Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 104
  1. #1
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47

    Nje kryetar per Tiranen:Rama, Lesi ...

    "Nikolle Lesi, perballe Edi Rames ne Tirane
    Deputeti demokristian Nikolle Lesi ka vendosur dje te kandidoje perballe Edi Rames per postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Botuesi Lesi, i cili prej disa muajsh eshte ne krye te PDK-se, do te garoje ne zgjedhjet e ardhshme lokale te vjeshtes per te fituar postin e qytetarit numer nje te kryeqytetit. Vendimi per kete eshte marre edhe nga strukturat e partise se vogel qe ai drejton. Edi Rama eshte konfirmuar nga PS si kandidat edhe per nje mandat tjeter ne zgjedhjet e ardhshme lokale, ndersa ende Partia Demokratike duket e pavendosur per emrin qe do te perballet me Ramen dhe tashme edhe me botuesin e njohur Lesi. Gjate javeve te fundit, Lesi ka zhvilluar edhe disa takime ne qytete te ndryshme te vendit per te organizuar strukturat e partise se tij per zgjedhjet lokale"

    Une s'e kam idene se ku e mbeshtet guximin Nikolle Lesi per te dale haptas ne nje gare me Edi Ramen per t'i marre atij postin. Sepse edhe opozita e djathte me emra disa here me te fuqishem se te Lesit, nguron te zgjedhe mes tyre. Pushteti i zbehur mediatik i Nikolle Lesit nuk e ndihmoi ate as per te fituar votat ne raundin e pare te zgjedhjeve parlamentare ne vendlindjen e tij...
    Sesi do te perfundoje gara, kjo do te dale pas zgjedhjeve. Por kam bindjen se te gjithe kundershtaret e Edi Rames do te "mbeten per vjeshte". Duke marre ketu ne konsiderate edhe kandidatet e perfolur te opozites, si Bamir Topi, Spartak Ngjela apo edhe Eduart Selami.
    jetoj jeten time, vetem sot

  2. #2
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Per mendimin tim kandidimi i Nikolle Lesit per kryetar bashkie ne Tirane ka vetem nje qellim te vetem ate te rimediatizimit sadopak te figures se tij.
    Eshte mese e qarte qe Lesi perballe Rames nuk ka asnje shans te fitoje pasi Lesi nuk ka bere asgje ne jete perveç nje Gazete si koha jone e qe e perdorte per qellimet e vete duke e quajtur te pavarur!
    Duke qene se fushata e zgjedhjeve te Tiranes do te jete teper mediatike dhe te gjitha mediat e vendit do te fokalizohen ne te, Lesi do te perfitoje nga rasti qe te beje marketing me nje kosto shume te ulet.
    Nuk e di akoma programin ne te cilin ai e bazon fushaten por jam pothuajse i sigurte qe ajo do te jete e drejtuar rreth kritikave, korrupsionit, shperdorimeve, permbytjes se liqenit.....fenomene te cilat jane mediatike dhe populli ka degjuar dhe i di pak a shume si te verteta, keshtu qe do degjojme nga goja e Lesi-t te njetat muhabete te cilat behen kafeneve te tiranes.
    Duke qene se aktualisht Lesi dhe partia qe ai drejton nuk po bejne absolutisht asgje, kandidimi ne zgjedhjet e Tiranes mund te quhet si lufte per mbijetese dhe pse dihet qe ne fillim qe nuk fiton dot.
    Per mendimin tim ky eshte nje veprim i zgjuar per te dhe per partine e tij po kjo sdo te thote qe perkrah keto lloj metodash pasi eshte energji e humbur jo per te miren e popullit po per te zhvatur zubvencionet nga ai.
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Per mendimin tim mendoj qe Z. Edi Rama pasi te marre edhe nje mandat tjeter ne krye te Tiranes shume shpejt do ta ndale vrapin ne krye te SHQIPERISE. Kjo eshte vendosur ne strukturat e PPSH, dhe kete se luan topi (partia njehere flet).
    Per momentin N Lesi po i ben reklame vetes, pasi tek ai nuk shikoj gje tjeter vetem perfituesin, dhe si i thone "m-utit ne kepuce" se gje tjeter nuk eshte.
    Sa per Edin duhet ata qe jane ne Tirane duhet ta gezojne edhe per disa vjet.
    Dikur njehere e nje kohe shpesh per te perkedhelurit e pushtetit thuhej:- " ka bere gabime, por do ta permisoje me kalimin e kohes, ishte i ri ne detyre...". Keshtu edhe me Z Edvin.
    Problemi nuk qendron tek EDI , e tek te tjeret qe jane ne nivelin e Edit, por tek " baby boom" qe e ka futur EDIN ne sjetull edhe e vervit sa here i hyn ne pune. Duke qene se "baby boom-i"djersit shume taksirat i Edit ...

    Tirana duhet ti japi edhe nje mundesi Edit, i ri ishte, ndoshta ka marre ndonje rrushfet por " per te miren tuaj po mundohet".

  4. #4
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Ka me shume mundesi qe Nikolle Lesi te kete vendosur kandidaturen jo per t'i bere publicitet vetes, por ne perpjekje per te rritur tirazhin e gazetave te tij. Kete radhe besoj se ai e ka mbivleresuar rolin e medias, rol i cili pati nje rendesi primare ne rrezimin e demokrateve nga pushteti. Per te keqen e tij, Lesi nuk ka me mbeshtetjen as te televizionit Koha, televizion te cilin e shiti vetem disa muaj me pare. Prandaj besoj se kjo eshte levizja me e gabuar e tij qysh nga perfshirja ne politike. Megjithate mund edhe te kete ndonje "as te fshehur nen menge", me te cilen pret te luaje ne te ardhmen...
    Nga ana tjeter po konsolidohet kandidatura demokrate e Bamir Topit, i cili shihet si shpresa me e madhe e PD dhe opozites prane saj per te perballuar ne zgjedhjet lokale Edi Ramen. Ky i fundit ndoshta vertet nuk eshte i kulluar, gje qe i mbetet vetem gjykates ta percaktoje me vendimin perfundimtar. Por besoj se ne kete rast ka vlere ajo shprehja amerikane: nuk eshte perfekt, por me te mire s'kemi pare"...
    jetoj jeten time, vetem sot

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Perballe Rames besoj se nuk ka shanc askush.

    Eshte individi ideal per ate qytet, si ne karakter po ashtu edhe ne arritje. Edi dhe figura e tij e kenaq me se miri vizionin liberalo-civil te Tiranes, si edhe pa dyshim ka arritjet me te medhaja konkrete ne kete qytet.

    Edi eshte me pak se kushdo tjeter nje figure "politike" dhe anon se tepermi nga krahu ekzekutiv i detyres. Tirana dhe civilizimi atje e perbuz politizimin apo polarizimin politik te postit te kryetarit se bashkise. Si nje qyteterim i lodhur dhe i merzitur nga politike si dhe mqs politika ne pergjithesi ka nje nam te keq dhe nje histori qe qendron ne pozita totalisht te kunderta me qyteterimin ne Tirane, Tirana do perqafoje me shume zjarr dike qe shpalos jo vetem nje lloj panvaresie nga politika, por qe arrin te beje dicka edhe pse i cliruar nga ndikimi i saj i drejtperdrejte. Edi pra i ka shpetuar deri diku etiketimit "kandidat partie". Ai nuk eshte konceptuar si i dale nga rradhet e partise por thjesht si nje individ perparimtar qe gezon perkrahjen e saj. PS vet ka pak ndikim ne figuren e Edit si kryetar bashkie, por alenaca me te e ben jo vetem Edin me te forte por edhe PS me te fuqishme. Kjo aleance ben nje kombinim perfekt qe askush tjeter nuk e arrin dot.

  6. #6
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    PD ZGJEDH KANDIDATIN E SAJ

    Topi: Po, unë rivali i Edi Ramës në Tiranë


    --------------------------------------------------------------------------------



    TIRANE

    Bamir Topi vendosi të dalë përballë Edi Ramës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Ai ka nisur një tur takimesh në disa zona të kryeqytetit dhe dje ai u duk se ishte pro kësaj ideje të vjetër. PD-ja ishte në kërkim të rivalit të Ramës për në zgjedhje dhe, mesa duket, e gjeti. Ai është nënkryetari i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar të demokratëve, Bamir Topi. Vetë Topi përmend dëshirën e elektoratit të PD-së që ai të kandidojë dhe në asnjë rast nuk shprehet kundër kësaj dëshire. Pranimi i kandidaturës për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për nënkryetarin e PD-së është një thikë me dy presa. Topit i duhet t'i bëjë llogaritë mirë përballë mazhorancës socialiste, por më shumë përballë kryebashkiakut Rama dhe reputacionit të tij në mesin e qytetarëve të Tiranës. Nëse humb, ai humb gjithçka edhe në partinë e tij. Bamir Topi është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Statuti i PD-së përcakton se kryetari i grupit parlamentar është edhe nënkryetar i partisë. Në momentin që Bamir Topi do të vendosë kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës, atij i duhet që të dorëzojë mandatin e deputetit sepse ligji nuk e lejon. Dorëzimi i mandatit do të sjellë largimin nga grupi parlamentar dhe nga posti i nënkryetarit të partisë. Humbja e Topit mund t'i leverdisë Berishës për punët brenda partisë së tij. Emri i Bamir Topit shikohet si lideri i ardhshëm i partisë më të madhe opozitare. Qëndrimet e tij të matura, jo konfliktuale janë pritur mirë nga ajo pjesë e PD-së që dëshiron t'i heqë kësaj partie emrin dhe reputacionin e shumë peripecive që lidhen me kryetarin aktual, apo me njerëzit e tij të afërt. Bamir Topi zhvilloi vetëm pak ditë më parë takime me intelektualë në një nga zonat bastion të socialistëve, sic është Tirana e Re. Ai atje mori mbështetjen për kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës.
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Intervistë me Nënkryetarin e PD-së z.Bamir Topi

    Do të mbështes dhe udhëheq fushatën e fitores në Tiranë

    A ka një bilanc paraelektoral opozita mbi të cilin mund të ndërtojë strategjinë e fushatës?

    Natyrisht që opozita po studion me shumë kujdes situatën paraelektorale të zgjedhjeve të pushtetit vendor duke qenë në korrent të tendencës dhe dinamikës së fluksit elektoral në të gjithë territorin shqiptar. Eshtë momenti kur partitë e opozitës janë në gjendje të japin prognozën e parë të situatës që do të kemi në vjeshtën e ardhshme.

    Kudo që shkojmë gjejmë gjithnjë e më shumë intelektualë që jo vetëm shprehin nevojën për ndryshim, por kërkojnë të jenë protagonistë në këtë drejtim.

    Diskutimet e hapura vazhdojnë të dëshmojnë se socialistët i kanë kthyer përfundimisht strukturat administrative të shtetit në burime të pasurimit abuziv me taksat e njerëzve më të paasistuar të kontinentit, pikërisht të komunitetit që ndonëse në situata të mjerueshme ekonomike e sociale u kërkohet të rivotojnë për grabitësit ordinerë të veshur me kostume "intelektuale".

    Njerëzit që takojmë janë tepër të orientuar në problemet e tyre dhe besoj se po japin të dhëna interesante për hartimin e strategjisë elektorale të opozitës, e vlefshme kjo sidomos për zgjedhjet e pushtetit vendor ku specifikat janë të larmishme.

    Ky element shikohet edhe në kryeqytet, i cili ka një fizionomi me disa standarde, pasojë e politikave superficiale të kreut të bashkisë, i cili përveç mungesës së vizionit integral të zhvillimit të metropolit shqiptar, është nën hetim për abuzime me fondet publike apo donacionet që i janë dhënë bashkisë.

    A ka qenë efektive në aspektin politik dhe atë elektoral kthimi i Edi Ramës në objekt kryesor të luftës opozitare? Si është përdorur për pozicionet brenda PS-së aleanca Nano-Rama dhe si është përdorur në luftën kundër korrupsionit?

    Unë besoj se lufta politike e opozitës ka qenë multidimensionale dhe sulmet ndaj Edi Ramës kanë qenë pjesë e së tërës, çka do të thotë se edhe rasti i fundit nuk është subjekt i pavarur, por pjesë dhe pjellë e formacionit politik që e ka fryrë figurën e tij artificialisht duke e "mbytur" me fonde që në mjaft raste u janë marrë qyteteve të tjerë.

    Sa kohë gjithë vëmendja dhe shpresat e socialistëve, të cilëve u kanë rënë totalisht kredencialet, është përqendruar tek një figurë megallomane që gllabëron jo vetëm fonde, por edhe sheshe publike dhe media, atëherë edhe objekti i sulmit opozitar nuk mund të mos quhet i efektshëm.

    Tendencat e të majtëve në komisionet hetimore për t'i çuar këto të fundit drejt dështimit nuk janë gjë tjetër vetëm tentativa të sforcuara për të mbuluar të vërtetat që qarkullojnë sot në mjediset qytetare të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

    Përsa i përket aleancës Nano-Rama mund të them se muaji i mjaltit për ta ka mbaruar, sepse akuzat publike reciprokisht të merituara kanë qenë tepër të rënda aq sa nuk mund të ketë më rigjenerim të lidhjeve të tyre, qofshin lidhje të interesit reciprok në prag humbjeje.

    A ka testime opozita mbi ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj korrupsionit dhe a mendoni se ka ndikuar komisioni hetimor për Bashkinë e Tiranës për mirë në këtë drejtim?

    Ndjeshmëria qytetare testohet në çdo çast dhe kudo. Ajo konstatohet në terren, por po aq lehtë vlerësohet në takimet e hapura apo komunikimet e drejtpërdrejta në emisionet radio-televizive.

    Sa kohë shifrat e INSTAT-it apo raporteve të institucioneve ndërkombëtare flasin për kuota të mëdha njerëzish të papunë, mungesë ose pamjaftueshmëri shkollash apo shërbimesh publike si probleme të mungesës së ujit apo mjeteve esenciale të jetesës, atëherë komuniteti bëhet më i ndjeshëm ndaj historive të abuzimit me taksat e tyre.

    Në rastin më të mirë, investimet e Bashkisë kanë qenë vetëm në qendër duke lënë në harresë të plotë brezin e dytë dhe të tretë të zonës urbane.

    Eshtë kollaj të administrosh vetëm qendrën, ndonëse edhe këtu ka mjaft handikape.

    Po ju jap një ilustrim që nuk ka të bëjë me thelbin e çeshtjes. Shikoni si Bashkia e tmerruar nga paaftësia për të administruar ujërat e Liqenit artificial e ka tharë atë, duke u hequr qytetarëve të vetmin vend argëtimi me natyrën.

    Mbi cilat kritere do të përzgjidhet kandidati i opozitës për Tiranën dhe sa do të ndikojë kostumi i tij politik.


    Janë këndvështrime me mjaft komplekse për të arritur në kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës.

    Së pari, ai duhet të ketë një suport të fortë politik, çka do të thotë se nëse opozita do të jetë në bllok dhe do të përfaqësohet me një kandidat, fitorja besoj është shumë probabël.

    Së dyti, duke i konsideruar zgjedhjet e pushtetit vendor si administrative, personi i zgjedhur i opozitës mund të mos jetë domosdoshmërisht një politikan, por dhe një personazh i spikatur i shoqërisë civile me integritet moral dhe përgatitje profesionale, natyrisht me reputacion të gjerë në shoqërinë e qytetit.

    Së treti, mjaft nga njerëzit me prejardhje akademike sot janë më të suksesshmit e botës së biznesit, duke bërë të mundur që të mos futen në poste të tilla me psikologjinë e varfanjakut që hipën të post për të abuzuar, por me dimensionet e njeriut novator e altruist që i shërben komunitetit, si në përmbajtje dhe në etikën e komunikimit.

    Në këtë kontekst opozita disponon vlera intelektuale dhe njerëzore që mund dhe duhet t'i kthejë dimensionet humane ambjentit të Bashkisë së Tiranës.


    Meqë emri juaj u lakua si kandidati i opozitës për Tiranën nga shtypi, a keni një shpjegim për vendin që do të keni mes sfidantëve ose në krah të tyre në këtë fushatë elektorale?

    Së pari do të thoja se citimi në faqet e shtypit të djeshëm nuk demonstron realitetin, duke më dhënë mundësinë të shprehem se në mjaft raste gazetarët nuk tregohen realistë dhe profesionistë.

    Ata shpesh i marrin të dhënat me referenca sekondare dhe u intereson më shumë pështjellimi nëpërmjet lajmeve të bujshme, sesa referenca e drejtpërdrejtë.

    Takimet e mia në Tiranë janë zhvilluar me cilësinë e nënkryetarit të PDSH dhe detyrimin për të realizuar turin paraelektoral, të cilin kolegët e mi po e kryejnë me të gjithë Shqipërinë.

    Unë kam qenë dhe jam i filozofisë dhe i parimit të stabilitetit të funksionit me qëllim që të ketë frymëmarrje dhe profesionalizëm në ushtrimin e tij.

    Në këtë kontekst, detyrat e mia politike dhe funksionin parlamentar më kanë angazhuar në një proces, i cili nuk ka rezultuar i paefektshëm falë edhe kontributit në bllok i të gjithë grupit parlamentar që aktualisht unë drejtoj.

    Por në të njëjtën kohë unë, sikurse kushdo tjetër, nuk mund të isha indiferent në situata të tilla, kur e gjithë opozita kërkon të fitojë zgjedhjet në Tiranë.

    Sëbashku me z.Berisha ne kemi diskutuar në vazhdimësi për ekipin dhe kandidatët e Bashkisë së Tiranës për zgjedhjet e pushtetit vendor dhe kemi gjetur mirëkuptimin që shoqëria civile, natyrisht me një formim të orientuar djathtas, është një hambar i vërtetë vlerash qytetare e intelektuale për të fituar dhe drejtuar Tiranën në vitet që vijnë.

    Unë personalisht kam detyrimin dhe angazhimin të mbështes dhe të udhëheq fushatën e fitores në Tiranë, e cila pavarësisht kompleksitetit problemor është tërësisht e mundshme.

    Ne kemi filluar të ndërtojmë ekipet e fitores. Ditët në vazhdim do të tregojnë linjat e angazhimit politik e qytetar për gjithçka thashë më sipër.


    Kam përshtypjen se shumë struktura partiake të opozitës janë bërë konservatore dhe janë të padirigjueshme në procesin e hapjes së Partisë, siç janë të dirigjueshme në procesin e rezistencës politike? Si do të silleni me ta?

    Përshtypja juaj në disa raste është realiste dhe nuk besoj se kjo përgjigje mund të jepet thatë në këto pak fjalë.

    I duhet kthyer situatës kritike që kaloi PD-ja pas vitit 1997, periudhë, e cila evidentoi edhe diferenca në ruajtjen e linjës konstante të angazhimit politik.

    Sidoqoftë njerëzit që drejtojnë në degët e qyteteve të ndryshme duhet të kuptojnë se duhet një frymë më liberale dhe terren më i përshtatshëm për intelektualë, gra, rini që strukturat politike në opozitë të mos kthehen në administratë të opozitës.

    Tejkalimi i këtyre pengesave psikologjike do ta bëjë PD-në më të zhdërvjellët për misionin e saj të rikthimit në pushtet.

    Rikthimi i figurave të vërteta elitare në angazhimin politik do të ridimensionojë vlerat e opozitës dhe për të bërë realitet atë që thotë Henri Kisinger që opozita e sotme të jetë pozita e së nesërmes.

    Jo vetëm pjesëmarrje e elitës intelektuale, por dhe debati intelektual do të afrojë mbështetjen elektorale dhe ditën e fitores.


    Sfida kryesore e opozitës në Tiranë duket se është siguria që u duhet dhënë qytetarëve se fondet do të shërbejnë për punë publike duke shmangur abuzimet. A ka opozita një plan për të ngjallur një besim të tillë?

    Paratë që vijnë nga taksapaguesit më të rraskapitur të kontinentit janë elementi më i ndjeshëm me të cilin opozita duhet të operojë në fushatën e zgjedhjeve vendore në Tiranë e kudo.

    Nuk mund të justifikohet vjedhja me citimin se vërtet ka vjedhur, por ka bërë diçka. Ky do të ishte përcaktimi më injorant dhe disfatist duke e kthyer konkurrencën e vlerave në kandidim e konkurrim horrash dhe abuzuesish të nivelit më të ulët të shoqërisë.

    Kandidimi është, së pari, prezantim i vlerave njerëzore dhe më pas profesionale dhe aftësie për të administruar një pozicion.

    Për këto arsye mesazhi i opozitës është i qartë: Transparencë e plotë e përdorimit të parave të komunitetit, ndryshe nga bashkiakët aktualë që devizë të pushtetit të tyre patën pasurimin në mjerimin e taksapaguesve.

    Opozita po mundohet të forcojë besimin tek zgjedhjet duke theksuar ndryshimet pozitive tek kodi elektoral. A ka siguri se pengesat ligjore përbëjnë pengesa të vërteta për administrimin lidhur me vjedhjen e votave?

    Është bërë një punë e admirueshme për reformimin e kodit zgjedhor çka shton në mënyrë të ndjeshme sigurinë. Sidoqoftë eksperienca elektorale në Shqipëri ka qenë e tillë që problemet nuk kanë ardhur nga mungesa e ligjit, por nga moszbatimi i tij. Për këto arsye, njerëzit që do të angazhohen për opozitën duhet të jenë tepër vigjilentë sepse është aktuale shprehja "Ujku qimen e ndërron por zakonin s'e harron".


    Ekziston ideja se koalicioni opozitar nuk ka funksionuar mbi bazën e përfaqësimit të vlerave opozitare, por mbi bazën e administratës opozitare. A e pranoni këtë vlerësim dhe si do ndryshoni në të ardhmen?

    E vërteta është se koalicioni nuk ka funksionuar si duhet, kjo ndoshta se formatimi i tij ka qenë më shumë elektoral se sa programor dhe strukturor. Për këtë arsye çështja e konsolidimit të koalicionit është primare dhe imediate me rastin e zgjedhjeve të vjeshtës. Për këtë çështje partitë respektive duhet të prononcohen shpejt ndryshe analizat post-zgjedhje nuk vlejnë shumë. Fjala e vjetër latine thotë: "Meglio prevenire che curare", pra më mirë të parandalosh se sa të mjekosh!

    Ka një sërë raportesh ndërkombëtare kritikë mbi qeverinë rreth korrupsionit dhe çështjes së lirisë së shtypit. A ka rol opozita në këtë qëndrim të ndërkombëtarëve dhe a ka ura kontakti me ta?

    Problemet e korrupsionit qeveritar apo mungesa e lirisë së shtypit, para së gjithash, ndihen nga opozita, e cila ka furnizuar me mjaft informacion të hapur publikisht rreth këtyre problemeve. Por ndërkombëtarët kanë misionet e tyre në Shqipëri që vërtetojnë drejtpërdrejt atë që ndodh realisht. Kontaktet e opozitës me ndërkombëtarët janë institucionale dhe kanë rezultuar të frytshme.

    Kryeministri duket se ka vënë nën kontroll shtypin...

    Uzurpimi i mediave nga qeveritarët është simptoma më e dukshme e neodiktaturave në Shqipëri, ku jo vetëm nuk pasqyrohet opcioni i opozitës apo zëri i pavarur i intelektualëve, por më e rëndë akoma është deformimi i opinionit publik, çka ka detyruar opozitën të ngrejë fort zërin në Kuvend për të frenuar këtë inkuizicion të kohërave moderne.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    human
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Megjithese Bamir Topi nuk e ka pohuar se do te jete ai kandidati opozitar per bashkine e Tiranes, intervista e tij ka vend mjaft per te kuptuar se sa te veshtire e ka blloku ku ai eshte rreshtuar per te gjetur nje konkurent te Edi Rames:
    ..."Ky element shikohet edhe në kryeqytet, i cili ka një fizionomi me disa standarde, pasojë e politikave superficiale të kreut të bashkisë, i cili përveç mungesës së vizionit integral të zhvillimit të metropolit shqiptar, është nën hetim për abuzime me fondet publike apo donacionet që i janë dhënë bashkisë."... Kjo eshte nje nga pikat ku opozita e mbeshtet tani per tani fushaten Anti Rama, domethene tek komisioni i inicuar prej tyre per hetimin e kryebashkiakut. Pikerisht kjo ka qene edhe qellimi kryesor i opozites kur e ka kerkuar ate. Dhe besoj se me shume se te gjithe krahu i djathte politik eshte me i interesuari qe hetimet te mos perfundojne deri ne zgjedhjet lokale. Topi rrezaton edhe shterpesine e deritanishme te opozites per te dhene pikepamje te efektshme ne lidhje me administrimin e fondeve te bashkise nga Edi Rama dhe pikat kryesore te programit me te cilin do e sfidoje kandidati i saj. Eshte kollaj te thuash "eshte bere dicka, por mund te ishte bere me shume"; trego cfare ke bere ti si opozite kur ke qene ne pushtet(meqe behet fjale per te njejten opozite), cfare do te kishe bere ne vend te Edi Rames dhe cfare do te besh me mire se ai. Ndersa e konkuronte ate ne zgjedhjet e fundit, Besnik Mustafaj premtoi se do te ndertonte metro ne Tirane, por ky premtim nuk u mor parasysh nga elektorati dhe tani duket se as nga opozita. Kur thote se me gjendjen aktuale te liqenit Edi Rama u ka hequr tiranasve "te vetmin vend ku ata ndiheshin ne paqe me natyren", Bamir Topi e fillon keq ate qe quhet manipulim i opinionit publik per qellime elektorale. Sepse ai s'mund te fshehe punen vertet te paimagjinueshme gjate pushtetit te partise se tij, per heqjen e kioskave te parkut Rinia dhe anes Lanes. Dhe te pakten vetem "PAQJA ME NATYREN" nuk duhet permendur ne programin e opozites se udhehequr nga Berisha...
    jetoj jeten time, vetem sot

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nikoll Lesaj, ne se vertet ka shpallur kandidaturen do ket marre urdher nga KUPOLA.
    Ngaqe nuk di se si i ka lidhjet Nikolla me Mafien e ndertimit sdi dhe ta kuptoj kte aventure te Lesit.
    Ne se Lesi nderton grataciela si te tjeret athere kuptohet pse kandidon. Edi Rama ka ne dore Mafien e Gratacielave dhe nje ndertus Gratacielash i bindet Edit.

    Nikolla sic duket hyn ne kte loje per te "shuntuar" elektoratin anti-Rama.
    Pra votuesit qe jan te dyshimte se nuk ja japin Rames ja japin Mikut te PS-se Lesit.

    Pra derdhet voji e bjen ne Lakna.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-12-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    6
    Me vjen shume keq qe nuk keni patur mundesi te ndiqni live (per ato qe nuk ndodhen ne Shqiperi) se cili njeri e drejton bashkine e tiranes. Nje palaço i vertete qe vjen ne nje salle parlamentare me megafon dhe qe lexon pinokun dhe borebardhen nderkohe qe deputetet po diskutonin pikerisht per te. Eshte e vertete qe ai ka bere disa gjera te medha ne Tirane po aq sa eshte e vertete qe edhe ka shkaterruar shume gjera. Perveç liqenit qe tashme eshte mbyllur si çeshtje nje pike akoma me e rendesishme eshte "kthimi ne identitet" i bulevardit Deshmoret e Kombit ku te gjithe ndertesat jane ne te njejten lartesi pervec dy kullave gjigande me leje nga Edi Rama. Bulevardi eshte nje " objekt i rendesise se veçante" qe po shkaterrohet barbarisht, rikujtoj qe edhe hotel rogner mund te ishte ngritur 20 katesh po nuk u lejua pikerisht per kete arsye. Prishja e Lanes me te vertete kerkonte guxim por prishja e ketyre grataçelave qe ndertohen ne çdo vend dhe qe po i marrin frymen Tiranes eshte shume e veshtire per te mos e thene e pamundur.
    Nje çeshtje tjeter e rendesishme eshte vdekja e biznesit te vogel ne shqiperi pikerisht nga taksat e larta dhe te pakuptimta te kryetarit te bashkise. Tani po te kesh nje dyqan te vogel duhet te paguash edhe takse trotuari edhe takse polici edhe takse pastruesje edhe takse reklamash etj etj pervec tatimeve vjetore qe kane arritur ne shifra marramendese.
    Per te mos folur pastaj per lyerjen e fasadave me ngjyrat alla Rama qe tani i ka dale plotesisht boja dhe ngjajne si te vjella e jo si te lyera.
    Megjithate nuk duhet mohuar puna qe ai ka kryer dhe guximi qe pati ne pastrimin e lanes dhe te parkut Rinia. Por kjo nuk do te thote qe te abuzosh me pushtetin duke keq shpenzuar per te mos thene vjedhur leket e taksapaguesve shqipetar.
    :^proton

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 06:50
  2. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për zgjedhjet
    Nga white-knight në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51
  3. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  4. "Zogu I Zi" Tirane.
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 02:44
  5. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •