Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Per ata qe nuk e dijne definicionin per shprehjen "civilizim" le te lexojne libra tjere!

    Ata qe e quajne veten ateist apo jobesimtare jo qe nuk kane te drejte te bejne rekomandime por as te japin shpjegime per dicka neper forumet me titull "Bota shpirterore". Jo pse per ta nuk eshte i njohur fenomeni i quajtur SHPIRT, por per shkak se nuk e kane fare vendin ketu.

    Meqenese ne kete forum nuk e ndien veten askush pergjegjes per perverzitetet e dikujt, atehere edhe nuk eshte habi kur i njejti forum behte "ushqim" i preferuar per dhelpera dinake e "shtaze" te tjera nga skutat me te erreta te botes!
    klipp&klar

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Iliri88
    Anėtarėsuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    272
    "Jo pse per ta nuk eshte i njohur fenomeni i quajtur SHPIRT, por per shkak se nuk e kane fare vendin ketu."

    Shoku Norcali,

    Kur shikon se ku e ke gjetur ti konceptin dhe interpretimin e "fenomenit SHPIRT" del qe ateistet apo mosbesimtaret jane ne fakt me qindra here me te njohur me kete koncept.

    Interpretimi i fenomenit shpirt per ty vjen nga nje arab me nje histori kriminele krimet e te cilit vetem nje person i pashpirt mund ti bente. Lexo tek Feja dhe Civilizimi per faktet e verteta. Sot ne bote ke me miljarda shpirtra qe sipas islamit dhe profetit tend atyre u eshte hapur nje ferr per vuajtje te pafund sepse nuk kane ndjekur ate qe e ka bere vehten si zot te dites se gjykimit, pra muhamedin.

    Me vjen keq kur te shikoj se humbet kohen kot me perralla te tilla ketu sepse jetojme ne shekullin e 21te dhe te gjithe kane mundesine tani per te nxjerr konkluzionet e tyre per fete ne bote dhe islamin. Un kam qene ne Shqiperi te vizitoj dhe nje gje eshte e qarte: Xhamiat jane bosh. E njejta gje ne Kosove megjithese nuk ka patur komunizem per ti ndaluar te besojne ne islam.

    Nuk eshte nevoja per te lexuar libra te tille si kete qe po mundohesh te perkthesh ketu sepse vetem lexo lajmet dhe gjen realitetin e fese islame. Vetem para ca diteve, sunnet e sektit tend minosen xhamine e Shiiteve ne pakistan duke vrare e masakruar muslimane te sektit tjeter. Islami nuk eshte ai qe paraqitet ne kete liber. Koncepti i shpirtit nuk mesohet nga kriminelet, vrasesit, pedofilet. Shpirti i njeriut tregohet nepermjet veprave te tij/saj dhe jo nepermjet disa shkrimeve nacionaliste arabe. Megjithate, vazhdo me iluzionet se ndoshta te ndihmojne me veshtiresite e dites. Enderrimi per nje parajse me 70 mije virgjeresha etj. por realiteti nuk ndryshohet.


    I

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Lexoje ti i nderuar "terminator" temen e botuar ketu: "Cfare kuptoni me fjalen terrorist"? Lexoe vetem perfundimin, megjithese ai perfundim eshte vetemse maja e Eisberg-ut.


    P.S. A mos dashte ndoshta te ta botoj ketu biografine tende?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Norēa.li : 08-07-2003 mė 09:22
    klipp&klar

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    “ Kjo ėshtė mjaft interesante!” thirri Christiani.”Mirėpo, a nuk ėshtė kjo diēka si shumė e tepėrt pėr njė besimtar tė thjeshtė”?





    Natyrisht se po, por unė jam duke shpjeguar kėtu edhe nė cilėsinė e historianes sė religjionit, ndėrsa krahasimet e tilla na ndihmojnė pėr tė kuptuar edhe mė shumė lidhje me zhvillimin e adhurimit tė Muhammadit. Pastaj duhet tė mendojmė edhe nė atė se sipas Kur’anit Muhammadi ka qenė i dėrguar edhe si “Mėshirė pėr botėrat” (21:107); pra, se edhe vet emri i tij sjell bekim. Njė legjendė e vjetėr thot se sejcili njeri qė quhet Muhammad do tė shkojė nė parajsė. Pėr kėtė arsye kemi njė numėr shumė tė madh njerėzish me emrin Muhammad apo nė tė shqiptuarit turqisht Mehmet, mu ashtu siē kemi edhe shumė njerėz tė tjerė qė mbajnė emrat tjerė tė profetit si Ahmad apo Mustafa. Edhe fjalėt kur’anore, si p.sh. emrat nga sure 20 Taha dhe sure 36 Yasin, pėrdoren si emra njerėzish, kurse shumė njerėz kanė pasur rastin tė lexojnė pėr emrin e teologut tė madh reformues tė Egjiptit Muhammad Abduh.





    Abduhu dtth “i Tij”, nė tė vėrtetė, shėrbyes “i Zotit” dhe ēdo njeri cilėsohet si abd, “shėrbyes” i Zotit. Emri abduhu nė Kur’an paraqitet nė dy vende tė rėndėsishme si cilėsim (emėrtim) i Muhammadit; njėra qė aludon nė udhėtimin qiellor tė profetit (17:1) si dhe tjetra nė pėrshkrimin e vizionit tė madh tė tij nė suren 53. Pėr muslimanin kjo don tė thotė se profeti cilėsohet (emėrtohet) si “shėrbyes i Zotit” nė pėrvojat e tij mė tė larta mendore ndaj dhe kjo gjė ėshtė shkalla mė e lartė qė mund ta arrij njė njeri. Me kėtė e kemi njėkohėsisht edhe definimin e pamjes sė njeriut nė Kur’an.






    “ A nuk ekzistojnė faktikisht pamje (fotofrafi, piktura a skulptura) tė profetit ashtu siē ėshtė rasti te ne me Marinė (Merjemen) apo Jezusin?”





    Jo, meqenėse duhet shmangur paraqitjeve tė figurave tė njerėzve. Kurse nė disa dorėshkrime historike nga koha e mesjetės qė ka pasur paraqitje “naturalistike” tė profetit, atyre mė vonė u ishte vėnė njė velo e hollė mbi fytyrė kurse nė ditėt e sodit njė paraqitje e tillė vlen si e ndaluar; nė tė vėrtetė kėtu shkon gjithė e duke u bėrė situata mė e rreptė! Megjithatė kemi diēka tjetėr nė kėtė drejtim, diēka si paraqitje verbale; cilėsitė e tij tė mira trupore e shpirtėrore siē kanė qenė tė rrėfyera tradicionalisht janė pėrshkruar pėr bukuri nga kaligrafistėt. Ka mundėsi tė gjinden, para sė gjithash nė Turqi, kaligrafi tė ashtuquajtura hilya, tė cilat varen nėpėr mure tė shtėpisė pėr ta pasur bekimin mu sikurse i krishteri kur var nė mur pikturėn (ikonėn) e Krishtit apo Madonės.





    Nėn dikimin e mistikėve profeti ishte bėrė qenie e ndritshme e cila nuk qet hije; ai ishte e para gjė e krijuar e madje pėr hir tė tij ishin krijuar qiejt e toka, ashtu siē thot njė thėnie jashtėkur’anore. Ai ėshtė i dashuri i Zotit dhe nė tė janė tė bashkuara bukuria e urtėsia e tė gjithė profetėve paraprakė. Shenja qė e kishte ndėrmjet supeve, njė e qitur/enjtur (si tumor) e madhe sa veza e pėllumbit, dėshmonte edhe sė jashtmi se ai ėshtė vula e profetėve (33:40), i fundit nė radhėn e profetėve, pas tė cilit nuk do tė paraqitet asnjė profet ligjvėnės. Pėr kėtė arsye janė pėrndjekur e pėrndiqen mizorisht tė gjithė ata qė marrin qėndrim profetik sė bashku me ithtarėt e tyre. Mendoni njė herė nė bahaitėt, religjioni i tė cilėve ishte zhvilluar gjat shekullit tė 19-tė nga njė rrymė shiite. Apo pėrkujtoni ahmadiyyitėt, themeluesi i tė cilės kishte qenė e fajėsuar se ka vepruar si njė lloj profeti kah fundi i shekullit tė 19-tė, megjithėse ahmadiyyitėt kishin bėrė shumė nė pėrhapjen e islamit pėrmes propagandės sė tyre internacionale.




    “Edhe unė kam pasur rastin ta njoh njė familje bahaite qė mė kishte rrėfyer pėr kėto gjėra ashtuqė nuk mund ta mirrja me mend se si mund tė pėrndiqen njerėz tė tillė paqedashės...”





    Ky ėshtė faktikisht njė problem i madh qė na shqetėson tė gjithėve! Por, t’i kthehemi edhe njė herė Muhammadit. Sipas pikėpamjeve islame ai ėshtė i mbrojtur nga gabimet dhe mėkatet, meqenėse ai ėshtė njė “shembull i bukur” (sure 33:45) pėr bashkėsinė e vet. Nė kėtė mėnyrė ai nuk do tė ketė mundur tė mėkatojė, meqenėse mėkatimi do tė kishte qenė obligues edhe pėr bashkėsinė e tij! Kėshtu, meqenėse besimtari ėshtė i obliguar qė ta kopjojė (imitojė) atė sa mė mirė qė ėshtė e mundur, ta ndjekė atė sipas sunna-sė, “zakonit” tė tij. Pa marrė parasysh se ai i kishte pėrsėritur ai tė gjitha fjalėt dhe veprat tri herė. Kishte hyrė diku vetėmse me kėmbė tė djathtė apo ia ka pasur ėndja trangujt – njerėzit pėrpiqe(shi)n ta imitojnė sa mė origjinal. Njė besimtar indas kishte refuzuar p.sh. tė hante mango, frut ky shumė i njohur e i preferuar nė Indi, meqenėse nuk gjente shėnime se tė njėjtėn e ka ngrėnė edhe profeti. Imitimi (kopjimi) i Muhammadit e ka skalitur shumė pamjen e qėndrimit tė njėsishėm musliman. Pa marrė parasysh se ē’kishte bėrė profeti ishte vėshtruar me pėrpikėri dhe ishte rrėfyer me tutje (gjeneratave tė ardhshme) kurse tė ashtuquajtur hadithe, “trashėgimitė/traditat”, na japin imazhe tė nduarnduarshme pėr jetėn e tij tė pėrditshme. Natyrisht se kishte qenė e paevitueshme qė me kalimin e kohės kanė vėrshuar edhe hadithe, tė cilat mė tepėr kishin pasqyruar idetė e besimtarėve sa sa tė vėrtetėn historike. Ne e dijmė edhe nga pėrvoja se sa shpejtė pėrhapen fjalė tė paqena pėr ndonjė personalitet tė njohur, pėr tė cilat thashetheme as qė e ka idenė ai vet.



    Herėn tjetėr:


    “Po atėherė si mund tė konstatohet fare sa a ka thėnė apo ka bėrė dikush me tė vėrtetė ashtu?”

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    “Po atėherė si mund tė konstatohet fare sa a ka thėnė apo ka bėrė dikush me tė vėrtetė ashtu?”




    Pėr ta konstatuar vėrtetėsinė e kėtyre haditheve ishte zbatuar sitje (shoshitje) me themel. Kjo bėhej duke u kontrolluar zinxhiri, isnad-i, duke filluar prej rrėfyesit tė tashėm e deri te ata tė kohės sė profetit: “A-ja kishte thėnė se e kam dėgjur prej B-sė, i cili kishte thėnė se e kam ndėgjuar prej C-sė, i cili kishte thėnė se i ati im kishte ndėgjuar tė ketė thėnė E-ja qė ia kishte rrėfyer F-ja se profetit ia kishte pasur ėndja mjaltin.” Korrektėsia e transmetuesve, nė mesin e tė cilėve ekziston edhe njė numėr i madh femrash, ishte testuar me saktėsi: A mund ta kishte takuar me tė vėrtetė E-ja F-nė apo kishte jetuar mė vonė e kėshtu me radhė. Nė kėte mėnyrė ishte krijuar njė korpus pėr hadithe tė besueshme, tė cilat ishin kodifikuar kah fundi i shekullit 9-tė. Sipas mendimit tė pėrmbledhėsve tė haditheve janė dy pėrmbledhje nga mė tė njohurat, tė cilat janė cilėsuar si salih, “i shėndoshė”, kanė qenė tė pėrmbledhura nga Buhari (vd. 870) dhe Muslimi (vd. 875). Veprės sė Buharit besimtari i fortė ia kushton rėndėsinė mė tė madhe pas Kur’anit ashtuqė vepra e tij komentohet gjithnjė e mė shpesh. Mė vonė ishin pėrmbledhur hadithe tė caktuara pėr temė tė caktuar si p.sh pėr tė shkruarit e tj. Megjithatė kishte edhe kritikues, ndėrsa kah fundi i shekullit tė 19-tė ishin sulmuar rreptė trashėgimitė e traditave, pothuajse nė tė njėjtėn kohė kur Ignatz Goldziher mundohej t’i dėshmonte Europės se shumė fjalė dhe vepra qė iu kishin mveshur profetėve nė tė vėrtetė kishin pasqyruar rrymat e ndryshme politike e religjioze tė kohėrave tė hershme. Sot mund tė hasen edhe aso muslimanė qė i refuzojnė disa apo tė gjitha hadithet, meqenėse mendojnė se ndėr to (hadithe) ka shumė tė vjetra e qė nuk i pėrshtaten kushteve tė kohės; tė tjerėt, nga ana tjetėr, i konsiderojnė tė gjitha hadithet “e shėndoshė” (salih) tė obligueshėm pėr muslimanin kurse tė tjerėt, siē ėshtė rasti me moderinistin pakistanez Fazlur Rahman, mendojnė se hadithet kanė pasqyruar mėnyrėn e muslimanėve tė hershėm se si e kishin kuptuar religjionin e tyre dhe rregullat e jetės; pėr kėtė arsye njeriu modern duhet t’i zbėrdhejė nė mėnyrė gjegjėse ndaj tė kuptuarit tė kohės sė sotme. Mirėpo, kundėr kėsaj janė mbrojtur pėrsėri besimtarėt e vjetėr (me koncept tė vjetėr).





    “Po atėherė si mund ta dijė njeriu se ēka e ka burimin nė Kur’an e ēka nga profeti?”




    Kjo nė fillim kishte qenė problem edhe pėr vet besimtarėt, tė cilėt nuk donin t’i shėnonin fjalėt e profetit pėr shkak qė tė mos vinte deri te ngatėrrimi. Megjithatė kjo ėshtė gjė e thjeshtė: Nė tekstet arabe citati kur’anor fillon me fjalėt qala ta’ala, “ i Lartėmadhėruari tha”, kurse hadithi fillon me “ profeti, Zoti e bekoftė e i dhashtė lumturi, ka thėnė”. Kėtė apo ndonjė formulė bekuese gjegjėse do tė duhej ta pėrdorte ēdo musliman sa herė qė ta pėrmend emrin e profetit, meqenėse Kur’ani thot se “ Zoti dhe engjujt e bekojnė profetin” (33:56) dhe njeriu bashkohet me kėtė bekim. Unė njoh besimtarė tė fortė tė cilėt ēdo veprim tė rėndėsishėm nuk e fillojnė vetėmse me basmala (bismilah), qė dtth me fjalėt “Nė emėr tė Zotit”, por edhe me formulėn bekuese “ Zot, bekoje Muhammadin, shėrbyesin dhe tė dėrguarin Tėnd dhe familjen e tij tė dėlirė dhe shokėt e tij”. Kėshtu, meqenėse besohet se kėsaj do t’i gėzohej profeti dhe se edhe do tė vijė nė tubim pėrkujtimor atje ku thuhet shpesh bekimi pėr tė.





    “ A ekzistojnė relike nga ai?”





    Po, megjithėse kundrejt kultit tė relikeve – qoftė kur ėshtė fjala pėr profetin apo miqtė e Zotit – othodhoksia nuk qėndron aq miqėsisht, mu ashtu sikurse adhurimi i tepėrt i profetit qė nuk ėshtė legjitim sipas mendimit tė tyre, meqenėse nuk ėshtė profeti por Kur’ani qendėr e vėmendjes nė Islam. Mirėpo, qysh nė kohėt e hershme mendohej se flokėt e Muhammadit posedojnė me energji tė madhe bekuese, meqė flokėt nė sejcilin religjion janė bartės i fuqisė mbinatyrore, kurse ne e dijmė se qysh nė kohėn e hershme tė Islamit disa besimtarė tė fortė kanė marrė flokė tė tij duke i vendosur ato nė turban, me qėllim qė kėshtu tė jenė tė mbrojtur (nga tė ligat!). Thirrja “pėr mjekrrėn e profetit”, tė cilėn e njohim nga letėrsia e pėrrallave, tregon mė sė miri pėr kėtė; meqenėse njeriu betohet nė atė ēka ėshtė nga mė tė vlershmet pėr tė. Disa besimtarė tė fortė shkojnė edhe aq larg pėr tė besuar se flokėt e tij ende rriten dhe mund tė shumohen, meqenėse profeti ėshtė ende i gjallė nė varrin e tij nė Medinė. Ndėrkaq, ėshtė e mundur tė keni ndėgjuar pėr protestat qė ishin bėrė pėr shkak tė zhdukjes sė flokėve tė tilla nga njė xhami nė Srinagar tė Kashmirit. Atje ekziston nje xhami e bukur moderne e emėrtuar Hazratbal, “flokėt dinjitoze”. Nė disa vende reliket e tilla, tė ruajtura nė sanduqe nga qelqi i fisėm e tė mbėshtjellura me shami mėndafshi, nuk guxojnė t’i shohin apo vizitojnė gratė apo jomuslimanėt. Gjithashtu edhe petkat e Muhammadit, para sė gjithash burda, petku i endur jemenit, tė cilin ia kishte hedhur nė trup njė poeti si shenjė pėr tė falur (kėrkim faljeje) bėn pjesė kėtu. Si nė Stamboll ashtu edhe nė Kandahar tė Afganistanit mund tė gjinden chirqa-i sharif, “palltoja e fisme” – meqenėse ēdo gjė qė ka tė bėjė me tė mban para/prapashtesėn sharif, “i/e fisme”. Edhe sandalet e tij jane shumė tė adhuruara; ekzistojnė poezi pėr energjinė e tyre bekuese e nė disa vende mund tė gjinden edhe vizatime tė sandaleve tė tilla.



    Nė vazhdim:



    “Ju pohoni se ēdo gjė qė ka tė bėjė me Muhammadin quhet sharif”, mė ndėrpreu Christiani. “ A ka tė bėjė kjo me sherifėt nga Marokko, pėr tė cilėt hasim shkrime tė herėpashershme”?

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    “Ju pohoni se ēdo gjė qė ka tė bėjė me Muhammadin quhet sharif”, mė ndėrpreu Christiani. “ A ka tė bėjė kjo me sherifėt nga Marokko, pėr tė cilėt hasim shkrime tė herėpashershme”?




    Ashtu ėshtė! Sharif ėshtė pasardhės i Muhammadit nga ana e tė bijės sė tij Fatima. Edhe mė shpesh pasardhėsve tė tij i jipet titulli sayyid, “zotėri”, kurse nė shumė regjione, para sė gjithash nė regjionet lindore, pėr sayyidėt ekzistojnė tabu tė shumta. Njėra nga kėto ėshtė se njė vajzė sayyide nuk ka tė drejtė tė martohet me njė djalė qė nuk ėshtė sayyid. Kjo rregull ka qenė e rreptė deri para ca kohėsh, kurse sot ka pak lėshime nė kėtė aspekt. Nė pėrgjithėsi femrat me prejardhje sayyide nė raste tė shumta janė tė mbuluara mė rreptė se gratė tjera, meqė ato janė mė tė pėrafėrta me bashkėshortet e profetit; prandaj edhe urdhėresat kur’anore (sipas tyre) duhet tė jenė edhe mė tė rrepta pėr kėto femra.





    “Meqė Muhammadi paska kėsofarė pozite tė lartė nė besim e tė cilit i pėrshkruhen aq shumė mrekulli, atėherė a vlen kjo edhe pėr kohėn tonė?”




    Natyrisht. Fyerja e cilitdoqoftė profeti, para sė gjithash e Muhammadit si tė dėrguar tė Zotit par excellence ėshtė e ndėshkueshme. Janė shumė tė paktė ata njerėz qė mund ta marrin me mend sa sa ėshtė e thellė dashuria e muslimanėve ndaj profetit, i cili ėshtė udhėheqės i drejtė i bashkėsisė sė vet e tė cilit i ėshtė besuar ndėrmjetėsimi pėr bashkėsinė e tij nė Ditėn e Gjyqit. Thash edhe mė parė se sipas legjendės atij i ishte dhėnė e drejta e ndėrmjetėsimit pėr tė cilėn ishte lutur gjat kohės sė udhėtimit tė tij qiellor nėn praninė e Zotit. Mirėpo, pėrderisa nė kohėrat e hershme ishin kėnduar pėrshkrime gjithnjė e mė entuziaste pėr mrekullitė dhe ekzistencėn e tij shumė tė ndritshme, nė kohėn e re potencohet gjithnjė e mė shpesh roli i tij si themelues shteti, politikan, reformues qė i kishte emancipuar beduinėt e pacivilizuar, politikan social qė kishte vėnė barazi ndėr besimtarėt, barazi kjo nė tė cilėn vlen pėrshpirtshmėria e jo tė hollat apo pushteti. Mund tė haset shumė herė, mvarėsisht nga pikėpamjet e autorėve tė ndryshėm, qė ai tė cilėsohet si komunist apo “Imam i socializmit”, por para sė gjithash si njeri qė i kishte thyer pėrfytyrimet e trashėguara (vjetra) duke krijuar kėshtu njė tip njeriu modern. Sidomos Iqbali ka krijuar imazh shumė tė pasur pėr profetin me poezine dhe prozėn e tij duke shkuar aq larg duke thėnė se: “Mund ta mohosh Zotin por jo edhe profetin.”


    Iqbali me kėtė kishte menduar se profeti ėshtė lajmėsues/pėrhapės i dukshėm i vullnetit tė Zotit, tė cilin duhet njohur me ēdo kusht pėrnga detyra e tij historike. Mendime tė tilla janė vėshtirė tė kuptohen nga ata njerėz qė kanė qenė tė ballafaquar me shekuj tė tėrė mė njė imazh tė tillė negativ mbi Muhammadin. Mirėpo unė besoj se kėtu si edhe nė tėrė kėtė libėr bėhet fjalė pėr atė se jemi duke u pėrpjekur pėr t’i kuptuar deridiku pėrfytyrimet e besimit tė miqve tanė muslimanė.




    “Ah! Ja tash m’u kujtua...” ndėrhyri Christiani, “arsyeja pse pyeta pėr Muhammadin. Ajo ishte pėr atė meqė bashkėpunėtorėt e mij turq kishin ndėrmend tė mė ftonin pėr festėn e ditlindjes sė profetit qė i bie pas 14 ditėsh. Meqė jam bėrė kurreshtar a bėn tė shkoj unė atje?”


    Natyrisht! Mevluti (arabisht maulud), ashtu siē quhet festa e ditėlindjes sė profetit, ėshtė gjithmonė diēka e bukur. Me siguri se do tė keni mundėsi pėr tė dėgjuar recitime poezie shumė tė njohur tė autorit Sylejman Ēelebi, i cili e kėndon me fjalė shumė tė thjeshta lindjen e Muhammadit dhe mrekullitė qė kanė tė bėjnė me tė. Nė Turqi kėto kėndime bėhen qė nga fundi i shekullit 15, kurse ka pėrkthime edhe nė gjuhet ballkanike.



    Herėn tjetėr:



    “Tash e kemi muajin prill. Po ta llogaritnim kėshtu, atėherė na del se ditėlindja e tij bie gjithmonė mė 17 prill...”

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Civilizimi nė Islam
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  2. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  3. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdĖrmjet Lindjes E PerĖndimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •