Nga Edmond Ēata
M.A. SHKENCA POLITIKE.
Kush ka lexuar artikullin e Rektorit tė UT, Prof. Dr. Shezai Rrokaj (Reforma nė universitet, Shekulli, 31 Maj 2003) apo dėgjuar konferencėn pėr shtyp mund tė ketė thėnė: Z. Rrokaj i shpalli luftė qeverisė! Gjykuar mė tė thellė, tė dy momentet mund tė shihen si funksion i njė faktori jetik pėr reformėn: ROLET, KOMUNIKIMI, dhe BASHKEPUNIMI UNIVERSITET-QEVERI. Pesė muaj mė parė, kam diskutuar vetėm pėr kėtė faktor (Reformėn universitare e bėn jo njė njeri dhe fjalėt por bashkėpunimi dhe veprat konkrete, Shekulli, 10 Shkurt 2003). Tė cilin, e kam konsideruar dhe vazhdoj ta konsideroj si PARAKUSHT pėr REFORME REZULTATIVE pėr katėr arsye: SE PARI, prej lidhjes reformė-shkallė impenjimi nga universiteti e qeveria. Sepse njė impenjim josimetrik ofron veē mungesė bashkėpunimi dhe mosndryshim tė gjendjes; SE DYTI, prej karakterit plotėsues qė kanė rolet e tyre: Nė procesin reformues, qeveria dhe universiteti kanė role, kontribute, detyra e pėrgjegjėsi tė padublueshme, plotėsuese tė njėri-tjetrit; SE TRETI, prej kostos sė trefishtė qė reformimi iu kėrkon qeverisė dhe universitetit: Kostos sė tė kuptuarit tė gjendjes nė funksion tė destinacionit ku kėrkohet tė shkohet; Kostos qė kėrkon tė qėnit i qartė Ku do tė shkojmė nė funksion tė ndryshimit tė realitetit egzistues; dhe Kostos qė bartin ndryshimet nė terrenin praktik. Ku dy tė parat janė tė natyrės Know How, e treta e natyrės materiale; SE KATERTI, pėr shkak tė natyrės sė reformės sonė: Siē kam thėnė nė artikullin Procesi i Bolonjės dhe Reforma nė Arsimin e Lartė dhe Universitetin Shqiptar (Shekulli, 15 Shkurt 2003), reformės sonė, ndryshe nga KARAKTERI PERSHTATES qė udhėheq reformėn brėnda Procesit tė Bolonjės, i kėrkohen ndryshime rrėnjėsore nė FORME dhe PERMBAJTJE. Pėr kėtė arsye, bashkėpunimi qeveri-universitet, (si pėrgjegjėsit e drejtpėrsėdrejtė tė formėsimit e materializimi tė reformės), mbetet i njė rėndėsie jetike dhe pėrcaktuese pėr ecurinė, cilėsinė, plotėrinė, dhe rezultatet e reformės. Dy momentet Rrokaj dhe vazhdimi i tė njėjtit realitet dėshmojnė pėr disfunksion nė komunikimin dhe bashkėpunimin qeveri-universitet. Dmth: Qė tė dy mbeten tė po aq tė ngujuar brėnda istikameve tė interesave tė tyre dhe tė painteresuar tė marrin parasysh edhe interesat e palės tjetėr saē kanė qėnė gjatė gjithė kėtyre 10-15 vjetėve; Qė komunikimi dhe bashkėpunimi universitet-qeveri nuk ėshtė as produktiv, as udhėskicues i modelit, strategjisė, hapave, kostos qė kėrkon reformimi; Qė perceptimet e ndėrsjellta universitet-qeveri qėndrojnė mė afėr tė parit si kundėrshtarė e nga pozita varėsi-superioritet sesa si partnerė dhe pozita bashkėpunimi. Pėrse atėherė ky disfunksionalizėm?
1. Bashkėpunimi: Njė rraskapitje midis predispozicionit dhe tė diturit si bėhen gjėrat.
Shpjegimi i bashkėpunimit joproduktiv qeveri-universitet dhe i mungesės sė ndryshimeve mund tė nisė nga marrja parasysh e rolit qė luan PREDISPOZICIONI pėr tė bėrė gjėra. Sidomos kur flitet pėr atė politik. Por shpjegimi do tė ishte i paplotė pa futur nė ekuacion rolin e Know How TE DISH SI TI BESH GJERAT. Se ērėndėsi ka faktori DI, kjo del po ta analizosh bashkėpunimin qeveri-universitet progresin e reformės brėnda kombinacioneve Predispozicion dhe Di. Tė cilat ofrojnė realitetet (1) Dua dhe Di; (2) Nuk Dua dhe Nuk Di; (3) Di dhe Nuk Dua; (4) Dua dhe Nuk Di. Nga kėta ideali pėr bashkėpunimin qeveri-universitet dhe progresin nė reformė ėshtė kombinacioni Dua dhe Di. Dmth kur si qeveria, si universiteti, edhe jo vetėm duan por edhe dinė si ta bėjnė reformėn. Nėse pranojmė qė gjendja nuk ka ndryshuar dhe se predispozicioni pėr tė bėrė reformė nuk mungon as tek qeveria, as tek universiteti (a nuk ka deklarata nga tė dyja palėt se janė pro reformės?) atėhere ēėlėsi i pyetjes Pėrse nuk ka ndryshime? mbetet tė kėrkohet tek faktori DI. A mund tė jetė mungesa e tė diturit njė nga shpjegimet kredibėl? Nėse tė diturit mungon si tek qeveria edhe tek universiteti ēdo tė shpjegonte kėtė mungesė? Mė e rėndėsishmja, ēimpak ka mungesa pėr reformėn nė tė ardhmen?
2. KNOW HOW brėnda Qeverisė pėr Arsimin: Pėrse mungesor? Pėrse problematik? Ēimpakt mbi reformėn?
Sepse nė hierarkinė e politikave arsimi konsiderohet mė pak i rėndėsishėm (pjesė e Low Politics) se politikat e Jashtme, Mbrojtjes, Financave, apo Integrimit. Shtoji kėsaj luftėn e pėrditshme qė popullon politikėn shqiptare, dhe shpjegohet pėrse arsimi gjendet ose nė fund, ose jashtė axhendės sė qeverisė sė ditės ndonėse suksesi apo dėshtimi i qeverisjeve, zhvillimit, integrimit varen nga ēadministratė dhe burokraci i ofron universiteti qeverisjes, shoqėrisė, tregut. Brėnda qeverisjes, posedimi i Know How pėr tė ofruar njė reformė tė sukseshme mbetet problematik pėr dy arsye: Politikisht, kostoja e tė kushtuarit vėmėndje konsiderohet mė e lartė se pėrfitimi; Teknikisht, tė posedimi dhe ofrimi i njė strategjie zgjidhje-dhėnėse kėrkon zotėrim dijesh dhe informacioni qė nuk mund tė akumulohen me shkop magjik. Nė mungesė tė kostos elektorale, reforma ėshtė lėnė nė periferi tė vemėndjes dhe e deleguar pėr tu zgjidhur nė nivele defiēente nė Know How.
3. KNOW HOW brėnda Universitetit: Pėrse Mungesor? Pėrse problematik?
Ėshtė mungesor pėr tre arsye: Natyrės sė reformės; Mungesės se aftėsisė problem-zgjidhėse; Analizės metafizike. Nuk pėrbėn as gabim, as humbje kohe tė flasėsh pėr ndryshime institucionale, financiare, akademike, strukturore. Por mė e rėndėsishme ėshtė ēvėshtrim ofrohet pėr problemet? Metafizik? Ekspozues? Pėrshkrues? Apo pėrfaqėson atė qė unė e kam quajtur VIZION, e tė tjerė e kanė quajtur STRATEGJI? Kur flasim pėr bashkėpunimin qeveri-universitet a zhvillohet ky mbi njė vizion? Ky vizion nuk ėshtė i plotė as brėnda qeverisė, as brėnda universitetit. Njė vizion qė njohjen e problemeve qe kalon universiteti nuk e menaxhon nė mėnyrė narrative e metafizike por nė funksion tė destinacionit ku duam ta shpiem universitetin; Qė tė diturit se nė ēdestinacion i kėrkohet tė shkojė universitetit, menaxhohet nė funksion tė identifikimit SI? shkohet aty, SA kohė kėrkon tė shkuarit aty, Ēkosto mbart tė shkuarit aty, Cili duhet tė bėjė Ēfarė! Me vizion pra kuptoj atė vėshtrim dhe platformė qė rrok nė analizė dhe bėn pjesė tė zgjidhjes 10% tė problemeve por 95% tė tyre; Qė problemet e veēanta i merr nė konsideratė por nuk pėrpiqet tė shesė zgjidhjen pėr to si zgjidhje kapitale; Qė pranon se problemet kanė hierarki nė rėndėsinė e zgjidhjes sė tyre por ato nuk janė tė shkėputura, pa lidhje dhe influencė mbi fatin e njėra tjetrės. Roli i universitetit pėr reformėn do tė mbetet problematik pėr sa kohė qė ai nuk do tė arrijė tė servirė njė vizion tė plotė.
4. Qeveria dhe Universiteti: Si bashkėpunohet produktivisht? Ēfarė kėrkon avancimi i reformės
A mund tė zhbllokohet kjo situatė? Tre gjėra mund tė bėhen: Sė pari tė vihen ca pika mbi i: Dmth, universiteti dhe qeveria tė modifikojnė vėshtrimin e interesave, rolit dhe pėrgjegjėsive tė secilit: Universiteti, vėrtet qė nuk mund ti mohohet e drejta ti thotė qeverisė se nga ēpikė pėrgjegjėsia pėr mosecjen e reformės ėshtė e saj. Por ai gjithashtu tė mos i dredhojė pranimit prej tij se cilat nga shqetėsimet dhe interesat e qeverisė janė legjitime, se deri nė ēpikė universiteti ka tė drejtė ti atribuojė vetes kontribute pozitive, se deri nė ēfarė kohėshtrirje roli e prania e qeverisė brėnda reformimit tė universitetit do tė mbetet e domosdoshme. Nga ana tjetėr, Qeveria, vėrtet mund mund tė ndjehet e justifikuar nė skepticizmin e saj ndaj kapaciteteve institucionalo-manaxheriale tė universitetit. Por ajo gjithashtu tė mos i shmanget atij roli qė i kėrkohet dhe mund ta luajė vetėm ajo: Dmth, tė mos e lėrė ēėshtjen e reformimit tė arsimit tė lartė gjithnjė jashtė axhendės sė saj. Sepse kjo, e ndihmon apo e pengon modernizimin e universitetit, shoqėrisė, administratės, qeverisjes, tregut shqiptar? Dmth qė qeveria tė mos i lejojė vetes luksin e mosangazhimit serioz dhe mungesės sė lidershipit. Sepse kjo, do ta ndihmonte apo privonte qeverinė nga tė qėnit ideatore apo mbėshtetėse, udhėheqėse apo plotėsuese e ndryshimeve qė kėrkohen? Ēdo hap drejt ndryshimit cilėsor tė komunikimit e bashkėpunimit qeveri-universitet nuk do tė pėrbėnte humbje kohe po tė kuptohej qė disfunksioni nė bashkėpunimin qeveri-universitet mund tė ketė efektin e nje Vaterloje pėr reformėn tonė.
Krijoni Kontakt