Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Hallall ta boft zoti tonight!!!

    ......u futa me nje dyqan bastesh,se pse me pelqen ndonjeher edhe pse humbet,dola me vrap.Mbante era kuajsh ai dyqon."Baaaaaa" ja bona,sa gerthita un kur ja bona "baaaaaa" njones qe kalonte prane meje 10 lepra i dolen nga trupi.U tremben dhe u shpendane per te gjet strofull tjeter.Ferkova syte ca po ndodh,gjera abstrakte pa kuptim.Kjo thashe eshte pyetje ime e vitit,ku ta gjej pergjigjen ku ta gjej?Kalova afer nje dyqani me filma,po hyj nje her.Nje goc te banaku,me nje tualet te rende me pa nga koka te kembet,iu afrova rradheve te filmave kur ajo mbrapa meje me tha
    -Une e di qe ti ske ardhur ketu per te bler ndonje film
    -Hallall ta boft zoti tonight,si e gjete?
    -Une te njoh,e di shume mir qe ti je person qe sgenjen dot
    -E di,e di, genjeshtra gjithmon me ka dhen probleme keshtu vendosa te tregohem i paster gjithmon.
    Buzeqeshi dhe ngriti pak bluzen per te nxjerr nje fotografi,kur i pashe nje lepur te vogel tatuazh poshte kerthizes.
    Pa ma treguar fotografin me tha
    -Kjo eshte ajo qe kerkon
    E pashe fotografin,nje goc lakuriq,shume seksi,po kjo sishte pergjigja ime.
    -Me vjen keq po kisha ne mendje dicka tjeter
    -Kjo eshte pergjigja jote,a do te dish per leprat apo jo?
    -Po
    -Kalo ate deren ne fund dyqani dhe kjo goca do ta shpjegoj
    Po ecja pa e ditur se ku.........


    JACK DANIELS dhe nje kuti FERRERO ROCHER
    Discover me like emptiness.......

  2. #12
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Episodi 666

    ........nuk e di,me shume po me terheq ajo femra lakuriq ne fotografi apo shpjegimi i leprave.Hapa deren dhe gjeja e pare qe me ra ne sy ishte se cdo gje ishte e mbushur me qime.Divanet,abazhuret,karriket....me te njejten ngjyre.Te murrme.Mendova se e gjitha kjo ishte nje shaka,une i vetem aty nuk kisha ca te beja,bera te kthehem kur nje ze me foli
    -Afrohu
    Zemra beri nje kapercim se nuk e prisja,kthej koken rrotull nuk shoh asnje gje.
    -Ketu
    Ne cepin e dhomes shoh nje gje te ngritur qe me tregonte nga te shkoja.I afrohem dhe e pashe qe ajo ishte nje dore e mbuluar me qime,vura re dhe nje trup,ca floke te gjata dhe dola ne perfundimin se kisha te beja me nje njeri te mbuluar nga qimet.Sa bej te them dicka me thote
    -Fol ngadale se mos i zgjon.
    -Ke?
    -Keta me tha
    Vura re me veshtiresi se midis qimeve te trupit po flinin ne paqe ca lepuj.Zgjata doren ti perkedhelja.
    -Ti nuk do ta besh ate-me tha
    -Pse jo?
    -Nuk te kujtojne gje keta?
    -I vogel nuk kam pasur lepuj per te luajtur
    Nuk e dija ca po ndodhte dhe nuk po me pelqente ku isha doja te ikja
    -Ti them une mos te kujtohen-me tha
    -Po degjoj
    -Afroju me tha te ti them ne vesh
    -.................................................. .......
    Me tregoi te parin,u shtanga,me tregoi per te dytin,te tretin te katertin.......dhe keshtu deri te i nenti.Fytyra ime merrte trajta te shquara dhe te pashquara nga habia.Ne nje cep te trupit te saj po rrinte lepuri me i vogel kur ai hapi syte.Do kishte degjuar peshperimat.Ishte numri 10.
    -As kete nuk e njeh-me tha
    -Jo
    -Afroju te ta them
    -..............
    -Nuk e njoh-ia preva
    -Shume kohe me pare rrugeve po ecje me nje shok kur nje person iu flet nga mbrapa.......
    -.....dhe kerkonte ndihme-degjova zerin tim te fliste-kishte nje problem te madh,nje jave e ndihmuam me sa kishim mundesi,na erdhi shume keq.Ishte vetem i harrakatur nuk dinte nga shkonte donte vetem qetesi dhe nje streh qe te organizonte veten.Cdo gje ja bem sikur e njifshim prej kohesh pa asnje qellim.Derisa kur do u ndanim dhe ai te vazhdonte punen e vet i thashe qe kur te behej mire te kalonte prap ketej nga ne per nje kafe.Ma ktheu se ju te ftoni per kafe po te merrni nje whiskey.Aty me preu fare,u bera pishmon qe e ndihmova doja te beja dicka po shoku im si me i madh qe ishte dhe me i llogjikshem me tha "Mos u merzit e di ti ate shprehjen,,katunari qe eshte katunar gjithmon ka frik se mos ja fut qytetari,,dhe kjo nuk vjen per faktin se ku jeton apo nga cfare krahine je, po per njerez qe jane te ngushte,tinzar dhe te keqinj dhe shohin 1 meter katror rreth vetes"
    -E mbake mend-me tha
    -Po prap une nuk te kuptoj,si i personifikon ti keta me lepuj-i thashe
    -Ata u kthyen vet
    -Po si?
    -Duro,cila eshte endrra jote?
    Shume deshira luftonin njera-tjetren brenda meje,po e vetmja qe eshte konstante brenda meje po dilte fitimtare.Buzeqesha.
    -Mos me genje-me tha
    "Ti nuk genjen dot mu kujtuan fjalet"
    -Dua te puth nje planet-i thashe
    -Si e ka emrin?
    -Afroju te ta them
    -....
    Qeshi.
    -E dija qe ti nuk genjen dot-me tha-po bej kujdes se largesia ndryshon me stinet,disa koh e ke afer disa koh e ke larg dhe endrrat vjeterohen me shpejt se enderrimtaret!!
    -Nuk e di
    -Duhet ta dish,tani po ta them pse keta u kthyen ne lepuj
    -????????
    -Sepse enderronin kur endrrat u kthyen ne asgje!!!!!
    Me erdhi rrotull dhoma.
    -Po kjo fotografi?
    -Shihe me vemendje
    Po e shihja.E njohta.Ishte ajo goca qe iu tremben leprat te dyqani i basteve.Mendja me punoi.Ngrita syte dhe pashe te njejtet sy si ishin ne fotografi.Me mire po iki.
    -Me duhet te largohem-i thashe
    -Mire,mos harro dicka,shih per shenja qe do shohesh ne jete
    Dola nga dhoma,ajo goca prap aty qe me nje reviste ne dore ma ofroi ta merrja.Pa i folur ja mora dola nga dyqani dhe po ecja duke menduar gjithcka cfare ndodhi.Kthej revisten nga fundi shoh horoskopin dhe lexoj-
    Binjaket
    22 Maj-21 Qershor
    "Sot nje dite e cuditshme ka per te ndodhur,te gjitha ca te jan thene ne konfidence eshte mire ti mbash per vete ndryshe gjarpri do dali nga foleja dhe do te pickoj.Ne rast emergjence nje shishe Jack Daniels dhe nje kuti Ferrero Rocher te hyn ne pun"
    Discover me like emptiness.......

  3. #13
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Evian,sekreti i rinise!!!!!


    Substanca e lendeve kimike me diapazon te gjere gjeometrik nuk egziston.Absorbimi i jetes monotone me nje shoqeri problematike egziston.A duhej qe evolimi i njeriut te arrihej?Po a kemi evoluar?Ne nje shoqeri ku kafsha per kafshen gezon kur njera i shpeton vdekjes kurse njeriu qan e bertet nga inati kur shoku i vet shpeton dhe e sheh qe do vdesi vetem,gjithe teoria e evolimit rrezohet,ne baze te principeve qe na cojn perpara.Aktualiteti i abstraktes eshte dicka qe e kthen te verteten ne genjeshter pa permasa te menduara ndonjeher apo te eksperimentuara nga te gjitha qeniet e rruzullit tokesor.Vulgarizmi i te qenurit njeri te con ne ambiente te humbura te trurit njerezor ku pervetesohen dhe sjellje paradoksale,injorance apo idiotesie nga te cilat e bejn kafshen superiore.A eshte kafsha me superiore?Ne aspekte te jetes dhe ne kulturen qe fiton njeriu JO.PO ne cinizmin dhe urrejtjen.Padituria e shkalleve bashkekohore nuk eshte e lindur,nje nga nje mundohemi ti ngjisim gjate gjithe egzistences tone po shume nga ne rrezohen dhe kjo vjen nga xhelozia se nuk duam ti ngjisim ne te njejten koh.Krenaria eshte ajo qe na shtyn perpara eshte dhe ajo qe na rrezon.Pasiguria e te kaluares trashegohet.Pushtimi i alieneve eshte afer......lolllll......o Denk ku je se ste kom pa keto kohet e fundit.Jeta ime tani eshte Death Metal dhe Big Fahin Ti*s...lollllll
    Discover me like emptiness.......

  4. #14
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Thin ice fresh mint!!!!!!!!!!!!

    Ekzictenca ne heshtje eshte nganjehere e domosdoshme,per vet faktin se nuk ke c'te thuash.Asgje nuk ndryshon pervec reklames se fundit.Fundja me keshilluan te shikoj reklama dhe une si nje qenie bindese ate po bej.Vetem lutem te ndryshojne sadopak.Pasi aspekti i shitjes se sapunit per djath nuk ka vlere me.Mbase si i alienizuar mendoj te flas me tinguj apo me zhurma te pa perceptuara me kulmin ne acarim.
    Dime.... ketu jam ne nje tavoline me ty i fshehur para nje birre .....dhe jeta ime eshte tani me bjonde dhe five times a nite!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  5. #15
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Mosmarreveshja ne kushte te barabarta lind divergjenca te vetquajtura mondane dhe te pabazuara ne aktivitetet tona.Moskuptimi i argumentave te shtruara gjeresisht lind ne fyerje dhe inate ku arsyeja humbet dhe vendin e ze pjesa erresire qe cdo njeri e ushqen po ka frik ta shprehi hapur.Agresiv,agresion,i agresivuar,i bardh, i zi ,i kuq,i verdh gjera qe nuk i ndaj dot nga njera tjetra.Llogjika dhe toleranca mungon per arsye se nuk duam te pranojm situata sado te thjeshta po qe nuk jan te idealizuara ose te prodhuara nga ne.E ardhmja,e pasardhmja,kolonizimi i te sotmes me te nesermen,nje enderr e stresuar qe te thith brenda dhe te nxjerr jashte pa te dhene mundesi per tu kapur diku.Verdikti jon,fitimtar.Verdikti i endrres,i deshtuar.
    A mendon truri pa nje trup?A mendon trupi pa nje tru?.....do ta them me von....lollll...
    Discover me like emptiness.......

  6. #16
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Importimi i mendimeve e nxjerr trupin asnjanjes,eksportimi i mendimeve e nxjerr trurin asnjanjes.Mundesia qe na jepet per te hyre ne kontakt te drejt me realitetin e mesuar na zhgenjen.Dobesia e parjes se gjerave me me optimizem dhe shtremberimi kavalaresk i kuadrateve te zgjuarsise te leshon si elektron i lire ne fushen kimike te budallallekut.Moskonceptimi i harmonise te ben te eger ,skeptik per ca mendon dhe te huaj.Pamundesia per te kujtuar te miren dhe te bukuren te shkakton nje gjendje cmendurie dhe mendimi i vetvrasjes behet i fuqishem.

    Shkarkohem ne nje varg trupash
    me venat e mia bej gati litarin
    terheq kembet e prera nga treni
    po kush do ma vej litarin se skom duar.....lollllll.....
    Discover me like emptiness.......

  7. #17
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    Dime na lodhe vallaj!!!

  8. #18
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Me fal Krispi!
    Po shkruaj dicka tjeter po nuk eshte personale (duhet me u sqaru se ndryshe plas sherri...lolllll....).I vetmi qe po bo gallate keto kohet e fundit ketu duhet te jem une...lolll.
    Vetem me thuj ca mendon per kete poshte.


    Gjithcka qe duhet te dini per asgjen!!!!!
    Kush e lexoi?????????????????????????


    Amanda dhe un!!!!


    Rruga e ngushte te conte pas disa pemeve qe sapo u kishin rene gjethet,ferra kishte anash te mbuluarar me ca rrjeta merimangash ku shume insekte prisnin fundin e tyre.Me kishin thene gjithmon kur isha i vogel se aty mbrapa cifte benin dashuri po asnjeher nuk kisha guxuar te ikja vetem.Kalonte koha dhe pemet dhe ferrat rriteshin me kohen po ashtu edhe une.Toka e shkelur kushedi sa qindra here nuk i kishte dhene mundesine barit te rritej.Pse mos te ikja dhe une atje?Pothuajse te gjithe cunat e lagjes e kishin pare ate vend,biles dhe shume te tjere nga rrethet e kishin vizituar.Ishte bere si qender turistike per shume te panjohur.Vrapova nuk mu durua.Po te gjeja ndonje cift duke bere dashuri do tu kerkoja falje.Te fundi i ferrave pashe se ambienti u hap bar jeshil shume batanije te vjetra asnje gje e vecante.Thashe se isha vetem kur shoh te nje cep Amanden .
    -Amanda ca po ben aty?
    -Dime sa me trembe,ti ca do ketu?
    -Thashe ta vizitoja dhe une kete vend se ju asnjeher sme keni len me perpara.
    -Pse mos doje te beheshe dhe ti fotograf?
    -Cfare eshte kjo puna e fotografit?
    -Prit te te tregoj ca foto
    Mori nje lopate plastike dhe hapi nje grope.U kthye me nje dore plot me fotografi.
    -Shikoi
    Ishin pornografike.E pashe Amanden duke u rritur lakuriq.I ndryshonte trupi me vite.
    -Sa paske bere ti per vete,po kush ua ka bere keto fotgrafi?
    -Ky
    E pashe fotografine qe me drejtoi.Ishte nje djale mundohej te rrinte sa me serioz po pak me pamje anadollake.
    -Po si e lejuat?-i thashe
    -Na u lut,nuk i binte ne mendje cfare benim ne ,kishte pasion shume fotografine,e merrte shume seriozisht biles merzitej kur i thoshim kjo nuk ka dal mire.
    -Cfare robsh,po si e quanin?-e pyeta
    -Ne e therrisnim FF
    -Qe do te thote?
    -Dhe ti Dime,FF eshte shkurt per F*CK FACE
    -F*CK FACE...uaaaaaahhhhhhaaaaaaaaaahhhhaaaaaaaaaaaaaaaa aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaa ahaaaaaaaaaaaaaahhhhhhhhaaaaaaaahhhhhhhhhhhhhhhhhh hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
    -Me kenoqe fare Amanda
    -Ashtu huh.po tani Dime do te me kenaqesh dhe mua apo do dhe ti te behesh fotograf?
    E pashe Amanden dhe mendova ate shprehjen ne anglisht"You won't know me 'til you've tried me", po ja ktheva me nje shprehjen e vjeter n'Tiron
    -Pse ca jom un student me valixhe druni huh?
    Discover me like emptiness.......

  9. #19
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Je i modh Dime!Pershendetje!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •