Bllokohet dosja trafikut te armeve me firmen e prefktit
Hetimet mbi kapjen e kamionit me 500 mije fisheke ne doganen e Kakavijes, jane bllokuar ne prokurorine e Elbasanit. Ende nuk eshte thirur asnje person per kaiomin, dokumentacioni i te cilit u plotesua nga firma e "Ujori", prone e familjes se prefektit te Elbasanit Qazim Sejdini
Agjensia e "Ujori" pronae e prefektit te Elbasanit Qazim Sejdini shafqet ne trafikun e armeve. Hetuesit ne Prokurorine e Pergjithshme thone se kamioni ne te cilin u kapen ne muajin qershor 500 mije fisheke, eshte nisur nga Elbasani. Nderkaq dokumentacioni me te cilin kamioni transportonte qymurdruri, ishte plotesuar ne agjensine doganore "Ujori". Hetimet e nisura nga Prokuroria e Elbasanit mbi kapjen e nje kamioni grek ne Kakavije me 500 mije fisheke dhe disa pushke automatike G3, tashme jane bllokuar. Dosja tashme ka mbetur sirtareve te prokurorise se Elbasanit dhe deri me tani nuk eshte kryer ende asnje veprim. Ndonese kane kaluar gati nje muaj e gjysem nga kapja e kamionit deri tani nuk eshte zbardhur asnje rrethane e ketij trafiku. Prokuroria e Elbasanit deri me tani nuk kane thirrur asnje nga personat qe kane patur dijeni mbi ngarkesen e ligjshme te kamionit. Keshtu si pronari i firmes "Korra", ku ne baze te dokumentave rezulton te jete ngarkuar kamioni, punonjesit e agjensise doganore "Ujori" ne Elbasan dhe Kakavije, qe kane plotesuar dokumentacionin dhe kane marre kontakte me eksportuesit dhe shoferin e kamionit. Burime ne zyren e antitrafikut ne Drejtorine e Policise se Elbasanit pohojne se hetimet e tyre jane shtrire edhe ne skemen e falsifikimit te dokumentave te firmes "Korra" ne rastin e kesaj ngarkese. Te njejtat burime pohojne se kane materiale te cilat e pranojne edhe kete piste hetimi. Hetimet jane shtrire edhe ne rolin qe ka luajtur Agjensia Doganore "Ujori". Sipas agjensise se lajmeve "ALBTODAY", agjensia eshte prone e familjes se Prefektit te Elbasanit, Qazim Sejdini. Per te realizuar kete skeme kontrabande, dyshohet se ka ndihmuar dhe nje zyre noteriale nepermjet te ciles jane realizuar nje pjese e falsifikimeve - thane burime ne zyren e antitrafikut ne Drejtorine e Policise se Elbasanit. Nderkaq "ALBTODAY", i referohet per dokumentacionin edhe nje prej punonjesve te "Ujorit" ne Elbasan. Sipas tij agjensia vete nuk ka mundesi te verifikoje cdo dokument sepse ka nje numur te vogel punonjesish dhe i merr formalisht te mireqena dokumentat nga biznesmenet kliente te agjensise. Nderkohe prefekti i Elbasanit Qazim Sejdini, ne nje prononcim ka mohuar te jete i implikuar ne kete hetim. Agjensia Doganore "Ujori" eshte themeluar mbas mbylljes se veprimtarise se Agjensise Doganore "Miqesia" dueli i pronarit te se ciles me drejtesine, zgjati rreth 2 vjet dhe perfundoi me mbylljen e aktivitetit te kesaj Agjensie. Kjo Agjensi hetohet njekohesisht qysh prej 16 Majit 2003 edhe nga Prokuroria e Tiranes per falsifikim dokumentash ne bashkepunim me persona te trete duke i shkatuar nje dem prej rreth 1 Miliard lekesh buxhetit te Shtetit, ceshtje qe deri tani ka patur dy persona te arrestuar dhe hetimet vazhdojne. Agjensia eshte prone e familjes se Prefektit te Elbasanit, ndersa Agjensia "Miqesia" ka patur si pronar prefektin aktual te Elbasanit.
Krijoni Kontakt