Po i pergjigjem postit te mesiperm... studentet jashte Shqiperise e kane tashme arsyen ekonomike numer njesh per te mos u kthyer ne Shqiperi... edhe sherbimi i detyruar ushtarak ju duhet qe t'i thone adios fare mundesise me te vogel per t'u kthyer...
Ja nje artikull qe e gjeta ne nje faqe interneti nga shqiptaret e Italise...
---------------------------------------------------------------------------------STUDENTI NĖ USHTRI
SPARTA KUNDĖR ATHINĖS!
Majin e kaluem Presidenti i Republikės ktheu mbrapsht projektligjin e propozuem prej ministrit Majko pėr shėrbimin ushtarak tė detyrueshėm. Pasuene diskutimet, tė cilat nė tė vėrtetė ishin dashtė bā kohė pėrpara, dhe rezultati pėrfundimtar āsht se studentat tonė mbasi tė laurohen dhe tė doktorohen nė universitetet shqiptare dhe nata tė hueja, (pra, kur tė mos jenė mā studenta por tė lauruem nė kėrkim tė nji pune), kanė pėr detyrė me u paraqitė nė zyrat e rekrutimit pėr me krye shėrbimin ushtarak siē parashikohet me ligj.
Arsyeja pse Presidenti ktheu projektligjin rridhka prej faktit se tė gjithė qytetarėt janė tė barabartė para ligjit!
Nuk na duket aspak i motivuem ky refuzim, mbasi prej barazisė sė gjithė qytetarėve para ligjit (neni 18, § 1) nuk mund tė deduktohet me domosdoshmėni logjike detyrimi i nji shėrbimi si ai nė rradhėt e forcave tė armatosuna. Qytetarėt munden me mbetė njilloj tė barabartė edhe nė qoftė se nuk kryejnė tė gjithė shėrbimin ushtarak. Pabarazija mund tė ishte shfaq nė qoftė se shėrbimi ushtarak do tė kishte qenė nji i mirė nė vetvete (nji e drejtė e mirėfilltė) dhe jo nji detyrim i cili āsht pasojė e atij qi juristat e vjetėr kanė quejtė: pactum unionis.
Shtrimja e konceptit tė detyrimit nė ketė rasė nuk ka bazė tė mjaftueshme racionale nė Kushtetuten e RSH, sepse nė paktin kushtetues nuk āsht shprehimisht e thanun qi qenja thjesht qytetar sjell me vete detyrimin e shėrbimit ushtarak, mbasi moskryemja e kėtij shėrbimi prej qytetarėve tė seksit femnór duhet tė pėrbānte nji shkelje tė Kushtetutės! Kurse kah ana tjetėr ligji themelor nuk pranon asnji diskriminim pėr motive pėrkatėsie gjinore (neni 18, § 2), pra, edhe gjinia femnore āsht e barabartė para ligjit. Prandaj motivi me tė cilin Presidenti ka kthye ligjin nuk ka asnji bazė kushtetuese, i vetmi arsyetim refuzues mundet me u formulue tue u nisė prej vetė projektligjit tė mangėt qi Ministri i Mbrojtjes paraqiti pėr firmė.
Nė qoftė se nji interpretim statik i ligjit mund tė ēonte drejt nji konfikti mes detyrimeve dhe tė drejtave, atėherė parlamenti si organ ligjvues ka pėr detyrė me pėrmirėsue ligjin ekzistues tue pėrcaktue mā saktė konceptin e "shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak". Mangėsia e ligjit aktual dhe e vetė frymės juridike qi ka pėrcaktue formėn ligjore rrjedh prej nji konceptimi materialist tė punės dhe tė ndamjes sė roleve shoqnore. Nė ketė mėnyrė nuk konsiderohet shėrbim ndaj atdheut studimi universitar pėr tė vetmen arsye pse puna dhe shėrbimi intelektual nė shoqnķn shqiptare trajtohet si e pabarabartė pėr kah dinjiteti me punėn dhe me shėrbimin material e fizik.
Nji rishikim i problemit āsht i domosdoshėm aq mā tepėr qi sot tendenca nė mbarė botėn e qytetnueme āsht me krijue ushtrķ profesionale, e vendi jonė nuk mundet me u kthye edhe nji herė nė logjikėn e dikurshme tė nizamėve e tė zboristave: "ushtrķ e popullit ushtar". Nji logjikė e tillė āsht e damshme edhe pėr kah pikėpamja ekonomike, mbasi padyshim qi duhet me rrit buxhetin ushtarak, duhen krijue kushte tue fillue prej kazermave tė banueshme, psikologėve, mjekėve, asistencės logjistike tė denjė pėr nji ushtrķ moderne. A āsht mendue se cili do tė ishte impakti psikologjik qi mundet me pasė nji person i sapolaurum nė Kanada apo nė Gjermani tue u kthye me bā ushtrinė nė Kukės ose nė Kurvelesh? Pėr ēka na shėrben sot nji ushtrķ masive e pasunueme edhe me 3-5 mijė studenta? Ēfarė rolit luejti ushtria shqiptare nė 1997 kur nuk qe e zoja me ruejt vetveten dhe arsenalet e saja?
Ndoshta na duhet mā fort nji polici dhe nji xhandarmėri e nivelit europian - edhe pėr sa i pėrket pagesave, mbasi gradat pa pagesa janė nji tallje e hapun me kuadrot dhe me punėtorėt e thjeshtė qi mvaren prej Ministrisė sė Rendit. Kontrolli i territorit duhet tė bāhet prej administratės civile tue pėrdorė nė mėnyrė tė kombinueme forca joushtarake (policinė) dhe ushtarake (xhandarmėrinė) tue krye nji punė parandaluese e tue pasė nji prani kapilare nė jetėn qytetare.
Mā nė fund kthimi i ligjit, i cili bazohet nė kompetencat qi Kushtetuta i jep Presidentit (neni 85/§ 1) tregon jo vetėm pazotėsinė e Ministrit tė Mbrojtjes, tė Komisionit parlamentar tė mbrojtjes, mungesėn e vemendjes nė seancėn plenare tė aprovimit nė Parlament, por mbi tė gjitha tregon se shumica e parlamentarėve nuk e ēan aspak kryet pėr studentat shqiptarė. Po tė shqetėsoheshin pėr studentat, ata mund tė ishin kujtue se Kushtetuta i jep tė drejtėn parlamentit me e shfuqizue dekretin e Presidentit pėr rishqyrtim nė qoftė se shumica e parlamentarėve votojnė kundėr kėtij dekret (shih: neni 85/§ 2).
E ardhmja, Shqipnķs nuk i vjen as prej ushtarėve tė marrun me detyrim dhe as me organizime rezervistash, qi janė humbje tė kota energjish tė ēmueshme. Nji ligj qi synon me marrė ushtarė studentat āsht mjeti mā i mirė mos me i lejue ata me u kthye nė Shqipnķ mbas studimeve universitare. Ne i thona Presidentit, qeverisė dhe parlamentit: nė qoftė se nuk jeni tė zotėt me i ndihmue studentat, mbasi mjetet qi keni nė dispozicion janė tė kufizueme, tė paktėn mos i pengoni nė rrugėn e tyne tė vėshtirė intelektuale, mos i pengoni me ndėrtue Athinėn e kulturės, pse rruga e Spartės ushtarake nuk āsht e ardhmja e kombit tė vogėl e tė vuejtun shqiptar.
Ardian Ndreca
Krijoni Kontakt