Pershendetje te gjitheve, Une jam Iliri nga MI, USA. Kam lindur ne Korce, jam 22 vjec dhe banoj ketu prej gati 5 vjetesh. Tani jam student ne vitin e fundit per Inxhinjeri Elektrike ne Oakland University. Pasioni im me i madh eshte muzika dhe te luaj ne kitare. Me muziken jam marre qe i vogel fare, sepse ne Korce kam qene ne shkollen e muzikes. Besoj se nuk do te mbijetoja dot pa muzike, dhe nuk e perfytyroj dot se si do te ishte bota pa te.
Gjithashtu me pelqen te shkoj ne party, clubs, me vajza simpatike, te kercej dhe te rri deri vone, dhe te hedh nja dy a tre pije, lol. Pija e preferuar: Tom Collins, Hennesy'n Coke, Jager'n Red Bull. Padyshim, nje Marlboro Lights shkon shume mire me te gjitha, lol.
Dua te pershendes Vinin nga Saranda, te cilin e kam shok te mire dhe shkojme ne shkolle bashke. Gjithashtu, Sokolin nga Berati, i cili e luan shahun shume mire.
Nuk di cfare tjeter t'ju them. Shpresoj qe t'ia kalojme shkelqyeshem sebashku.
P.S. Se mos kujtoni se jam i alkoholizuar he, lol.
Krijoni Kontakt