Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Moisiu, minoritareve: Kthehuni ne Shqiperi

    Moisiu, minoritareve: Kthehuni ne Shqiperi

    Presidenti nga Dervicani ne jug te vendit u kerkon minoritareve greke te kthehen gradualisht per te investuar e jetuar ne Shqiperi: "Zona e minoritetit gezon te gjitha te drejtat nderkombetare, te cilat garantohen edhe me Kushtetute"

    Presidenti Moisiu u kerkoi minoritareve greke te larguar, te kthehen gradualisht per te investuar e jetuar ne Shqiperi. Gjate nje takimi te zhvilluar ne Dervican, kreu i shtetit tha se e gjithe zona e minoritetit gezon te gjitha te drejtat nderkombetare, te cilat garantohen edhe me Kushtetute. "Sigurimi i kushteve normale per arsimimin e femijeve tuaj, pavaresisht nga numri i nxenesve, eshte tregues i zhvillimit pozitiv te shoqerise shqiptare, i normalitetit ne marredheniet shtet-minoritet dhe i rendesise qe shteti i kushton edukimit te brezit te ri", iu drejtua ai minoritareve. Sipas Moisiut, arritjet ne fushen e arsimit kane krijuar mundesi me te medha per te zhvilluar akoma me tej traditat dhe vlerat kombetare e kulturore. Ne te njejten kohe, Presidenti u kerkoi minoritareve te mbeten larg "cdo instrumentalizimi per interesa politike te kujtdo qofte".

    Ne fjalen e tij para banoreve te Dervicanit, Moisiu tha se treguesit ekonomik flasin per arritje domethenese ne ecurine e biznesit privat ne zonen e minoritet, cfare edhe perben nje shembull pozitiv qe duhet ndjekur edhe nga fshatrat e komunat e tjera te Gjirokastres dhe rretheve fqinje. "Ftoj bashkeqytetaret tuaj, qe per arsye te ndryshme punojne dhe jetojne ne vende te tjera, qe ta shohin kete realitet me sy, te kthehen gradualisht per te investuar e jetuar ne Shqiperi", u tha Moisiu minoritareve. Kreu i shtetit vleresoi se Shqiperia nuk eshte me vendi i krizave dhe izolimit, por i stabilitetit, miqesise dhe integrimit.
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Qe nje president tu beje thirrje shtetaseve te vet te emigruar qe kane nje poetencial ekonomik ndoshta me te fusijshem se nje pjese e madhe e atyre qe ndodhen ne vend me duket diçka normale dhe patriotike e deri ketu presidenti Mosiu eshte ne rrolin e tij.
    Por qe te perdoren si argumenta bindes gjendja aktuale ekonikie e shqiperise me duket pak e çuditeshme!
    Ose Presidenti Moisiu nuk njeh me te vertete ekonomine e vendit te tij dhe duke bere keto deklarata jo vetem qe mund te marre ne qafe njerez qe kane nje pune stabel aty ku ndodhen, ose ben nje propogande te panevojshme.
    Atyre qe presidenti u ben thirrje te vijne jane njerez qe kane punur me ore te zgjatura ne pjesen me te madhe te rasteve per te fituar buken e gojes dhe ato pak para qe kane vene i kane per ate pjese kohe qe i ka mbetur per te jetuar e jo per aventure.
    Te gjithe jemi shqiptar dhe e duam vendin tone, sejcili kontribon me mundesite e veta modeste per te ndihmuar vendin por qe tu besh thirrje patriotike njerezve te vijne e sakrifikojne kursimet e nje jete ne Shqiperi duhet te kesh argumenta bindes.
    Aktualisht te hapesh nje biznes ne Shqiperi duhet te paguash keto taksa paraprapke:
    - 1 000 000 lek mini derdhja e kapitalit fillestar te ndermrjes
    1- Takse rregjistrimi 250 000 leke
    2- Takse rruge durres -Morine 250 000 leke 6 mujore
    3- Takse mbi fitimin parapagim 600 000 leke ne muaj
    4- Takse per dhomen e tregetise 200 000 leke vjetore
    5- Taksat e bashkise
    a- Takse liçense 600 000 leke/vit
    b- Takse e tabeles 100 000 lek (kemi apo jo tabele ska rendesi)
    c- Takse siperfaqe zyre apo ndermarje 2000 lek/m² ne vit
    d-Takse mjedisi rreth 100 000 leke ne vit

    Do blihen te gjitha faturat ne zyrat e tatimeve dhe blloqet e rregjistrimeve rreth 30 000 lek
    Keto te gjitha shkojne rreth 2 muaj kohe dhe me keshillat e nje juristi apo elsperti kontabel se perndryshe ne administraten shteterore nuk te drejton njeri, kur shkon neper zyra nenpunesit jane ose kafeneve ose per punet e veta..
    Keto te dhena jane per Tiranen qe llogjikisht eshte dhe me e organizuara ne kete fushe imagjinoni neper rrethe!
    Atehere vetem per ta hapur nje aktivitet te vogel ne formen e shpk-se duhen 3.2 milon lek te vjetra.
    Sa duhen per aktivitetin qe te paguash nje qera, te punesosh dike, rrogen e vet atij qe do te hap aktivitetin, pas folur ketu qe te vesh nje telefon tek albtelekomi duhen paguar 400 mije lek nen dore per te te dhene nje numer pasi perndryshe prit 6 muaj e nuk ke gje, njesite e telekomit per nje shtetas te thjeshte jane 10 lek/njesi per biznesin 70/lek njesi!!!!, te besh kontraten te Kesh e te paguash du here me shtrenjt energjine elektrike se sa nje shtetas normal!!
    Atehere pyetja eshte e thjeshte pa llogaritur riskun politik, mafioz, doganat, prerjet e neregjise ujit...........çfare avantazhi ka ne Shqiperi per nje shqiptar emigrant qe te kthehet te investoje e te sakrifikoje?! Cili eshte avantazhi qe propozon Moisiu dhe kerkon te kthehen njerezit ?!!
    Me duket qesharake per nje president qe i futet kesaj rruge ndaj dhe do ta keshilloja te nderronte keshilltare se nuk merkan vesh fare nga ekonomia dhe marketingu.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje Viny-T

    Nuk e di por duke pare shifrat qe ke dhene me siper duket se je pak ne brendi te problemit te hapjes se nje biznesi.
    Te lutem nese ka mundesi, a mundet qe gjithnje nese dini ku mund te gjej informacion per hapjen e nje biznesi ne shqiperi.
    Do me thene -kushtet- qe duhet per te hapur nje biznes.
    Nese ndonje tjeter me ndihmon ne kete drejtim ju lutem me shkruani.
    Ju faleminderit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    ne shqiptaret jemi shume fatkeq ,pavaresisht nga kushtet shume te mira qe na ka falur natyra ,jemi te detyruar te shperndahemi ne te gjithe rruzullin per te punuar,kjo si pasoje e nje politike shfrytezuese te qeverive te ndryshme qe kane ekzistuar ne shqiperi si para 1990 ashtu edhe pas .qe te dale presidenti edhe te kerkoje kthimin e emigranteve per mua do te thote se ne shqiperi kane mbaruar leket edhe qeveria diku do te haje,dhe kjo diku jemi ne emigrantet .kisha si qellim te kthehesha ne shqiperi ketu e 1 vit para ,por duke pare gjendjen qe eksiston atje ,me duket e pabesueshme qe dua te kthehem tani . kush eshte ai njeri qe do ta kaloje jeten ne kurbet,ne dhe te huaj ne njerez te huaj qe detyrohet te paguaje te gjitha taksat e vendit ku jeton dhe te mos kete edhe gjene me elementare: te drejten te jete i ligjshem.???le te na thote nje njeri i qeverise arsyen e vertete te kerkeses qe ben kryeministri i shqiperise per rikthim ne atdhe edhe nese po, cilat jane kushtet e kthimit ,te na zbrazni xhepat edhe pastaj te na perplasni serish ne dyert e botes?

  5. #5
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    C`fare ofron ne shkembim presidenti Moisiu kur u ben thirrje nje pjese te popullsise e cila eshte instaluar neper bote dhe ka nje fare stabiliteti? Kush eshte ai budalla qe te ler gjithcka aty ku jeton se presidenti shqiptar ben thirrje?! Moisiut i duket sikur jemi akoma ne kohen e Enver Hoxhes dhe ben thirrje patriotike e me keq akoma mashtron kur thote se gjendja e realiteti ne pjesen e jugut eshte e favorshme per te investuar! A e k idene Moisiu se cfare eshte ekonomia e se si zhvillhet ajo? Nqs do ta kishte nuk do te ndiqte rrugen qe ndjek pasi eshte me e gabuara per medimin tim.
    Ne nje kohe qe per te hapur nje kompani ne USA duhet vetem 2 dite dhe mund te kryhet dhe me internet e vetem 50 dollare, ne France 1 Euro e vetem disa dite e ne pjesen me te madhe te rasteve mund te evitohen te gjitha taksat ndaj shteti vitin e pare e disa vite me rradhe per investime ne zona problematike, ne Shqiperi eshte nje ferr i vertete te besh dicka te tille pasi njerez qe jane emeruar e mbeshteten nga qeveritaret tane te pijne gjakun, dhe asnje organizem nuk te mbron as gjykata as policia .
    Moisiu eshte ne moshe pensioni keshtu qe do te ishte mire te rrinte ku ishte se sa flet budallalliqe neper bote.
    Just God Can Judge Me

  6. #6
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Qe nje pjese e rrefugjateve shqiptare me origjine nga jugu e qe ndodhen ne Grqit te kthehen ne Shqiperi per te investuar duhen te merren disa masa per te pergatitur nje terren te favorshem per te joshur keta investitore potencjale.
    Po te shohim fqinjet tane greke nje pjese e madhe e popullsise se tyre jeton me turizmin e shume ndermarje jane te tipit familjar.
    Kjo gje mund te frymezoje dhe politikanet shqiptare per te nxitur investimet ne sektorin e turizmit dhe ne te njeten kohe uljen e papunesise ne jug te vendit.
    Jugu i Shqiperise eshte me te vertete nje bukuri e rrale natyrore dhe ky eshte nje argument i forte e bindes per investimet ne turizem por politika duhet qe te kete nje strategji kombetare per ta zhvilluar ate.
    Se pari duhet ti jepet prioritet e sa me shpejt infrastruktures dhe sidomos rruges qe lidh Shqiperine e mesme me jugun.
    Se dyti te zgjidhet sa me shpejt duke miratuar nje ligj qe te rregulloj problemin e pronave pasi kjo eshte nje pengese e madhe per investitoret.
    Se treti te hartohet nje projekt ligj i cili te favorizoje nga ana fiskale per disa vite me rradhe sipermaresit e vegjel ne turizem duke i perjashtuar nga taksat ne menyre qe tu jepet "oksigjeni" i duhur per te investuar dhe te shohin frytet e punes se tyre sa me shpejt. Me te vertete shteti ketu sdo te marre para ne menyre direkte por duke ulur papunesine, duke rritur fuqine blerese dhe kapacitetin financiar per te investuar me tej te sipermarresit te vogel dhe duke terhequr turistet e huaj ne kete zone shteti do te perfitoje ne menyre indirekte dhe ky perfitim eshte shume me i madh se sa vjelja e taksave qe nuk futen ne arken e tij.
    Gjithashtu ministria e turizmit ne bashkepunim me pushtetin lokal dhe me biznesin lokal duhet te hartoje dhe te ndermarre fushata promovimi te turizmit, te bukurive te bregdetit shqiptar nepermjet spoteve publicitare te bazuara ne nje politike marketingu dhe ne kete fushe shembujt dhe metodat jane te shumta pasi shume shtete te tjera duke filluar nga Greqia i kane bere dhe kane treguar nje efikasitet evident.
    Nqs ndiqet nje strategji e tille atehere dhe Presidenti Moisiu mund te jete nje ambasador i vertete e te luaje rrolin e tij per te rrikthyer sa me shume investitore rrefugjate ne vend dhe nepermjet argumentave te bazuara ne nje pune konkrete ti joshi e tu zbukuroje vendin ton te dashur Shqiperine.
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anëtarësuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Per cfare investimi behet fjale, kur mardhenia me Greqine akoma konsiderohet (e jo vetem nga politikanet fatkeqsisht..) si propagante fetaro-politike...

    Shqiperia ka nevoje per nje ndryshim radikal... dhe jo arnime..
    detyra ime është që me gjithë fuqinë time t'i shërbej këtij brezi; duke bërë kështu, njëkohësisht, kam dhënë kontributin tim më të mirë edhe pë brezin e ardhshëm... - george mueller

  8. #8
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ketu siper nuk po flisja per mardheniet me greket por nxitjen e investitoreve shqiptare apo te huaj qe te investojne ne Shqiperi.
    Kue Shqiperia te jete solide ekonomiksht mund te flasi me gjuhe tjeter me Greqine por aktualisht eshte pothuajse e pamundur.
    Greqine e mora thjesht si shembull pasi ka te njeten natyre me vendin tone keshtu qe do te ishte me kollaj per ne te ndiqnim te njetin model ekonomik.
    Just God Can Judge Me

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •