Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Qeveria "Nano" ndryshon 9 zv/ministra

    Qeveria "Nano" ndryshon 9 zv/ministra
    Largohen zv/ministrat e Shendetesise, Arsimit dhe Energjetikes. Ish-drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Arben Ahmetaj, numri dy i energjetikes, ndersa ish-drejtorja e kabinetit te kryetarit te PS, Saemira Pino, shkon ne Ministrine e Punes. Nano: "Te arsimuarit jashte shtetit po kthehen ne administrate"

    Elton METAJ

    Qeveria "Nano" ka ndryshuar dje 9 zv/ministra, ndersa Kryeministri ka vleresuar se largimi i 4 zv/ministrave dhe emerimi i 5 te tjereve nuk duhet vleresuar si celesi i ndryshimeve te medha. "Nuk duhet te krijojme pershtypjen se keto do te sherbejne si alibi per te shmangur pergjegjesine politike te anetareve te qeverise per zbatimin e programit politik per te cilin jemi votebesuar", tha Nano, duke permendur aftesite e njerezve te afruar prej tij ne drejtim te ministrive.

    Kabineti qeveritar ka vendosur te largoje nga detyra dy zv/ministrat e Shendetesise, ate te Arsimit si dhe te Energjetikes e Industrise. Ndersa, ka vendosur te emeroje si zevendes te Viktor Dodes, Arben Hametajn, i diplomuar ne vitin 1991 per gjuhe angleze, letersi angleze dhe amerikane dhe ish-drejtor i Pergjithshem i Tatimeve ne vitin 1998. Gjithashtu, Saemira Pino, ish-drejtore e kabinetit te kryetarit te PS, do te jete tashme numri dy i Arsimit. Ndersa, inxhinieri gjeofizik Ilir Ciko ka marre besimin e qeverise per te qene zv/minister i Ekonomise. Per te kenaqur kerkesat e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, eshte emeruar si zv/ministre e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Kostandina Bezhani, ortake dhe drejtuese e kompanive "FRESH" dhe "PANACEA". "Kandidaturat e ofruara japin garanci te qendrueshme per konsolidimin e metejshem te kapaciteteve tona menaxheriale dhe politike ne keto ministri", tha Nano. Ai ftoi ministrat e tij te ndertojne strategji per "perfshirjen e kualiteteve te tjera te ketij niveli, ndoshta edhe me te mira, ne administraten publike. "Duke vleresuar se nje numer i konsiderueshem te arsimuarish jashte shtetit, gjithnje e me shume, po ofrojne ne atdhe kontributet e tyre, eshte detyra jone qe t' i angazhojme me detyra perfaqesuese dhe ekzekutive", u shpreh shefi i qeverise.



    Ndryshimet

    Petrit Vasili, zv/minister i Shendetesise, lirohet nga kjo detyre.

    Eduart Harshova emerohet zv/minister i Shendetesise.

    Thanas Poci, zv/minister i Shendetesise lirohet nga kjo detyre.

    Sokol Axhemi, zv/minister i Arsimit dhe Shkences lirohet nga kjo detyre.

    Saemira Gjipali (Pino) emerohet zv/minister i Arsimit dhe Shkences.

    Mehmet Hasalami, zv/minister i Industrise dhe Energjitikes, lirohet nga kjo detyre. Arben Ahmetaj emerohet zv/minister i Industrise dhe Energjitikes.

    Ilir Ciko emerohet zv/minister i Ekonomise.

    Kostandina Bezhani emerohet zv/minister i Punes dhe Ceshtjeve Sociale.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Shume mire qe i nderrojne po me beri pershtypje pak arsimi i tyre. Arben Ahmetaj ish drejtor i pergjithshem i tatimeve emerohet zv minister i energjitikes!!!!!!
    Tatimet jane gangrena e sistemit ekonomik shqiptar dhe kur ai ka qen drejtor nuk ka pas ndonje sukses!! Sot vihet per energjitiken qe eshte dhe thembra e akilit e ekonomise shqiptare dhe problemi kyē i qeverise Nano.
    Arben Ahmetaj dhe pse nuk dua ta paragjykoj po me sa di une ka mbaruar per anglisht. Te dish gjuhe te huaj mesa di une perveēse mesuas anglishte nuk ka profesion tjeter qe mund te besh pa u specializur me pare aq me teper si funksionear i larte i shtetit.
    Nano nuk e kuptoj mbi ēfare baze i zgjedh anetaret e kabinetit te tij?!!
    Duke zgjedhur te pafte rreth vetes tregon qe eshte i pafte dhe vet.
    Just God Can Judge Me

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •