Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20

Tema: Petro Marko

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Petro Marko

    Ate dite...Reale. Ate dite qe Petro Marko mbylli syte, duke mbyllur cdo mundesi per te "vazhduar ngjitjen ne jete", ishte si edhe sot nje dite e trishtuar sociale.Automjeti qe mbartte arkivolin e shkrimtarit dhe Luftetarit internacionalist pershkoi nje Itinerar raskapites dhe me kontrast mitologjik, nga Tirana deri ne Dhermiun e tij. Fjale prekese percolli ne shtypin e atehershem jo vetem Xhevahir Spahiu, nderkohe qe keqardhja per ate dekor te trishtuar social u fsheh , nen ombrellen e fjaleve te vonuara, e vleresimeve qe zgjeroheshin dhe kurre nuk e perfshinin Realen per Ate burre. Dita nen diell ishte tjeter, matane Akrokerauneve, sapo automjeti me arkivol kaloi majen e LLogarase dhe u perball me majen e Cikes, ndersa poshte sipas Beketit :" Deti -arkivol i kaltersise". Ne te vertete ne kortezhin e asaj dite nuk kishte mijra njerez, por kishte shume me teper se kurre gra bregdeti, kishte shume here me teper nena dhe shamizeza himariote, te cilat ne fonoteken e shtepise sime me kane lene nje antologji ligjerimesh dhe elegjish, te cilat nese do te vije nje dite e do te zbardhen, atehere do te kemi nje antologji fjale te zgjedhur nga autore te panjohura per shkrimtarin shqiptar me mesdhetarin nder viset shqiptare. Ne ate dite percjelljeje, fshati i tij Dhermiu, kishte shume e shume here me teper ngjasim me te adhuruaren Spanje te Petro Markos, apo sic eshte cilesuar "Heminguejin shqiptar". Petro Marko ka marre dhe ende ka per te pasur vleresime nder breznite njerezore te ketij visi. Ne lidhjen mes tij dhe shoqerise shqiptare, ne kohe te ardhme dhe ne te sotme, do te kete fjale monumentale, por gjithesesi shperblimi s'do te kete dimensionin real dhe te meritueshem per te. Per ta bere kete, do te duhet ende kohe. Ne kete rast, me e mire dhe me perfshirese mbetet ajo fjale ligjerimore e bashkefshatareve te tij, nga Dhermiu, qe e qane me lotin e tyre te paster ndane deti, qe e lidhen me hijen e shtatit te tyre pagan dhe e mikluan padukshem deri sa e fshehen nen dheun e ullirshem te Dhermiut. Por kaq eshte gjithehere pak per shpirtin dhe Njeriun e munduar si Krishti. Ne ate dite percjelljeje nga jeta fizike prane Petro Markos munguan shume frymore me mandat shteteror. Beri nje ikje te tille sa te mos mbahej mend se kur ndodhi, e ngjashme me ate ikjen e vonuar qe kishte bere poeti tjeter i madh Lazgush Poradeci. Ne plejaden e letersise shqiptare te viteve '40-'70, ishte shenuar nje "heshtje tjeter", por kurrsesi nje permbyllje..Homazhet e vetme zyrtare ishin ato ligje shamizezash himariote dhe disa sy te perlotur miqsh te shkrimtarit. Matane tij, ne kohen e shkuarkishte mijra lote te paraderdhur, kishte vergje dhimbjesh te papeshuara, te cilat mbeten dimensioni perjetesisht i panjohur i ketij emri te gdhendur te kultures dhe kontributit shqiptar. Disa kohe me vone, ne rrjedhen e njohur te kohevoneses shteterore, presidenca shqiptare do te mjaftonte me akordimin e urdhrit "Mjeshtri i Madh i Punes", te cilen ne duar e mori piktorja po aq e vyer dhe intelektualja e cilesishme Safo Marko. Eshte fjala per bashkeshorten qe ne artin e jetes se saj, me shkelqyes ka durimin, mbeshtjelljen me dhimbje dhe dashurine per Petron. Ne duart e saj te galluara prej kohe dhe moshe, ai Urdher i formesuar kishte simbolike te pamjaftueshme. Realisht Petro Marko udheton tashme ne nje stine te re qe sfidon nderin e deritanishem institucional, te shtetit shqiptar.

    Petro Marko vazhdon te shkruaje

    Jane vetem tete vepra proze qe e kane bere Petro Markon nje nder shkrimtaret me serioze dhe me te shumenjohur te Letersise shqipe ne 100 vjeteshin e fundit. Shkrimtarit nuk i mjaftoi koha per te zbardhur shenimet magjike te hedhura per difinicionin e madh letrar.Megjithate ne tregun shqiptar te librit gjate dekades se fundit ne formatin real te tyre kane mberritur edhe disa vepra letrare te cilat gjendeshin brenda fondit te lene ne sirtaret e shkrimtarit." Nata e Ustikes", "Nje nate dhe dy agime", "Interviste me vetveten (Rete dhe Guret)" dhe se fundi "Lejania".Akti publikues i shtepise botuese OMSCA-1, ne fakt eshte sherbese e realizuar pjeserisht ndaj ketij emri. Sherbesa me e vyer dhe e pacmuar per te ndodh pikerisht brenda dritareve te vjketerra prej druri ne apartamentin e katit te dyte ndane Bulevardit Zogu i Pare. Atje ku dhoma e dikurshme e Petros ka mbetur trishtueshem E dikurshme.

    Por eshte koha e zbardhjes se veprave te lena. Arianita na tregon se :" Blloqet dhe fletoret e Petros kane dhjetra vepra te tjera te panjohura. Jane po aq te mira sa veprat qe pane driten e botimit ne gjallje te tij. Eshte kolana e tregimeve e pafilluar fare. Petro Marko eshte shkrimtari qe shume pak tregime ka botuar ne letersine shqipe deri sot, ndersa ka me dhjetra te tille ne shtepi. Por ka edhe vepra te tjera, titujt e te cilave do te cilesohen imponueshem sikunder edhe :"Hasta la vista", "Ara ne mal","Ultimatumi" etj. Arianita ka ne duar dy libra te rinj te babait shkrimtar, te cilet po i hedh ne kompjuterin e lodhur prej punes se saj dhe koheprodhimit.

    Per Petron dhe Safon e mbetur

    Ne apartamentin me modest se modestia ne Tirane, ka mbetur shume veper e vyer dhe e shkelqyer e Petro Markos. Kjo veper ne ardhje, si "kardinale te vetme" ka vajzen e shkrimtarit Arianiten. Ajo eshte realisht nje shkrimtare. Talenti i saj i pohuar eshte piktura. Por jeta e saj e pabujshme dhe e paekspozuar publikisht ka marre formen e nje sherbimi per Petron e ikur dhe per Safon e mbetur. Ne rastin e saj do te vlente konstatimi anatomik dhe permbajtja genetike e cilesishme. Per veten e saj shprehet se :" Do te kete kohe me vone. Une jam piktore, por tani jam e zene me sherbimin ndaj shtepise, Safos, Madus dhe po merrem me zbardhjen e librave te Petros". Ky mision i Arianites eshte padyshim nje nder sherbesat me te vyera te nje zonjusheje per letersine kombetare. Por ndoshta do te kete kohe per t'u thene edhe me bukur ne te ardhmen kjo gje. Sot Arianita eshte magjikshem dhe tronditshem nje personazh e vlefshme per dimensionin Njerezor qe aspiroi de sakrifikoi shkrimtari yne. Ajo eshte vetem Arianite, ose ne se do te mbeteshim tek referencat prinderore te shkrimtarit :"Nita..." . E pandihmueshme ne sherbesen e saj, e munduar ne fatin e perditshmerise se familjes. Arianita eshte vajza balzakiane e pse jo petromarkiane qe lum kush e njeh se afermi dhe fat qe Petro Marko e solli ne jete per vete dhe per lexuesin e tij. Arianites me shume se gjithshka per vleresim i shkon strofa e Lotjes se "Lejanise":" Nese vyrtyti i njeriut / eshte vetem dashuria,/ 'rruge do te merrte/ valle Njerezia!"

    Vetem ndryshimi ...s'eshte i ri

    Qe nga ajo dite kur Petro Marko nuk mund ta respektonte me kerkesen urdherore te"poetit Alfredo nga Italia proletare e Leopardit, per te vazhduar ngjitjen per ne jete", pasi u strehua nen dheun me ullinj te Dhermiut, ndryshimi mes familjes se tij dhe shtetit kurre s'u be i ri. Larg tij dhe larg fjales per te, vazhdojne te mbeten per me teper se 60 vjet institucionet kulturore dhe ato sociale ne kete vend. "E rende heshtja, por me i rende harrimi". Shtepia modeste, nje studio e magjishme letersie dhe arti, ne te vertete vuan mospasjen socialo-ekonomike. Per artisten safo Marko nuk dihet pse nuk ka nje pension, qofte edhe si ai qe jep Bashkia per nje qytetar te zakonshem. Per ate Luftetare te Luftes Antifashiste eshte zgjedhur gjithhere harrese dhe kursim shteteror. Fati i eger i Petros e ka madhuar ate, ndersa fati vrastar i sjelljes shteterore e ka trishtuar ne menyre te pariparueshme Safo Markon. Ne dhomat e atij apartamenti eshte realiteti i nje Letersie te pashkruar.

    Nuk mberriti ne "jeten e fundit"...

    Ne kaq kohe mungese, ne dhomen e shkrimtarit nuk ka ndryshuar asgje. Ne apartamentin modest, modestia te shuplakon , ndersa "fondi i lene nga shkrimtari" te trondit. Ne sanatoriumin e Tiranes, ate dite kur Petro Markos i iku fryma e fundit e kafazit te kraharorit, ne harten e brengave te tij u shtua edhe ajo per mungesat e ketij shteti. Natyrisht brenga e tij se pari ishte prej qytetari dhe sa dermuese do te ishte sikur te kishte kohe per ta shnderruar ate ne fjale te zbardhur. Por ne kete ikje fryme, si edhe me te tjeret shkrimtare te ndare nga jeta ne kohe te ndryshme ne kete vend, shenje e ashper pakenaqesie mbetet indiferenca kolektive dhe ajo institucionale. Ne krevatin e dhomes ku flinte apo prekte disi gjumin shkrimtari, sot ka bukuri befasuese nje macok, te cilit pjestaret e veante te kesaj familjeje i kane zgjedhur nje emer qe afron Spanjen. Ky vend i Europes sone i dha Petro Markos se shfaqur dhe atij qe vjen nga aapartamenti i tij, dimensionin e shkrimtarit me te hequr nder aradhat e shkrimtareve shqiptare.

    "Lejania"- jete tronditese e shkrimtarit

    Jeta e tij pa Spanjen do te ishte akrostiku i pakuptim. Vete vepra e re "Lejania"(Largesi) e mberritur keto dite ne bibliotekat dhe vitrazhet e librit, eshte rishfaqje e Petro Markos ne dimension te shtuar. Pamedyshje nje tjeter kryeveper e dores dhe mendjes se tij. E nje lloji te magjishmeje. Nder shenimet e ditarit te percjelle ne faqet e fundit te vepres "Lejania", Petro Marko shkruan:" 1983-70-vjetori i jetes sime. Duhet: Te vazhdoj dhe te mbaroj Lejania-n./Te dorezoj romanin:" Vater e blinduar"./Te nis romanin "rete dhe guret". (Premtime perpara se te jap shpirt.)

    Po t'i bej keto, do te jetoj. Se e them une, si eka thene Jeta: Po shkrove, jeton; po punove, jeton. Po jetove, hape pellemben e dores se jetes dhe shiko se 'ke bere... 'kam bere? HIGJE! Nga ato qe kam jetuar..."



    ...E di 'behet tej horizontit....

    Keto shenime te ditarit te percjella si epilog i jetes se tij, bashkeshoqerohen edhe me shenimin:" Sintetizova kapitalin moral, me te pasurin, me te dashurin, me te paster te jetes sime." Me kete detyre te kryer letrare dhe qytetare shkrimtari Petro Marko na ve para detyrimesh per nderin e pakryer prej nesh dhe institucioneve te shoqerise sone. Ne viset e Bregdetit shqiptar jane disa elegji kenduar per te, te cilat te regjistruara nga gojet e disa nenave shamizeza mbeten nje monument simbolik i padukshem i vendlindjes se shkrimtarit. Per te dukshmen dhe te prekshmen , duhet shume me teper prane Familjes se Petro Markos. Ishte qytetari i ketij vendi qe e diti se 'behej tej horizontit ne kohe te shkuar e te sotme, ne visin e tij, te fqinjeve dhe me se shumti ne vis te Botes.


    © Aleksander Cipa

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fiori !

    Ky shkrim per Petro Markon ishte i mrekullueshem. Te lumte.

    Suksese se bijes se Petros, Arianites ne ruajtjen dhe botimin e vepres se Petro Markos.
    Suksese dhe te birit, JamArberit ne poezi dhe zonjes Safo ne pikture.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    E bija e Petro Markos rrėfen pėr herė tė pare pengun e gjatė tė shkrimtarit pėr veprėn “Lejania”; si zhvarrosi amanetin e vargjeve tė tij gjatė luftės sė Spanjės

    LEJANIA - NGJALLJA E VARGJEVE TĖ VARROSURA


    “Pse mė ēlodhin mendimet e sė kaluarės? Pse mė mundon ēasti real? Pse mė parakalojnė me sy njeriu ata qė s’janė mė? Ata me tė cilėt ėndėrruam dhe luftuam pėr lumturinė e Njeriut?....”
    I kish humbur “fėmija”. Vetėm nga dashuria. Dhe vuajtja ish e madhe. Nuk kujtonte sa shumė jetoi. Me gishta numėroi ditėt. Gjersa u rilind. Ndėsa radhėt e shkruara nuk kanė tė sosur. Shkrimtari Petro Marko, bėri zhvarrosjen e amanetit.
    Ndėrsa qau e qau, pėr vdekjen e mikut tė tij shqiptar, luftėtarin e Spanjės, Ramiz Varvaricėn dhe varrosjen sė gjalli tė dorėshkrimeve tė tij tė para. Ishte prill i vitit 1938. Te katėr ullinjtė e Aragonės, legjenda nuk do kish memorje, nėse nuk do tė vinte nė kėtė jetė poema “Lejania”.
    Pėr “fėmijėn” qė s’u ringjall kurrė.
    Nė njė trastė tė vogėl, disa fletore me erėn e barutit dhe bataretė e luftės nėpėrkėmbė, shumė rradhė vajtonin varrosjen sė gjalli.
    “Mora ēantėn time ku kisha fletoret me poezi, dhe me ngadalė ia ngrita kokėn Ramizit e ia vura si nėnkresė…Vendosa dhe njė degė ulliri. Shokėt bėrtisnin…”. Pas 45 vjetėsh , prill 1983, tashmė kundruall Aragonės, Petro Marko mbulon lotėt. “Feston” nė mėnyrė jo tė zakontė 45 vjetorin e varrimit tė vargjeve tė tij. Idealist mitik pėr mosvdekjen.
    “Qaja. E mbuluam varrin me nxitim. Pse ia vura Ramizit poezitė e mia si jastėk nė varrin e tij? Nuk kisha kohė tė mendoja por e vėrteta ėshtė kjo: Duke qenė i sigurtė se edhe unė do tė vritesha, se bataretė krisnin nga tė katėr anėt, thosha me vete: Vargjet e mia do t’i marrin fashistėt dhe do t’i fėlliqnin me duart e tyre gjakatare. Mė mirė ėshtė tė shoqėrojnė Ramizin tim, Ramizin shqiptar, Ramizin njeri….Aty janė. I mban toka e ngrohtė e Spanjės…”

    Prolog ….
    Vuante nga gjėrat qė i humbnin. Sepse gjithherė ia kishin marrė me forcė. Ndėrsa erėrat ndryshonin drejtimin, shkrimtari Petro Marko asnjė ēast nuk do ta ndalte mendjen pėr tė rigjetur “fėmijėn” e tij, tė varrosur vite mė parė; nė tokėn e ndezur nga lufta. Ishte viti 1938, kur lufta po shkonte drejt fundit. Po aq edhe shpresat pėr tė riparė vetveten…nė dritė tė syrit. Ndėrsa rrotull tij, Petro pėrjetonte bashkė me zullmėn e luftės dhe ėndrrat e letrarit. Njė mik i tij u shua. Ishte poet, italian. Sė bashku me kurmėn e gjakosur, nė krye i vendosi dhe poezitė. Njė grusht dhe mbi trup dhe vargje. Ndėrsa i njėjti fund, mendoi se e priste. E njėjta humbje. Porse kėtė herė do godiste mikun e tij, shqiptarin Ramiz Varvaricėn. Nga kasaphana e luftės vetėm nxitonin. Ishin ditėt nė Aragonė, te katėr ullinjtė e Kaspės, nė Spanjė. Ndėrsa nuk arriti tė dėgjonte fjalėt e fundit tė mikut tė tij, Ramizit. Pėrveē gurgullimės sė mbytur qė i dilte nga goja gjithė gjak. Shumė tė vrarė dhe gropa varresh. Pėr herė tė parė ndjeu “sigurinė” se edhe vetė do tė vritej. Ndėrsa shtėrngonte trastėn e vogėl me fletoren e vargjeve. Donte t’i varroste me duart e tij. Mė mirė se t’i humbte me vetveten. ….I la nė Spanjė.

    Trilogjia e kohėrave
    Donte tė zbrasej. Por pėrhumbja ishte e rėndė. Nė vitin 1973 iu hoq e drejta e autorit dhe as nuk guxoi tė hidhte asnjė fjalė nė letėr. Kujtimi dhe “fėmija” e brenin nga viti nė vit. Njė peng i marrė zvarrė nga koha. Ndėrsa vuajtja ishte njė mbėshtetje pėr t’u rikthyer tek vetja. Vajza e tij, Aranita Marko dhe bashkėshortja Safo Marko shpesh hynin e dilnin nė shtėpi me pasigurinė e kėsaj kohe. Me vargjet e humbura dhe vuajtjen e njė shkrimtari. Derisa nė vitin 1983 nis e shkruan “fjalėt” e para pėr “Lejania”-n e tij. Aranita kujton se, shpesh kėtė pagėzim e mendonte si njė kėngė vaji…mes trishtimit dhe shpresės. Nė tė vėrtetė ishte Largėsia e kohės…shpresa e vargjeve tė tij tė varrosura diku larg.
    “Ishte njė rinisje, rikthim te ideali i tij” , thotė Aranita, e cila dhe ajo sė bashku me vuajtjen e tė atit ėshtė mbėrthyer qysh prej vitit 1983 nėn kėtė ankth. Ndėrsa prej atij viti, Aranita kujton se shpesh i ati i kish premtuar se do t’a ēonte tek katėr ullinjtė e Aragonės, pėr t’i rrėfyer vargjet e tij…Por, me sytė tė lotmbushur, Aranita thotė se, mė nė fund kėtė vit i riktheu babait tė saj “fėmijėn”.
    Poema “Lejania”e kish munduar mjaft. “Mė kishte premtuar tė shkonim te katėr ullinjtė . Dhe s’ndodhi kurrė. Porse hedhja e shėnimeve nė bllok ishte ringjallja nga varri i dorėshkrimeve. Njė ėndėrr, qė iu realizua: nuk i la vargjet tė vdisnin. Ėshtė njė legjendė e vėrtetė”. Ndėrsa nė atė kohė, as qė mendohej se do mund tė botohej ndonjėherė kjo vepėr. Kjo ishte njė “varrosje” e dytė pėr shkrimtarin.
    “Ai shpesh i thoshte mamit pėr shumė gjėra qė nuk shkonin se do tė ishte me mirė “tė isha vrarė nė spanjė”…njė kujtim plogėsht i sė bijės.
    Porse kjo nuk e ndaloi Petro Markon tė ėndėrronte. Sepse ishte njeri. Aranita, me sytė e ngulur nė kohėn e tė atit, thotė se Ai bėnte njė jetė tė plotė. “Ka luftuar dhe besuar. Ka dashuruar kohėn e tij, jetėn, dhimbjen dhe vuajtjen e saj”. Shkrimtari shihte ditėt me shpresėn pėr tė nxjerrė nė dritė “Lejania”-n e tij. Gjė qė, deri nė vitin 1989 ishte e pamundur. Nėn heshtje, amanetin e babait, vajza e tij, Aranita e “vodhi” pak nga pak nga ditėt e mbetura…Njė kalvar qė shkoi edhe dhjetė vjet tė tjera.
    Nė fillim tė viteve ’90 shkrimtari vdes. Sėrish i pamundur botimi. Veēse kėtė herė, vargjet kishin lindur. Dorėshkrimet ishin ringjallur. Ndėrsa, kėtė vit nga blloku i xhepit, nė tė cilin Petro ka hedhur mendimet e tij pėr “Lejania”-n, janė pėrzgjedhur materialet nga shumėsia e shėnimeve. E bija kryen sė fundmi amanetin e trilogjisė sė mundimeve, tė tre dhjetėvjeēarėve…E tronditur nga malli, Aranita ka jetuar sė bashku me pengun e tė atit, me idealizmin, me letėrsinė, shpirtėzimin, dhe me besimin e tij…”Nuk e kishte menduar botimin porse nuk arriti qė t’a shikojė. Ai e theu largėsinė duke i hedhur mbi letėr shėnimet. Kurse unė qė i botova”. Ndėrsa “Lejania” do tė vazhdojė….nga blloku i shėnimeve tė shkrimtarit.

    Safo, jeta e afėrt e shkrimtarit
    E brishtė, ka vendosur tė rinisė edhe ajo jetėn e saj. Tė hedhė mbi letėr njė e nja njė kujtimet qysh prej fėmijėrie. Safo Marko, bashkėshortja e shkrimtarit, ka qenė dhe rrėfimtarja e “fshehtė” e tij.
    “Ēdo gjė qė shkruante ai miratohej nga mami”, thotė Aranita. Ndaj dhe botimi “Lejania” ishte “fėmija” qė prisnin tė gjithė familjarisht. Dikush me ankth dhe njė tjetėr me frikė. Si pėr t’i shkuar mbrapa pagėzimit tė veprės, Aranita tregon se ka pasur mjaft frikė dhe emocione kur vendosėn ta botonin poemėn. Kaq vite tė hequra zvarrė pėr rinisjen e jetės sė njė shkrimtari. Ndėrsa bashkėshortja e shkrimtarit, kishte kohė qė e jetonte vajin e tė shoqit…
    “Mami e donte kėtė botim. E kishte pritur me vite dhe me shumė emocione. Qysh nė shėnimet e bllokut ajo e ka pėlqyer, e ka vlerėsuar mjaft. Ndaj dhe ajo e donte kėtė botim”. E ēliruar tashmė, nga mbartja e gjatė, Aranita pret tė zbulojė tė tjera thesare nga blloku i xhepit tė t’atit…”Lejania”, qė duhet njohur patjetėr me Petro Markon, shkrimtarin e dashurisė sė dhimbshme.

    Violeta Murati

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ku eshte kjo "Lejanija" qe ta lexojme ?

    Flmn ju qe sollet kto shkrime per Shkrimtarin Petro Marko.

    Suksese familjareve te Shkrimtarit ne Botimin e dorshkrimeve qe la Petro Marko.

  5. #5
    Bebi i Kelas ! Maska e LediAA
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Postime
    139
    "Qau pik e lotit qau
    plot me lot e su mbajt dot
    syte i thau dhe kur shkau
    ra ne rruge e humbi kot... "

    Petro Marko

    I adhuroj keto vargje...
    Wawww... :p

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Petro Marko

    Petro Marko: Kur takova Enver Hoxhen

    Petro Marko, nje nga penat me brilante te letersise shqipe, antikonformist dhe ish luftetari i vjeter i luftes se Spanjes dhe levizjes per clirimin e Shqiperise, vepren e fundit la nje autointerviste. NJe ditar i jashtezakonshem, qe fatkeqesisht, u shua bashke me jeten e tij, ne tetorin e 1991. Vetem pas afro 10 vjetesh, kjo veper e titulluar "Petro Marko pla, interviston Petro Markon plak", pa driten e botimit. Duke nisur nga sot "Korrieri", po afron pjeset me pikante te ketij vetrrefimi, per raportet e shkrimtarit me diktaturen dhe diktatorin.

    Pyetje:- Pse e nderpreve kete interviste me vetveten 14 vjet me pare dhe po vazhdon perseri tani, ne korrik 1991?

    Pergjigje:- Ishte e pamundur te shkruaja, se, edhe ta mendoja , ishte me rrezik jete...

    Me kujtohen vitet tridhjete: kisha vajtur ne Korce per te bere nje ankete per gazeten "Vatra", ku punoja. Kisha njohur Viti Shahinin (Aferdita), nje shoqe shume e mire qe studionte ne France, ku pati njohur Halim Xhelon, i cili i jepte materiale per mua. (Ajo me vone u martua me mikun tim te dashur Zef Mala, njeri shume i kulturuar, themelues i grupit komunist te Shkodres qe me 1937) Njoha dhe vellane e saj Ilo Shahinin, te cilit i mesova te kendonte "Internacionalen". Plaku Vangjel, i ati i Vitit dhe i Ilos, pyeti se c'ishte kjo kenge. Ia shpjeguam dhe ai menjehere thirri: "Aman, mos e mesoni, se kur te shkoni ne Tirane, ne hotel, mund ta kendoni ne gjume e pastaj na merr lumi! Ja cfrike na kishte hyre ne palce.

    Tani do te me kuptoni dhe do te me jepni te drejte pse une nuk i shkrova nderkohe kujtimet e mia qe nga ora kur zbrita ne Himare- tetor 1944- me rreth 200 vullnetare te ardhur nga burgjet dhe internimet: sepse mund te me behej perseri nje kontroll i befasishem dhe te m'i gjenin, sic ndodhi me mua me 1947 dhe me vone me djalin tim, qe u arrestua me 1975. Do te rrezikoja veten dhe gjithe familjen time. Dhe tani po rikthehem atje ku e lashe.

    Nuk e pershkruaj dot castin kur vaporet iu afruan bregut te Spilese se Himares. Shikoja shume njerez qe na prisnin. Midis tyre nje turme skeletesh, te mbuluara koke e kembe me lecka, therrisnin italisht "portateci in Italia, vi preghiamo!" dhe u hodhen ne det, por nje krisme automatiku i trembi dhe une degjova nje ze qe bertiste: "Ose kthehuni, ose ju vrava." Ishte zeri i Minella Kolekes. U trondita dhe dola i pari, i'u hodha ne qafe, e perqafova dhe i thashe: Pse nuk i le keta italiane te mjere, te kthehen ne Itali?

    Gjer tani,- me tha ai,- ne kemi riatdhesuar me mijra e mijra ushtare italiane, te cilet I kane mbajtur familjet shqiptare per t'i shpetuar nga gjermanet. Vinte ketu gjenerali italianAzzo Azzi dhe i ngarkonte me vapore. Tani kemi marre urdher qe t'i grumbullojme dhe pastaj t'i dergojme ne, qeveria jone ne Itali.

    Pyetje:- Kush ishte Minella Koleka?

    Pergjigje: - Ishte nje nga shoket me te mire te asaj kohe. Patriot e revolucionar, shok i Halim Xhelos dhe i Omer Nishanit, kishte qene burgosur dhe kishim qene bashke ne burgun e Tranes. Pastaj e shpune ne burgun e Vlores dhe qe andej u arratis dhe kaloi ne ilegalitet. Me trimin Zaho Koka themeluan Ceten plake te Tiranes. Ai ishte me i rendesishem, prandaj, kur u clirua Jugu, ne Himare caktuan Minellen si kryetar te komitetit. Merre me mend se sa me mall flisnim me syte te njomur nga lotet: ai me tregonte per luften, per shket e vrare: une i tregoja per vuajtjet ne burgje dhe ne ishujt e Italise. Minella shtroi nje dreke te madhe per ekuipazhin e te dy vaporeve qe na sollen, dhe ngriten dolli per miqesine e popujve te koalicionit antifashist.

    Per ne qe ktheheshim te gjalle ne Shqiperine qe po clirohej, po realizohej endrra e madhe

    Pyetje:- Po me pas?

    Pergjigje:- Qellimi yne ishte te arrinim ne Berat, ku ishte qeveria jone demokratike. Dhe u nisem te ngarkuar me arme e me arka. Arritem ne Dhermi, ku na priten me ngrohtesi te madhe. Nxitoja neper gure, mes ullinjve, ne te perpjeten drejt shtepise sime. Me kishte marre malli jo vetem per motren e vellezerit, per tere farefisin e bashkefshataret, por edhe per guret e per druret.

    Pasi u takuam me lot e permallim te madh, qe u ktheva serish gjalle, shtepia filloi te mbushej me njerez. Erdhi i tere fshati. Plakat vajtonin tim ate, me puthnin e me numeronin vuajtjet e mia e te familjes sime. Kthimi im ishte nje gezim, po gezim i lare ne lot, pasi hengrem nje kafshate buke, fshtaret i moren te gjithe te ardhurit dhe i shperndane neper shtepite e tyre.

    Kur mbeta vetem me Lilon (qe emrin e vertete e kishte Vasiliqi), nuk me la te flisja per vuajtjet e mia, se i dridhej buza, ngaqe me donte shume, por filloi te me tregonte se cfare kishte bere ajo per luften. Kishte pritur ne shtepine e madhe e te varfer plot partizane, te cilave u vinte kazanin me uje te ngrohte e sapun, qe te laheshin e te pastronin veshmbathjet nga morrat. Midis tyre kishte qene edhe Xhevo Shehu e shoqja e Heroit te Popullit Abaz Shehu. Me tregonte keto, per te me dhene nje kenaqesi, qe edhe ajo, me sa mundi, dicka beri per luften. Me tha se, kur ndihmonte partizanet, me kujtonte mua dhe e bente per mua, qe me shume me mendonte te vdekur se te gjalle. Nderkohe ishin rritur edhe femijet e Andonit, kurse vellai i vogel, Agjisilla, qe ishte martuar me nje nuse te bukur e te mire, kishte edhe ai femije me te vegjel. Ne krahun tjeter te shtepise, te xhaxhai im Andrea Marko, i vrare ne hasmeri, edhe i biri i tij, Jani Marko, megjithese kishte qene kryeplak i fshatit ne kohe te gjermaneve, i kishte ndihmuar shume partizanet. Ne maj te vitit 1944 dikush e vrau ne prite Janin, qe la gruan me nje vajze e 6 djem jetime. Kur u ndame, me kishte siguruar se do te ishte ne krah tim. Vrasja e tij mbeti nje mister qe nuk u sqarua kurre. Te 7 femijet e tij mbeten ne skamje dhe i ndoqi tere jeten si hije vdekja e babait. Mbeten te persekutuar.

    U nisem per ne Berat. Ecnim te ngarkuar dhe te lumtur, se ishim ne token tone. Naten arritem ne Dukat. Kerkova Koco Kaporen, qe e kisha timin, dhe ai, si kryetar keshilli, i ndau shoket neper familje. Na kishin thene ne Himare qe te kishim kujdes ne Dukat, se aty ende kishte balliste. Ne shtepine e Koco Kopores erdhi dhe paria e Dukatit, disa prej te cileve i njihja. Folem shume dhe ata mallkonin kohen kur u arrestova une, se nuk do te ishin genjyer nga disa prijes balliste, qe thonin se gjoja ne ishim me amerikanet. Erdhi edhe trimi Maliq Koshena dhe me tha: "S'ta jap doren, o Petro vellai, se e kam me ***... C'e do, ike ti dhe ne u gabuam, se na genjyen... Dukati nuk eshte tradhetuar. Po te tregoj nje episod: partizanet kishin ngelur ne qafe te Llogarase, se aty ishin gjermanet ne istikam. Une vajtja me ceten time dhe me thika u hodhem ne istikamet gjermane, i asgjesuam dhe u thame partizaneve: kaloni tani, se gjermanet i asgjesuam!" Maliq Koshena dhe patriotet e tjere nuk i dinin mire arsyet pse njerez si Skender Mucoja, si mik i Mithat Frasherit dhe mik i amerikaneve, ishin kunder Partise: keta e dinin qe Partine e krijuan jugosllavet me anen e Dushanit dhe te Miladin Popovicit. Keto i kuptuam me vone...

    Nga Dukati u nisem per ne Vlore, ku une takova shoket e vjeter, qe u gezuan pa mase, kur me pane. Ne mburreshim se ne Vlore ishte shtypur trakti i pare kunder okupatorit, ne shtepine e Ibrahim Shytit, i cili u burgos me gjithe familjen (nje djale i tij u vra ne Prishtine). Familja e patriotit Ibrahim Shyti eshte familja e pare qe u persekutua dhe u shkaterrua nga ekupatori, sic e kam treguar edhe ne pjesen e pare.

    Pytje: - Po kur arriti ne Berat?

    Pergjigje: - Ne Berat, duke ecur te shumten e heres ne kembe, te ngarkuar, arritem nga fundi i tetorit. E para gje qe duhej te beja, ishte te paraqitesha ne shtab. Kur hyra ne zyre, pashe Koci Xoxen, me te cilin u perqafuam me lot ne sy, se, kur me moren te lidhur per ne Itali, Kocin e lashe ne burgun e Tiranes. Ai me mekonte me luge, se une isha me paratifo. Koci ishte veshur me kilota dhe me nje xhakovente alpine. Me tha: Ja, ky eshte shoku Enver Hoxha, sekretari i Partise dhe kryetari i qeverise demokratike. Enveri me dha doren me shume miresjellje dhe me tha:- Kocin e kemi kolonen e Partise. Ai eshte sekretari organizativ i Partise.

    Kisha bere disa karakteristika te nje pjese prej atyre 200 vetave qe erdhen me ne nga Italia. Ato i mori Teodor Heba, qe ishte aty sekretar. Te gjithe i shperndane ne familje beratase; mua me caktuan ne shtepine e Sallabandes, afer shtepise se Margarita Tutulanit, ne Gorice. Kur u largova nga zyrat e qeverise, qe ishin ne sarajet e Vrionasve, Koci doli bashke me mua dhe rruges po bisedonim. Me tha: "S'kemi c'bejme, o Petro! Na jane futur kontrabande ne Parti ca vagabonde dhe te poshter." E pyeta se si ishte e mundur dhe cilet ishin ata. "Ja, p.sh., ai qe pe ti, Enver Hoxha, nje njeri i dyshimte, me teper nga ana politike, qe nuk ka qene me pare komunist. Se si arriti te jete ne krye te ketyre puneve, nje zot e di!" Une i thashe se nuk e njihja, por kisha degjuar per te qe ne France, dhe se duhej pare ceshtja e ketyre lloj njerezve ne parti.

    Shkova ke zyrat ku ishte Sejfulla Maleshova. U gezua shume kur me pa; ate ne Grenobel e kisha lene ne dhomen time, nje dhome qe ne dimer duhej te hapej dritarja per te hyre ajri dimeror, se ne ate qytet te ftohte alpin brenda bente me ftohte se perjashta. Sejfullai me mori per krahu dhe shetitem deri tek ura poshte qytetit. I fola shume i tronditur per ato qe me tregoi Koci per Enverin. Ai me pa ne sy dhe me tha: "Degjome mire! Ti ke milituar ne partine spanjolle, ne partine franceze, ne partine italiane... Kjo parti ketu nuk eshte si ato. Kjo eshte nje parti e krijuar nga dy serbe dhe eshte parti terroristesh. Ndaj me digjo mire: nuk duhet te hapesh gojen te pakten nje vit per ato qe sheh dhe degjon. Perndryshe do ta pesosh..."

    Me 17 Nentor krisen batarete: Erdhi lajmi se Mehmet Shehu me Brigaden e Pare dhe disa te tjera kishin cliruar Tiranen. Gezim i papare. Entuziazem i papermbajtur. Tirana u clirua. Shqiperia u clirua.

    Pyetje: - Po ti nuk merrje vesh gje per parapaskenat qe luheshin?

    Pergjigje: - Mua me shpetoi Sejfullai, se Koci ende vazhdonte avazin kunder Enverit. Me thoshte se shume here e keshillonte Miladini qe te mos ngriheshin probleme te tilla, se ende nuk kishte ardhur koha e pershtatshme. U nisem per ne Tirane.

    Pyetje: - Si u niset?

    Pergjigje: - Grupe- grupe. Gjersa arritem ne Tirane dhe u vendosem ne Hotel "Dajti".

    Hanim e flinim ne Hotel "Dajti". Une isha ne nje dhome me Petro Kiten. Kerkova Mehmetin dhe e gjeta ne shtab, po e rruante nje ushtar. U perqafuam te permalluar dhe me tha spanjisht: "La Republica a trionfalo. Viva la Republica Demokratica Albanes!" te nesermen, me 28 Nentor 1944, do te parakalonin fitimtaret. U ngrit nje tribune para hotel "Dajtit". Ne tribune hipa edhe une, ne kendin e majte, nga do te vinin per te parakaluar fitimtaret. Me terhoqi vemendjen nje ze diku poshte tribunes. Hodha syte dhe c'te shihja?! Nje bashkefshatari im bente roje me arme ne dore, ne kendin e tribunes. Ishte veshur partizan dhe tunde pushken ne shenje fitoreje. Po kush ishte ky? Nje kryekusar. E lashe ne burgun e Tiranes ne marsin e vitit 1942, kur me nisen per ne Itali. Ne burg ishte shume i semure dhe u kujdesa per te sa munda aty, bashke me kolektivin e shokeve. U habita: "Paska qene partizan dhe i beka roje udheheqjes se qeverise nen tribune!"- Filloi parakalimi madheshtor, gjithe Tirana ishte shkulur per te pare se kush ishte Enver Hoxha, kryetari i Qeverise, se asnjehere nuk ja kishin degjuar emrin. Ne ate kohe si luftetar i degjuar per clirimin e atdheut njihej Mehmet Shehu. "Po nga doli ky Enver Hoxha, cili eshte?- pyesnin turmat e dehura nga gezimi qe me se fundi u cliruan nga okupatoret dhe tradhetaret. Ishte nje parakalim qe te ngulitet ne kujtese sa te jete jeta: parakalonin vajzat dhe djemte partizane me flamurin tone ne krye, te grrisur, te zbathur, te parruar, por me koken lart e armet ne sup. Fitorja u shkelqente ne balle. Njerezit brohoritnin nga gezimi dhe nuk mbanin dot lotet nga mallengjimi...

    - Vijon neser-
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Ky fragment eshte marre nga libri ''RETE DHE GURET'' botuar nga shtepia botuese ''OMSCA'' ne vitin 2000.
    Megjithate eshte interesant sjellja e tij ne forum, sepse do tu jape nje mundesi njohje atyre qe nuk e kane lexuar librin.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Bir Selmani i nėnės...

    Bir Selmani i nėnės...

    Petro MARKO


    {Pjesėt janė shkėputur nga publicistika e Petro Markos e vitit 1936, e shkruar pak kohė para zgjedhjeve parlamentare. Ato janė botuar nė organet e shtypit "Arbėria" dhe "Vatra". Ajo qė tė bie nė sy, ėshtė se sa pak kanė ndryshuar kohėt, ose mė mirė deputetėt}.

    Bujaria e deputetit

    Njė hallexhi erdhi nė Tiranė. Kishte ardhur edhe herė tė tjera, disa muaj mė parė, por s'ia kishte vėnė njeri veshin. Iu lut deputetėve tė krahinės sė vet qė ta shoqėronin gjer nė ministri, por ata, tė zėnė me plot punė tė tjera, u mjaftuan duke i dhėnė vetėm kartėvizita pėr kopistėt e arkivistėt. Kėtė radhė, hallexhiu, s'kishte nevojė pėr njeri. Por tė tjerėt kishin nevojė pėr tė. Kur ai po shkonte nė ministri, i pari deputet i krahinės sė vet qė e takoi, desh ta shoqėronte:
    -O, mirė se erdhe Mehmet Aga!
    -Mirė se tė gjeta, bej.
    -Ku po shkon kėshtu?
    -Ja gjer nė ministrinė e...
    -Po si bėhet, mor jahu, qė nuk mė ke thėnė mua? Unė do tė bėj ē'tė mundem, pėr tė tė plotėsuar dėshirėn. Ti e di se sa jam kujdesur pėr popullin qė pėrfaqėsoj.
    -Po, mor tungjatjeta. Tė faleminderit, por mundem ta kryej vetė kėtė punė.
    -Jo, xhanėm, si do ta kryesh vetė? Duhet tė kesh me vete njė deputet, kur shkon te ministri. Pėrndryshe s'tė dėgjohet fjala.
    -Tė faleminderit, por...
    Katundari desh t'ia thoshte se s'kishte nevojė pėr tė. Mirėpo deputeti nuk e la tė mbaronte fjalėn. E kapi pėr krahu qė ta shoqėronte nė ministri. Hallexhiu, s'kuptonte pse janė bėrė kaq tė mirė deputetėt kėto vitet e fundit... (Se afronte koha e votimit dhe deputetėt kishin nevojė pėr votėn e tij. Shėnim i autorit).
    Si do tė priten deputetėt
    Mė falni dhe mos e merrni pėr ters, mor jahu, se deputetėt tanė s'priten kollaj. Fjalėn e kam kėtu, se qysh tani bėhen pėrgatitje tė mėdha, pėr tė pritur "baballarėt" triumfonjės, se e plotėsuan mirė detyrėn e tyre.
    -Nga t'ia mbajmė? I thoshte pardje njė deputet sivėllait tė afėrt.
    -Them t'iu bėj njė telegram qė tė dalin dhe tė mė presin, se unė e di qė ushqej simpati tė madhe nė popullin bujar tė qytetit tim.
    -Po, po, e kam marrė vesh. Unė mendoj se ku do ta shkoj verėn, se qė tė vete nė fshat nuk guxoj, vallahi tė them. Dikush mė shkroi se janė bėrė gati tė mė presin me saze e gėrneta. Unė s'vete se e di qė do tė mė futin nė valle... unė mezi lėviz e jo tė kėrcej. Dhe u mbetet hatri, kur s'kėrcen me ta. Atėherė thonė: "Ky s'pranon", dhe hajde nė vjeshtė t'u marrėsh ndonjė votė. Meazallah, se s'u bėn qejfin, tė lėnė fare...
    Prandaj, do tė preferoj qė tė shkoj jashtė dhe tė mos piqem fare me asnjė. Se dije, qė tė ēmohesh shumė, mos para eja nė kontakt me ta se tė njohin. Se mė duket, mė dolli kripa mė, mor katran.
    -Kam marrė vesh, shtoi njė tjetėr, qė kudo bėhen pritje tė mėdha. Gjithė atdheu ėshtė nė lėvizje.
    -Mor mirė thua ti, ia priti tjetri, unė kam kohė qė lloisem se ē' kėmbė do tė hedhim tė fundit atė ditė tė zezė qė do tė dalim pėrgjithmonė nga kjo vatra jonė e shenjtė. E vras mendjen mor jahu...
    -Jo, mor tė vraftė. Pėr kėto lloisesh ti? Po tė hedhėsh tė djathtėn, atėherė mot ishalla, do tė jesh i partisė sė djathtė, e po tė hedhėsh tė mėngjrėn, do tė jesh i sė mėngjrės.
    -Ē' janė kėto qė mė thua. Kalama jam unė, apo rezervist qė do tė mė bėsh mua talim. Unė them qė po tė hedhėsh kėmbėn e djathtė do tė presin mirė mileti. E po tė hedhėsh tė mėngjrėn do tė tė nxjerrin avaze. Kėtė e kam kėnduar nė "Kujtimet e Nastradinit".
    Ndėrsa nė Tiranė bėhen kėto bisedime, ndėr katunde dhe qytete pėrgatisin, pritje tė mėdha. Ndėr disa vende thonė se do tė bėjnė "arco di trionfo" nga do tė kalojnė baballarėt e kombit, tė cilėt, nė zgjedhjet e ardhshme do tė emėrohen jo gjyshėrit, por stėrgjyshėrit e kombit.
    Importimet tona dhe deputetėt
    Njė deputet i ynė shkoi te njė dyqan mobiliesh pėr tė blerė njė sallon. Kėto mobilie bėhen kėtu, janė tė forta, tė mira e tė lira. Deputeti s' kishte pėlqyer plaēkat qė i dėftuan. Dyqanxhiu i kishte lavdėruar kėto dhe i kishte thėnė se nė Shqipėri s'mund tė bėhen mė tė mira se ato dhe fjalimi kishte vazhduar kėshtu:
    Deputeti: - Pffff... S' mė pėlqejnė! Mė mirė tė sjell nga jashtė njė sallon.
    Dyqanxhiu: - Po ne me se tė rrojmė, kur njerėzia tė sjellė nga jashtė mobiliet?
    Deputeti: - Po unė dua mall tė mirė dhe me qė s'ka kėtu, do ta sjell nga Vjena.
    Dyqanxhiu: - S'kini tė drejtė, z. deputet. Me tė vėrtetė, malli i Vjenės ėshtė mė i mirė se ai i Shqipėrisė. Mirėpo, kjo mund tė thuhet edhe pėr... deputetėt. Edhe ne e dimė se deputeti i Anglisė ose i Zvicrės mund tė jetė mė i mirė se ai i Shqipėrisė, por, megjithatė, deputetėt nuk i biem nga ato vende dhe kėnaqemi me ata qė kemi kėtu!..

    Ata qė duan ta marrin vesh se cili ėshtė deputeti nė fjalė, le tė drejtohen nė zyrat e "Arbėrisė".


    Marrė nga libri
    “Ditėn qė rrojta unė...”


    Marre nga Tirana-Observer.

  9. #9
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Petro Marko eshe shkrimtari me i preferuar i imi.Perkatesisht me pelqen romani i tij "Hasta La Vista"i cili eshte mjaft interesant.

    Ja se per cka behet fjale ne kete veper:



    Hasta la Vista

    Ėshtė romani i parė i autorit dhe mė i rėndėsishmi pėr kohėn, kur e shkroi, si nė rrafshin artistik ashtu dhe nė atė tematik. Rėndėsia e tij qėndron veēanėrisht, se lajmėroi kthesėn nė rrjedhat historike tė romanit shqiptar. Romani sjell rrėfimin e luftės nė Spanjė, ku kryesisht veprojnė personazhe nga mesi i vullnetarėve shqiptarė dhe ndėrkombėtarė. Nė tė rrėfehen betejat e shumta gjatė viteve tė kaluara nė front, tė cilat pėrshkruhen me njė gjuhė tė gjallė dhe tė papėrsėritur. Krahas ngjarjeve pėr rrjedhat e luftės, rrėfehet dhe linja e dashurisė ndėrmjet luftėtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, nė romanin "Hasta la vista" rrjedh nė dy binarė: rrėfimi pėr luftėn dhe rrėfimi pėr dashurinė. Nė rrėfimin e parė, shkrimtari e kuadron luftėn mes republikanėve qė u vijnė nė ndihmė vullnetarė nga mbarė bota dhe, monarkistėve tė ndihmuar nga fuqitė fashiste evropiane. Nė rrethin e tė parėve janė dhe vullnetarėt shqiptarė qė sė bashku me tė tjerėt luftonin fashizmin, qė, gjatė luftės nė Spanjė (gjysma e dytė e viteve '30) ishte forcuar dhe paralajmėronte Luftėn e Dytė Botėrore.
    Anė e fuqishme e rrėfimit pėr luftėn ėshtė ndėrtimi i personazheve, shpalimi i karaktereve, i psikologjisė dhe i filozofisė sė tyre. Numri mė i madh i personazheve ėshtė nga radhėt e vullnetarėve shqiptarė, nė mesin e tė cilėve ishin personalitete tė shquara tė kohės si Skėnder Luarasi, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada, vetė Petro Marko etj. Kėta dhe personazhet e sajuara pėrmes imagjinatės, autori do t'i sprovojė nė rrethanat e luftės. Dhe njė sprovė do tė jetė e rreptė: tė ballafaquar shpesh sy mė sy me vdekjen, ata hapen plotėsisht para tė tjerėve, pa mundur tė fshehin asgjė. Dhe pikėrisht nė kėtė faqe tė artit tė vet tregimtar, Petro Marko do ta bėjė shmangien e parė nga shablloni i doktrinės zyrtare: edhe pse grupi i vullnetarėve tė luftės mendohej tė ishte pjesė e mė tė zgjedhurve tė mjedisit dhe tė kohės shqiptare, tė vėnė pėrballė rrezikut tė vdekjes, jo tė gjithė do ta pėrballojnė atė njėsoj. Nė mesin e tyre, prandaj, do tė vėrehet ndonjė luhatje qė, nėn presionin e frikės, do tė manifestohet si ikje, si fshehje, si dezertim. Pra, Petro Markoja, edhe brenda rrethit tė personazheve tė zgjedhura pėr kauzėn pozitive mbarėnjerėzore, do tė dallojė dobėsi, cene dhe anė tė shėmtuara mes tyre.
    Nė linjėn e dytė, nė rrėfimin e dashurisė mes Gorit dhe Anitės, autori arrin efekte nga mė tė shėnuarat nė artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, nė kėtė rast, ėshtė vendosur nė njė kontekst ngjarjesh tė veēanta, tė jashtėzakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e nė ēdo ēast, si shpėrthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e nėpėr kėmbė, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njėherazi, ėshtė pikėrisht ajo qė pėrcakton rrjedhėn e ngjarjeve tė ditės, tė ēastit. Nė kuadėr tė kėsaj vetėdijeje dhe nėnvetėdijeje lindja e dashurisė mes Gorit luftėtar dhe Anitės infermiere, do tė ketė njė tjetėr shije, tjetėr intensitet dhe forcė emozionale Anita, gjimnazistja e bukur spanjolle, nė rolin e infermieres, nė njė kamp tė improvizuar qė vlon nga rrėmuja e luftės dhe lodhja pėr t'u ndihmuar tė plagosurve nga fronti, befasisht do tė ndeshė shikimin e njė tė plagosuri tė ri. Ky luftėtar rreth tė njėzetave, kaēurrel e me njė bukuri apolonike, prej nga tė ketė ardhur vallė pėr tė luftuar, pėr tė vdekur nė Spanjė, pėr Spanjėn? Kėshtu e pėrjeton Anita takimin e parė me ata sy, duke e pėrfytyruar Gorin, si njė krijesė jashtėtokėsore, mitologjike. Dashuria midis tyre, e ngjizur dhe e ndezur nė kėto rrethana do tė jetė po ashtu, e pėrmasave tė jashtėzakonshme. Edhe kjo ishte e veēanta qė sillte Petro Marko nė temėn e dashurisė nė romanin shqiptar tė asaj kohe.

  10. #10
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Ja edhe nje fragment i ketij libri,perkatesisht me i dashuriakimi i Gorit me Aniten



    Hasta la Vista (fragment)

    TAKIMI I GORIT ME ANITĖN:
    Aeroplani ra mbi ullinjtė. I digjeshin krahėt. Tė tjerėt u larguan, se pothuaj gjithė vagonat u bėnė shkrumb e hi. Njė tėrkuzė e gjatė vagonash ishin katandisur skelete hekuri nė zjarr. Disa ishin tė pėrmbysura dhe akoma lėshonin zjarr e tym.
    Ata qė duallėn nga aeroplani, kėrkuan tė shpėtonin, po u zunė. Ishin tre hitierianė tė divizionit "Kondor" dhe njė frankist. Garibaldinėt i zunė, i lidhėn dhe i shikonin me zemėrim.
    -E ēmi mbani gjallė, -thirri dikush. - Hidhini n'atė zjarr qė ndezėn vetė! Brigantėt!
    Njė tjetėr u afrua dhe nxori revolen t'i vriste, po dora e tij u ndal nga Ramizi.
    Kėta janė robėr lufte! Do tė dėrgohen te shokėt e tyre! Mos i ngini! Po i ngau njeri...
    Fjalėn e Ramizit e preu Alvarezi.
    - I ēarmatosni mirė dhe i shpini nė shtabin e brigadės, aty pas ullinjve. ju tė tjerėt ndihmoni shokėt!...
    - Ē'mė rrini kėshtu sikur shikoni ndonjė Sfaqje!
    - Plumbin qenve! Plumbin - u dėgjua pėrsėri nga mesi i ushtarėve.
    - Dėgjoni thirri me zė tė prerė komisari Alvarez - po i ngau njeri, plumbin ka. Shpejt, sikush nė kompaninė e tij...
    Kishte nga ata kurreshtarė qė deshėn tė shikonin ē'fytyrė kishin bishat qė bombardonin ditė e natė Spanjėn republikane. S'lanė shtėpi e fshat, stacion e qytet pa bėrė shkrumb e hi. Mirė! Ata sipas ligjeve tė luftės sė tyre tė padrejtė, mund t'i sulmonin trenat e luftės e t'i shkatėrronin siē bėnė tani! Po kush i lajmėroi? Kush e dėrgoi lajmin se ky tren ishte i brigadės sė 12-tė? Eh, luftė o luftė!
    - Mor po kėta qėnkan simpatikė! - tha njeri. -janė tė rinj. Pa shikoi! Flokėverdhė, bukuroshė! Pa shiko frankistin! Njė moreno, tėrheqės pėr vajzat, qė ē'ke me tė...
    - Derrat! - thirri njė tjetėr.
    - Qėnt e qėnit! - ia priti njė tjetėr.
    - Tė katėr robėrit, shkonin kryelartė. Bile ndezėn dhe cigaren. Flisnin midis tyre... dhe siē dukej, atė qė ato po bėnin, e bėnin pėr Fuhrerin qė i kish verbuar dhe ndėrsyer.. Kush e di! Pa tjetėr do tė vinin nė vete ndonjė ditė, po tė shpėtonin nga ky zjarr qė ndezėn ata me urdhėrin e perėndisė sė tyre.
    Agimi, si nga hera, vazhdonte tė derdhte dritėn e argjendė nga lindja ku shtrihej deti Mesdhe. Pastaj njė valė resh tė kuqe u dalluan nė horizontin e hapur! Eh, ē'agim! Sa keq pėr Gorin qė s'e pa kėtė agim! I kishin folur pėr agimet e kuqėrreme tė Spanjės sė bukur. Po ja qė s'pati fat ta shikonte kėtė agim vjeshte. Ish i shtrirė, aty rrėzė njė ulliri, i rrethuar nga shokėt. Asimi nuk fliste. Prisnin doktorin, qė mjekonte ata qė ishin tė plagosur mė rėndė.
    Kush e di sa shokė tė rinj si Gori, qė kapėrcyen kufi e dete, pėr tė ardhur gjer kėtu, u vranė tani, pa ja shkrepur asnjėherė, pa shfryrė asnjė herė zemėrimin dhe urrejtjen e tyre kundėr fashizmit!
    -Ka patur dhe mė keq, - mendonte Asimi. - Ka patur shokė qė u vranė pa shkelur fare nė tokėn spanjolle. Bllokada e turpshme dhe barbare e kapitalit internacional me fashizmin si xhandar, kush e di sa e sa shokė ka vrarė nė det e nė stere...
    Gori geli sytė! Herėn e parė nuk mundi tė pėrmblidhej e tė kuptonte se ku ish. Po kur pa pranė fytyrat e dashura tė Asimit e tė Xhemalit, tė Ramizit e tė Dragushit, tė Fatosit e tė Arxhelit e tė shumė garibaldinėve tė tjerė, e kuptoi se po i linte pėrjetė. Mbylli prapė sytė dhe lotėt i rodhėn pa dashur.
    Nė kėto ēaste tė mallėngjyera, Vjen xha Kola, i cili, sa dėgjoi plasjet e para, kish kėcyer pėrjashta dhe kish marė frymė tutje kanalit. Ishte mbledhur kruspull nė njė guvė ulliri, kishte mbyllur sytė dhe qėndroi aty gjersa pushoi zjarri dhe rrėmuja. Kur ra agimi, atėherė u kujtua pėr armėt dhe sidomos pėr ēantėn, ku mbante gjėra tė vlefshme, siē thoshte ai, dhe nuk linte njeri t'ia prekte... Pėr kėtė i vinte plasja dhe ish enduar shumė qė s'mori tė paktėn ēantėn e vogėl. "Po lėkura qėnka mė e dhėmbshur se floriri!" - kur shikonte lemerinė qė ish bėrė.
    - Ka vdekur njeri nga tanėt? - pyeti , kur pa shokėt rreth Gorit.
    - Po ti ē'u bėre? - pyeti Ramizi. - Nga bridhje! Ne kujtuam se... re dėshmor!
    - Mortja nuk merr. shtoi Xhemali.
    Ra buria! Tė gjithė tė mblidheshin nė kompanitė e tyre.
    Gori e dėgjoi. ēeli sytė dhe bėri tė ngrihej.
    -Mos lėviz! - e porositi Ramizi, - ja tani vjen doktori. Dhe me tė vėrtetė erdhi doktori me infermierėt. E zbuloi. I pa mirė kokėn, trupin e kėmbėt! I lidhi kryet, krahun dhe tėrė gjoksin dhe porositi infermierėt ta shpinin n'ambulancėn qė u ngrit tej kanalit.
    Komandanti i brigadės dhe komisari qė erdhėn aty, pyetėn doktorin dhe ky u tha se s'ka rrezik - frakturė dhe tronditje.
    -Shoku shqiptar! Kur tė shėrohesh tė presim nė brigadė, - i tha komisari, dhe e pėrkėdheli duke i lėmuar flokėt. -ju garibaldinėt e Shqipėrisė, pėrshėndetuni me shokun se po nisemi.
    Gorin e vunė mbi vig. Ai nuk i ēelte sytė nga turpi se i ishin mbytur nė lotė.
    -Gori! - i tha Asimi. - Ne po ndahemi, se brigada niset. Erdhi treni. Tė presim! - dhe e puthi. E puthi dhe u largua, se njė nyje i u bė nė fyt.
    Tė gjithė e pėrqafonin. Po Gori nuk i ēilte sytė tė shikonte shokėt, vėllezėrit pėr tė cilėt krenohej jo vetėm ai, po krenoheshin tėrė shqiptarėt antifashistė. S'kishte fuqi tė thoshte njė fjalė, vetėm njė fjalė: "Luftoni dhe pėr mua!" Kur nuk i dėgjoi mė, kur ndjeu se infermierėt e kishin ngritur, ēeli sytė dhe pa se po e shpinin nė drejtim tė kundėrt nga ai i shokėve qė duke u larguar, kthenin kokėn pas dhe i tundnin dorėn duke e pėrshėndetur.
    .................................................. ........
    Fishkėllima e trenit ngrinte peshė mė tepėr zemrat e ndezura tė garibaldinėve, qė lanė shumė tė vrarė dhe tė plagosur. Po kėnga gjėmoi.
    Kėtej autoambulancat mbartnin tė plagosurit. Ata qė ishin me plagė tė rėnda i shtruan aty pranė nė njė shtėpi fshatari, kurse Gorin e shtrinė nė njė shtrat tė autoambulancės. Nė shtratin tjetėr ishte njė shok italian qė rrėnkonte thellė. Pranė Gorit rrinte njė infermiere e re, e cila i lėmonte ballin. Gori mbylli sytė dhe s'dinte ē'tė mendonte. I vinte turp... Ēahu dhč tė futem! Si? I shtrirė dhe i lidhur nė kėmbė, kurse brigada shkoi nė Aragonė! Ēfat i keq! Po kjo vajzė! Sa e mirė! Sa e dashur!
    Ajo i foli nė njė gjuhė qė Gori s'mori vesh. Pastaj i foli me gjuhėn e ėmbėl spanjolle. Gori, qė dinte mirė italishten, e kuptonte spanjishten.
    Befas maqina u ndal! Si njė britmė e vetme gjėmuan thirrjet e tė plagosurve. Dyert pėrnjėherė u ēelėn dhe infermierėt rrėmbyen vigjėt me tė plagosur dhe vrapuan nėn ullinjtė. Aeroplanėt fashistė fluturuan shumė ulėt. Gjėmimi i tyre bėnte tė dridhej dhe dheu! Pėr pak ēaste toka u drodh dhe aty pranė nė Alkala de Ēis shtėllunga tymi u ngritėn pėrpjetė si uji i detit nga plasja e bombave tė mėdha. Gori pa dritėn e tokės spaniolle. Sa dritė ka qielli dhe deti i Spanjės! Kudo qė tė hidhje sytė shikoje pyje me portokalle! Pyje me ullinj! Dhe ja, aty pranė, deti ish i shqetėsuar dhe era kafshonte valėt duke zbardhur dhėmbėt si njė qen i egėrsuar. Infermierja, qė i rrinte Gorit mbi kokė si njė pulė qė mbronte zogjtė e saj nga ndonjė skifter, Kristina, siē e quanin infermieren suedeze, e ruante tė plagosurin nga aeroplanat.
    - Janė shumė ēnjerėzorė! Edhe autoambulancat i sulmojnė! Sa herė na kanė mitraluar!
    Doktori qė shoqėronte kollonėn vizitoi edhe Gorin. E gjeti mirė, mė tė qetė.
    - Jemi fqinjė! - i tha.
    - Nga jini ju? - e pyeti Gori.
    - Jam bullgar! Dr. Klimgev! Ti je shqiptar, apo jo?
    - Po! jam shqiptar!
    - Aty nė spital, do tė gjesh dhe njė infermiere shqiptare. Ėshtė njė shoqe e mirė.
    Nė rrugėn e bukur, qė pėrshkon bregun e detit Mesdhe, rrugė plot pemė dhe vreshta, plot vila dhe fshatra tė bukura, tani pėrsėri nisėn tė lėviznin maqinat: kamionė me ushtarė e me mall, vetura, autobuzė, motoēikleta, biēikleta qerre - ē'lėvizje e madhe pėr nė Castellon de la Plana! Maqina tė mbuluara me giethe, me dega: si duken sė largu! Si njė kopėsht lėvizės!
    Shumė maqina ndalen dhe vizitojnė tė plagosurit. Edhe Gorin e vizitojnė, i buzėqeshin, i urojnė shėndet. Dhe Gori u buzėqesh me zor, se ndjen dhembie tė madhe nė gjoks e nė brinjėt dhe nė majė tė kokės. Ah, kjo erė e bendeve e mbyti fare! S'e duron dot! Sikur infermiera tė mos ishte infermiere, po infermier, do tė thėrriste njė herė e shumė herė: "Nėnė! Moj nėnė!", po kishte turp nga ata dy sy tė kaltėrt tė shoqes suedeze qė e shikonin me atė ėmbėlsi qė e shikonte edhe qielli i Spanjės. Shtrėngonte dhėmbėt dhe... ja para tij, pa dy sy, dy sy spanjollė, qė kurrė s'do t'i harronte.
    Njė kolonel francez, burrė i shkuar nga mosha, me flokė tė drejtė e t'ergjėntė, me mustaqe tė shkurtėra si furcė e fortė, me dhėmbė tė florinjtė, me beretėn baske bojėhiri, u afrua dhe pyeti:
    - Franse?
    - Jo Shqiptar! - i tha infermiera -
    - Shqiptar? Shqiptar?! Sans blague! (Fr.: Pa shaka: Vėrtet) Sa mirė! Trim shqiptar, e? Si je, mon petit? (Fr.: biri im) Si je, mon petit? - dhe u afrua, i vuri dorėn nė ballė dhe i tha diēka frėngjisht. E puthi me dashuri. Vajza qė e shoqėronte, e shikonte nė thellėsitė e syve, sikur kėrkonte tė kridhej brėnda nė sytė jeshil tė Gorit, i cili ndjeu njė diēka qė s'e kish ndjerė kurrė gjer ahere. Koloneli e pėrshėndeti, kapi vajzėn nga krahu dhe u largua, kurse e reia, duke e shikuar akoma, po me atė mėnyrė tė ēuditėshme, u kthye i pėrkėdheli flokėt, u ngritė duke e parė nė sy si i hutuar, sikur deshi t'i thosh diēka... i hodhi njė degė ulliri qė mbante nė dorė dhe u largua duke e hequr prej kolonelit dhe duke i thėnė Gorit:
    - Hasta la vista! (Sp.: mirupafshim)
    Gori lėvizi pakėz, e shikoi mė mirė, kur ajo largohej. Infermierja tha:
    -Buena chiquita! Muy guapa! (Sp.: Vajzė e mirė! Shumė e bukur)
    Gori s'foli gjersa e vunė prapė nė autoambulancė. Maqina ecte nė rrugėn e asfaltuar drejt Murcias. Infermierja, me sjelljen e saj shumė tė dashur, nuk ia hoqi degėn e ullirit. Gori si i truar e kish pyetur:
    - Mua mė tha: "Hasta la vista?"
    - Po! Tė tha me zemėr spanjolle "hasta la vista!" dhe tė uroj ta rishikosh. Tė fali dhe kėtė degė ulliri.
    ------------------------------------------
    Takimi i Gorit me Anitėn ėshtė nga pjesėt mė tė bukura tė romanit, i cili ėshtė aq i ngarkuar me mundimet dhe dhimbjet njerėzore. Duket se dashuria bėn magjira, ndihet nėnteksti i kėsaj ndjenje nė tėrė romanin. Vėshtrimi nė thellėsi tė syve tė ushtarit shqiptar me infermieren spanjolle nėnvizon me forcė vetinė universale tė kėsaj ndjenje, qė nuk pyet as pėr gjendje tė vėshtirė, as pėr kohė dhe aq mė tepėr pėr kombėsi tė ndryshme. Dega e ullirit qė Anita ia dhuroi Gorit ėshtė simbol i fitores, dhe i njė dashurie tė pėrjetshme. Me lidhjen e kėtij ēifti P.Marko solli nė letėrsinė shqiptare ēiftet mė simpatikė dhe mė tė guximshėm tė tė dashuruarve. Dhe ideali i njėjtė qė kanė kėta dy tė dashur jepet nė planin intim njerėzor dhe aspak si njė propagandė e letėrsisė zyrtare tė kohės.
    ----------------------------------------------------

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •