Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 104
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Lesahtor, ca te keqe ka te dredhesh zinxhirin dhe te hash me luge floriri. Pranaj, cuno ndrro menje dhe hajde ne pd se aty do e gjesh veten, lere tosin dhe filozofin e tij. hec bre burr, mos u merr me tkuqt

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anëtarësuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    ore Leshminator ku e ke gjet kete nick mor aman !

    na bere te gjitheve berbera ....(Vajten per lesh po erdhen te rruar )
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e I Arratisuri!
    Anëtarësuar
    26-04-2003
    Vendndodhja
    Antarktide!
    Postime
    16
    Varini leshin leshatorit!Djema mos eshte nje nga ata qe ngjyen penden ne kallamarin e Edushkes ky leshkua jone?!Po po dhe mesa duket kallamari i Edi Rames i jep embelsi penes se leshatorit qe e mbron kaq bukur!Mbase nganjehere edhe Edi e ngjyen penen ne kallamarin e leshatorit se te majtet shqyhen (me falni desha te them shquhen!) per solidaritet!Nje bie e qindra ngrihen!

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ
    --------

    FAKIR FUKARAI I KRUJES DHE FAKIR FJALETARET E PARLAMENTIT

    Nga Kico Blushi

    Pardje pame e degjuam nje tjeter serial komiko-demagogjiko-alergjik nga salla e Kuvendit tone te shtrenjte. Duke mprehur edhe njehere shpaten per situaten, Parlamenti yne na dhuroi nje tjeter mocion, kesaj here per mbrojtjen e biznesmeneve tane heronj e te vetsakrifikuar per te miren tone nga sulmet qe keto vitet e fundit po u ben Krimi i dhe pa organizuar. E, sic e do sera dhe vendi e kuvendi, edhe nje here u rrahen mbare e prape shume mendime me vlere, u hapen perspektiva te reja, si dhe u sulmuan serish egersisht e cinikisht armiqte e perbetuar me njeri-tjetrin, ia hodhen serish "kopilin"ne dere shoshoqit, e, mepastaj, shkuan e vane neper shtepia a klube nate per te qetesuar nervat e rehatuar trupin e lodhur nga debatet ne fjale. E njejta gje mund te thuhet edhe per seancen antiRama.

    Me siguri qe te gjithe fjaletaret tane gojearte u ndjene te kenaqur e te borxhedale para elektoratit te tyre, d.m.th para nesh teksa u riversulen kunder njeri-tjetrit me nje hakerim te pare e te sterpare...Natyrisht, me perjashtim te nje fakir fukarai nga Kruja, i cili, po ate nate qe u zhvillua mocioni per mbrojtjen e biznesmeneve, foli ne nje interviste ne "Fiks fare", e me siguri, as qe nuk e pati fatin te ndjeke transmetimin direkt e maratone nga salla kuvendore qe i beri RTSH, ende i paprivatizuar de fakto nga drejtuesit e sotem te saj.

    Ky fakir fukara priste prej vitesh lende drusore kontrabande, diku, nga Qafe-Shtama.. Po le te japim, ne menyre te permbledhur biseden e tij, sepse zberthimi i kesaj interviste mund te na ndihmoje te sqarojme e, pse jo, edhe mund te na i ndricoje sadopak sherrnajat e fundit parlamentare qe u shfaqen paralel me kete bisede.

    Pyetjes se gazetares, sa kohe ka qe e ben prerjen kriminale te pyllit, banori i sinqerte i Krujes iu pergjigj afersisht keshtu:

    -Kam kohe, por kete pune do te vazhdoj ta bej, se une nuk kam pune tjeter dhe me duhet te ushqej femijet!

    Pyetjes, nese e di qe kjo "pune" eshte e demshme dhe e denueshme nga ligjet, ai iu pergjigj:

    -E di, po une s'kam rruge tjeter.

    -Po a nuk te kane gjobitur policia pyjore dhe policia e qarkullimit rrugor?

    -Po, me kane gjobitur!

    -I ke paguar?

    -Jo, as i kam paguar dhe as qe do t'i paguaj!

    -Nuk ke frike se mos te sekuestrojne ?

    -Te me sekuestrojne vec gruan dhe femijet se s'ka gje tjeter qe mund te ma marrin!

    Ky fakir fukara i Krujes, sic mund te kuptohet fare lehte, nuk eshte biznesmen, pra, nuk eshte pjesetar i "races superjore" qe po e lulezon Shqiperine e sotme e qe , per kete arsye, po u sulmoka per t'u asgjesuar, a, sepaku, per t'u larguar prej Shqiperie, ne menyre qe ne te mbetemi si peshku ne zall. Perkundrazi, ai na qenka nje shkaterrimtar i vetedijshem, nje kontrabandist i veteshpallur dhe sypatrembur i lendes drusore! Po a mos valle jeta e ketij njeriu te thjeshte anonim e te varfer skajmerisht, ka me pak vlere se jeta e nje biznesmeni?

    Sigurisht, sipas logjikes se sotme parlamentare e mediatike, nje biznesmen eshte ku e ku me me vlere se nje i cfaredoshem! Ky perfundim parlamentar del vetvetiu nga séanca ne fjale. Sepse ne Shqiperi,-tashme u be me se qarte!- paska dy lloje njerezish:-qytetare qe mund te eliminohen si miza dhe qytetare qe, po u preken nga kriminelet, ose nga organet e Drejtesise, behet nami! Ndaj s'eshte e vertete qe privilegjin e imunitetit {paprekshmerise} e gezuakan vetem deputetet, po ate tash e tutje do ta gezojne edhe biznesmenet, botuesit, analistet e spikatur televizive, sekretaret e celulave te partive, qofshin edhe te instaluar neper komuna e fshatra te larget!

    Aq e vertete eshte kjo, sa nje nga fjalimtaret kryesore te Kuvendit tone zulmemadh kerkoi qe parlamenti te bente nje ligj te vecante per mbrojtjen e biznesmeneve, madje te kembengulej prej nesh edhe ne Bruksel, qofte edhe ne Rome, qe te ngrihej urgjentisht nje gjykate speciale penale per te denuar krimin kunder biznesmeneve dhe korrupsionin ne mbare rajonin! Me nje fjale, krimet qe behen ne Ballkan, si ai i trafikimit te qenieve njerezore, ai i rrembimit te biznesmeneve, kontrabanda, etj. te quhen krime kunder njerezimit!

    Por le te kthehemi te qytetari i Krujes. Pas ketij propozimi te mesiperm te deputetit ne fjale, supozohet qe kontrabandisti fakir i druve, i cili, sipas fjaleve te tij, nuk e paska fare frike policine shqiptare, do te kapet me presh ne dore nga gjykata penale nderkombetare e do te ndeshkohet pa meshire e tolerim ai dhe gjithe kriminelet e keqberesit e rajonit, njelloj si Gjykata e Hages. Aq me teper qe tani u firmos edhe nje memorandum tjeter, ne prani te zevendes ambasadores amerikane, midis ministrise se rendit dhe prokurorise se pergjithshme, si dhe u ra dokort qe te krijohet nje force speciale policore ballkanike!

    Por, cuditerisht, pa u thare ende boja e memorandumit dhe e marreveshjes midis ministrave te rendit te rajonit, pa u thare edhe peshtyma e gojes se deputeteve qe e bene edhe njehere fertele krimin e u shfaqen ne favor te biznesmeneve, erdhi lajmi qe ne Vlore, teksa diskutohej ne Kuvend me zjarr e pathos, u rrembye edhe nje tjeter djale biznesmeni!

    Sic duket, njelloj si fakir fukarai i Krujes, edhe kriminelet, maskat e trafikantet e kudondodhur te Shqiperise, ku jane e ku s'jane, nuk e cakan fare koken as per memorandumet e paleve qeveritare e as per fjalet-bombe e flamur qe thone me aq nevrikllek deputetet tane ne sallen e kuvendit a ne ekranet e TV-ve! Andaj, mendojme, se fjalet e fakir fukarait te Krujes meritojne nje analize tekstuale me te hollesishme per t'iu afruar, sadopak, apo edhe per te spjeguar ne nje kahje tjeter, me njerezore, dukurite e sotme kriminale.

    1.Sipas asaj bisede, del se, kur njeriu eshte aq i varfer sa, per te siguruar buken e femijeve,(kur nuk mund te siguroje dot askurrkund pune te ndershme), mund te beje c'do gje dhe pe kete ai nuk e gjykon fare veten si fajtor! Dhe, ndoshta, as edhe nje gjykates i ndershem nuk ka te drejte ta ndeshkoje. Prerja e druve te pyllit, eshte, sipas tij,"faji" me i pafajshem per te, pasi pylli eshte ende prone e askujt..Ikjet klandestine neper dete e toke, pasi keta njerez te deshperuar e te mjere deshtojne, (si edhe po deshtojne, pasi kufijte gjithnje e me teper po mbyllen), s'lene shteg tjeter, vec sulmin fillimisht mbi pronat e askujt, (sic bene bathoristet me tokat kudo neper Shqiperi), e, kur edhe kjo nuk e zgjidh dot problemin e mbijeteses, natyrshem nis sulmi plackites mbi ata qe kane vene kamje e pasuri, d.mth. mbi biznesmenet.

    2.Vini re sa me ciltersi, siguri, e madje edhe me pafajesi i thote fakiri i Krujes fjalet se do te vazhdoje edhe me tehu te prese dru kontrabande dhe se nuk ka frike nga policia, pasi jo vetem qe nuk ka gje per te paguar a sekuestruar, porse e di qe, ne ndergjegje eshte i qete, sepse e di qe "puna" e tij eshte shume me e ndershme se puna e fakir-fjalimtareve gojearte te parlamentit!

    3.Krutani nuk e beri "deklaraten" ne ndonje kafene a ne ndonje ode mes miqsh, po e tha ne ekranin e nje TV-je per ta pare gjithe Shqiperia, madje edhe vete strukturat e policise e te Drejtesise. Kjo do te thote jo vetem se ai, sic e thame edhe me siper, eshte i bindur qe po ben nje gje te drejte, po edhe se e di qe keto struktura nuk kane aq fuqi, vullnet e ndershmeri profesionale per ta ndeshkuar, pasi ai eshte mjaft i varfer dhe se ato jane vete pa moral te paster!

    Duke vazhduar kete lloj arsyetimi, mund te shkojme edhe me tej e te pyesimo ata qe bejne krime edhe me te renda, si rrembyesit e femijeve te biznesmeneve, venesit e gjobave e te tritolit, trafikantet e femrave a te femijeve, etj., a nuk mendojne po njelloj? Shumica e ketyre fakir fukarenjve, pa dyshim, jane te papune, te pashkolle, e krejt te pasigurte ne vendin ku jane ngulur {zakonisht nuk jane autoktone e banojne neper baraka te ndertuara pa leje} e, gjithsesi, ata nuk synojne qe nga krimet e tilla te behen te pasur, po mendojne e shpresojne se egersia qe te jep mbijetesa e pamerituar ne varferi ekstreme, te lind natyrshem edhe te drejten morale qe te ndash pasurine e pamerituar, sipas tyre, te te tjereve... Pa kete "energji", asnje kriminel nuk e motivon dot veten.

    5.Kjo trajtese qe i beme tekstit te intervistes ne fjale, do te ishte pa kuptim po te mos hidhnim dyshimin mese te drejte: kush duhet te ndjehet me teper fajtor; fakir fukarai nga Kruja e "koleget" e shumte te tij aneekend Shqiperise, apo fakir fjalimtaret e daleboje te parlamentit tone qe kane filluar, me paturpesi te pashoqe e te pashembullt t'i trajtoje qytetaret e ketij vendi si dy rraca te ndryshme? Nje parlament qe nuk i shkon mendja te pyese:

    -C'do te benin ata po te ishin ne vendin e fakir fukarait te Krujes? C'mund te beje ky njeri po u ndalua te prese dru ne pyll , po u mbyllen kufijte per te shkuar emigrant, e po qe se askush nuk i jep pune?

    ---------------
    KJ


    ......

    Ben Blushi kur u martua
    Mori nje femer per grua
    kur Benua u ngjit ne qeveri
    Gruaja hypi ne ministri
    Kur Benu organizon tendera
    E pret gruaja tek dera
    Kur Nano meta hedh miliona
    Vijne te dashurat me pantallona
    kur tenderi mbaron
    Xhepat grave u fryhen pa tallon
    Kur ven ne darke te krevati
    Gru e burr fillo hesapi
    Nje te puthur dua thot ministri
    Dhe fap i levrin misri
    Nen dyshek gruaja ve milionat
    E mbas dere hedh pantallonat
    Keshtu Ben benua i Kicos
    Me miliona i ben qefin pasticos
    Kicua flet per fukarane
    i biri vjedh e ben hatane.
    E jo pak po 200 milione
    Vec me nje tender gruan gezone

    qashtu.

  5. #65
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postuar më parë nga Leshator
    Rotacioni i pushtetit nuk behet ne kahun negativo-regresist, hiq hajdutin, ver kryehajdutin. Leshin e kam une, por aftesine e te qenit LOPE, e ke pervetesuar zotrote, se e ke mohuar totalisht privilegjin e te zgjedhurit.
    Une nuk te kam akuzuar ndonjehere per lope sepse ajo nuk ka lesh. Ti per leshin jashte apo dhe ate brenda perkufizohesh si kerrici i forumit. Nuk e di per ke kryehajdut e ke fjalen sepse opozita nuk e ka shpallur akoma kandidaturen e saj per kreun e bashkise se Tiranes apo apriori perderisa vjen nga opozita eshte kryehajdut ...... shtrydhe me shume zorren i dashur kerric se edhe tek ZP gjen ide me te rafinuara se keto.

    Privilegji i te zgjedhurit dhe ligji jane dy koncepte qe ne nje mendje normale dhe te qete nuk kane pse konfliktohen me njera tjetren. Ligji gjykon shkeljet penale (mos e ngaterro terminologjine me shijet e tua) ndersa zgjedhesit zgjedhin kandidatet qe ne baze te ligjit permbushin kushtet per t'u zgjedhur. Pra mbeshtetja elektorale ndaj nje hajduti nuk e pastron apo mbron dot ate perballe ligjit sepse ai qendron mbi te gjithe.


    Postuar më parë nga Leshator
    Per Nanon e PS do ishte shume e lehte ndermarja e nje fushate intensive hetimesh ndaj ish-kryetareve te bashkise se Tiranes, si dhe vertetimi i shkeljeve te tyre, por frutet e kesaj ndermarrje jane po aq boshe sa edhe deshirat idealiste te atyre individeve qe as e kane idene e realitetit shqiptar sot. PS do ta ulte veten ne nivelin e PD dhe gjyqeve vet-diskriminuese dhe me shume pak reputacion te saj mbas 92. Publiku do ta shikonte nje fushate te tille si fare boshe kur ajo nuk do shoqerohet me permirsime te dukshme ne moralin e shoqerise shqiptare qe jo Nano por edhe marsianet te vijne i hane llokumen, sidomos mbas atij degjenerimi dhe korruptimi qe lindi dhe u betonua ne kete shoqeri mbas 92 nga doktor rrumpalla. Nga dy administrata ku njera vjedh e s'ben asgje, kurse tjetra vjedh dhe ka arritje te pakundershtueshme, zgjidhja eshte e veshtire vetem per nje peshk si zotrote. Drejtesia ne kete mes na kerkon moralisht te ndjekim dhe kapim hajdutin, por drejtesia nuk eshte pakt vetvrasje, ku ne kapim hajdutin dhe e zevendesojme me kryehajdutin dhe te paaftin qe jo vetem vjedh po edhe s'ben gje fare.
    Partia Socialiste per aq kohe sa e kishte prokurorine zyren e saj politike jo vetem qe u mundua per te bere proceduar ish- pushtetaret demokrate por arriti deri ne situata tragjikomike kur montoi kunder tyre procese per krime kunder njerezimit. E di ti klod-leshi qe te pakten ne 20-30 vitet e fundit vetem dy procese te tilla jane hapur nga nje gjykate e ngritur posacerisht per krime te tilla.... rasti i ruandes dhe ai i ish-jugosllavise... rasti i trete i erdhi dhurate botes nga qeveria e fatos nanos..... por fatkeqesisht jo per nje kohe te gjate sepse pas 6 muajsh <> jovetem dolen te lire por edhe u demshperblyen nga gjykata...... ja pra shoku lesh qe PS qenka perpjekur edhe jo pak jovetem per ta hapur procese gjyqesore por edhe per ti kthyer ato ne shfaqje cirku.


    Se cfare arritjesh ka administrata socialiste e thone fare qarte raportet e Departamenit te Shtetit, e OSBE, e Bashkimit Europian, e Bankes Boterore, e Fondit Monetar Nderkombetar, e Keshillit Te Europes, E Grupit Nderkombetar te Krizave, e Asamblese Parlamentare te Natos, e Organaizatave per te Drejtat e Njeriut .... qe e rendisin Shqiperine te paren per trafikun e Droges, Prostitucionit, Korrupsionin, Kontrabanden, Krimin e Organizuar, Mungesen e Shtetit Ligjor, Lidhjet e Qeverise me Krimin ..... por e shohim edhe vete permes... listave te bukes, papunesise, varferise, mungeses se rendit, vrasjeve per qellime politike dhe finaciare, ne mungesen e infrastruktures, ne mjerimin qe shtyn njerezit drejt vetevrasjes dhe mbi te gjithe kete mizerabilitet vijne udhetimet ekzotike te cifit Nano neper pikat turistike me te shtrenjta, me linjat ajrore me te kushtueshme, me shpenzime sheikesh... vijne vilat, pronat, parate qe blejne shtypin dhe pushtetin, vjen lluksi, veshjet, makinat, llogarite bankare, milionat e perfituara nga shitja e posteve shteterore... shkurt cdo gje qe ndihmon ne rritjen e mjerimit dhe prapambetjes.

    Dhe i gjithe ky kor zerash qe flasin per nje gjendje te patolerueshme prej se ciles rrezikojme , jeten, mjerimin, izolimin deri dhe sanksionet ..... kontrastohet nga pellitja e kerricit leshator qe na flet per arritjet dhe fitoret e shokeve te nehatit dhe gaz demit .

    Nese ish pushtetaret demokrate kane vjedhur atehere perse ajo prokurori qe nuk pertoi te bente gjyqe qesharake per krimet kunder njerzimit nuk i nxjerr provat ??? Nese nuk e verteton dot atehere vazhdo te pellasesh dhe te tredhesh leshin.

    Sot e gjithe bota po i akuzon qeveritaret shqiptare si te korruptuar dhe te lidhur me krimin e organizuar, dhe e vetmja gje qe te gjithe kerkojne duke perfshire perfaqesite e shteteve te huaja ne Tirane deri dhe institucionet nderkombetare dhe qeverite e vendeve te ndryshme eshte NJE DREJTESI AKTIVE per te denuar te korruptuarit ........ cili eshte sugjerimi i shokut Lesh ...... <> e djeshem le te livadhisin, hajdutet e <> le te qeverisin .


    Nese pushtetaret e djeshem ishin hajdute qe nuk bene asgje si ka mundesi qe Raportet Nderkombetare nuk e perfshinin Shqiperine ne top listen e droges, prostitucionit dhe koprrupsionit kur qeversnin demokratet por sot ku qeverisin ish te denuarit per vjedhje ????

    Si ka mundesi qe ne ate kohe Shqiperia ishte vendi qe merrte me shume ndihma per fryme ne te gjithe europen e lindjes (deri ne fund te 96) ndersa sot i jane nderprere ndihmat per shkak te korrupsionit dhe krimit te organizuar ??? ...... Ja pra shoku lesh qe mashtrimi yt eshte kaq i ceket sa nuk mban dot as veten.

    Kush te ka thene ty se Amerika mbyll syte perballe skandaleve financiare ????

    Kur plasi skandali i White Water ... qe nuk ishte vjedhje tenderash, kontrabande apo transport droge .... por financim fushate ..... senati amerikan , krahas departamentit te drejtesise ngriti nje komision te posacem hetimi qe mori ne pyetje jo vetem presidentin Klinton por edhe te shoqen e tij me gjithe pjestaret e stafit .... ai doli i pafajshem ose provat nuk ishin te mjaftueshme per te vertetuar shkeljet.

    Rast tjeter mjaft i fresket se cfare ben nje drejtesi eshte ai qe po ndodh ne Itali kur kryeministri i nje vendi eshte nen procedim penal dhe paraqitet ne gjyq. Se si do te dale nuk e di por di qe drejtesia funksionon dhe se ai shkon ne gjykate si cdo i pandehur tjeter.

    Rast tjeter ishte ai i ish kancelarit Kohl i cili sadoqe mund te quhet pa frike figura e dyte ne gjithe historine politike gjermane pas Bismarkut, u procedua dhe denua per financime te paligjshme si cdo qytetar tjeter.

    Rast tjeter ishte ai i ish shefit te Natos Villi Klaus i cili u detyrua te jape doreheqjen nga posti pasi u gjet fajtor per ceshtje korrupsioni.

    Raste te tjera ka kaq pafundesisht saqe vetem nje injorant i stazhionuar si kerrici yne i leshezuar nuk i di.


    Shoqeria i percakton prioritetet e saj pikerisht ne ligje . eshte ligji ai qe shpreh nevojat, moralin dhe prioritetet e shoqerise .... eshte ai qe percakton se cfare konsiderohet semundje per shoqerine dhe cili eshte ilaci .... ka vetem dy lloje shoqerish kur keto prioritete nuk i percakton ligji por konfliktet e interesave ... Diktaturat dhe Mafia.

    Ndersa kerrici na sugjeron nje shoqeri ku kriminelet dhe hajdutet te qendrojne siper ligjit per <> e vecanta qe ata kane me pretendimin se do te prodhojne progres .... ne fakt e vetmja gje qe progreson eshte pasuria e tyre, krimi dhe varferia.

    Politikanet nuk i nxjerrin parate nga xhepi i tyre por nga taksat e njerezve dhe nese ata ndertojne dhe vjedhin kjo do te thote se ne paguajme per te dyja. Idete e kerricit nuk te cojne pertej stalles dhe mjerimit ku eshte futur sot vendi dhe qe i perseriten cdo dite nga ata qe kerkojme te arrijme..... ndaj une mendoj se fjalet e tyre kane me shume vlere se pellitja e porositur e nje kerrici.


    P.S meqenese i ben ofertat me rime dhe une po te pergjigjem por ashtu.

    Edituar nga administratori, bejtet me fjale fyese nuk e kane vendin ne kete forum por tek humori ose fjale pa dogane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Orku : 17-06-2003 më 21:25

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    a poezish cuna, super, po qenkeni talenta. Per mendimin tim cojini te gazeta ti botojne se duhet ti lexoj i gjithe populli kto pamflete. E pe leshator, cunat e pd ta kthejne pergjigjen dhe me poezi se jan cuna me fantazi jo shaka. Rroft pd, poshte te kuqt.Liri demokraci

  7. #67
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Jashte teme, shkrimi u fshi pasi permban fyerje, anetari u paralajmerua.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Smile

    -------------------------------------

    Forca Rudi Rama!

    -------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  9. #69
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Emrat e rinj qe perfliten ne radhet e PD-se per te konkuruar Edi Ramen dhe Nikolle Lesin ne zgjedhjet e vjeshtes, pas Halim Kosoves jane Arjan Starova e Spartak Ngjela. Megjithate te gjithe ata kane pohuar se nuk kane asnje ftese zyrtare per te kandiduar nga drejtuesit e PD-se.

    Ne fakt nuk do te habitesha sikur me vone te permendej edhe emri i Sokol Olldashit, pikerisht pas mburrjeve per te nga kryesia e PD-se per organizimin e hetimit parlamentar te punes se Edi Rames. Por nuk e di se sa do ta perkrahnin kandidaturen e tij pjesetaret e krahut te ashper brenda PD-se, sipas te cileve Olldashi e ktheu Rorumin Rinor te Partise Demokratike ne nje "kone" te qeverise, duke shuar zerat aktive brenda tij.


    P. S. Morali e do qe te thuhen te gjitha te vertetat, Orku. Dhe e verteta qe njoh une, te cilen ti e anashkalon nese e di, eshte se ka qene fillimisht ne kohen e PD-se kur eshte ngritur akuza per "Gjenocid". Ishte ajo kohe kur Berisha dilte pas cdo ngjarjeje dhe akuzonte kundershtaret politike si autore me shpejt se sa policia vete te kishte dhene versionin e saj. Ishte ajo kohe kur PD miratoi nje ligj per te mos i lejuar kundershtaret politike te kandidojne, etj, etj, etj.

    Sa per Zef Brozin, une nuk kam degjuar ndonjehere qe ai te kete qene akuzuar apo denuar, perpara se ne cilesine e kryetarit te gjykates se Kasacionit te kerkonte azil nga frika e Berishes.

    Ndersa ne fushen e poezise, kritikat tuaja ndaj punes se Edi Rames me kujtojne ca strofa te Dritero Agollit, te cilat flasin per nje breshke te zbritur nga malet ne qytet. Poezia mbaron me vargjet e breshkes;

    I bukur bulevardi
    por s'ka ferra

    (mos i mbetet hatri asnjerit, sepse ketu jane futur nga te gjitha kafshet; krokodila, pantera te Zelandes se Re e orka, po asnje breshke)
    jetoj jeten time, vetem sot

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anëtarësuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Si shpjegohet ky pasion i palekundshem i moderatoreve te ketij forumi per te censuruar dhe ndeshkuar vetem njeren pale ne kete debat ,konkretisht Leshator dhe Reporter ? Fyerjet jane te dyanshme po gjithmone vetem njera ane ndeshkohet ???
    Per me teper te dy palet nuk po ankohen ,ata e pranojne lojen.
    Nese pikpamjet e Leshator etj jane te palejueshme ne kete forum le te thuhet hapur.Te pakten do te ishte e ndershme.
    Arbitri (moderatori) qe jep penalti gjithmone vetem per njeren skuader per popullin ne stadium (forum) quhet i shitur apo i blere.
    A, nese ketu lejohen vetem monoloqe atehere eshte tjeter gje .Te pakten ta dijme.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 06:50
  2. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për zgjedhjet
    Nga white-knight në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51
  3. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  4. "Zogu I Zi" Tirane.
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 02:44
  5. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •