Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 104
  1. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    pelin, shkrimet e Orkut dhe Leshatorit bashke jane hedhur ne kosh dhe edituar me siper. Leshatori eshte paralajmeruar me pike, Orkut i eshte terhequr vemendje nga une ne privat pasi eshte anetar i stafit te forumit.

    Palet mund te pranojne "lojen", vetem se ne kete forum ne nuk promovojme lojrat por diskutimin serioz te ngritur mbi respektin e ndersjellte pa cenuar integritetin e anetareve apo lexuesit.

    Ata qe nuk gezojne kulturen e duhur per te debatuar si njerez, bejne mire te lexojne ne heshtje.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #72
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Heshtjen e PD-se ne lidhje me kandidatet per Tiranen e thyejne tek-tuk vetem "burimet jozyrtare", domethene gjysmehamendjet e gazetareve te bazuara ne fjalet pa vule te ndonje rojeje te selise blu. Emrave te lakuar edhe me pare, Kosova, Selami dhe Pango, u eshte shtuar tani edhe bosi i Western Union, Edmond Leka. Besoj se me i forti nder tyre eshte Eduart Selami, por ky i fundit ka shume pak gjasa te rivalizoje Ramen dhe Lesin nen flamurin e PD-se per sa kohe qe fushata do te administrohet nga "Doktori". Nga ana tjeter, duke qene nje figure me potencial te fuqishem politik, Selami do te rrezikonte karrieren nese do te deshtonte ne garen per kryebashkiak te Tiranes.


    "Shtohen emrat kandidatë të PD-së për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Burime nga selia blu thanë dje se në kupolën drejtuese të PD-së po diskutohen emra të rëndësishëm për të kandiduar, që përgjithësisht i përkasin shoqërisë civile. Ndër kandidatët favoritë të dertanishëm janë: ish-kryetari i PD-së, Eduart Selami, presidenti i Ëestern-Union Edmond Leka, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Ylli Pango dhe ish-drejtori i Maternitetit të Tiranës, Halim Kosova. Eduart Selami mbetet emri i vetëm që gjithnjë demokratët kërkojnë ta trumbetojnë, për të mbajtur qoftë edhe një funksion të rëndësishëm në PD. Për të kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë duket se Selami nuk plotëson një kriter të rëndësishëm, atë të vendbanimit në Tiranë. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Ylli Pango, ka kohë që po përflitet në qarqet e PD-së për postin e kryetarit të bashkisë. Vetë Pango nuk e ka mohuar mundësinë e ofertave që i janë drejtuar atij, duke e lënë garën të hapur. Ish-drejtoi i Maternitetit, Halim Kosova, shkarkimi i të cilit nga kjo detyrë u cilësua si politike nga PD-ja, është një tjetër emër i lakuar. Vetë Kosova është shprehur se ai nuk ka marrë asnjë ofertë nga PD-ja, duke shtuar se preferon të ushtrojë profesionin e mjekut. ro/ro (BalkanWeb) "
    jetoj jeten time, vetem sot

  3. #73
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Eduard Selamin dhe Edmond Leken kane kuptim si kryetar bashkie, por Ylli Pango dhe Halim Kosova une se kuptoj me sa mend vihen ne listen e kandidateve per kete post.

    Thjesht fakti se je intelektual i shquar nuk ka aspak te bej me suksesin qe kerkohet ne detyren e kryetarit e bashkise. Kryetari i bashkise eshte lider mbi te gjitha dhe nje zyrtar ekzekutiv qe ka shume pak te bej me pozicionin akademik ne shoqerine shqiptare. Sigurisht qe ne ate post nuk mund te vihen te pashkolle por te qenit intelektual eshte nje pjese sa aq vitale po aq edhe pa lidhje me te qenit nje lider i suksesshem. Karakteri qe kerkohet ne nje pozicion te tille ne shume raste nuk plotesohet fare nga individe te tille. Eshte nje gje te jesh akademik i shquar dhe totalisht tjeter gje te jesh lider i afte dhe i suksesshem.

    Lideri ka nevoje te jete deri diku i gjithanshem, energjik, me iniciative dhe pse jo edhe karrierist dhe pak kopil pa ta doje nevoja. Duhet te jete, sa i ndershem po aq edhe genjeshtar, apo me mire duhet te dije ku te jete i ndershem dhe ku te genjeje, ku te jete agresiv e i rrepte dhe ku tolerant dhe liberal, duhet te jete finok dhe dhelperak, po aq sa i hapur dhe i sinqerte, duhet pra te shpalose nje karakter qe ti kenaqe dhe ne fund ne fundit ti udheheqe masa sa me te medhaja duke i bere mbas vetes sa me shume shtresa te shoqerise shqiptare.

    Ky post ka me shume nevoje sot per LIDERA se sa per figura pozitive me biografi te shkelqyer akademike te cilat i perdorin keto si kredenciale qe te bejne dicka per te cilen ata nuk jane te "prere" ta bejne.

    PS. Kjo levizja e fundit e PD dhe Saliut per te emeruar kandidate nga shoqeria civile apo sa me jashte klanit politik te PD, eshte nqs me kujtohet mire cfare, PS synoi dhe realizoi disa vite me pare. PD e shikon se nuk ka asnje shanc per fitore ne emer te partise ne keto zgjedhje dhe keshtu po kopjon disi strategjine liberale te PS; por mire ben se ndryshe do ngeli ne klase. Dhe ne nuk duam qe asnje shtrese politike ne shqiperi te ngelet ne vend numero dhe te mos arrije te integrohet ne mendimin dhe ambientin e ri politik. Vetem mendoni pak se ky lloj mentaliteti politik as qe mund te konceptohej ne PD perpara 97, ku Selami ishte syrgjynosur ne kurbet dhe as qe e kujtonte njeri ne PD.

    Por si thote ajo fjala e urte "Kur te vijne mende, s'ti hane as qente". Ja edhe keto "ndryshimet' qe PD kerkon te shpalose ne emer te emancipimit dhe integrimit politik te saj jane tashme ide te konsumuara dhe realizuara nga kundershtari i saj politik. Ja pse PD edhe ketu del si parti shterpe, e paafte dhe e pazonja per iniciativa dhe krijime te reja per te mire-funksionuar ne politiken shqiptare, le me pastaj per ta udhehequr ate. Totalisht e radikalizuar dhe e detyruar te ndryshoje strategjite dhe mentalitetin e saj politik vetem pasi nuk ka rruge tjeter, PD vazhdon te ngelet partia e 'Bjeshkeve te Namuna".

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Eshte interesant fakti qe PD kerkon te kandidoj me emra nga shoqeria civile.Aesyet jane te shumta,por nje gje eshte e rendesishme,te dy partite kryesore,te lodhura dhe ne mungesen e hapsirave demokratike per te terhequr njerez te rinj,per ti dhene frymarrje partive,i perdorin kandidatet nga shoqeria civile ne momente krizash dhe te rendesishme per fatet e tyre.
    Me kodin e ri zgjedhor nuk lejojne kandidate te pavarur,pasi duan qe te vijne te gjithe nga dhe nen kontrollin e tyre.
    Hapsirate tilla te munguara do te jepen ne zgjedhjet e Tetorit nga Partia Aleanca Popullore,nje parti e re,e perbere nga tekniciene,pa te kaluar politike,qe nuk jane rrjedhje apo devijime te partive te tjera apo shtojcave te tyre.
    Kjo parti do te kandidoj edhe per bashkine e Tiranes.
    Ne Shtator,do te prezantohet nje platforme nga nje grup intelektualesh shqiptar nga Komuniteti i Shqiptareve te Italise ne Tirane,ne bashkepunim me Provincen e Lzios te mbeshtetur nga deputete te parlamentit Italian te Forza Italia me ne krye deputetin Tajani,Ricci etj.

  5. #75
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348

    Edmond Leka refuzon kandidimin ne Tirane

    Edhe Edmond Leka i tha "JO" Berishes. Me duket se partia e "intelektualeve" ka ngelur si "peshku pa uje". Keshtu si e kane nisur keta edhe Fahri Balliu do thote "jo". Sales me sa shof do ti duhet te kandidoje vet.

    Për dy orë rresht më kot Berisha është përpjekur ta bindë Edmond Lekën të pranojë kandidimin në Tiranë. Burime pranë kryetarit të PD-së tregojnë se biznesmeni që mendohej si kandidat, sfidant i Edi Ramës, i është përgjigjur me një "Jo" ofertës së paraqitur nga demokratët. Të paktën deri dje këto zëra qarkullonin. Berisha e ka ftuar në shtëpinë e tij biznesmenin, por as ambjenti familjar e miqësor se ka bindur këtë të fundit. Ndoshta biznesmeni i njohur Edmond Leka do të ketë menduar se e gjithë rrëmuja që do të sillte fushata, debati me rivalët, lufta politike mund ta dëmtonte biznesin e tij shumë të njohur në të gjithë vendin, Western Union. Pas emrit të tij demokratët duket se e kanë gati kandidimin e Njazi Kosovrastit. Flitet se në listën e kandidatëve të dëshiruar nga Berisha është edhe analisti i njohur Fatos Lubonja. Deri tani nuk dihet nëse Lubonja do përgjigjet pozitivisht. Nëse Edmond Leka e mban deri në fund refuzimin e tij, të paktën sipas asaj që tregojnë njerëzit pranë stafit të Berishës, atëherë PD-ja ndodhet në një situatë të vështirë. Mospranimi i kandidimeve është kthyer në modë tashmë në gjirin e PD-së, e cila duket s'e e ka të vështirë të përfshijë brenda saj shoqërinë civile apo njerëz të suksesshëm dhe me emër të biznesit shqiptar. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një nga deklarimet e tij të shumta në shtyp përmendi emrin e Edmond Lekës si një kandidat të mundshëm për Bashkinë e Tiranës. Gjetja e një sfidanti për Edi Ramën është kthyer në një ankth për demokratët dhe veçanërisht për Berishën. Më 23 korrik pritet që të realizohet edhe zgjedhja e tre kandidaturave që do t'i paraqiten kryesisë së PD-së. Nga vetë mënyra se si Berisha ka krijuar piramidën e drejtimit në PD, barra më e rëndë i bie atij. Pavarësisht nga propozimet e shumta që bën baza e PD-së, vendimin përfundimtar e merr i pari. Në këtë rast Berisha. Kryetari i PD-së për të tretën herë mori një përgjigje negative. Edhe nëse biznesmeni Leka ndërron mendje dhe i hyn garës elektorale, përsëri PD-ja provoi shijen e hidhur të tërheqjes së njerëzve që baza e kësaj partie kërkojnë që të kandidojnë. Ajo që e ka demoralizuar përfundimisht PD-në e Tiranës se Edi Rama nuk mundet, është edhe tërheqja e nënkryetarit të PD-së, Bamir Topi, nga gara, edhe pse është më i kërkuari.

  6. #76
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kur nje parazit sociali kthehet ne lider, nuk eshte e veshtire te kuptosh se cfare eshte turma qe udheheq.

    Halim Kosova eshte nje njeri qe ne ndryshim nga Edi Rama qe u mor nga qendrat e asistences se Parisit per t'u bere minister i <> e ka provuar susksesin e tij ne transformimin qe u ka bere institucioneve qe ka drejtuar, dhe ia ka arritur qellimit pa thare fondet per cdo spital tjeter te sistemit shendetesor.

    Rrokada me dobishme e tetorit do te ishte qe nje intelektual i suksesshem te shkoje ne bashki dhe bojaxhiu qe e drejton aktualisht te beje nje servis ne spital perpara se te perballet me drejtesine !

    Niveli i diskutimit per te mbrojtur ata qe vjedhin dhe genjejne si pjese e profesionit <> eshte katandisur tek letrat e perdorura higjenike te ZP me te cilat freskohen prostatistet e forumit.

  7. #77
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Jo, o i nderuar anetar i stafit te forumit. Nivelin e diskutimit e mbysin nen nivelin e Zeros budallalleqet me te cilat mundohesh te argummentosh akuzat e fryra te stampuara nga Doktori, qe veteshpallet 007 pa e care koken se ka dy zero tek titulli. Nga ai doktor qe qysh sa "la" PP-ne nuk ben gje tjeter vecse akuzon te gjithe kundershtaret e mendimit te tij per korrupsion, spiunlliqe, krime etj etj etj epitete qe kane zevendesuar emrat e semundjeve ne fjalorin e tij personal. Rrokada me e mire do te ishte qe secili te shkonte ne punen ku eshte adapt, qe do te thote se kryebashkiaket e suksesshem te mbeten ne detyre, dhe shefat e mamive te mos pretendojne se mund te drejtojne po aq mire edhe zyrat e nje bashkie. Besoj se Kosova do te zgjedhe te mos behet gazi i botes si Berisha, duke lene nje zanat ku e respektojne te gjithe, per t'i "vene flaken" nje institucioni me shume politik duke ngulur kembe si mushka se po e drejton mire.
    jetoj jeten time, vetem sot

  8. #78
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Reporter, ne vend qe te gezohesh qe nje intelektual i nderuar nga te gjithe si Kosova te kandidoje dhe fitoje ne Tirane, ti i rekomandon te mos kandidoje fare. Me shume se cdo gje, ky qendrim i yti flet per karakterin tend.

    Ndryshe nga ju, une gezohem kur intelektualet apolitike zgjedhin te kandidojne neper zgjedhje, qofshin keto lokale apo qendrore pasi keta sjellin ne politike ate cilesi qe politikes i mungon me shume, sinqeritetin dhe perkushtimin ndaj popullit te tyre. Eshte e vertete qe Kosova do te sakrifikonte karrieren e tij si mjek, ashtu sic ka bere edhe Berisha, duke ndermarre nje gjest fisnik te kandidimit per tu kthyer ne nje sherbetor civil.

    Turpi me i madh per inteligjencen shqiptare eshte prania e nje psikopati klinik ne krye te bashkise se Tiranes. Kjo i shtyn ata te kandidojne dhe te fitojne ne keto zgjedhje. E kam thene edhe me pare, pak rendesi ka nese bashkine e Tiranes e drejton nje socialist apo demokrat per aq kohe sa ai eshte nje intelektual i nderuar dhe respektuar nga te gjithe qe reflekton dije dhe kulture. Degjenerimi me i madh qe i eshte bere Tiranes eshte pikerisht zgjedhja e Rames kryetar bashkie.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #79
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Hajde dengla hajde

    Jo intelektual i shquar, jo sherbetor civil, jo ndergjegjia, perkushtimi, morali. 50 vjet i njejti moral nen Hoxhen per shqiptaret keto budallalleqe jane te neveritshme dhe jane demagogji boshe qe zakonisht shoqerohen me mjerim apo me barkun e zbrazet. Shqiptaret nuk duan aspak leksione morali apo manikina ndergjegjieje ne krye te tyre, por duan lidera te afte dhe te zhdervjellte te bejne pikerisht ate, punen e liderit, te UDHEHEQIN pra.

    A thua se Tiranes i kerciti shume per keto. A thua se Tirana kerkon ne krye jo nje individ qe ben punen dhe i permireson jeten, por nje veqo qe i tregon sa i perkushtuar eshte, apo qe reflekton dije dhe kulture?? O Zot i madh, ne cilin cep te pashkelur te botes jetoni qe nuk e keni vene re se te gjithe liderat e suksesshem te kesaj bote nuk jane ne detyre per te reflektuar kulture e dije, por per te "REALIZUAR PLANIN".

    Sa naive qe jeni. Kujtoni se Kosova do ta bej punen e kryebashkiakut per "shpirt te babes".

  10. #80
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Po planin e xhepit te vet e dime te gjithe qe e ka realizuar, pikerisht per kete duhet te gjykohet sa me shpejt !

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 06:50
  2. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për zgjedhjet
    Nga white-knight në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51
  3. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  4. "Zogu I Zi" Tirane.
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 02:44
  5. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •