Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 40
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    NIOBEA - Théophile Gautier

    Permbi nje cope shkemb, nje fantazme prej guri,
    Mjekren ne dore e berrylin permbi gjurin e vet,
    Me kembet futur thelle ne dhe si rrenje druri,
    Pa ngritur kurre koke, qan e s'pushon per jete!

    Ne ç'pus dhimbjesh ta marin syte gjithe ate uje?
    Ç'menxyre te ka gjetur e ç'brenge te mundon?
    Me thuaj ç'far te ther ne zemren prej statuje,
    Qe gjiri yt i gdhendur mantelin peshe e çon?

    Lotet e tu tek bien nga syte sere-sere
    Pareshtur, pike-pike, e gjithe po ne nje cak,
    Aty ne kofshen tende prej guri kane bere,
    Nje zgaver ku gushkuqi vjen pi e krahet lag.

    O ti simbol i heshtur i vuajtjes njerezore
    Niobe pa femije, atje n'Athos, qe qan,
    A ne Galgote, Mem' e shtate dhimbjeve mizore,
    Jo, s'matet dot me lotet e tu ne nje oqean!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Balada e te deshperuarit - Henri Murger

    -Kush po troket aty ne dere?
    -Hape jam une -Kush je ti?
    Ne mes te nates, Zot i ndjere,
    S'e kam zakon te qas njeri.

    -Hape!-Kush je?-Bore e acar!
    -Hape!-Kush je?-Oh, hape shpejt!
    -Me thuaj emrin!-Si ne varr
    kallkan jam bere e ngrire krejt.

    Me rane kembet gjithandej,
    Ec edhe ec e mos qendro
    Ne kend te vatres me jep leje
    Te ulem pak,-Akoma jo!

    Si ta thone emrin?-Jam Lavdia
    Qe shpie ne pavdekesi
    -Shko tutje, moj hije mavria!
    -Te lutem merrme ne shtepi!

    Jam Dashuria dhe Rinia
    Dy cilesi te Zotit vete
    -Shko n'udhen tende! Me la vete
    mikesha, e me mbuloi zia.

    Jam Poezia e jam Arti,
    Me ndjekin hape!-S'te pranoj
    S'ndjej frymezim me prej se larti,
    As emrin mikes s'ja kujtoj.

    Jam Kamja, hape deren tende
    Kam xhevahire e pare plot,
    Te kthej mikeshen qe permende...
    -Po dashurine a ma kthen dot?

    Une jam Pushteti! te kam prure
    Ty spektrin!-E ç'rendesi ka?
    A mund t'i ngjallesh dot ata
    Qe iken e me s'kthehen kurre?

    Po qe se ti deren ja çel
    Vetem atij qe emrin thote,
    Jam Vdekja, hape, po te sjell
    Balsam per ç'do lengim ne bote.

    Mund te degjosh ne timin brez
    Si tringellijne me ze kobi
    Çelesat e varreve te zes,
    ku dergjet e kalbet robi.

    -Urdhero brenda, o e huaj
    Pa mish ne trup, pa pike gjak.
    Urdhero brenda e mos druaj,
    se po te pret nje varfanjak.

    Hyre! Jam lodhur nga kjo jete
    pa shprese dhe pa ngushellim
    doja te vdes me te vertete
    Po nuk merrja dot guxim.

    Urdhero brenda, o mike e mire,
    Dhe ha e pi ç'te deshirosh
    E si te ç'lodhesh ndaj te gdhire
    me merr dhe mua kur te shkosh

    Te prisja, do te ndjek pa droje
    ku te me shpiesh do te vij,
    Por lere qenin tim te rroje,
    Se, te me qaje, s'kam njeri...

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    "Heret a vone" ka sjelle disa poezi te Sergej Esenin.Une kam lexuar nje pershtatje tjeter,shume ndryshe nga ajo e para.Po e postoj:


    * * *

    C'm'i perdredh ti buzet nazemadhe moj?
    Kam nje vajze tjeter,ty s'te dashuroj.
    Ti e di se jemi larg,mjaft larg te dy...
    mos u tremb...s'te pashe...s'vij ketej per ty.
    Te shkoj prane...po zemra asnje tel s'me lot,
    vetem nga dritarja syt' i hodha kot.



    * * *
    Mbremje te kaltra,mbremje henore,
    c'isha i bukur ne moshen rinore!

    M'iken pa fre e pa kthim me lane,
    ditet e arta...larg,larg...edhe prane.

    Zemra m'u ftoh,syte pa flake rinore,
    C'vite te kaltra...c'nete henore!
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    M.q.se jemi te Esenini.

    Ti s'me do?
    S'te dhimbsem sado pak?
    Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
    Prapeseprape ti ndizesh e merr flake,
    Tek shtrengohesh supeve te mi.

    Mike epshe tera lajka s'dua,
    As i vrazhed nuk te sillem dot,
    Vetem thuame; sa keshtu si mua,
    Puthur e shtrenguar ke gjer sot?

    Une e di te gjithe hije u bene,
    E s'ta shuan zjarrin pa mbarim,
    Preher pa ulur ti s'ke lene,
    Si po rri tani ne preherin tim?

    Nese keto caste, ndonje tjeter
    Sjell ndermend ti syckat tek pulit,
    Mos pandeh se po merzitem teper,
    Dhe une tjeterkend e kam ne shpirt.

    S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte,
    Po nje flake casti, vec ta dish.
    Sic te njoha rastesisht i qete,
    Mirembetsh do te te them serisht.

    Dhe ti do marresh udhen tende,
    Do besh pluhur ditet gjithe merzi,
    Vec mos lakmo t'i marresh mendjen,
    Kujt s'ka njohur puthje e dashuri.

    Krahe per krahe me ndonje tjeter djale,
    Udhes kur te shkosh ti ku ta dish,
    Mbase edhe une do kem dale
    Per shetitje, e shihemi serisht.

    Ti me fort pas tjetrit do te ngjithesh,
    Dhe me kryet ulur ftohtesisht,
    'Mirembrema' do me peshperisesh,
    Kurse une: "Mirembrema miss"

    Dhe asgje nuk do me turbulloje,
    S'do me dridhet shpirti per asgje,
    Kush ka dashur s'mund te dashuroje,
    Kush u dogj njehere, s'digjet me.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Esenin

    ***

    C'me thone lulet:"lamtumire"
    me kryez varur si ne vaj,
    se me s'do shoh step e caire,
    nuk do t'i shoh me syte e saj.


    S'ka gje,te dashura se pari
    mbi dhé jetuam tok kaq vjet,
    dhe kjo rrenqethje ere varri
    si ledhatim i ri me ngjet.


    Dhe meqe jeten une e prita,
    kudo me mend e buzegaz,
    cdo gje ne bote u perseritka,
    cdo gje them,ka dhe gjurme pas.


    Po cka...per ty vjen djale tjeter,
    brenga s'e grin ate qe shkoi.
    Per ty,te dashuren e mbetur,
    me mire i riu do kendoje.


    Dhe vajza ime kur te prehet
    nen kenget e dashnorit te ri,
    ndoshta,si lulen qe s'i kthehet,
    do me kujtoje perseri.
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Esenin


    * * *

    Sec ju lutsh persiankes te me thoshte
    kur i dhashe nje rubel qe ta nderroje:
    "Si t'ia them une Llalles bukuroshe
    fjalen-mjalt persisht "te dashuroj"?!"


    Sec iu lutsh pak te me thoshte
    me ze fllad,si valez,embelsisht:
    "Si t'i shprehem Llalles bukuroshe,
    si t'i them asaj"te puth" persisht?"


    Perseri iu luta te me thoshte
    me ngurim qe zemren kyc ma mban:
    "Si t'ia them une Llalles bukuroshe,
    si t'i them asaj:"Je imja xhan?" "


    Shkurt persianka sec ma dha pergjigjen:
    "Dashurine fjala s'e shpreh dot,
    syte rubin ne dashuri te digjen
    edhe fshehtaz heq e pikon lot


    Puthjes emer djemt' s'i kane gjetur
    puthja s'eshte mbishkrim qivur i ngrire
    puthja fryn si trendafil me flete
    qe ne buze petalet i ka shtrire


    Garanci ne dashuri s'kerkojne,
    gaze,brenga njerezit po do kene.
    "Imja",-vetem duart mund ta thone,
    kur ja flakin vajzes ferexhene."
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Esenin

    E mbaj mend


    Perjet e mbaj mend moj e dashur,
    shkelqimin e flokeve te tu,
    sa keq,sa veshtire e kam patur,
    qe fati na ndau keshtu.


    O nete vjeshtore ku shkuat,
    o hije beriozash me zhurme?!
    S'ka gje se qe dita e shkurter,
    kur hena na ndritte aq shume.


    Mbaj mend kur me thoshe:"Po treten,
    dhe netet e kaltera shpirt.
    Po ti do te duash nje tjeter,
    dhe s'do me kujtosh me nje dite"


    Sot bredhi kuroreze celur,
    plot ndjenja me mbyt perseri,
    per lulet e njoma mbi krrela
    q'i derdhja dikur per stoli.


    Dhe zemra zjarr-i pafikur,
    qe tjetren me brenjez ma do,
    per ty si novelez liriku,
    kujtimet m'i bie ajo.
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Esenin


    * * *


    Puthme,moj e dashur puthme,
    gjer ne dhembje,gjer ne gjak.
    S'e duron dot ftohtesiren,
    zemra e ndezur zjarr e flake.


    S'eshte kupa e permbysur
    mes gazmoreve per ne.
    Ti nje gje kupto moj mike,
    vec nje here rron mbi dhé.


    Shih ne mes te erresires
    henen qe shkelqim vershon,
    sikur t'ish nje korb i verdhe,
    permbi toke fluturon.


    Puthme de!Se kalbesia,
    kengen mua ma kendoi;
    Ka te ngjare,qielli lart
    fundin tim parashikoi.


    Eh,moj force qe venitesh,
    do te vdes,kjo s'ka dyshim!
    Vetem dua t'i puth mikes,
    buzet,gjer ne fundin tim.


    Qe pa turp dhe pa ndrojtje,
    embelsisht kur t'enderroj,
    tok me feshferima vishnjesh,
    "Jam e jotja",te jehoje.


    Qe si shkuma permbi kupe,
    drita mos na shuhet ne,
    ndaj kendo moj mikja ime,
    vec nje here rron mbi dhé!

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Rhea

    Helmi - Charles Baudelaire

    Di vera si ta veshë një barakë të mjerë,
    Me një luks madhështor,
    E ta ngrerë më lart se një poetik madhështor
    Në mes avujve të kuq e të nderë,
    Si një diell që perëndon nën një qiell mjegullor.

    Di opiumi ta zmadhojë e çdo limit t’ia flak,
    atij që vetvetes s’i vë kufi,
    kokën t’ia thellojë, t’i zgjojë çdo kënaqësi,
    Dëshirat më të errëta t’ia përflak.
    E shpirtin t’ia nxërë më shumë se sa ka mundësi.

    Po asgjë nuk matet me ata sy jeshilë, hirplotë,
    E helmin që prej tyre distilohet,
    Liqej ku shpirti im dridhet e së prapthi pasqyrohet…
    Humnera të hidhura ku në galop,
    Endrrat e mia vijnë t’i shuajnë etjen ku ai kaptohet.
    Po asgjë s’matet me pështym tënde që përvëlon,
    Atë të tmerrshmin mrekullim,
    Që pa ndjerë sëmbisje po ma zhyt shpirtin në Harrim,
    E me marramendjen që po i ngarkon,
    Brigjeve të vdekjes e bën të përpëlitet pa shpëtim!

    Përktheu: Dritan Thomollari

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    BALADA E UJIT TË DETIT - Federico Garcia Lorka


    Deti atje larg
    buzëqeshi.
    Dhëmbët prej shkume,
    buzët prej qielli.
    - Çfarë po shet, vogëlushe syerrët
    me gjoksin drejt erës?
    - Shes ujin e deteve,
    zotni.
    - Ç'mbart gjaku yt,
    djalosh korrozi?
    - Mbart ujin e deteve,
    zotni.
    - Këta lot të kripur,
    o nënë, nga të vijnë?
    - Nga uji i deteve,
    zotni.
    - Kush e lind, moj zemër,
    hidhësirën e thekshme?
    - Uji i hidhur
    i deteve.
    Deti atje larg
    buzëqeshi.
    Dhëmbët prej shkume,
    buzët prej qielli.


    Përktheu: Xhevahir Spahiu

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  4. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •