. Kur Musolini doli nė gjyq para Shoqatės sė Gazetarėve tė Lombardisė pėr vjedhjen e kėtyre parave, ai e mohoi "vjedhjen", por pranoi se u kishte "ndėrruar drejtimin" parave, por pėr tė njėjtin qėllim, pajisjen e trupave ilegale tė kėmishėzinjve me emrin "fashistė" pėr tė zėvendėsuar Legjionin Dalmat.


    Me kėtė mėnyrė tė dykuptimtė, italiano-amerikanėt u bėnė mbėshtetėsit e parė tė fashizmit. Me pesėdhjetėmijė dollarėt amerikanė qė i vodhi D'Anuncios, Musolini mundi tė krijojė Fashion e Milanos nė njė ushtri kombėtare tė kėmishėzinjve - e cila nė tė vėrtetė mori pushtetin nė vend.


    D'Anuncio, ndoshta, ishte njė shkrimtar i madh. Dy nga librat e tij janė quajtur kryevepra nga shumė njerėz, gjykimit tė tė cilėve u besoj. Frensis Uinuari, nė punimin e saj Flatrat e zjarrit, e lavdėron D'Anuncion dhe po ashtu informon lexuesit e vet se Il Fuoco (Flaka) "ėshtė fėmija i tij dhe Duses, pikėrisht sikurse Trionfo della morte (Triumfi i vdekjes) pat qenė fryti i dashurisė sė tij pėr Barbara Leonin".


    Me sa duket, kėtij gjeniu i nevojitej njė dashuri e re pėr ēdo libėr tė madh, pikėrisht siē bėnte Heminguej (kėshtu bėnte edhe F. Skot Fitxheraldi mė tregoi njėherė Morlei Kallagani).

    Por, megjithėse Heminguej u martua katėr herė dhe shkroi nga njė libėr tė bukur pas ēdo martese, ai as nuk i zvetėnoi, as nuk i tradhtoi frymėzimet e sukseseve tė tij letrare - ai thjesht i largoi ato. D'Anuncio i pėrdorte dashuritė e veta pėr pėrparime letrare, e duke bėrė kėshtu, ai i flakte tutje. Nė rastin e Eleonora Duse-s ai kreu njė krim tė pafalshėm, duke shitur "fėmijėn" e dashurisė sė tyre pėr para.


    Pėr mė tepėr, para se tė botohej Il Fuoco, Duse-s i patėn thėnė se nė atė libėr nuk ishte vetėm historia e dashurisė sė tyre, por, gjithashtu, njė libėr kushtuar gjerėsisht mėnyrės sė tyre tė tė bėrit dashuri dhe seks. Ishte kaq e hollėsishme, kaq shkoqur, sa qė ky libėr do tė trondiste botėn letrare jo vetėm tė Italisė, por edhe tė Anglisė dhe Shteteve tė Bashkuara. Eleonora Duse me ngut vajti tek ai.

    D'Anuncio e siguroi se heroina Foskarina, nuk ishte aktorja dhe ato qė kish shkruar nuk ishin poshtėruese ose tronditėse, siē i patėn thėnė Duse-s. Si pėr t'u mbrojtur, ai mund t'i lexonte asaj disa faqe, tė cilat ia lexoi dhe Duse u largua.
    Ndonėse ka qenė e pamundur pėr mua qė tė gjej prova tė dokumentuara pėr kėtė histori, e cila vazhdon, po e tregoj kėtu siē ma kanė rrėfyer persona nga burime tė sigurta, tė cilėve u besoj.


    Duse erdhi pėr herė tė dytė tė takojė D'Anuncion. Ajo i tha se ai e kishte gėnjyer. D'Anuncio u rrudh dhe i tha se ishte trokė, ama fare trokė, dhe se i duheshin para.
    Duse e pyeti sa para. D'Anuncio tha se botuesi i tij i Milanos i pat premtuar 25.000$.
    Duse i kėrkoi ish-tė dashurit qė ta priste pėr njėfarė kohe.

    Me ngut ajo rregulloi njė sėrė shfaqjesh "lamtumire" nė Amerikė, luajti nėpėr salla tė mėdha, shumė kritikė shkruan se ajo ishte mė madhėshtore se sa kishte qenė Sara Bernardt ndonjėherė.

    Ajo u kthye nė Itali duarplot me 25.000$ dhe ia dha paratė D'Anuncios. Ai i dha dorėshkrimin.
    Nė apartamentin e saj, pėrpara oxhakut, Duse lexonte Il Fuoco. Ishte njė libėr shumė i bukur, thuajse njė kryevepėr.

    Por, si njė roman a clef, nuk kish nevojė pėr ēelės. Foskarina ishte plotėsisht e ngjashme me tė; dhe me prozėn e tij mė tė mrekullueshme poetike ai ia kushtonte kapitull pas kapitulli ēdo hollėsie tė tė bėrit dashuri midis syresh, madje pa harruar as damarėt e kaltėr tek shalėt e hapura tė dashnores dhe as qimet e pubisit.
    Faqe pas faqeje Duse e hodhi dorėshkrimin nė zjarrin e oxhakut.

    Rreth tre muaj mė vonė libri doli nė tė gjitha libraritė e Milanos. Libri u ēua nė shtyp nga kopja e dytė me fletė karboni, qė kishte bėrė autori - gjė pėr tė cilėn Duse nuk ishte nė dijeni - dhe, D'Anuncio, kėsaj radhe pėrlau edhe njė dorė tjetėr me 25.000$
    (Tradhtia ėshtė tradhti, si ndaj njė njeriu, po ashtu ndaj njė shteti.

    Shumė tradhtarė kanė tradhtuar vendin e tyre pėr atė qė besonin, pėr njė ēėshtje fisnike. Ky njeri thjesht i dyfishoi paratė e veta. Mendoj se ai ia meriton tė jetė nė krye tė trinisė sime tė pashenjtė tė Qen Bir Qenve.)

    Shekulli Online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •