Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Sekretari i mbrojtjes amerikane se shpejti ne Tirane

    E Premte, 30 Maj 2003

    DONALD RAMSFELD NE TIRANE

    Eglantina Nasi

    Ne daten 10 qershor mberrin ne Shqiperi, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, konfirmojne burime qeveritare shqiptare. Kjo vizite vjen menjehere pas asaj qe zhvilloi ne vendin tone, sekretari amerikan per shtetin, Kolin Pauell. Vizita te tilla per Shqiperine po behen gjithmone e me te shpeshta nga perfaqesuesit e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne kuadrin e marrdhenieve pozitive qe ekzistojne tashme midis te dyja vendeve. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, mberrin ne Shqiperi edhe pas nenshkrimit te nje marreveshje mjaft te rendesishme nga ana e vendit tone. Behet fjale per marreveshjen "Adriatik 3" e cila perben nje hap te rendesishem per vendin tone lidhur me anetaresimin e Shqiperise ne strukturat e NATO-s. Edhe pse ne Samitin e Prages nuk u mor vendimi per pranimin e Shqiperise ne strukturat e NATO-s, kjo nuk do te thote aspak qe dyert e NATOs do te mbeten te mbyllura per vendin tone.

    Ende nuk -"e percaktuar asgje konkrete ne axhenden e Sekretarit Amerikan te Mbrojtjes, por ai do te kete takime me te gjithe personalitetet e shtetit shqiptar. Nuk dihen as arsyet teknike te axhendes, per mberritjen e tij ne Shqiperi, edhe pse kjo perkthehet ne nje mbeshtetje per vendin tone. Nga ana tjeter, kohet e fundit, eshte diskutuar mjaft per ngritjen e nje baze ushtarake amerikane ne vendin tone. Nje gje e tille eshte diskutuar edhe gjate vizites se Ministrit te Mbrojtjes Pandeli Majko ne Shtetet e Bashkuara, ne Departamentin Amerikan te Mbrojtjes. Ministri I ushtrise shqiptare tha qe nga Shtetet e Bashkuara se "Shqiperia eshte e hapur per ndertimin e nje baze amerikane ne vendin tone, nese kjo do te kerkohet nga Shtetet e Bashkuara". Por ende tani nuk dihen detaje te ketij projekti. Vetem para pak ditesh nga brigjet shqiptare u largua nje skuadron I ushtrise amerikane qe qendroi per 15 dite ne Shqiperi dhe pa nga afer terrenin shqiptar. Trupat amerikane ushtarake u treguan teper entuziaste per ndertimin e nje baze ne Shqiperi, edhe persa I perket zones, e cila sipas tyre eshte strategjike, por edhe per kushtet e mira qe mund te ofrohen ne Shqiperi.

    Nje tjeter mbeshtetje e madhe ka te beje edhe me dhenien e nje ndihme konkrete prej tre milione dollaresh nga Kongresi Amerikan per ushtrine shqiptare. Kjo ishte garancia qe mori edhe vete Majko ne Shtetet e Bashkuara. Te gjitha modalitetet e bashkepunimit do te shqyrtohen edhe gjate vizites qe Ramsfeld pritet te zhvilloje ne kryeqytet ne daten 10 qershor.

    Koha Jone
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37

    Lightbulb Rumsfeld ne Tirane.

    Ogur i mire per shqiptaret dhe Shqiperine. ...pikellim per filogreket dhe Greqine. Kjo e fundit reagoi menjehere...duke vendosur nga 8 ore bllokim per emigrantet shqiptare ne dogana. Tipike greke kur ske ci ben gomarit i bie samarit.
    Liridashes

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Shume mire. Shqiperia duhet te mbaj marrdhenie te mira me SHBA-ne se ato e kane mbajtur anen tone. Kurse evropa nuk e rruan si shume per ne. Baza Amerikane ne Shqiperi gjithashtu largon kerrcenimin grek, qe do te pushtoje jugun e shqiperise.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    do behet baze ushtarake ne shqiperi me duket

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ramsfeld, me 10 qershor ne Tirane

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes do te vizitoje Shqiperine per ta falenderuar per mbeshtetjen e dhene gjate luftes ne Irak dhe per te diskutuar mundesine e vendosjes se nje baze ushtarake te SHBA. Brenda nje muajit, vizita e dyte e krereve te administrates se Presidentit Bush

    Donald Ramsfeld, sekretari amerikan i Mbrojtjes, do te vizitoje Tiranen me 10 qershor per te falenderuar Shqiperine per mbeshtetjen e dhene gjate luftes ne Irak. Por, sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, vizita e shefit te Pentagonit do te fokusohet edhe ne gadishmerine e Shqiperise per te "marre" ne territorin shqiptar nje prej bazave ushtarake amerikane. Ne kuader te nje rishperndarje qe Uashingtoni parashikon t'i beje forces ushtarake te dislokuar ne Evrope, Shqiperia eshte shprehur e hapur te ofroje cdo vend qe do t'i kerkohet ne territorin e saj.

    Shqiperia dhe SHBA duket se kane arritur ne kulmin e marredhenieve ushtarako-politike mes tyre, ndersa me 2 maj Tiranen e vizitoi edhe sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell. Brenda nje muaji kryeqyteti shqiptar behet prites i vizitave me te rendesishme te viteve te fundit, duke tentuar te rikonfirmoje aleancen me Shtetet e Bashkuara. Shqiperia u rreshtua perkah SHBA ne koalicionin nderkombetar antiterror, ndersa forcat ushtarake me flamurin kuq e zi ndodhen aktualisht ne Afganistan dhe Irak. Gjithashtu, Tirana eshte angazhuar edhe ne luften ndaj terrorizmit, duke forcuar masat per kontrollin e pastrimit te parave dhe duke bashkepunuar me strukturat e specilizuara te SHBA per kapjen e elementeve terroriste. Por politikisht, piket e Tiranes ne bursen amerikane u rriten edhe me tej, kur Shqiperia pranoi te firmoste marreveshjen lidhur me Gjykaten Nderkombetare Penale. E shumekerkuar nga Uashingtoni, per t'u dhene imunitet ushtareve te tij nga Gjykata, marreveshja u firmos nga Pauell dhe Nano ne Tirane. Tashme, Donald Ramsfeld, nje prej ideatoreve te goditjeve ushtarake ne Afganistan dhe Irak, do te zbrese ne Shqiperi. Ish-piloti pritet te takoje kreret me te larte te shtetit dhe te konfirmoje se marredheniet Tirane-Uashington jane ndoshta ne majat e tyre. Baza ushtarake amerikane ne Shqiperi dhe ndihma ekonomike e shumepritur nga Tirana, do te jene ndoshta ceshtjet qe vizita e sekretarit te 21-te te Mbrojtjes ne historine e SHBA do te coje perpara.

    E.M
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kush eshte aviatori qe u be sekretar

    Ramsfeld u diplomua ne "Princeton University" ne vitin 1954 dhe me pas per tre vjet sherbeu ne ushtri, si aviator dhe instruktor fluturimi. Ne vitin 1957 u transferua ne rezerve deri ne vitin 1975, kur u be sekretar i Mbrojtjes. Me 1957, ai shkoi ne Uashington, ku sherbeu si asistent i nje kongresmeni. Ne vitin 1962, ne moshen 30 vjecare, u zgjodh anetar i Dhomes se Perfaqesuesve nga Ilinois dhe u rizgjodh me 1964, 1966 dhe 1968. Ai dha doreheqjen nga Kongresi me 1969 per t'u afruar ne kabinetin e Presidentit. Nga 1969-1970, ishte drejtor i Zyres se mundesive ekonomike dhe asistent i Presidentit. Nga 1971-1972, Ramsfeld ishte keshilltar i Presidentit dhe drejtor i Programit te Stabilizimit Ekonomik. Me 1973, u largua nga Uashingtoni per te sherbyer si ambasador i SHBA ne NATO, ne Bruksel (1973-1974). Ne gusht 1974 u thirr ne Uashington per te drejtuar tranzicionin te Presidenti Ford. U be shef i Stafit te Shtepise se Bardhe dhe pjestar i Kabinetit te Presidentit (1974-1975). Ai ishte sekretari i 13-te i Mbrojtjes, me i riu ne historine e vendit, (1975-1977). Nga 1977-1985, ishte shef ekzekutiv i Presidentit dhe drejtues i nje kompanie farmaceutike. Gjate periudhes 1985-1990 u mor me biznesin e tij privat. Me pas deri me 1993 sherbeu si kryetar i Korporates se Intrumentave Kryesore, nje prej me te medhave ne fushen e teknologjive. Deri ne emerimin si sekretar i Mbrojtjes, me 20 janar 2001, Ramsfeld ishte drejtues i nje tjeter kompanie farmaceutike.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Sot degjva tek CNN Amerikan se: Ramsfeld do te shkoje per vizite ne Albania per ti falenderuar per perkrahjen ne luften kunder terrorizmit dhe perkrahjes ne luften e Irakut.
    Te thom te verteten, me erdhi MIRE si SHQIPTARE kur e degjova kete lajme.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Donald Ramsfled, 3 ore ne Shqiperi

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes do te takoje gjate 180 minutave te qendrimit ne Tirane, Presidentin Moisiu, Kryeministrin Nano dhe homologun e tij Majko. Falenderimi per luften ne Irak dhe baza amerikane ne Shqiperi, ne qender te diskutimeve. Konferenca e shtypit zhvendoset ne Rinas

    Elton METAJ

    Shefi i Pentagonit, Donald Ramsfeld, do te qendroje vetem tre ore mesditen e sotme ne Shqiperi. Me nje mesazh falenderimi per Tiranen zyrtare, sekretari i Mbrojtjes se SHBA do te udhetoje nga Uashingtoni, ne Londer e me pas ne Portugali, per te mberritur ne aeroportin "Nene Tereza" te Rinasit, ne oren 14.50. Ai do te pritet nga Kryeministri Nano dhe ministri i tij i Mbrojtjes, Majko. Gjithashtu, sipas protokollit, ambasadori amerikan ne Tirane, Xhejms Xhefrej do te jete i pranishem. Pas pershendetjeve dhe disa bisedave te shkurtra, nen masa te forta sigurie, 71 vjecari Ramsfeld do te transportohet per ne kryeqytet. Ai do te trokase ne zyren e Presidentit Moisiu ne oren 15.30. Biseda mes dy ish-ushtarakeve pritet te zgjase rreth 25 minuta. Ne oren 15.55, ish-piloti i ushtrise amerikane do te duhet te pershendetet me ish-gjeneralin e ushtrise shqiptare. Ne oren 16.00, sekretari i amerikan i Mbrojtjes do te shtrengoje serish duart me Kryeministrin Nano. Biseda e tyre, ne prani edhe te ministrit te Mbrojtjes, Pandeli Majko, parashikohet te zgjase rreth 40-45 minuta. Burimet zyrtare tregohen te rezervuara, duke u mjaftuar te thone se Uashingtoni do te falenderoje Tiranen per mbeshtetjen e dhene gjate luftes ne Irak. Por burime diplomatike shkojne edhe me tej. Ato e lidhin viziten e Ramsfeld ne Tirane, e dyta e nje zyrtari te larte te administrates amerikane brenda nje muaji, me mundesine e vendosjes se nje baze ushtarake te SHBA ne Shqiperi. Vizita e sekretarit te Shtetit Kolin Pauell me 2 maj u pasua nga ajo e ministrit te Mbrojtjes se Shqiperise ne Uashington ne mes te majit. Vete Majko foli nga kryeqyteti amerikan per krijimin e nje lobi, qe do te ndikonte per te "thithur" ne territorin shqiptar nje baze me flamur USA. Mbremjen e djeshme, serish Majko ka pranuar se do te flase me Ramsfeld per mundesine e vendosjes se bazes amerikane. Pasi te kene lene rreth ores 16.45 zyren e Kryeministrit Nano, Ramsfeld dhe Majko do t'i drejtohen Rinasit. Ne aeroportin e vetem civil te Shqiperise, te dy homologet pritet te hedhin drite gjate nje konference shtypi (17.20) edhe mbi mundesine e vendosjes se nje baze ushtarake amerikane ne Shqiperi. Projekt per te cilin Tirana duket plotesisht e gatshme, ndersa shtypi amerikan boton planet e reja te rishperndarjes se bazave. Ne harten e re te vendosjes se ushtrise amerikane ne Evrope ndodhet edhe Ballkani. Ndersa Shqiperia tashme pret qe mbeshtetja pa kufi e dhene gjate luftrave ne Afganistan dhe Irak, te kompensohet. Vendosja e nje baze ushtarake te shtetit me te fuqishem te botes, eshte vleresuar si mjaft e rendesishme nga Tirana zyrtare, ndonese ende nuk ka nje deklarim te Uashingtonit. Kur avioni i Donald Ramsfeld te lere pisten e vjeter te Rinasit ne oren 17.50, ndoshta dicka do te jete sqaruar. Pas 180 minutave ne vendin e vogel ballkanik, stacioni i ardhshem i shefit te Pentagonit do te jete Gjermania dhe me pas Belgjika, ku ndodhet selia qendrore e NATO-s. Ne Qendren e mbrojtjes "Marshall" ne Garmisch-Partenkirchen, ne jug te Gjermanise, Ramsfeld do te festoje 10-vjetorin e krijimit te qendres qe pergatit oficere nga disa vende te ish-bllokut sovjetik, ndersa ai pritet te shkoje se fundi ne Bruksel per te marre pjese ne nje mbledhje te Ministrave te Mbrojtjes te Aleances Atlantike.

    Pavaresisht, nese amerikanet do te binden ose jo te sjellin ushtrite e tyre brenda 28 mije kilometrave te shtetit shqiptar, duket se marredheniet mes Tiranes dhe Uashingtonit jane ne kulmin e tyre. Brenda nje muaji, dy nga njerezit me te rendesishem te administrates se Presidentit Bush, kane vizituar Shqiperine. Nje shenje kjo simbolike, qe qeveria e Tiranes shpreson te vijoje edhe me ndihmen ekonomike dhe mbeshtetjen politike.

    Axhenda

    14.50 Mberritja ne aeroportin "Nene Tereza" ne Rinas

    Pritet nga Nano, Majko dhe ambasadori Xhefrej

    15.30 Takim me Presidentin Moisiu

    Shoqerohet nga Majko

    16.00 Takim me Kryeministrin Nano

    Shoqerohet nga Majko

    17.20 Konference shtypi Ramsfeld-Majko ne Rinas

    17.50 Largimi nga Shqiperia
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Sekretari amerikan i shtetit, tre orė nė Tiranė. Takim me Moisiun, Nanon e Majkon

    Bazė amerikane nė Shqipėri, Ramsfeld sjell propozimin

    Majko: “Me sekretarin amerikan tė shtetit, Donald Ramsfeld do tė diskutojmė edhe pėr njė bazė amerikane nė Shqipėri”

    TIRANE- “Bondstilli”, baza amerikane 40 km larg Prishtinės, duket se nuk do tė jetė edhe pėr shumė kohė e vetmja nė Ballkanin perėndimor. Deklarata e papritur e ministrit tė Mbrojtjes, Pandeli Majko nė Uashington rreth 20 ditė mė parė, nuk ėshtė mė bombastike, por vetė qėllimi kryesor i vizitės sė sotme treorėshe tė zyrtarit mė tė lartė nė fushėn e mbrojtjes, sekretarit tė shtetit, Donald Ramsfeld. Ai do tė bisedojė nė Tiranė pėr tė hedhur piketat pėr projektin gjigant me presidentin Moisiu, kryeministrin Nano dhe ministrin e Mbrojtjes, Majko. Po nė mėnyrėn e tij tė papritur dje ndėrsa po dilte nga seanca e Kuvendit ku u rrėzua dekreti i Presidentit pėr bazėn detare tė Bishtit tė Pallės, Majko deklaroi se “Me sekretarin amerikan tė shtetit, Donald Ramsfeld, do tė diskutojmė edhe pėr njė bazė amerikane nė Shqipėri”. Ministri shqiptar vlerėsoi vizitėn e sekretarit amerikan si njė kulm tė marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane, ku pėr njė kohė tė shkurtėr kanė ardhur nė Tiranė numrat dy dhe tre tė qeverisė amerikane.
    Gjithsesi gjatė konferencės sė sotme pėr shtyp qė Ramsfeld e Majko do tė japin nė aeroportin “Nėnė Tereza” pak minuta para largimit tė sekretarit amerikan pritet qė tė sqarohen mė shumė detaje rreth projektit mė tė madh pėr nga rėndėsia gjeo-politike qė pritet tė zbatohet nė Shqipėri. Vetė Majko nė njė intervistė pėr “Zėrin e Amerikės” tė dhėnė nė Uashington gjatė vizitės sė tij, tha se “nėse do tė ketė njė ridimensionim tė planeve tė amerikanėve nė lidhje me interesat e tyre ushtarake nė rajonin tonė, ne jemi tė gatshėm qė tė ofrojmė vendin pėr njė bazė ushtarake”. Madje ai duke u pėrpjekur qė ta sqaronte sa mė mirė pozicionin e Shqipėrisė dhe vullnetin e saj pėr kėtė ēėshtje tha se “Mjafton qė ata tė venė gishtin dhe ne jemi gati”.
    Stėrvitja para dy javėsh
    Njė rol tė dorės sė parė do tė luajnė sot nė fatin e ndėrtimit tė bazės amerikane edhe negociatat qė Ramsfeld do tė bėjė me Moisiun dhe Nanon. Por duke pasur paraysh orientimin e qeverisė dhe tė Presidencės nga Nano dhe Moisiu pritet vetėm OK-i i menjėhershėm pėr projektin.
    Dy javė mė parė, 1700 marinsa amerikanė “pushtuan” bregdetin shqiptar nė kuadėr tė njė stėrvitjeje tė pėrbashkėt qė nė fakt kishte tre muaj qė kishte nisur. Trupat amerikane lėvizėn nė disa pika tė vendit si nė Bizė, Rinas e Durrės pėr t’u njohur me terrenin. Pas dy javėsh qėndrimi, njė prej komandantėve amerikanė deklaroi se “Jemi shumė tė impresionuar nga relievi qė gjetėm kėtu dhe terreni ėshtė shumė i pėrshtatshėm dhe i ngjashėm me vendet ku ne shkojmė me misione”. Sipas tij, terreni shqiptar i plotėsonte mė sė miri parametrat pėr ndėrtimin e njė baze amerikane, por, shtoi ai, ėshtė politika ajo qė do tė vendosė.

    Kryefjala e vizitės pėr opinionin e gjerė shqiptar pritet qė tė jetė falenderimi i SHBA-sė pėr mbėshtetjen e dhėnė nga shteti shqiptar pėr luftėn nė Irak. Pas sekretarit Pauell, sot Ramsfeld do tė sigurojė se ndihma e dhėnė do tė shpėrblehet nga aleati i madh. Por gjatė takimeve pritet tė diskutohet edhe pėr mundėsinė e vendosjes sė njė baze amerikane nė Shqipėri.


    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    RAMSFELD FUT NE SHERR NANON ME MAJKON

    Kryeministri nano e ka ndjere veten pak te lene pas dore, kur sekretari amerikan i shtetit Donald Ramsfeld i ka kerkuar ministrit te Mbrojtjes Pandeli Majko qe ky i fundit ta shoqeroje ne udhetimin e tij ne Mynih e me pas ne Bruksel. Vizita e sekretarit amerikan te mbrojtjes, nuk kaloi keshtu pa te papritura. Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, pasi e ka shoqeruar sekretarin amerikan ne zyren e kreut te shtetit Moisiu, nuk ka qene present ne takimin e zhvilluar mes kryeministrit Nano dhe kreut te Pentagonit. Majko nuk ka qene ne kete takim, ndersa ka qene present Ministri i Jashtem Ilir Meta. Menjehere pas perfundimit te ketij takimi, Majko e ka pritur Sekretarin Amerikan, i cili e ka marre me vete Ministrin shqiptar te Mbrojtjes per ne Mynih, ku do te festohet 50 vjetori I planit Marshall. Pas kesaj vizite, te dy se bashku, Majko e Ramsfeld do te drejtohen drejt Brukselit, ku ministri shqiptar i mbrojtjes do te zhvilloje takim me kreun e NATO-s Lordin Robertson. Nderrimi I axhendes se Ministrit te Mbrojtes, ka qene e papritur per kryeministrin shqiptar, I cili nuk e ka pranuar kete fakt. Megjithate, takimi mes Ramsfeld e Nanos, eshte zhvilluar normalisht, ku u fol per bashkepunimin dypalesh, por jo per ndonje ide te ndonje baze amerikane ne Shqiperi.

    Ramsfeld: Nuk kemi folur per Baze ushtarake

    "Isha i ftuar, prandaj erdha!" Me keto fjale, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld justifikoi qellimin e vizites se tij ne Shqiperi. Sipas tij, nuk behet fjale qe ajo fsheh pas saj qellimin e diskutimit me palen shqiptare per ndertimin e nje baze amerikane ne te ardhmen. "Me kreret e shtetit tuaj nuk folem per ndonje baze ushtarake, po vetem per etapat e bashkepunimit ne vazhdim. Por edhe per ato te mundshmet qe rrjedhin pas tyre", pohoi Ramsfeld para mediave. Nje fakt te tille e mbeshteti edhe ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko. Edhe sipas Majkos, nuk u diskutua per bazen ushtarake. "Ne folem vetem per programet e ardhshme", shtoi Majko. Duket se ideja e dhene kohe me pare nga Ministri I Mbrojtjes menjehere pas kthimit nga SHBA, nuk po behet realitet. Nese do te kishte nje moment te volitshem per te diskutuar nje plan per nje baze ushtarake amerikane ne Shqiperi, kjo mund te behej gjate kesaj vizite, por per te nuk u tha asnje fjale, ne te gjitha takimet qe Ramsfeld zhvilloi ne Shqiperi. Duket se ideja per nje baze te tille, eshte e larget.

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramdsfeld shprehu para zyrtareve shqiptare interesimin e SHBA-ve per anetaresimin sa me te shpejte te Shqiperise ne NATO. Ndoshta dhe kjo "ngutje" e amerikaneve per te na futur ne kete strukture, mund te perbeje nje nga synimet e SHBA-se per te ngritur bazen ushtarake ne territorin tone. Sepse kur Shqiperia te jete an-tare me te drejta te plota ne NATO, do kete edhe detyrime per te permbushur kerkesat e shteteve me te medhenj anetare sic eshte SHBA. "Anetaresimi i Shqiperise ne strukturat e Atlantikut Verior perben nje objektiv prioritar dhe nje aspirate kolektive per ne" pohoi Ramsfeld. Gjate vizites dy oreshe ne Tirane, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Ramsfeld u takua me Presidentin e Republikes dhe Kryeministrin Nano.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  3. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  4. Mbi politikėn e jashtme tė SH.B.A.-sė
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •