Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Raporti i OSBE-per Shqiperine: Trazira shoqërore e politike, rrezikojnë vendin

    Lipponen: Trazira shoqërore e politike, rrezikojnë vendin

    Lajmi i ores 6:00 PM ,Balkanweb.com

    VJENE (5 Qershor) - Shefi i prezencës së OSBE në Tiranë Osmo Lipponen në raportin për Shqipërinë, që mbajti sot në Keshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vienë ka theksuar se rritja e madhe e popullsisë dhe norma e lartë e inflacionit rrezikojnë të sjellin trazira të reja shoqërore dhe politike. "Pavarësisht nga një numër i madh programesh të mira, strategjish kombëtare dhe legjislacionit të përparuar, zbatimi është ende jashtëzakonisht i ngadalshëm dhe përpjekjet për të ndryshuar realitetet e përditshme ekonomike dhe sociale ende nuk po prodhojnë një përparim të mjaftueshëm", është shprehur Lipponen gjatë raport të tij. Ambasadori ka përmendur zhvillimet politike të kohëve të fundit dhe ka theksuar se klima e përgjithshme në Shqipëri ka vazhduar të influencohet nga fryma e konsensusit. Ai ka përmendur ngritjen e komisionit hetimor për aktivitetet e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës, sulmet e njëpasnjëshme të liderit opozitar Sali Berisha për këtë çështje, duke i cilësuar këto të fundit si më pak të zhvilluara krahasuar me vendet me demokraci më të përparuar perëndimore. Në raport përmendet edhe Rezoluta e Kuvendit mbi Raportin e Dytë Vjetor të Komisionit Evropian mbi Procesin e Stabilizim Asociimit në Shqipër dhe debati dyditor që vijoi më pas. Theks i veçantë është vënë mbi refomën zgjedhore dhe tentativat që janë bërë për bisedime mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me përbërjen dhe procedurat e përzgjedhjes së KQZ-së. "Megjithëse kjo çështje del jashtë rekomandimeve të ODIHR-it, ajo përbënte një shqetësim të qartë për palët, të cilat e konsideronin arritjen e një zgjidhjeje të kënaqshme si një letër lakmusi për suksesin ose dështimin e procesit", u shpreh Lipponen. Reforma e Legjislacionit për Pronat është një pikë tjetër e trajtuar në raportin e OSBE. Sipas Lipponen, prezenca sinjalizoi për rëndësinë dhe urgjencën e zgjidhjes së çështjes së vjetër të kthimit dhe kompensimit të pronave, një çështje kjo e ka inkurajuar që në nëntor 2001, në raportin e saj të mëparshëm në Këshillin e Përhershëm. "Prezenca e cilëson si të nevojshëm adoptimin e një ligji të ri për pronat, një tjetër nxitje është dhënë nga Komisioni Evropian gjatë negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Prezenca kontribuoi me komente të gjera mbi dy projekt-ligje që iu paraqitën Kuvendit nga deputetët e Qeverisë dhe të opozitës, duke nxjerrë në pah një numër çështjesh që kërkojnë rregullim të mëtejshëm në ligj", vazhdon më tej shefi i OSBE. Ndërsa për lirinë e medias, një çështje e bërë kohët e fundit subjekt i rëndësishëm diskutimesh, Lipponen është shrephur se zgjedhjet vendore, që po afrojnë i kanë dhënë këtij debati një tjetër kuptim dhe mund të jetë në të vërtetë shkaku kryesor, që i vendos çështjet e medias në qendër të vëmendjes. Në rastet flagrante të shkeljes të së drejtave të mediave, ambasadori përmendi momentin kur përfaqësues të mediave u lanë jashtë dyerve të Kuvendit gjatë procesit të votimit në një seancë plenare mbi mocionin e opozitës për krijimin e një komisioni hetimor për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Në fund të raportit, Lipponen thekson se procesi konsensual në Shqipëri ka ende nevojë të mbështetet, sepse çështjet e rëndësishme politike me të cilat po përballet vendi aktualisht kanë shkaktuar fërkime midis Qeverisë dhe opozitës. Sipas Lipponen, Prezenca ka luajtur një rol konstruktiv në reformimin e Kodit Zgjedhor dhe fillimin e procesit mbi reformën e legjislacionit për pronat, të cilat janë që të dyja çështje politike kyçe. Në diskutimet për aktivitetet e vitit 2004, Prezenca po planifikon që të mbështesë ekspertizën e saj dhe lehtësimin për të siguruar vazhdimin e bisedimeve mbi çështjet që lidhen me sistemin zgjedhor dhe kufijtë e zonave, ashtu si dhe me zbatimin e një ligji përfundimtar për pronat. anjo/dxh (BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    OSBE: Shqipëria rrezikohet nga trazirat

    OSBE: Shqipëria rrezikohet nga trazirat

    Lipponen: “Rritja e popullsisë dhe inflacioni i lartë, sjellin rrezik për trazira të reja shoqërore dhe politike”

    TIRANË-Shqipëria rrezikon të hyjë në trazira shoqërore dhe politike. Alarmi është dhënë dje nga kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Osmo Lipponen gjatë fjalës së tij në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë. Deklarata bombë e Lipponenit vjen pas një periudhe qetësie kur Shqipëria është përfshirë në procesin e asociim-stabilizimit me BE-në. Sipas tij, Shqipëria kërcënohet nga niveli i ulët i ekonomisë, ku norma e lartë e inflacionit mund të sjellë pasoja të mëdha sociale. “Pavarësisht nga një numër i madh programesh të mira, strategjish kombëtare dhe legjislacionit të përparuar, zbatimi është ende jashtëzakonisht i ngadalshëm dhe përpjekjet për të ndryshuar realitetet e përditshme ekonomike dhe sociale ende nuk po prodhojnë një përparim të mjaftueshëm. Duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të popullsisë dhe normën e lartë të inflacionit, ka një rrezik të mundshëm për trazira të reja shoqërore dhe politike”,- është shprehur Lipponen gjatë raportit të tij. Ai paralajmëroi se rreziku i mundshëm i trazirave mund të vijë edhe nga moszgjidhja e problemeve sociale, si çështja e pronave, ligji i të përndjekurve dhe protestave e banorëve të Bathores për legalizimin e banesave të paligjshme. “Një rrymë e fshehtë ballafaquese është ende e fortë dhe vazhdon të ketë tendenca shpërthyese në shoqërinë shqiptare. Demonstratat e kohëve të fundit ishin shumë afër daljes nga kontrolli i forcave të policisë dhe përhapjes në zona të tjera, duke treguar se mënyra e vjetër e daljes në rrugë për të kërkuar zgjidhje ekziston ende. Pronat dhe çështje të tjera të kompensimit po zhgënjejnë shumë njerëz dhe realiteti shoqëror e ekonomik është i zymtë për pjesën më të madhe të popullsisë”,-theksoi Lipponen.
    Shkaqet e rrezikut
    Lipponen në diskutimin e tij në Vjenë ka paraqitur disa nga shkaqet e krizës ekonomike në Shqipëri. “Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto në vitin 2002 u ul në 4,7%, pasi kishte qëndruar mesatarisht në nivelin 7-8% për vite me radhë. Kjo mund t’i atribuohet një sërë faktorësh që kanë lidhje me paqëndrueshmërinë politike të vitit të kaluar, krizës së vazhdueshme të energjisë, përmbytjeve të vjeshtës së kaluar, mungesës së likuiditetit në sistemin bankar për të financuar deficitin e shtetit dhe shtyrjes së privatizimeve kyçe të “Albtelekomit” dhe Bankës Kombëtare të Kursimeve, që është, gjithashtu, një tregues i zvogëlimit të investimeve të huaja në vend. Pas një rritjeje të inflacionit në 5,4% në vitin 2002, guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka paralajmëruar së fundi për një rritje të re të inflacionit, si rezultat i shpenzimeve publike të paplanifikuara për shkak të fushatës zgjedhore”,-thuhet në raportin e Lipponenit. Kreu i OSBE-së në Tiranë ka paraqitur në këtë takim edhe pjesë të raportit të FMN-së. “Megjithëse mbledhja e taksave është rritur vazhdimisht gjatë viteve, FMN-ja ka vënë re se sistemi karakterizohet ende nga “kontrabanda e vazhdueshme, raportimi më i ulët në fatura, falsifikimi i bilanceve dhe një dobësi e përgjithshme në zbatimin e ligjit për taksat”.


    “Biznesmenët në tension”
    “Pretendimet për favorizim shfaqur ndaj disa kompanive me lidhje të forta dhe vënia në shënjestër e firmave të huaja nuk kanë ndihmuar shumë në rritjen e besimit të investuesve në vend. Sulmet e kohëve të fundit ndaj disa biznesmenëve të njohur kanë shkaktuar tension në komunitetin e biznesmenëve, të cilët ndihen të kërcënuar mes treguesve ekonomikë në ulje dhe konkurrencës në rritje”,-theksoi Lipponen dje në vjen para Këshillit të ambasadorëve të OSBE-së në lidhje me biznesin shqiptar.
    Bledar Hoti
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17
    Nje publikim te plote te raportit, e gjeni ketu.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  2. Permbledhje e Doktrines Shoqerore te Kishes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:38
  3. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  4. Koha për të formuar të majtën reale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •