--------------------------------------------------------------------------------

Ilir Bushi

Tė mbyllen urgjentisht tė gjitha vatrat e bixhozit nė Shqipėri, sepse familjet tona po rrėnohen, ndėrsa burri im para 3 ditėsh ka lėnė pantallonat nėpėr makinat elektronike tė pokerit". Kėtė apel e ka bėrė dje Margarita Trebicka, bashkėshortja e Kristaqit, e cila banon nė Rrugėn e Kavajės dhe ka 4 vjet qė mallkon pronarėt e lojėrave tė fatit, ku ka nisur tragjedia. "Ishim tė pasur dhe tani jemi futur nė borxhe dhe kjo ėshtė njė ēmenduri", apelon ajo.

Pėrse jeni kaq e revoltuar?
Sepse halli im ėshtė i madh. Kėtė hall ma kuptojnė vetėm ato gra qė i kanė burrat mikrobxhinj tė bixhozit. Kam ardhur nga emigracioni pėr tė ndėrtuar njė jetė tė lumtur nė vendin tim, por vesi i burrit tim, Kristaqit, ma ka rrėnuar familjen dhe tani ndihem e shkatėrruar. Rruga e vetme ėshtė tė mbytem dhe tė lė kalamajtė rrugėve, ose ndarja.

Ēfarė ju ka ndodhur konkretisht?
Kam dy vajza dhe njė djalė qė duan bukė dhe veshmbathje. Pėr kėtė punuam burrė e grua nė Greqi pėr 6 vjet. Me djersėn e ballit bėmė ca parą, por im shoq i shkatėrroi duke lozur bixhoz. Shkonte sa nė bingo aq edhe nė lojėrat elektronike. Dhe brenda 4 vjetėve ka humbur rreth 68 mijė dollarė, duke na futur edhe nė borxhe.

Si e filloi bixhozin burri juaj?
Nuk e di. Kur erdhėm nė Tiranė, mė 1999, gjatė vitit tė parė mė thoshte ndonjėherė se shkonte nė bingo pėr tė kaluar kohėn, por kjo nuk mė shqetėsonte. Pastaj iu bė njė sėmundje kronike dhe nė fund para tri ditėsh erdhi nė shtėpi pa pantallona dhe kjo nuk mund tė durohet mė nga asnjė grua.

Pėrse erdhi pa pantallona?
I kishte lėnė peng nė njė sallė ku luhej me makinat elektronike. Ato pantallona ishin pjesė e njė kostumi tė shtrenjtė qė e patėm blerė kur ishim me pushime nė Itali. Pasi kishte lėnė 400 mijė lekė nė bixhoz im shoq la peng zinxhirin dhe orėn. Pastaj nė orėt e vona la bluzėn dhe pantallonat. Sipas tij, ai qė ia kishte marrė peng, i kishte bėrė nder. Kjo ėshtė ēmenduri dhe unė do tė largohem njė sahat e mė parė.

Pėrse nuk jeni alarmuar mė parė me vesin e burrit tuaj?
Nė fillim nuk ishte shqetėsuese, sepse luante me shuma tė vogla. Bile thoshte se kishte fat dhe njė ditė fitoi nė bingo 480 mijė lekė me tė cilat bleu njė motor tė bukur. Por mė vonė humbi aq parą, saqė mund tė blinim dhjetė makina tė shtrenjta.

Ēfarė arsimi ka burri juaj?
Ka mbaruar tė mesmen, ndėrsa unė kam kryer studimet e larta pėr mėsuese. Por nė kėtė ves tė poshtėr nuk ka tė bėjė shkolla. Ka plot njerėz qė kanė mbaruar universitetin dhe e kanė fiksim bixhozin. Kėtu duhet tė vėrė dorė shteti dhe t'i vėrė fre bixhozit.

Po nė Greqi a luante bixhoz burri juaj?
Atje s'kishte kohė tė hante bukė, sepse punonte si kamerier nė njė klub pėr 14 orė rresht. Edhe atje kishte disa vende tė posaēme bixhozi, por ishin me karar dhe shanset ishin tė barabarta pėr tė humbur ose pėr tė fituar. Kurse kėtu tė gjithė burrat qė hyjnė pėr tė luajtur e dinė qė do tė humbasin. Ndėrsa ne gratė po qajmė dhe po shkatėrrohemi ēdo ditė.

Ju vetė me ēfarė merreni?
Kam kėrkuar punė si mėsuese, por ende nuk kam gjetur. Megjithatė nuk kisha nevojė tė merresha me ndonjė punė, sepse paratė na mjaftonin. Por ai i humbi tė gjitha, duke mė thėnė se ia kishte dhėnė borxh tė vėllait. Nė fakt i kishte lėnė nė bixhoz e tani ka hyrė nė borxhe. Kam gjithė ato halle dhe fėmijėt duan bukė dhe rroba.


"Dy gra japin gjak pėr tė larė borxhet e burrave tė tyre"

"Dy shokė tė burrit tim qė luajnė bizhoz, i kanė detyruar gratė e tyre qė tė japin gjak pėr tė siguruar paratė e lojės". Kėshtu tregon Margarita, e cila shton se rruga e bixhozit e ēon familjen drejt shkatėrrimit. "Unė i kam njohur tė dyja gratė dhe ju them se ato jetojnė ēdo ditė me ankth dhe tension, sepse e ardhmja e tyre nuk ka asnjė zgjidhje", vazhdon Margarita. Mė tej nė lidhje me kėtė problem ajo shton: "Njėri prej tyre, pasi humb nė bixhoz, bėhet i dhunshėm dhe e rreh gruan duke e detyruar tė shkojė nė spital pėr tė dhėnė gjak, ndėrsa tjetri e dėrgon duke i premtuar se nuk do tė luajė mė". Por, sipas saj, tė nesėrmen gjithēka nis nga e para...


"Shumica e divorceve, shkak kryesor bixhozi"

"Rreth 70 pėr qind e divorceve kanė si shkak kryesor pasionin e burrave pėr tė luajtur bixhoz". Ky pėrfundim ka dalė nė muajin maj tė kėtij viti nga statistikat e gjykatės. Sipas kėtyre statistikave, numri mė i madh i grindjeve familjare dhe i divorceve nė Shqipėri ėshtė pasojė e vesit tė burrave pėr lojėrat e fatit. Kėtu pėrfshihen tė gjitha lojėrat e fatit, si: bingo, lojėrat elektronike, bilardo, poker, lojėrat me zara etj. Thelbi i kėtyre divorceve ka tė bėjė me faktin se shumica e meshkujve luajnė bixhoz me paratė e parashikuara pėr ushqimin e pėrditshėm dhe veshmbathjen. Nė kėtė mėnyrė ata humbasin lekėt e bukės dhe, pėrveē kėsaj, hyjnė nė borxhe. Sipas kėtyre statistikave, 20 pėr qind e kėtyre burrave janė detyruar tė shesin shtėpitė, duke i lėnė pjestėarėt e familjes nė qiell tė hapur ose duke marrė pėrkohėsisht shtėpi me qira. Por si shkak i pėrhapjes sė madhe tė bixhozit nė Shqipėri pėrmendet papunėsia dhe shpėrndarja e gjerė e sallave tė bixhozit nė tė gjithė vendin. Dhe nė shumicėn e divorceve janė gratė ato qė duan tė ndahen nga bashkėshortėt e tyre.