Korrieri

----------------


Nis divorci i gruas me kinezin e SARS

Ka filluar dje ne Gjykaten e Tiranes procesi per divorcin e ciftit kinezo-shqiptar Ru fi Cen dhe Monda Cen, te bere te bujshem ne media pas denoncimit te 32 vjecarit nga bashkeshortja shqiptare si i infektuar me SARS. Deklarimet e 24 vjecares ne gjykate se "kam arsyet e mia per t'u divorcuar" dhe indiferenca per te dhene shpjegime per biznesin qe kontrollon tani pas largimit te bashkeshortit

Gjyqtarja Mirela Fana, zhvilloi dje ne Gjykaten e Tiranes seancen pergatitore te procesit per zgjidhje te marteses midis 24 vjecares Monda Cen dhe bashkeshortit te saj kinez Ru fi Cen 32 vjec. Ne zyren e gjyqtares Fana dje ishte paraqitur vetem Monda me origjine nga Lushnja, e shoqeruar nga avokati i saj, ndersa ftuesit e gjyjkates njoftuan se Ru fi Cen, rezultonte te ndodhej ne Kine. E ftuar nga gjykata per pajtese 24 vjecarja refuzoi prerazi duke kerkuar me cdo kusht divorcin, nen pretendimin se kishte problemet e saj te arsyeshme per te kerkuar dicka te tille. Cifti kinezo-shqiptar u be i bujshem rreth dy muaj me pare kur popullsia e botes u kercenua seriozisht nga epidemia e gripit SARS qe u shfaq ne menyre akute ne disa vende te Azise. Monda, duke perfituar nga mungesa e bashkeshortit te saj kinez Cen, i cili kishte shkuar te vizitinte te afermit ne Pekin, e denoncoi ate ne autoritetet mjeksore dhe me pas policore shqiptare si te infektuar me SARS. Kaq u desh qe cifti te pushtonte faqet e para te gazetave dhe vendet e para ne lajmet e mediave audio-vizive. Tre dite me pas, te afermit e Cen ne Tirane shpjeguan se njeriu i tyre ndodhej shendoshe e mire ne Pekin, ndersa denoncimi i bere nga bashkeshortja 24 vjecare ishte vetem nje arsye per t'a perzene ate nga Tirana me qellim t'i merrte pasurine. Cen nuk u praqit dje ne gjykate ndrekohe qe rezulton te mos kete dijeni per gjyqin. Ligjet shqiptare nuk parashikojne qe ne proceset e zgjidhjes se marteses per palen ne mungese te caktohet avokat kryesisht. Ose e thene ndryshe nese Cen nuk paraqitet vete, ose nuk dergon avokat te pajisur me prokure per t'a perfaqsuar atehere gjyqi do te zhvillohet ne mungese te tij dhe po keshtu do te merret edhe vendimi. Monda Cen nuk ka dhene dje shpjegime mbi biznesin e krijuar nga Cen te cilin e kontrollon ajo. Ndrekohe qe iniferente ajo ka qendruar edhe per ceshtjen e kujdestarise se vajzes se tyre 4 vjecare Amela Cen.

Historia me SARS

Menjehere sapo ne Kine gripi SARS, filloi te kercenonte seriozisht banoret e ketij vendi dhe duke perfituar nga mungesa e bashkeshortit 24 vjecarja Monda Cen denoncoi ne autoritetet mjeksore dhe policore shqiptare bashkeshortin e saj kinez Ru fi Cen, si mbartes te ketij virusi. Pas denoncimit cifti kinezo-shqiptar u be i bujshem, nderkohe qe buja mori permasa kur te u hapen gazetat dhe u pushtuan emisionet e lajmeve televizive.
Tre dite me pas e gjithe kjo doli bllof kur te afermit e tij ne Tirane, pergenjeshtruan lajmin te mbeshtetur edhe nga ambasada kineze ne Shqiperi, duke pretenduar se Cen ndodhej shendoshe e mire ne Pekin dhe i painfektuar nga virusi i tmerrshem.
"Kur fola heren e fundit me telefon me te m'u duk i semure, ngaqe zeri i dridhej dhe kollej shpeshhere", -deklaroi atehere 24 vjecarja per bashkeshortin e saj. Nipi i Cen, Lan Ylen, i cili deria para largimit te tij qendronin bashke ne Tirane, ku kontrollonin biznesin e mallrave kineze te importit, tregoi se bashkeshorta e Cen e kishte perzene nga shtepia dhe pastaj kishte denoncuar 32 vjecarin per semundjen e rrezikshme. Ai ishte i pari qe pergenjeshtroi pretendimet e 24 vjecares me origjine nga Lushnja dhe banuese ne Tirane.
Ylen tha se as prinderit e Cen nuk ishin prekur nga SARS.


---------