Do te vazhdoj me temen. Atyre qe u pengon s'kam c't'iu bej. Te tjereve - lexim te kendshem.
Kjo tingėllon mė ndryshe nga nga shumėēka qė lexojmė pėr ēdo ditė, mendonte Christiani i habitur. Por, ju lutem, a mė thuani se pėr ēarsye ėshtė pėrhapur Islami aq shpejtė?
Ndoshta do tė kishte qenė mė e dobishme pėr tia hudhur njė vėshtrim tė shkurtėr historisė sė Islamit. Ajo ėshtė mjaft e komplikuar dhe ne mund tė pėrjetojmė befasi pas befasie sa herė qė tė dalin nė dritė burime tė reja. Mund ta marrim me mend se ne posedojmė me mijėra e mijėra dorėshkrime nėpėr biblioteka qė ende nuk janė vlerėsuar (hulumtuar) kurse edhe ashtu, shikuar nė pėrgjithėsi, ne ende qėndrojmė nė fillim tė njohurive tona, meqenėse orientalistika e vėrtetė ėshtė ende e re, afro 200 vite pėrderisa koha e lashtė (antika europiane) klasike qė ka lėnė shumė mė pak dėshmi se kjo (orientalistika) ėshtė provuar, paraqitur e hulumtuar me saktėsi e me plot mund e dashuri pune qysh me shekuj .
KomentNorca.li)
Kur nje orientaliste qe mirret per afro 6 decenie me nje teme si kjo pohon se ende nuk dijme asgje dhe se ketu ka shume gjera per t'u zbuluar, hulumtuar, ekzaminuar... cka mund te themi per ndonje person qe nuk e ka mesuar ende shkronjen e pare (a-ne) lidhje me kete teme?
Edhe njė: A flitet gjithkund nėpėr vendet islamike nė gjuhėn arabe?
Jo, kurrsesi: Arabishtja ėshtė gjuhė e shenjtė, meqenėse Kurani kishte qenė i zbuluar (shpallur) nė gjuhė tė qartė arabe. Pėrndryshe ēdo vend e ka gjuhėn e vet, letėrsinė e vet, artin, zakonet e traditat e veta dhe, meqenėse vetėm njė numėr i vogėl dijetarėsh te ne (fjala ėshtė pėr Gjermani) i njohin tė gjitha kėto gjuhė qė fliten atje, shumica e tyre (orientalistėve) pėrqendrohen mė sė shpeshti nė njė regjion tė caktuar ashtu qė nuk janė nė gjendje pėr ta mbajtur vėshtrimin e pėrgjithshėm. Islami ėshtė sikur njė shkėmb me shtresa tė shumta e tė lloj-llojshme; megjithėse ai ėshtė aq monolitik sa siē thuhet gjithherė, kur ai thirret nė Kuranin e pandryshueshėm si dhe pėr themel mban pranimin e besimit se nuk ka zot tjetėr pos Zotit (Allahut) dhe profeti ėshtė profeti i fundit institucional i Zotit. Mirėpo, nė pėrpilimet e shumta, si nė teologji ashtu edhe nė praktikė, mund tė gjeni aspekte nga mė tė ndryshme nė kėtė bazė, meqenėse edhe do tė kishte qenė e ēuditshme sikur Islami tė kishte qenė i njėjtė , ta zėmė nė Nigeri dhe Java, nga trajta e jashtme.
Jeni duke mė bėrė me tė vėrtetė gjithnjė e mė kurioz tha Christiani. Pėrse pra Nigeria dhe Java?
Bazave religjioze tė Islamit do ti kthehem mė vonė duke i shpjeguar ato njė nga njė. Tash e ke radhėn zhvillimi i tij historik.
Muhammedi ka lindur mė 570 nė Mekkė jetės sė tij do ti kthehemi pak mė vonė; mė 610 i kishte marrė/pranuar zbulesat (shpalljet) e para, kishte predikuar dhe kishte qenė i refuzuar nga bashkėvendasit e vet(mekkasit); pas shpėrnguljes sė tij nė Medinė mė 622 ishte bėrė themelues shteti; mė 630 i shkoi pėrdore pėr ta ripushtuar qytetin e (vend)lindjes. Dy vite mė vonė ka vdekur nė Medinė. Pasardhėsit e tij, tė quajtur kalifė, e kishin sjellur tė gjithė siujdhesėn arabe nėn sundimin e tyre. Ushtritė arabe tė flatėruara me entuziazmin e tyre religjioz shumė shpejt e kishin pushtuar Vendin me dy Lumenj(Irakun e sotem), pastaj Sirinė dhe Palestinėn si dhe Egjiptin dhe kishin depėrtuar pastaj prej Tunizisė deri nė Marokko. Nė verilindje Irani ishte bėrė musliman mė 651. Natyrisht se administrimi i perandorisė kėrkonte shkathtėsi tė madhe kėshtuqė edhe ishin krijuar rregulla tė sakta tė administrimit.
Me rėndėsi tė veēantė pėr historinė Islame ėshtė viti 711. Kėtė vit muslimanėt e kishin tejkaluar Ngushticėn e Gjibraltarit dhe ishin vendosur nė Spanjė ku mė vonė sundimi musliman kishte pėrjetuar lulėzimin mė tė bukur tė tij. Kurse Gjibralltari edhe sot e kėsaj dite e mban emrin e pushtuesit Tariq; ky ėshtė gebel tariq, mali i Tarikut. Mė 732 arabėt kishin arritur nė Francėn Jugore ku kishin pėsuar disfatė afėr Toursit e Poitierit nga Karl Martell. Nė letėrsinė europiane kėta njihen si sarazanė apo maurė. Mė 1492 kishte rėnė bastioni i fundit i perandorisė arabo-spanjolle, Granada, qė ishte pushtuar nga mbretėrit e krishterė.
Herėn tjetėr, veē tjerash do tė vazhdoj edhe me...
Po ēkishte ndodhur tjetėr nė vitin 711?
Krijoni Kontakt