Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Postime
    61

    "Beat" poetry ose poezia "Beat"

    beat eshte ose ka qene nje rryme ne poezine amerikane qe gjalloi pergjate viteve post-lufta e dyte boterore deri me mbarimin e luftes se ftohte. disa nga autoret me te njohur jane jack kerouac, allen ginsberg, lawrence ferlingheti, michael mcclure etj. po pata mundesi do shkruaj me shume per vete rrymen. tani e shkruaj nje poezi.



    Shirerat e Shkurtit


    NE SECILIN MARGARITAR
    KA DIC TE VRAZHDE


    dhe cdo **** e thengjillit
    te zi
    dikur ka qene perplot jete
    Nen lekuren e vet
    cdo guru
    e permban budallain

    por
    askush
    sikur
    une

    qe tinezisht mundesoj
    lirimin
    e mbushur me zhabinoke
    me bar sykalter
    me gjurme te arta pranverore
    nga maja e kodres
    dhe ajrin prej nga shperndahet
    aroma e trendafilit
    dhe moraces.


    Michale McClure

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    Jam duke pritur


    Jam duke pritur qe ceshtja ime te dale ne
    Shesh
    Dhe jam duke pritur
    Nje rilindje cude
    Dhe jam duke pritur qe dikush
    Pernjemend te zbuloje Ameriken
    E te vajtoje
    Dhe jam duke pritur
    Zbulimin
    E nje kufiri simbulik perendimor
    Dhe jam duke pritur
    Shqiponjen Amerikane
    Vertete t`i hap krahet
    Dhe jam duke pritur
    Epoken e Shqetesimit
    Te bjere e vdekur
    Dhe jam duke pritur
    Luften per te luftuar
    Qe do te bente boten me te
    Sigurte
    Per anarki
    Dhe jam duke pritur
    Zhdukjen perfundimtare
    Te te gjithe qeverive
    Dhe jam duke pritur vazhdimisht
    Nje rilindje cude
    Jam duke pritur Ardhejn e Dyte
    Dhe jam duke pritur
    Nje ringjallje fetare
    Qe do te pushtonte shtetin e
    Arizones
    Dhe jam duke pritur
    Qe te deponohen Vilet e Zemerimit
    Dhe jam duke pritur ata
    Te deshmojne
    Se Zoti vertete eshte amerikan
    Dhe seriozisht jam duke pritur
    Qe Billy Graham dhe Elvis Presley
    Pernjemend t`i nderrojne rolet
    Dhe jam duke pritur qe te shoh Zotin ne televizion
    Te pajisur me tuba ne altare kishe
    Nese do te mund te gjenin kanalin e duhur
    Qe te kycen ne te
    Dhe jam duke pritur
    Qe Darka e Mbrame te sherbehet serish
    Me nje paragjelle te re te cuditshme

    Dhe vazhdimisht jam duke pritur
    Nje rilindje cude
    Dhe jam duke pritur qe t`ma therrasin emrin
    Dhe jam duke pritur
    Mbarimin e gjalle
    Dhe jam duke pritur
    Babane te vije ne shtepi
    Me xhepat perplot
    Dollare te rrezatuar argjendi
    Dhe jam duke pritur
    Qe testimet atomike te perfundojme
    Dhe jam duke pritur lumturisht
    Qe gjerat te behen edhe me keq
    Para se te permiresohen
    Dhe jam duke pritur
    Qe Armata Shpetimtare te mbizoteroje
    Dhe jam duke pritur
    Turmen njerezore
    Te humbase nga shkembi diku
    Duke shtrenguar ombrellen
    E saj atomike
    Dhe jam duke pritur
    Qe Ike te veproje
    Dhe jam duke pritur
    Qe te perbuzurit te bekohen
    Dhe te trashegojne token pa taksa
    Dhe jam duke pritur qe
    Pyjet dhe shtazet
    Ta rikerkojne token per vete
    Dhe jam duke pritur
    Qe ta trashegoj me
    Testament nje mundesi
    Per t`i shkateruar te gjithe
    Nacionalizmat
    Duke mos vrare aske
    Dhe jam duke pritur
    Qe borcet e lirit dhe planetet te bien posi shi
    Dhe jam duke pritur qe dashnoret e te
    Pervuajturit
    Te shtrihen serish se bashku
    Ne nje rilindje cude
    Dhe jam duke pritur qe Ndaresi i Madh te kalohet
    Dhe jam duke priturme shketesim
    Qe te zbulohet fshehtesia e jetes se perjetshme
    Nga nje praktikant i pergjithshem i fshehte
    Dhe te me shpetoje nga vdekja e pernjemendte
    Dhe jam duke pritur qe te filloje jeta
    Dhe jam duke pritur
    Qe t`i ngris velat per lumturi
    Dhe jam duke pritur
    Nje Lulemaji te ringritur
    Qe ta arrije Ameriken
    Me tregimet e saj te ekranizuara dhe me te
    Drejtat televizive
    Qe u jane shitur vendesve qe me pare
    Dhe jam duke pritur muziken e humbur qe te
    Kumboje serish
    Ne Kontinentin e Humbur
    Ne nje rilindje cude
    Dhe jam duke pritur diten
    Qe do t`i qartesoje te gjitha gjerat
    Dhe jam duke pritur
    Plakun e Lumit
    Qe te pushoje se bredhuri
    Buze klubit te vendlindjes
    Dhe jam duke pritur Jugun me te thelle
    Qe te pushoje se Rindertuari vetveten
    Ne vete shembelltyren e tij
    Dhe jam duke pritur
    Karrocen e kendshme te braktisur
    Te kolovitet lehte
    Dhe te me ktheje mbrapa ne Virxhinine e Mocme
    Dhe jam duke pritur
    Qe Virxhinia e Mocme te zuloje
    Se perse bash Zezaket kane lindur
    Dhe jam duke pritur
    Zotin te vrojtoje
    Prej Bjeshkes se Vrojtimit
    Dhe te shoh Oden e Beselidhjes se te Vdekurve
    Si nje farse te vertete
    Dhe jam duke pritur shpagimin
    E asaj qe Amerikaia ka bere
    Tom Sawyerit
    Dhe panerprere jam duke pritur
    Nje rilindje cude
    Dhe jam duke pritur te rritet Tom Swift
    Dhe jam duke pritur
    Djaloshin Amerikan
    Qe t`i zhesh rrobat Bukurise
    Dhe te hype ne maje te saj
    Dhe jam duke pritur
    Alicen ne Boten e cudirave
    Qe t`ma percjelle
    Enderen e saj te pergjithshme te pafajesise

    Dhe jam duke pritur
    Qe Childe Roland te vjen
    Ne kullen me te erret te fundit
    Dhe jam duke pritur
    Afroditen
    T`i rrise krahet e gjate
    Ne konferencen e mbarme te carmatimit
    Ne nje relindje cude
    Dhe jam duke pritur te fitoje ca aluzione
    Te pavdekesise
    Duke kujtuar femijerine time te hershme
    Dhe jam duke pritur
    Qe mengjeset e blerta te vijne serish
    Fushat egjelbera te budallenjta rinore te kthehen serish
    Dhe jam duke pritur
    Disa tendosje te artit te paparamendueshem
    Te ma dridhin makinen time te shkrimit
    Dhe jam duke pritur te shkruaj
    Poemen madheshtore te paharrueshme
    Dhe jam duke pritur
    Shastisjen mosperfillese te gjate te fundit
    Dhe jam duke pritur panderprere
    Dashnoret qe ikin ne Uren Greke
    Qe nxene njeri - tjetrin me ne fund
    Dhe perqafohen
    Dhe jam duke pritur
    Perjetesisht dhe pergjithmone
    Nje rilindje cude.


    Lawrence Ferlingheti

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    Disa haiku perendimorė


    Hėna e ulėt
    e verdhė mbi shtėpinė
    e qetė tė shėndėrritur mbi llambė

    Shenjė jo trimėruese
    shitorja e peshqve
    ėshtė e mbyllur

    Hėna pati
    mustaket e maces
    pėr njė ēast

    Njė flok i madh i trashė
    i dėborės
    bie fill vetėm

    Fundet e kėpuceve tė mia
    janė tė qullura
    nga tė ecurit nė shi

    Ata zogj qė rrinė
    atje jashtė nė gardh
    tė gjithė do tė vdesin

    Nėntor- sa hundore
    thirrja e dehur
    e Konduktorit

    Hėna,
    Ylli qė bie
    Shiko kudo

    E macja e qetė
    rri pranė shtyllės
    Percepton hėnėn

    Kėsaj mbrėmjeje tė korrikut
    njė bretkocė e madhe
    Nė pragun e derės sime

    Duke u tundur kah
    muri, lulet
    Tėshtijnė

    Shija
    e shiut
    - Perse tė pėrgjunjem

    Mė kot, mė kot
    shiu i madh
    Derdhet nė det

    Nė kabinetin tim tė mjekėsisė
    miza e dimrit
    ka vdekur nė kohėt e lashta

    Karrigia e verės
    vetvetiu luhatet
    Nė tufan

    Zogjtė kėndojnė
    nė errėsirė
    - Agim me shi

    Elefantėt pėrtypen
    mbi bar - tė dashuruar
    Kokė me kokė

    Peshku lufton pėr jetėn e vet,
    dhe fiton
    Duke na stėrpikur tė gjithė ne

    Po afrohet mbrėmja
    vashėza e zyrės
    e shliron shallin e saj

    Jack Kerouac

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    Djale xheloz

    Isha duke menduar per te kaluaren
    Dhe zemra po rihte shpejt
    Fillova te humbas kontrollin

    S`kam menduar te te lendoj
    Me fal qe te bera te qash
    Oh,jo nuk desha te te lendoj
    Une jam vetem nje djale xheloz

    Ndehesha i pasigurte
    Ti ndoshta s`me dashuron ende
    Dridhesha perbrenda
    Mundohesha ti ze syte e tu
    Edhe pse ti mundoheshe qe t`i fshehesh
    Une pertypa dhimbjen time

    S`kam menduar te te lendoj
    Me fal qe te bera te qash
    Oh,jo s`desha te te lendoj
    Jam vetem nje djale xheloz,kujdes
    Jam vetem nje djale xheloz,kujdes zemer
    Jam vetem nje xheloz


    John Lennon

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    XXXXXXXXXXXX

    Jeta ėshtė sėmurė
    Qentė kolliten
    Bletėt lundrojnė
    Zogjtė kolliten me zor
    Pemėt sharrohen
    Pyjet ēirren
    Njerėzit vdesin
    Kėpushat pėrpiqen
    Librat gėnjejnė
    Milingonat fluturojnė
    Mirėupafshim


    Jack Kerouac

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Duke zhgarravitur ne verande

    Aromatike, me ngrohte ketu sesa ne dhome
    Era feshferin ne lulet e gjarprit me zile
    A e pate renien e yllit Perse mbreme
    * * *
    Shkelqim ne Fletirons, shkendija dielli
    ne re, lekunden guralecet bojkafe
    deget e pemes lekunden
    Shume drite maje makines, duhet te fle
    * * *
    Deshiroj ate shtepine me tulla ne Meipellton
    Shitet:"Pasuria e patundshme Mur"
    Por cmimi shume i larte
    Jam shume i pergjumshem te marr ne telefon
    * * *
    Rete pluskojne nga fund i botes
    A keni dhome aq sa duhet per shperthimin ndotes
    Telefono Gerin, te shohim c'mendim ka
    11 korrik 1980

    Ajo peme eshte me e larte se nje shtepi
    si nje qen me floke qe i varen mbi koke
    bishtaja jeshile te gjata varen nga deget e saj
    * * *
    Balene qenka ajo re e madhe gri qe pluskon
    Mbi Fletirons, nje kerpudhe, anije-kala
    Nje mal me drite dielli dhe brigje
    eshte nje tis mjegullor
    * * *
    Veshtroj, r ene qiell,
    papritur hijet e tyre bien aty ku zonja Herst
    ne rrugen Meipellton sperkat lendinen e saj
    * * *
    Mes vere, gjethe jeshile, intime mbi panja
    Kopshti perpara, lule te bardha
    Ngaqe eshte thjesht kaq bukur tani
    Sa merzitem qe po shoh mrekulline e stines
    * * *
    Sperkas lendinen, eshte shume vape
    gumezhime femije, rruge, autoradiot luajne disko memece
    Re te hirta si cadra nen diell shkelqimtar
    Kam qene i ri dikur, i hutuar
    Si ajo vajza e vogel, gushezbuluar
    Pergjate rruges
    * * *
    Ketu ku jam ulur, me kemben mbi gju
    sirenen e larget monotone te nje ambulance po degjoj
    Gjethet e vogla te pemes se holle tremben e kercejne
    Pika shiu bien rende dhe era e ozonit
    perhapet neper verande
    * * *
    Te gjithe e duan shiun, pervec atyre qe i ze me kostume biznesi
    Zogjte cicerojne, gjethet e pemeve lekunden te gezuara
    Era elektrike
    Vjen nga qyteti drejt spektatoreve ne ballkon
    2 Gusht 1980

    A e copetoi ekologjisti te dashuren me sopate ne Filadelfia
    Dhe e fshehu kufomen nje vit ne trung?
    Cfare ben ai djali gjysmenudo ne trotuar
    me mendimin e tij kalimtar per kete?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Ginsbergu ky me lart.

Tema tė Ngjashme

  1. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  2. Unė dhe poezia
    Nga Kryeplaku nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-06-2005, 06:48
  3. Georg Trakli, Driteroi Dhe Poezia Si Mesianizem
    Nga shigjeta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2003, 02:41
  4. Struga, aty ku poezia jonė u ndie e vlerėsuar
    Nga marinI nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •