Jeta dhe vepra e Petro Markos
Horizonti Poetik
Nė radhė tė parė Petro Marko ėshtė njė prozator i madh; romanet e tij pasuruan traditėn letrare tė prozės shqiptare, duke i siguruar atij njė vend nderi nė tė. Po P.Marko shkroi dhe botoi shumė poezi nėpėr faqet e shtypit, tė gazetave e revistave letrare. Krijimtaria poetike e P.Markos pėrmblidhet nė vėllimin me poezi "Horizont", i cili u botua nė vitin 1959. Ky libėr u ribotua dhe nė Prishtinė nė vitin 1972. Poezia e P.Markos shquhet nga njėra anė pėr notat e dhembjes, shqetėsimeve ndaj vuajtjeve individuale dhe kolektive nga ana tjetėr ajo vlon nga protesta kundėr padrejtėsive shoqėrore tė kohės. Gjithashtu nė kėtė poezi ėshtė i pranishėm toni luftarak qė lidhet me poezitė e frymėzuara nga koha e Luftės sė Spanjės:
Madrit!
Mė thirre?
Erdha!
Nė kėto poezi mbizotėron vargu i shkurtėr si dhe pėrdorimi i dendur i shenjave tė pikėsimit. Ashtu siē ishte jeta e poetit me frymėzimin e njė zjarri tė brendshėm internacional, ashtu dhe poezia e tij trumbeton kėtė frymė vėllazėrimi e bashkimi qė i kapėrcen caqet nazionale
Njohja e disa gjuhėve tė huaja dhe kontakti drejtpėrdrejt me poezinė moderne bėri qė P.Marko tė pėrpunonte vargun poetik, tė sofistikonte e metaforizonte nėntekstin e poetikės sė tii. Kėshtu nė poezitė qė nga kritika mbahen mė tė mirat si Tri fattbėnat, Vdekja lind, Kėnga e valės, etj. poeti krijon atmosferė poetike me raportet jetė-vdekje, ėndėrr-zhgjėndėr, shpresė-iluzion etj. Nė poezinė e tij shpesh bie nė sy ndikimi nga mitologjia shqiptare apo modele tė poezisė popullore, veēanėrisht tė vendlindjes (Labėrisė).
Pavarėsisht se P.Marko solli frymėn e tij originale nė poezinė shqiptare, ai mbetet i madh me prozėn e tij romanore.
Krijoni Kontakt