Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Do te vazhdoj me temen. Atyre qe u pengon s'kam c't'iu bej. Te tjereve - lexim te kendshem.






    “Kjo tingėllon mė ndryshe nga nga shumėēka qė lexojmė pėr ēdo ditė”, mendonte Christiani i habitur. “ Por, ju lutem, a mė thuani se pėr ē’arsye ėshtė pėrhapur Islami aq shpejtė?”





    Ndoshta do tė kishte qenė mė e dobishme pėr t’ia hudhur njė vėshtrim tė shkurtėr historisė sė Islamit. Ajo ėshtė mjaft e komplikuar dhe ne mund tė pėrjetojmė befasi pas befasie sa herė qė tė dalin nė dritė burime tė reja. Mund ta marrim me mend se ne posedojmė me mijėra e mijėra dorėshkrime nėpėr biblioteka qė ende nuk janė vlerėsuar (hulumtuar) kurse edhe ashtu, shikuar nė pėrgjithėsi, ne ende qėndrojmė nė fillim tė njohurive tona, meqenėse orientalistika e vėrtetė ėshtė ende e re, afro 200 vite pėrderisa koha e lashtė (antika europiane) klasike qė ka lėnė shumė mė pak dėshmi se kjo (orientalistika) ėshtė provuar, paraqitur e hulumtuar me saktėsi e me plot mund e dashuri pune qysh me shekuj .




    KomentNorca.li)
    Kur nje orientaliste qe mirret per afro 6 decenie me nje teme si kjo pohon se ende nuk dijme asgje dhe se ketu ka shume gjera per t'u zbuluar, hulumtuar, ekzaminuar... cka mund te themi per ndonje person qe nuk e ka mesuar ende shkronjen e pare (a-ne) lidhje me kete teme?



    “Edhe njė: A flitet gjithkund nėpėr vendet islamike nė gjuhėn arabe?”


    Jo, kurrsesi: Arabishtja ėshtė gjuhė e shenjtė, meqenėse Kur’ani kishte qenė i zbuluar (shpallur) “nė gjuhė tė qartė arabe”. Pėrndryshe ēdo vend e ka gjuhėn e vet, letėrsinė e vet, artin, zakonet e traditat e veta dhe, meqenėse vetėm njė numėr i vogėl dijetarėsh te ne (fjala ėshtė pėr Gjermani) i njohin tė gjitha kėto gjuhė qė fliten atje, shumica e tyre (orientalistėve) pėrqendrohen mė sė shpeshti nė njė regjion tė caktuar ashtu qė nuk janė nė gjendje pėr ta mbajtur vėshtrimin e pėrgjithshėm. Islami ėshtė sikur njė shkėmb me shtresa tė shumta e tė lloj-llojshme; megjithėse ai ėshtė aq “monolitik” sa siē thuhet gjithherė, kur ai thirret nė Kur’anin e pandryshueshėm si dhe pėr themel mban pranimin e besimit se nuk ka zot tjetėr pos Zotit (Allahut) dhe profeti ėshtė profeti i fundit institucional i Zotit. Mirėpo, nė pėrpilimet e shumta, si nė teologji ashtu edhe nė praktikė, mund tė gjeni aspekte nga mė tė ndryshme nė kėtė bazė, meqenėse edhe do tė kishte qenė e ēuditshme sikur Islami tė kishte qenė i njėjtė , ta zėmė nė Nigeri dhe Java, nga trajta e jashtme.




    “Jeni duke mė bėrė me tė vėrtetė gjithnjė e mė kurioz” tha Christiani. “Pėrse pra Nigeria dhe Java”?


    Bazave religjioze tė Islamit do t’i kthehem mė vonė duke i shpjeguar ato njė nga njė. Tash e ke radhėn zhvillimi i tij historik.


    Muhammedi ka lindur mė 570 nė Mekkė – jetės sė tij do t’i kthehemi pak mė vonė; mė 610 i kishte marrė/pranuar zbulesat (shpalljet) e para, kishte predikuar dhe kishte qenė i refuzuar nga bashkėvendasit e vet(mekkasit); pas shpėrnguljes sė tij nė Medinė mė 622 ishte bėrė themelues shteti; mė 630 i shkoi pėrdore pėr ta ripushtuar qytetin e (vend)lindjes. Dy vite mė vonė ka vdekur nė Medinė. Pasardhėsit e tij, tė quajtur kalifė, e kishin sjellur tė gjithė siujdhesėn arabe nėn sundimin e tyre. Ushtritė arabe tė flatėruara me entuziazmin e tyre religjioz shumė shpejt e kishin pushtuar Vendin me dy Lumenj(Irakun e sotem), pastaj Sirinė dhe Palestinėn si dhe Egjiptin dhe kishin depėrtuar pastaj prej Tunizisė deri nė Marokko. Nė verilindje Irani ishte bėrė musliman mė 651. Natyrisht se administrimi i perandorisė kėrkonte shkathtėsi tė madhe kėshtuqė edhe ishin krijuar rregulla tė sakta tė administrimit.




    Me rėndėsi tė veēantė pėr historinė Islame ėshtė viti 711. Kėtė vit muslimanėt e kishin tejkaluar Ngushticėn e Gjibraltarit dhe ishin vendosur nė Spanjė ku mė vonė sundimi musliman kishte pėrjetuar lulėzimin mė tė bukur tė tij. Kurse Gjibralltari edhe sot e kėsaj dite e mban emrin e pushtuesit Tariq; ky ėshtė gebel tariq, “mali i Tarikut”. Mė 732 arabėt kishin arritur nė Francėn Jugore ku kishin pėsuar disfatė afėr Toursit e Poitierit nga Karl Martell. Nė letėrsinė europiane kėta njihen si sarazanė apo maurė. Mė 1492 kishte rėnė bastioni i fundit i perandorisė arabo-spanjolle, Granada, qė ishte pushtuar nga mbretėrit e krishterė.


    Herėn tjetėr, veē tjerash do tė vazhdoj edhe me...

    “Po ē’kishte ndodhur tjetėr nė vitin 711?”

  2. #12
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ju lutem vazhdoni replikat ne menyre njerezore, pa fyerje e cenime personale. Disa nga postimet e kesaj teme u kaluan tek forumi "Verejtje dhe keshilla".

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Iliri88
    Anėtarėsuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    272
    "O terminator, qe prej kure na qenka islami levizje "nacionaliste"?, na paske dale me i mencuri i njerezise ti, apo si?, tash e 1400 vjet nuk tha kush se islami eshte levizje "nacionaliste" e ti po?, a mund te argumentosh kete FUQISHEM, qe te bindemi edhe ne tjeret."

    Nuho,

    Lexo faktet dhe pastaj fol. Gjithashtu, ti e di mire qe une nuk jam i vetmi i njerzimit qe nuk e pranon islamizmin si fe. Madje kemi nje pjese te mire te botes, ndoshta edhe vendi ku jeton ti, qe nuk e pranojne islamizmin si fe te tyren. Kjo ka te beje me faktin qe njerezit e kane ditur me kohe natyren nacionaliste te islamit e cila tregohet edhe keto dite. Shiko pak historine e spanjes dhe me trego se perse nuk u bene muslimane por luftuan gjer ne fund per te crrenjosur pushtuesit bashke me ideologjine e tyre. Nese perdor racionalitetin ne vend te fanatizmit per te arritur konkluzionet, sigurisht qe islami eshte levizje nacionaliste arabe, madje njena nga me te egrat ne bote.

    Shiko historine e popullit tend per gjurmet e kafshes islame. Por sigurisht edhe kjo duhet te mohohet se keshtu kerkon kushtetuta arabe. Le te mos flasim per gjakun e derdhur te popullit shqiptar kur sulmonin ushtrite islamike se nuk perputhet me kuranin.

    Kush e dinte qe nje dite shkretetirat do te mbulonin edhe trurin e njeriut?


    Shendet,

    I

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Iliri88

    Nuk e di prej nga po i merr ti te gjitha keto shenime per te ardhur aq lehte ne konkludim se islami na qenka nacionalizem i paster arab?

    Nese ke nge, po ta lexosh pak historine e shkurter te islamit do ta shohesh se teoria jote nuk perkon aspak me kete. Para se te vihet rasti per ta lexuar kete, po ta shtroj nje pyetje: Sot, ne gjithe boten i kemi afro 250-300 milione arabe. Nderkaq si muslimane njihen afro 1 miliard e 300 milion. A ke lexuar ti ndokund ku mbi 80% te nje nacionalizmi te mos jene te atij nacionaliteti? Te lutem ma jip nje shembull.


    Sic po shihet nga ti, ti na qenke shume i ndikuar nga teorite e reja te [b]multietnicitetit[b] ku p.sh. nga nje Kosove me mbi 90% shqiptare autokton kerkohet multietnicitet mu nga ato shtete qe kane perqindje shume me te vogel. Ta marrim shembull Serbine. Serbia bashke me Kosoven eshte me teper se gjysma joserbe. Edhe pa Kosoven e arrin dy deri katerfishin e Kosoves (deri 40% joserbe). Per fat te keq ti nuk je as i pari e as i fundit qe bie ne kutha te tilla, te cilave edhe iu beson.

    Cdo te mire!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Norēa.li : 15-06-2003 mė 04:36

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    “Po ē’kishte ndodhur tjetėr nė vitin 711?”



    Arabėt kishin depėrtuar pėr herė tė parė pėrtej Oksusit (Oxus), i cili nė njė farė mėnyre paraqet lumin kufitar drejt Azisė Qendrore. Ky lum sot e ndan Afganistanin prej Taxhikistanit dhe Uzbekistanit. Kėta regjione ishin bėrė shumė shpejt qendra tė kulturės islame. Po t’ia lėshonim njė vėshtrim emrave tė dijetarėve tė mėdhenj qė ishin dalluar nė tė gjitha lėmitė gjat shekujve tė parė – teologji, shkenca natyrore, folozofi – shumica prej tyre vijnė nga regjioni i Iranit, Azisė Qendrore dhe Turqisė. Buhara dhe Samarkandi kanė qenė vende mjaft tė rėndėsishme tė dijetarisė sė asaj kohe. Si ngjarje e tretė mė 711 ka qenė kur njė grup i arabėve sind kishte pushtuar regjionin nė rrjedhėn e poshtme tė lumit Ind, pjesa jugore e Pakistanit tė sotėm. Komandanti i kėsaj trupe tė vogėl (atė kohė i kishte pasur 17 vite) e kishte futur nė pėrdorim shprehjen “tė mbrojturit me urdhėr” jo vetėmse ndaj jehudėve dhe tė krishterėve, siē kishte qenė rast nė Lindjen e Afėrt, por edhe pėr njė numėr tė madh budistėsh e hindusėsh tė vendit. Qė nga ajo kohė kishte filluar tė zgjėrohej Islami nėpėr kėto regjione.




    “Ē’janė “tė mbrojturit me urdhėr”?”


    Sipas definicionit tė Kur’anit kėta janė tė krishterėt, jehudėt, sabejėt – pra ata njerėz qė posedojnė me libėr tė zbuluar (shpallur) dhe nė kėtė mėnyrė nuk kapen nėn shprehjen pagane, tė cilėt duhet luftuar.




    “Po ē’kishte ndodhur pra nė vendet arabe?”




    Pasi qė kishte rėnė kalifi i katėrt Aliu, kushėriri dhe dhėndėrri i Muhammedit, i cili kishte qenė pre e njė tentimvrasjeje mė 661, pushtetin e kishin marrė omajaditėt, njė familje e fisme mekkase, dhe e kishin ngritur selinė e tyre nė Siri; jo vetėmse xhamia e madhe nė Damask dėshmon pėr sundimin e tyre por edhe pallatet e shumta nė shkretėtirė. Nė Berlin keni mundėsinė ta shihni fasadėn e mrekullueshme tė (pallatit) Mshata qė e kishin ngritur mė 700. Mirėpo kėta dukeshin njerėz shumė laik dhe jo si shembull i mirė si musliman pėr muslimanėt e devotshėm. Nė vjeshtėn e vitit 680 Husaini, nipi mė i ri i profetit Muhammed, djali i Aliut dhe vajzės sė profetit Fatimes kishte tentuar ta rimarrė pushtetin; ai ishte vrarė nė Kerbala(Irak) nga trupat e regjimit dhe kjo kishte qenė pika vendimtare pėr shiitėt, mbi tė cilėt do tė flasim mė vonė. Pas luftėrave dhe kryengritjeve tė shumta tė afėrmit e profetit, tė afėrm tė profetit trashėgimtarė tė Abbasit e kishin marrė pushtetin mė 750 duke e ngritur njė kryeqytet tė ri Bagdadin pranė Tigrit. Kėtė e dini nga pėrrallat (edhe tė filmuara) nga “1001 netė” se ēfarė imazhesh pėrrallore na dalin nga Bagdadi, me stoli e shkėlqime tė ndryshme tė kalifėve tė atyshėm, ndėr tė cilėt mė i njohuri kishte qenė Harun ar-Rashidi.


    Nė vazhdim, mes tjerash...



    "Po ky kalifi me nam paska ekzistuar me tė vėrtetė?”

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    wazhdim teme

    "Po ky kalifi me nam paska ekzistuar me tė vėrtetė?”




    Po. Ai ka sunduar nė tė njėjtėn kohė kur te ne sundonte Karli i Madh (Karl der Große) ku edhe ekzistonin marrėdhėnie diplomatike ndėrmjet kėtyre dy perandorive. Atje kishin lulėzuar tė gjitha artet dhe shkencat, ishte zhvilluar misticizmi, trajtėn e vet klasike e kanė gjetur gramatika dhe letėrsia mu sikurse edhe jurisprudenca, shkenca natyrore dhe medicina. Por natyrisht se kishin filluar tė shtohen problemet politike. Pėr kėtė arsye kalifėt kishin sjellė pėr ndihmė mercenarė turq nga Azia Qendrore, tė cilėt bėhen shumė shpejt tė pavarur dhe nė disa provinca periferike tė perandorisė gati se e kishin fituar pavarėsinė; lojalitetin e tyre e tregonin vetėmse nė lutjet e tė premteve duke i pėrmendur emrat e kalifėve.




    Kėtu qėndronte njė problem edhe me mawalinjtė. Nė fillim tė historisė Islame kėta ishin muslimanėt e posapranuar me prejardhje joarabe tė cilėt ishin detyruar t’i bashakngjiten njėrit prej fiseve mė tė mėdha arabe si maula (klijentė), me qėllim qė t’i gėzonin tė gjitha tė drejtat qytetare. Ēka ėshtė e vetėkuptueshme ata kishin ngre krye kundėr njė diferencimi tė tillė joislam, kryengritje kjo qė kishte marrė fund shumė shpejt.


    Princi i fundit nga shtėpia e omajaditėve ishte arratisur nė Spanjė mė 751 ku e kishte ngritur perandorinė e tij tė shkėlqyer. Ndėrsa nė Afrikėn Veriore zhvillohej njė qendėr sunduese shiite (kėtė do ta njohim mė vonė mė pėr sė afėrmi) nga tė cilėt kishin dalur fatimidėt, tė cilėt mė vonė kanė sundur nė Egjipt dhe Siri prej vitit 969 deri mė 1171. Kryqtarėt provonin gjithnjė e mė shpesh pėr ta pushtuar dhe pėr ta bėrė Jeruzalemin vetėm pėr tė krishterėt; nė fund atyre u kundėrvihej Saladini (Salahudini), njė sundimtar me prejardhje kurde i cili vlerėsohej lart edhe nga vet armiqtė. (Kėtė e njihni nėse e keni lexuar veprėn e Lessing-ut: “Nathani i urtė”).




    Kalifi i Bagdadit tashmė i dobėsuar sė pari ishte bėrė figurė legjitimiteti pėr bujidėt pers, familje kjo shiite. Pas tyre, nė vitin 1055 pushtetin (sundimin) e vėrtetė e kishin marrė selxhukėt sunnit turq. Kjo kishte luajtur rol me rėndėsi pėr zhvillimet e ardhshme nė Detin Mesdhe; meqenėse mė 1071 kėta e kishin fituar betejėn e Macikertit ne liqenin Van tė Anadollisė lindore kundėr bizantinėve e pastaj kanė sunduar dy shekuj me radhė nė pjesėn e mesme e qendrore tė Anadollisė. Mė pas njė grupė mė e vogėl e njė fisi turk ishte zhvilluar nė sundues udhėheqės. Kėta janė osmanėt (osmanllinjtė apo edhe otomanėt), tė emėrtuar sipas Osmanit, tė birit tė Orhanit, tė cilėt mė 1326 e kanė bėrė pėr kryeqytet tė tyre Brusėn. Prej atyhit iu shkoi pėrdore pėr ta pushtuar pjesėn mė tė madhe tė Ballkanit dhe pas Betejės sė Fushėkosovės (1389) ku ishte vrarė Sulltan Muradi nga serbėt osmanlinjtė e bėnė pėr kryeqytet tė vetin Adrianopojėn (sot Edirne) deri atėherė kur Sulltan Mehmeti Pushtuesit i shkoi pėrdore ta pushtojė Konstandinopojėn (sot Stamboll) mė 29. maj 1453. Kjo fitore, e cila kishte qenė e parashikuar edhe nga profeti Muhammed, ka krijuar themelin pėr rritjen e pushtetit (sundimit) tė perandorisė osmane e cila, nėn udhėheqjen e Selimit, tė Tmerrshmit, i kishte zgjėruar kufinjtė e vet mbi Egjipt e Siri nė shekullin e 16-tė kur i kishte futur nėn sundimin e tij edhe qytetet e shenjta Mekkėn dhe Medinėn. Regjimi i Sylejmanit, tė Mrekullueshmit (1520-1566) e arrin zenithin e perandorisė osmane. Kėtyre mund t’i shtohet edhe rrethimi i Vjenės. Por, si gjithmonė gjatė historisė, edhe kjo perandori kishte filluar tė zhbėhet dalėngadalė. Ndoshta do tė kishte qenė interesant pėr ne (gjermanėt) se pėr reformimin e ushtrisė sė dobėsuar osmane nė shekullin e 19-tė pėr detyrė e kishte marrė njė gjerman. Ky ishte Helmuth von Moltke ku “Letrat nga Turqia” edhe sot lexohen me ėndje. Kėtė e kishin pasuar edhe gjermanė tė tjerė kurse gjat Luftės sė Parė Botėrore Turqia ishte aleate e Gjermanisė. Pas disfatės sė vitit 1918 i kishte shkuar pėrdore Mustafa Kemal Pashasė, tė cilit mė vonė i ishte dhėnė emri i nderit Atatürk (babai i Turqisė), ta thėrrasė popullin e vet pėr ta marrė riskun (fatin) nė duar tė veta. Ai e kishte zhbėrė Sulltanatin mė 1923, i cili ishte edhe ashtu njė lloj Kalifati fiktiv mė 1924 dhe me kryeqytetin e ri Ankaranė e kishte bėrė Turqinė njė shtet modern, tė orientuar kah perėndimi e madje kishte bėrė qė tė heqė dorė nga shkrimi arab tė cilin mė 1928 e kishte zėvendėsuar me shkrimin (alfabetin) latin. Pas vdekjes sė Atatürkut mė 1938 Turqia ishte nė rrugėn mė tė mirė pėr tė mbetur si shtet i afėrt me perėndimit, megjithėse rrėnjėmarrja e Islamit pėrgjat shekujsh nuk mundi tė ērrėnjosej...


    Por, t’i kthehemi mė mirė historisė sė vjetėr. Rol tė veēantė nė pozitė pushteti kishin krijuar grupet turke nė pjesėn lindore tė perandorisė abbaside ku sundonte Mahmudi nga Gazna (nė Afganistanin e sotėm) qė nga viti 999. Prej atyhit nuk i kish bėrė as 17 fushata nė drejtim tė Indisė dhe kėshtu e ka vėnė gurthemelin pėr sundim tė gjatė islamik nė ndėrkontinentin indas. Qyteti Lahore, sot gjindet nė Pakistan, ish bėrė kryeqytet i Indisė ku shumė shpejt ishin tubuar mendimtarė, artistė, poetė e mistikė tė ndryshėm. Muslimanėt dalėngadalė u zgjėruar edhe nė jug e lindje, fituan qendra strategjike nė Raxhastan dhe Delhi, i cili mė 1206 u bėn vendvendosje e regjimit. Thuajse njėkohėsisht u vė edhe Bengali nėn sundimin musliman. Nė nėnkontinentin indas jetonin shenjtorė tė mėdhenj dhe pėrhapja e Islamit ėshtė bėrė mė tepėr falė kėtyre se thėnies sė famshme [i]“Zjarr dhe Shpatė”[/b] apo bėrjes me dhunė synet. Kur t’i shihni godinat e mrekullueshme nė Delhi, siē ėshtė p.sh. Qutub Minar (1230) do tė mund tė parandieni se ēfarė pushteti (fuqie) kanė pasur muslimanėt nė atė kohė. Ata kishin depėrtuar edhe kah jugu kurse mė 1327 kanė lindur mbretėritė muslimane nė Dekkan, ku pjesa e tyre mė e madhe Golconda dhe Bixhapuri kishin rėnė nė duar tė sundimtarėve mogulė nga Delhi, shumė vonė kah viti 1686-1687. Kemi njė raport shumė interesant nga shekulli i 14-tė nga njė shtegtar nga Afrika veriore, Ibn Battuta, i cili kishte hasur nė shkolla tė shumta nė bregdetin e Indisė jugore pėr tė rinjtė dhe tė rejat muslimane dhe e admironte kulturėn e lartė tė kėsaj pjese. Nė Maledive kishte takuar njė sundimtare (mbretėreshė) muslimane.



    Nė vazhdim, mes tjerash:


    “Kjo ėshtė diēka pėr t’u habitur! Edhe femrat paskan pasur tė drejta?”

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    “Kjo ėshtė diēka pėr t’u habitur! Edhe femrat paskan pasur tė drejta?”




    Po si! Princi i parė nga tė ashtuquajturit “mbretėr tė skllavėve”, Iltutmishi nga Delhi, nėn mbikqyerjen dhe porosinė e tė cilit ishin ngritur Qutub Minar dhe Xhamia e Madhe, mė 1236 e kishte lėnė si trashėguese vajzėn e vet. Ajo ka sunduar pėr katėr vite me radhė, pak kohė para se kishte sunduar njė femėr tjetėr nė Egjipt. Ndėrsa duke i lexuar historitė (rrėfimet) e mogulėve do tė vėreni shumė lehtė se sa i madh ka qenė ndikimi i grave nė ato kohėra.




    T’i kthehemi edhe njė herė Mesjetės. Nė vitin 1220 ka ardhur katastrofa mė e madhe mbi regjionet e qendrave islamike. Nė atė kohė kishte ardhur nga mbrendėsia e Azisė Xhingis Khan-i me hordhitė e veta pėr tė ushtruar hakmarrje pėr shkak tė disa tregtarėve dhe shkatėrrimet qė i kishte bėrė ai dhe pasuesit e tij, kėshtuqė besoj se keni mėsuar edhe nė shkollė kur ushtritė mongole kishin arritur nė Liegnitz nė Shlezi (Schlesien, vend nė veriperėndim tė Polonisė ku ka ende shumė gjermanė). Nė vitin 1258 ka qenė i pushtuar Bagdadi; aty ėshtė mbytur kalifi i fundit abbasit dhe nė kėtė mėnyrė bota Islame e kishte humbur kryeqendrėn e vet politike. Pėr kėtė arsye viti 1258 vėshtrohet edhe si pikė kyēe pėr kohėn (epokėn) klasike tė Islamit, gjė kjo e cila natyrisht se e thjeshtėson ēėshtjen. Dy vite mė vonė mongolėt i ka mposhtur mamluku Baibar nė Siri dhe nė kėtė mėnyrė ua kishte ndalė turrin pėr herė tė parė pėr mosdepėrtime tė mėtutjeshme. Nėpėrmjet kėtyre ngjarjeve iu kishte dhėnė mundėsia Egjiptit pėr t’u zhvilluar deri diku dhe tė marrė njė lloj pozite parapushtetare (gjysmė tė fortė).




    “Mamlukėt – ē’ėshtė kjo pėrsėri kėshtu? Ua tregon (ēka ėshtė) trimėrinė mamelucku, kėtė e kemi mėsuar njė herė nė shkollė, por kush ėshtė ai Mameluck?”




    Mamlukėt janė skllevėr ushtarak. Siē e thash edhe pak mė parė, qė nga shekulli i 9-tė kishin filluar tė blihen djelmosha tė rinj nga gjėrėsitė e Azisė Qendrore dhe Rusisė Jugore; kėta janė shkolluar si ushtarė muslimanė e pastaj janė lėnė tė lirė dhe kanė mund tė marrin ēfarėdoqoftė detyre. Nuk ka qenė vetėmse Mahmudi nga Ghazna bir i njė skllavi tė tillė ushtarak por edhe Iltutmishi nga Delhi. Mirėpo, kur flasim pėr mamlukėt nė kuptim mė tė ngushtė, fjala ėshtė pėr dinastinė qė ka sunduar prej 1250 deri mė 1517 nė Egjipt dhe Siri bashkė me qytetet e shenjta dhe Kairon e kishin stolisur me godina tė mrekullueshme. Kjo ka qenė njė botė e ēuditshme ku sundimtarėt zor se dinin tė flisnin arabisht por turqisht dhe ēerkezisht, ku kultura e rafinuar qėndronte e lidhur shumė ngushtė me mizorinė por ku eshe korrupcioni kishte marrė pėrmasa aq tė mėdha sa qė osmanllinjtė e udhėhequr nga Selimi e patėn shumė lehtė me armėt e tyre superiore tė zjarrit pėr ta mundur ushtrinė e mamlukėve nė Sirinė veriore nė muajin gusht tė vitit 1516. Sulltani i fundit kishte rėnė prej kali, me gjasė i goditur nga rrufeja; trupi i tij nuk ishte gjetur kurrė. Ndėrkaq, Selimi ishte vendosur nė Kairo nė fillim tė vitit 1517 dhe nė kėtė mėnyrė ia kishte bashkangjitur Egjiptin dhe Sirinė perandorisė sė vet.




    Njė aspekt tjetėr mjaft interesant nė historinė e Islamit ėshtė zhvillimi i Iranit dhe vendeve fqinje gjatė shekullit tė 14-tė dhe 15-tė. Ky regjion posa e kishte pasur rastin tė qetėsohej pak nga sulmet mongole sėrish ishte shkelur nga trupat e Timurit, i cili e kishte vrarė sulltanin osmanlli Bajazidin e II-tė afėr Ankarės mė 1402. Lufta ndėrmjet Timurit (nė perėndin i njohur si Tamėrrlan) dhe Bajazidit kishte bėrė frymėzimi pėr drama (shfaqje teatrale) tė ndryshme e madje kishte shkaktuar sherr pėr oratorium! Luftėrat e tij pushtuese qė kishin depėrtuar deri nė Delhi, nė njėrėn anė dhe deri nė Damask, nga ana tjetėr, kanė qenė me siguri poaq tė tmerrshme sikur ato tė mongolėve, mirėpo Timuri si sundimtar ka qenė edhe dashamir i artit dhe letėrsisė. Bisedimet e tij me filozofin e historisė nga Afrika Veriore Ibn Chaldun qė janė zhvilluar nė Damask nė vitin 1400 janė jashtėzakonisht interesante ndėrsa godinat e ngritura nė kryeqytetin e tij Samarkand tė lėnė mbresa tė mėdha edhe sot e kėsaj dite. Nipi i tij Ulugh Begu ka qenė njėri ndėr astronomėt mė tė shquar tė asaj kohe. Ndėrkaq, gjat shekullit 15-tė kishte lulėzuar kaligrafia, piktura miniaturale dhe letėrsia si nė gjuhėn perse ashtu edhe nė atė ēagatajo-turke. Nga familja e Timurėve rrjedh edhe princi i ri e ndėrmarrės i madh Babur, tė cilit i kishte shkuar ndorėsh tė shkelė edhe nė Indi dhe ta vė themelin e “Shtėpisė sė Timurit”, tė cilėn ne e quajmė “Moguli i madh”. Mogulėt kanė sunduar prej vitit 1526 deri mė 1857 nė Indi dhe janė tė njohur emrat e Akbarit (1556-1605) dhe Shahxhahanit (1828-1658). Ēdo njėri nga ne ka dėgjuar pėr Taxh Mahal-in, mauzolenė pėrrallore prej mermeri tė bardhė nė Agra, tė cilėn e kishte ngritur sundimtari me interesim tė madh pėr art pėr bashkėshortėn e vet e cila kishte vdekur mė 1631 gjat lindjes sė fėmijės se 14-tė.


    Nė vijim, pos tjerash do tė mund tė lexoni edhe...


    “ Ah! Si nuk e paskam ditur se Taxh Mahali ėshtė njė godinė muslimane”, mė tha Christiani disi i ngatėrruar.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    “ Ah! Si nuk e paskam ditur se Taxh Mahali ėshtė njė godinė muslimane”, mė tha Christiani disi i ngatėrruar.




    Kėshtu ėshtė. Ndėrsa India Veriore ėshtė pėrplot godina tė mrekullueshme, xhami, mauzole, pallate dhe, nėse iu vie rasti pėr ta vizituar kėtė vend atje mund tė gjeni edhe shumė qytete tjera mjaft interesante duke filluar prej Delhit, Lahores e Agras e deri thell nė jug. Me siguri keni dėgjuar pėr emrin e perandorit Akbar, i cili kishte provuar por edhe pa sukses me din-i ilahi, “religjionin hyjnor”, pėr tė krijuar simbiozė ndėrmjet Islamit dhe hinduizmit. Kjo ėshtė histori e gjatė dhe vetėm pėr Islamin nė Indi mund tė shkruanim libra tė shumtė. Nuk ka qenė befasi se pas vdekjes sė Aurangzebit, i cili kishte vdekur mė 1707 pas gati 50 vite sundimi si nėntėdhjetėvjeēar, kjo perandori qė ishte zgjėruar me politikė jo tė menēur okupuese ishte bėrė pre e forcave (ushtarake) tjera. Mė 1757 kishin arritur britanezėt fitoren e parė kundėr Bengalėve duke depėrtuar dalėnhadalė kah perėndimi; Delhi sulmohej e plaēkitej gjithnjė e mė shpesh nga hindusėt, sikhsėt dhe forcat tjera kryengritėse. Mė nė fund kishte pėrfunduar perandoria aq e famshme e mogulėve pas tė ashtuquajturės Mutiny, kryengritjes ushtarake tė vitit 1857 dhe i ishte nėnshtruar fronit tė Britanisė sė Madhe, me pėrjashtim tė disa principatave. Me dajlen nė skenė tė lėvizjeve tė ndryshme nacionaliste nė botė rriteshin tensionet ndėrmjet hindusve dhe muslimanėve; muslimanėt refuzonin bashkėpunimin nė Indian National Congress tė themeluar mė 1885, meqenėse kishin frikė se nuk do t’i gėzonin tė drejtat e veta si pakicė qė ishin. Ky tension ka pėrfunduar para afro gjysėm shekulli pasi qė ishte bėrė ndarja e kėtij nėnkontinenti. Mendimin e parė pėr ndarjen e kėtij nėnkontinenti e kishte shprehur Iqbal, poet e filozof musliman, mė 1930. Megjithatė, po ta kishte paramenduar si njė lloj fortifikate fjalimin qė e kishte mbajtur mė 1930, qė ta mbronte Indinė nga sulmet armiqėsore nga veriperėndimi – meqė shpeshherė gjatė historisė kishin kaluar trupa pėrmjet ngushticės sė Khaiberit nė Panxhab, nė vendim e pesė lumenjve kurse Lahore ishte kėshtjella e parė qė iu kishte ofruar aq shpesh mbrojtje. Megjithatė Iqbali nuk kishte qenė nė gjendje pėr ta parashikuar arratisjen e tmerrshme tė miliona mulsimanėve drejt Pakistanit, prej Hindusit drejt Bharatit (Indi) dhe marrėdhėniet e tensionuara ndėrmjet kėtyre dy vendeve. Ai gjithashtu nuk kishte qenė nė gjendje tė parashikojė as atė se Bengali Lindor njė herė iu kishte bashkuar Pakistanit e pastaj ishte ndarė me dhimbje pėrsėri mė 1971. Duhet ditur se Pakistani Perėndimor dhe ai Lindor ishin tė ndarė me largėsi prej 1500 kilometrash, kėshtuqė edhe pėrdornin gjuhė dhe alfabete krejtėsisht tė ndryshme. Nė perėndim pėrdorej gjuha urdu si gjuhė zyrtare, duke ia shtuar edhe njė sėrė gjuhėsh tjera me rėndėsi nėpėr provinca tė ndryshme si sindhi, panxhabi, pashto, balotēi (pa i harruar edhe gjuhėt e vogla nė pjesėt malore); nė Bengali pėrdorej gjuha bengali, e cila shkruhet me alfabet indas...




    “Sa shastisėse e gjithė kjo!”, tha Christiani. “ Siē duket e keni harruar edhe njė vend tjetėr pa e pėrmendur. E kam fjalėn pėr Iranin, meqenėse ky ėshtė duke na interesuar nė mėnyrė tė veēantė!”




    Pėr Iranin folėm kur flisnim pėr kohėn e Timurit dhe pasardhėsit e tij. Mirėpo formėn e sotme e ka marrė mė 1501 kur kėtė vend e kishte okupuar Ismail Safavidi duke e futur nė pėrdorim trajtėn shiite tė Islamit si religjion shtetėror. Nė kėtė mėnyrė e ka mbajtur njė pozitė tė veēantė gjat dinastive tė ndryshme ndėrmjet perandorisė sunnite osmane dhe Indisė me shumicė sunnite dhe kėtė pozitė tė veēantė e ka ruajtur edhe gjat zhvillimeve politike.




    “ Duhet tė mė shpjegoni diē mė shumė mbi Sunnitėt dhe Shiitėt! E si qėndron puna me Afrikėn e tjerat?”




    Afrika si dhe regjionet nė juglindje tė azisė janė islamizuar nga ndikimi i tregtarėve nga njėra anė dhe nga udhėheqėsit mistikė, nga ana tjetėr. Tregtarėt qė sillnin stofe tė ndryshme prej Indisė nė Afrikė njėkohėsisht e pėrhapnin edhe religjionin, kurse mistikėt e sillnin me vete pjesėn mė tė thjeshtė tė Islamit nė tė gjitha gjuhėt nė ēdo vend. Ekzisojnė lėvizje interesante pėr reforma nė Nigeri, siē ka qenė rasti i Osman dan Fodios nė fillim tė shekullit 19-tė. Mund tė hasen gjithashtu lėvizje mistike nė Malejzi e Indonezi ku gjithashtu kishin shkuar tregtarė tė shumtė. Gjithashtu edhe pelegrinazhi (haxhxhi) nė Mekkė ka bashkuar njerėz nga vende tė ndryshme tė botės duke frymėzuar lėvizje tė reja nė regjionet pėrreth. Qė nga Mesjeta Islami ishte pėrhapur edhe nė Azinė Qendrore e deri nė Kinė, ku llogaritet se vetėm nė Kinė ka afro 40 milionė muslimanė. Ndėrsa decenieve tė fundit hasim nė shtim tė numrit tė muslimanėve nė Europė dhe Amerikė. Kėtu nuk numėrohen vetėmse tė ardhurit siē janė turqit e tė tjerėt por edhe tė konvertuarit, tė cilėt Islami i tėrheq nga aspekte tė shumta, qoftė mistike, qoftė “fundamentaliste”...




    “Paj, siē po shihet, ne me tė vėrtetė do tė duhej tė merremi diē mė shumė me Islamin”, tha Christiani i hedhur nė mendime.



    Herėn tjetėr:


    Kapitulli i II-tė

    ZOTI

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Kapitulli i II-tė
    ******************

    ZOTI





    “A besojnė me tė vėrtetė muslimanėt nė tė njėjtin Zot si ne?”, mė pyeti Maria.




    Unė e shikova me habi e i thash: Po ekziston vetėmse njė Zot i vetėm!


    “Po. Por nė aq shumė libra qėndron gjithmonė e shkruar vetėmse Allah e jo Zot. A nuk janė kėto dy gjėra tė ndryshme?”



    Jo. Allah don tė thotė al-ilah, “Zoti”, nė arabisht dhe ėshtė emri me tė cilin Zoti cilėsohet nė Kur’an apo, siē thot muslimani besimtar, ashtu siē e quan Ai Vetveten. Mirėpo edhe tė krishterėt arabė e pėrdorin kėtė fjalė si nė pėrkthimet e Biblės ashtu edhe gjatė lutjes. Kėtu nuk ka kurrfarė dallimi. Unė personalisht dhe shumė kolegė tanė mendojnė se nuk ėshtė mirė qė nėpėr pėrkthimet e tyre ta shėnojnė Allah nė vend tė Zot pėr arsye se, megjithėse kėtė e bėjnė shumė muslimanė e bėjnė kėtė,meqė ata thonė se ky ėshtė megjithatė emri Vetjak i Zotit ashtu siē e quan edhe Ai veten nė Kur’an. Mirėpo, kjo krijon distancė e cila na pengon pėr ta kuptuar drejtė Islamin.




    “Po si mund tė pėrfytyrohet nė pėrgjithėsi Zoti nė Islam?”




    Kur’ani ėshtė i mbushur me udhėzime mbi Atė, Krijuesin e tė gjitha gjėrave; Ai vetėm duhet tė thojė “bėhu!Dhe bėhet” (2:117 dhe shpesh), Ai ėshtė i padukshėm, “Atė nuk mund ta arrijnė shikimet” (6:103), dhe “Froni i Tij i pėrfshinė qiejt dhe tokėn” (2:255), por edhe “Ai ėshtė gjithashtu ndaj njeriut mė afėr se damari i fytit (50:16). Kur’ani e qarkon Atė me “Emrat mė tė bukur” (7:180 dhe shumė tjera), numri i tė cilėve i arrin 99, kurse kėta emra aludojnė nė cilėsitė e Tij tė ndryshme: Ai nė rend tė parė ėshtė i Gjithėdhimbsurueshmi, i Gjithėmėshirshmi – kėto janė faktikisht emrat e Tij, tė cilat qėndrojnė nė fillim tė ēdo sureje (kapitulli). Njėshmėria e Tij absolute manifestohet nė shprehjet tė cilat i pėrshkruan Rudolf Otto nė fillim tė shekullit tonė si mysterium tremendum dhe mysterium fascinans. Kjo dtth “mister i frymėzuar nga frika, rrespekti, veneracioni” dhe “mister magjepsės”: Pushteti i Zotit paraqitet nė formė polesh, Gjithėpushtet, Forcė dhe Dhunė nė njėrėn anė dhe, Mirėsi, Dashuri e Bukuri, nė anėn tjetėr. Ai ėshtė Ai, i cili ngrit dhe poshtėron, dhuron jetė dhe sjell vdekje, i Cili ėshtė tejet i pushtetshėm dhe tejet i urtė, etj; pėr kėtė arsye muslimanėt flasin pėr sferėn e pushtetit dhe sferėn e hirit (mėshirės bujare) dhe, pėr kėtė arsye hasim aq shpesh emra njerėzish qė fillojnė me abd, “shėrbyes”, tė bashkangjitur me ndonjėrin nga emrat e Zotit si abdur rahman, “shėrbyesi i tė Gjithėmėshirshmit” apo abdul latif, “shėrbyesi i Subtilit” apo abdul hadi “ shėrbyesi i Udhėheqėsit tė Drejtė” etj; por askush nuk do ta kishte quajtur tė birin e vet abdul mudhil, “shėrbyesi i Poshtėruesit”, meqenėse ky emėr shpreh njė aspekt tė caktuar ndėrmjet njeriut dhe Zotit. Zoti nuk mund tė pėrkufizohet me kėta emra; ata vetėm tregojnė pėr veēoritė e tij. Pėr Tė mund tė thuhet vetėm “Ai ėshtė” dhe Ai ėshtė gjithmonė i njėjti. Ne i njohim vetėmse efektet (ndikimet) e Tij.


    Vazhdon:

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    VAZHDIM



    Ne nuk kemi mundėsi pėr ta pėrshkruajtur Atė me kategori njerėzore, meqė, ashtu siē thot sureja e pranimit tė Njėsisė sė Tij (112), “Ai nuk ėshtė i ngjizur dhe nuk ka ngjizur”. Kjo siē duket iu ishte drejtuar pėrfytyrimeve tė vjetra arabe se Zoti ka vajza e pastaj natyrisht se ishte zgjėruar nė mėsimin pėr bėrjen djalė tė Zotit pėr Jezusin.




    Zoti krijon sipas vullnetit tė Vet tė lirė kurse ato qė ne i konsiderojmė si ligje tė natyrės, sipas mendimit tė teologėve islam janė “zakon i Zotit”, tė cilat megjithatė Ai mund t’i ndryshojė nė ēdo ēast. Zjarri nuk nuk digjet vetvetiu por “me lejen e Zotit” kurse edhe nė ēdo ngjarje tjetėr ėshtė gjithmonė prezent Zoti, i Cili vepron drejtėpėrsėdrejti. Pėr kėtė arsye edhe ėshtė mrekulli diēka “qė e ndėrpret zakonin (e Zotit)” – (chariq al-ada). Poeti i madh mistik Xhalaladin Rumi (vd. 1273) e ka shprehur kėtė me njė poezi mjaft tė hieshme:




    E pa milingonėza
    Pendėn nė letėr
    Dhe i tha ē’kishte parė
    Edhe tė zellshmeve tjera:

    “Ēfarė piktura tė bukura
    ka vizatuar ky gyp,
    sikur kopshtet me zambakė, trėndafilė
    sikur kopshtet me plot aromė!
    ”

    E zellshmja tjetėr tha:
    “Po kėtė e bėn gishti-
    Penda ėshtė vetėm mjet
    Pėr qėllim dhe e pason dorėn!
    ”

    E zellshmja e tretė tha:
    “Jo, kjo ka ardhur vetėm nga dora
    pėrmes sė cilės gishti i hollė
    mund tė bėjė diē tė tllė pastaj!
    ”


    E kėshtu vazhdoi kjo tutje
    Deri mė nė fund edhe mė lart
    Udhėheqėsi i tė gjitha tė zellshmeve
    Ishte diē mė modest

    E tha:”Ju i shikoni mjeshtritė
    Vetėm nga forma e tyre e jashtme
    E cila nė gjumė, nė vdekje
    S’mund tė vetėdijėsohet mė.

    Forma ėshtė po si fustan
    Dhe si shkop pėr mbėshtetje,
    Por pa mend e shpirt
    S’ka dobi pėr asnjė vepėr.
    ”


    Ai nuk e dinte se kėta-
    Zemrėn dhe mendjen-
    Qėndrojnė pa lėvizje,
    Nėse ato Zoti nuk i lėviz.


    Po tė kishte ngurruar Ai vetėm njė herė
    Me dorėn e Tij tė mėshirės-
    Sa pallavra tjera
    Do tė kishte shpikur mendja!






    Zoti e din saktėsisht se ēka ėshtė e domosdoshme pėr sejcilėn qenie tė krijuar dhe Ai kujdeset pėr furnizim dhe shėrim.





    “Po”, mė ndėrpreu Maria, “por, pėrse atėherė ekzistojnė aq shumė vuajtje? Pėr se nuk mbėshteten njerėzit gjithmonė?”




    Mendo nė atė se si e ke mėsuar historinė e Ejubit (Hiobit) nga Bibla, i cili paraqitet edhe nė Kur’an si profet dhe njeri i pėrvuajtur. Fjala “Zoti e ka dhėnė, Zoti e ka marrė, qoftė i lavdėruar emri i Zotit!” do tė mund tė merrej si moto edhe pėr jetėn e njė muslimani. Te ne gjithmonė flitet pėr fatalizmin e muslimanėve, por, nė tė vėrtetė besimi nė njė risk tė caktuar nuk ėshtė diēka qė njerėzit i shpie nė plogėshti, ashtu siē mirret shpeshherė me mend, kjo pėr mė tepėr ėshtė pranim i vullnetshėm i tė ndodhurės; njeriu pėrpiqet edhe gjat goditjeve mė tė kėqia tė riskut (fatit) ta njohė e pranojė vullnetin e Zotit e jo tė grindet me Tė, “meqė Ai nuk pyetet, (pėr atė se) ēka bėn Ai” (21:24). Po ta kishe parė ti njė herė nė jetė njė rast tė njė nėne turke, e cila pas vdekjes sė birit tė dhjetė e tė fundit tė saj me gjithė vuajtjet e saj, se si kishte qenė nė gjendje pėr t’i ngushėlluar mysafirėt e saj, atėherė do tė mund ta dije edhe ti se ēka don tė thotė nė tė vėrtetė nėnshtrim ndaj vullnetit tė Zotit, islami. Mendo gjithashtu pak edhe pėr Mevlude Genc, nėnės turke nga Solingeni, ku gjat vėnies sė zjarrit nė shtėpi mė 1993 kishte humbur pesė anėtarė tė familjes dhe prapseprap nuk tregon kurrfarė urrejtjeje ndaj gjermanėve!


    (Kėtė rast e kam parė edhe unė disa herė nė TV-nė gjermane. Rasti i fundit ka qenė pėrvjetori i kėsaj ngjarjeje po kėtė vit.Norēa.li)


    “Paj, tė ta them se kjo ėshtė diēka qė meriton admirim”, mendoi Maria. “Do kisha thėnė se kjo ėshtė njė sjellje e vėrtetė “kristiane”!”



    E sheh se sa mund tė afrohemi! Por tash tė vazhdojmė tutje me tė kuptuarit e shprehjes Zot! Natyrisht se muslimanėt kanė provuar shumė shpesh gjat shekujve tė kaluar pėr ta definuar mė pėr sė afėrmi Zotin. Libri i njė orientalisti pakistanez mban titullin “God of Justice”, “Zoti i drejtėsisė”. Autori ėshtė munduar tė dėshmojė se Zoti, ashtu siē paraqitet nė Kur’an, nė linjė tė parė ėshtė i drejtė. Ky ėshtė parim i drejtimit tė shkollės nga koha e hershme e islamit, e Mutacilitėve, tė cilėt flisnin pėr adl dhe tauhid, “drejtėsi” dhe “unitet”(“njėshmėri).


    Vazhdon.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Civilizimi nė Islam
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  2. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  3. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdĖrmjet Lindjes E PerĖndimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •