Ne erresiren e dhomes nuk mund te shihje azgje tjeter vec gjysmehijeve te dy trupave te zhveshur, qe plot force e delikates ngjiteshin pas njeri-tjetrit. Renkimet ritmike, (qe nganjehere nderronin tonin) humbisnin midis grumbullit te rrobave qe ishin hedhur shkujdesur tek kembet e krevatit. Buzet e tyre perfshinin njera-tjetren e ne nxitim e siper shkelmonin frymarrjen, e cila sakaq kuiste ca tinguj te ngjyer me epsh e uri.
Ata ishin kaperthyer keqas, e ashtu te dy se bashku po rreshqisnin ne lekuren e njeri tjetrit, per tu shnderruar ne nje qenie te vetme, qe nuk di vetem te jete e tille, por edhe ti perkasi asaj qe eshte.
Pastaj Ai u terhoq pak mbrapsht, dhe pasi mbylli syte tendosi shpinen. Trupi i tij beri disa para-mbrapa te ngadalta, nderkohe qe ofshamat tashme ishin me te forta, me te thella, me te zgjatura. Buzet e tyre u bashkuan serish, ndersa gjokset u perplasen edhe me me force. Jo vetem duart, por edhe shqisat u bene skllave te nje makuterie qe dirigjohej nga ndonje shpirt i eger. Ata nisen te perpinin gjithcka mundnin si per te bindur vetvetet se mund te merrnin gjithca kishin deshiruar nga njeri tjetri, gjithcka kishin dashur. Deshira per te zoteruar trupin e tjetrit, per ta menduar ate si ne nje cope argjile te cilen ti mund ta shformosh nen shtrengimet epshore, e ta shnderrosh sipas modelit qe ti deshiron, te ben te ndihesh zot, qofte edhe per nje pallim.
( Thua zoti arrin ne rogazem sa here qe i jepe forme nje tjeter frymori???)
Puthjet ja lane shume shpejt vendin thithjeve, e me pas kafshimeve. Cercafet e bardhe u bene diku diku edhe me gjak qe tashme rrithte nga supet, gjokset e care e te zhgarravitur nga thonjte qe kushedi se cfare pikture abstrakte a cfare nenshkrimi shtazarak perpiqeshin te linin mbi trupat e ngerthyer. Ndoshta ata vetem perpiqeshin te firmosnin me thonje e me dhembe pronesine e tyre. Ky trup me perket mua, eshte i imi. Kete mund te ta vertetoj me te cjerrat qe ke mbi shpine, e te kafshuarat qe ka ende mbi vithe. E nese nuk me beson, ja ku kam edhe nje kampion gjaku, qe ende e mbaj te fshehur pas bebes se syrit.
Pasi lagen njeri tjetrin me sy, me buze, e me gjak nuk harruan edhe te buronin mbi njeri tjetrin. Ulerine ne ekstaze e ne dhimbje qe e gjitha mori fund, qe kufiri prej mishi e kocke nuk i linte te shnderroheshne nje, qe tashme po ktheheshin serish ne njerez.
Kur gjithcka mori fund mbuluan trupat me cercafin e bere shukull ne nje cep te krevatit, mbase per tu vrare mornicat qe polli kjo largesi e sapo krijuar. Pastaj i kerkuan falje nen ze njeri-tjetrit per te cjerrat e kafshimet, e bile shkembyen edhe puthje epsh fjetura, si kontrata te heshtura si shenja besimi antik.
E ndezen edhe nga nje cigare, per te vrare nxitimin qe kishte zbritur tashme nga buzet ne gjymtyre.
Pastaj AI u vesh, rregulloi me kujdeset floket ne pasqyre, dhe pasi iu afrua deres tha se duhej te ikte. Beri nje puthje ne ajer, dhe perplasi deren pas vetes.
Ai ikte gjithmone i pari.
Ndersa AI tjetri ende i shtrire mbi krevat, mori ne telefon te shoqen per ti thene se nuk do te kishte mundesi te kthehej ne shtepi ate mbremje.
Ishte shume i zene me pune!!!
Krijoni Kontakt