Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Poezi nga shkrimtari grek Jorgo Sarandasis

    Ishte Enderr


    Ishte grua, ishte enderr
    ishte grua enderr,
    gjumi s'me linte ta shihja ne sy
    por i puthja buzet
    e pushtoja si te ishte ere, si te ishte mish,
    me thosh se me donte
    por se degjoja qarte
    me thosh se s'rronte dot pa mua.
    Qe e zbehte
    dhe nganjehere, shqetesohesha per te zbehtit e saj
    nganjehere cuditesha qe ja ndjeja shendetin, si te ishte imi
    qe naten gjithmone kur ndaheshim
    bilbilat i kendonin nga pas.
    Ikte dhe un gjithmone e harroja se si kishte ikur
    dita e re ndizej brenda meje
    e perpara se te agonte ndriste dielli,
    dhe qe mengjes kur un kendoja
    kur cukermoja token krejt i vetem
    e per te me s'mendoja.
    LuM i RrEmByEr

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Rabindranath Tagore

    DO DESHIROJA

    Do dëshiroja që t'i thosha ty
    Më t'ëmblat fjalë, moj, që mund të thuhen;
    Po nuk guxoj, kam frik mos më tall.
    Prandaj më mirë tallem me vetveten
    Dhe e mbyt të fshehtën time në shpoti
    Un' e përbuz dhe vetë vojtjen time
    Nga frika se mos ma përbuzësh ti.

    Do dëshiroja të t'i thosha ty
    Më të vërtetat fjalë moj që thuhen;
    Po nuk guxoj; kam frikë se s'beson,
    Prandaj i vesh me rrobën e gënjeshtrës
    Dhe flasë të kundërtën nga sa mendoj.
    Unë vetë e quaj si të kotë vojtjen
    Nga frika mos ma quash ti të kotë.


    Do dëshiroja të t'i shprehja ty
    Gjith' fjalët më çmueshme që shprehen;
    Po nuk guxoj, kam frikë se s'i çmon,
    Prandaj të flasë me kaqë rreptësi
    Dhe mburrem për fuqin time t'egër
    Të bëj të vuash ti sepse kam frikë
    Që s'e ke ditur kurrë ç'është dhëmbja.

    Do desha të rri heshtur pran teje;
    Po nuk guxoj nga frika se mos zëmra
    Më del nga vëndi e më vjen në buzë,
    Prandaj prallos e llomotit më kot
    Edhe e fsheh pas fjalëve zëmrën time.
    Un' vetë s'e përfill më dhëmbjen time
    Nga frika se mos ti nuk ma përfill.

    Do desha që të shkoja largë prej teje;
    Po nuk guxoj ta bëj sepse kam frikë
    Mos marrësh vesh paburrërinë time,
    Ndaj kokën e mbaj lart me krenari
    Dhe dal përpara teje i çkujdesur;
    Po heshtat, që lëshojnë syt' e tu,
    Ma mbajnë plagën hapur përngaherë
    Ndryshuar për herë të fundit nga ChuChu : 24-02-2003 më 13:42

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Rabindranath Tagore

    TE ME VISH ASHTU SIC JE

    Të vish siç je, mos prit për t'u stolisur.
    Nëqoftëse gërsheti t'është shpleksur
    A vij' e flokve s't'është ndarë drejt,
    A rripat e këmishës s'i ke lidhur,
    Mos vëre re. Më eja, ashtu siç je,
    Dhe kohën mos e humb për t'u stolisur.

    Të vish me hap të shpejtë përmbi bar.
    Të kuqt' e këmbës në ta laftë vesa,
    Në t'u çlirofshin xhinglat nëpër këmbë,
    A nga gjerdani në të rënçin perlat,
    Mos verë re, e mos u bëj merak.
    Të vish me hap të shpejtë përmbi bar.

    I sheh ti retë si pushtojnë qiellin?
    Nga buz' e lumit ngrihen varg lejlekët
    Dhe era fryn me hope mbi djerrinë,
    Nëpër patose, bagëti e fshatit
    Vërsulen me një vrull di të ishin trëmbur.
    I sheh ti retë si pushtojnë qiellin?

    Më kot ndes llambën ti për t'u stolisur
    Se përpëlitet e ta shuan era.
    Kush mund ta dijë se qepallën tënde
    Nuk e ka nxirë kaqë tym'i llambës,
    Se syt' i ke të zes si ret' e shiut?
    Pra llambën mos e ndis se ta fik era.
    Te vish siç je, mos prit për t'u stolisur.

    Nëqoftëse kurorën s'e ke thurur
    Askush nuk pyet. N'ësht' se byzylykun
    S'e ke kopsitur, lere ashtu siç është.
    Ësht' von' e qielli vrënjtur plot me re.
    Të vish siç je, mos prit për t'u stolis.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    FRANCIS CARCO

    BIE SHI

    Bie shi , sa bukur . Te dua.
    Ne shtepi bashke do rrime
    asgje s'na pelqen me fort ty e mua
    Tani qe po iken kjo ........stine.

    Bie shi . Taksite vijne e vene.
    Shkasin autobuzet ne asfalt
    dhe rimorkiatoret permbi Sene
    zhurmojne ...sa s'kuptohet nje fjale!

    Sa bukur ...bie shi . Mbaj vesh
    shiun qe troket ritmikisht
    e xhamin pike pike e godet ...
    Ti me buzeqesh dhembshurisht

    Te dua . Oh zhurme e shiut vjeshtak ,
    qe denes si dikush qe po shkon !
    ti do jesh larg prej meje pas pak .
    thua se shiu ne sy do te pikonte.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    ZHAK PREVER (Jacques Prevert)

    PER TY E DASHURA IME

    Shkova ne tregun e zogjeve,
    Dhe bleva zogj
    Per ty
    e dashura ime
    Shkova ne tregun e luleve,
    Dhe bleva lule
    Per ty e dashura ime
    Shkova ne tregun e hekurishteve
    Dhe bleva zinxhire,
    zinxhire te rende.
    Per ty
    e dashura ime.
    Dhe pastaj shkova ne tregun e sklleverve
    Dhe te kerkova
    Por nuk te gjeta
    e dashura ime.

    -----------------------------------------------------------------

    ALICANTE

    Nje portokalle mbi tavoline,
    Fustani yt mbi qilim
    Dhe ti ne shtratin tim
    Dhurate e bukur kjo e nates freski
    E jetes sime ngrohtesi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    ZHAK PREVER (Jacques Prevert)

    KJO DASHURI

    Kjo dashuri
    Kaq e rrëmbyer
    Kaq e brisht
    Kaq e njomë
    Kaq shpresëhumbur
    Kjo dashuri
    E bukur si dita
    E shëmtuar si moti i keq
    Kur vjen fortuna
    Kjo dashuri kaq e vërtetë
    Kjo dashuri kaq e bukur
    Kaq e lumtur
    Kaq e hareshme
    Dhe kaq e papërfillëshme
    Që dridhet prej frikës si një fëmijë prej errësirës
    Dhe kaq e sigurt prej saj
    Si një burrë i qetësuar në zemrën e natës
    Kjo dashuri që i frikëson të tjerët
    Që i bën të flasin
    Që i bën të zbehen
    Kjo dashuri përgjuese
    Sepse ne përgjojmë
    Të ndjekur të plagosur të sulmuar e harruarr sa s'ka më
    Sepse ne kemi ndjekur plagosur sulmuar dhe harruarr sa s'ka më
    Kjo dashuri e gjitha
    Kaq e gjallë ende
    Dhe kaq diellore
    Është dashuria jote
    Dhe imja
    Ajo që ka qënë
    Dhe që mbetet gjithnjë e re
    Dhe që nuk ka ndryshuar
    Dhe ka mbetur e vërtetë si një bimëz
    Aq drithëruese si një zog
    Aq e nxehtë dhe e gjallë si stina e verës
    Ne që të dy mundim
    Të shkojmë dhe të vimë
    Ne mund të harrojmë
    Dhe pastaj mund të përgjumemi
    Ne zgjohemi duke vuajtur se mos plakemi
    Ne përgjumemi rishtaz
    Duke ëndërruarr vdekjen
    Ne zgjohemi duke qeshur me gjithë zemër
    Dhe përëtrihemi
    Dashuria jonë mbetet atje
    Kokëfortë si një shkëmb
    E paduruar si një dëshirë
    Mizore si kujtesa
    Egërsirë si pezmi
    E ngrohtë si kujtimi
    E ftohtë si guri i varrit
    E bukur si dita
    E brishtë si foshnja
    Ne na vështron duke buzëqeshur
    Dhe ne i flasim pa i thënë asgjë
    Dhe unë e dëgjojë duke fërgëlluar
    Dhe unë klith
    Klith për ty
    Klith për vete
    Duke t'u përgjëruar
    Për ty për mua dhe për të gjithë ata që duhen
    Dhe që janë dashur
    Po unë kërthas
    Për ty për vete dhe për të gjithë të tjerët
    Që nuk i njohë
    Qëndroj atje
    Atje ku je ti
    Atje ku ti ke qenë herën që shkoi
    Qëndroj atje
    Pa lëvizur
    Pa u larguar prej andej
    Ne që jemi dashur
    Ne që të kemi harruarr
    Ti që nuk na ke harruarr
    Ne që të kemi veç ty në këtë tokë
    Mos na lerë deri sa të vijë të ftohtit
    Shumë largë gjithmon
    Nuk ka rëndësi se ku
    Jepna një shenjë jete
    Shumë më vonë në cep të një pylli
    Nëpër pyllësinë e kujtesës
    Kur del papritmas
    Na shtri dorën
    Dhe shpëtona.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Poezi nga Sergei Esenin

    Mos kafsho gishtin kur me sheh ne sy,
    Dashuroj nje tjeter, nuk kam gje me ty.

    E kupton dhe vete e me mire e di,
    se kerkoj nje tjeter dhe nuk vij tek ti.

    Afer kur te shkova, su trondita fare,
    Thjesht te hodha syte, si ne nje dritare.


    *******

    Mbremje kalteroshe,mbremje henore,
    Dikur dhe une jesh si lulebore.

    I papermbajtshem, i paperseritshem,
    por cdo gje fluturoi.... larg e shendritshem...

    Zemra desh m'u ftoh ne pamjen mjegullore...
    Lumturi e kalter ne naten henore.


    ********

    Vajza veshur hijshem e me syte blu,
    Asnje te vertete nuk mesoi nga une.
    Ajo shpesh me pyet:"nese kam te ftohte,
    Te me ndeze soben, te me shtroje ngrohte".

    I pergjigjem vajzes:"pa shiko dhe ti,
    Lule po na hedhin tere miresi.
    Soben shko na ndiz, shtratin shpejt na shtro,
    Se kjo zemra ime me afer te ty te do".


    *********

    Mirupafshim, o mik mirupafshim,
    Ti e di i shtrenjti im, ty te kam ne gji.
    Ndarja jone qe vec nje parashikim,
    Qe premtonte takime perseri.

    Mirupafshim o mik, qe dot su poqem ne
    S'dua te vuash kur te me kerkosh,
    Se te vdesesh s'eshte dicka e re,
    Si s'eshte e re,sigurisht as te jetosh.

    Perkthyer nga Cobo Skenderi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    JEAN DE LA FONTAINE

    Dy dema trima nje here
    luftonin per nje mushqerre
    cilido per vete...kerkon ta kete.
    Nje bretkose i shikon ,
    psheretin edhe renkon

    Nje shok i tha:
    "Ti ç'ke qe qan ?"

    Tha bretkoca:
    " Dreqi te marrte,
    ..se mendon fundin
    e ke te qarte ..ku do te dale?
    Me tjeter fjale,
    Demat luftojne sot per nje lope
    dhe kush te mundet do te kerkoje
    te futet ne kete grope,
    qe te shpetoje,
    do te na shkele...
    do te na vdese,
    S'na mbeti shprese"
    Bretkoca qe kish frike,
    ish me mend;
    Nje dem u fut pas nje çike ..ne ate vend
    dhe me se fundi shkeli e mbyti sa mundi
    Nga bretkocat ..nga kokezogezat.

    Nuk ju genjej ; njerezit e medhenj
    bejne trazira,
    dhe marrezira kurdohere.
    ndersa te vegjelit paguajne,
    heqin e vuajne.
    per te tjere.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    WILLIAM BLAKE

    PER SEKSET, PORTAT E PARAJSES.

    Falje e ndersjellte e c’do vesi
    Sic jane portat e parajses
    Kunder deshires se Kryeakuzatorit
    Qe ecen perme shkembinjve te flakes
    Gishti I Jehovau-ut shkroi ligjin
    Pastaj qau; pastaj u ngrit me zell e frike
    Dhe kufoma e vdekur nga vapa e Sinait
    Varrosur poshte fronit te tij te meshires
    O Kristiane ! Kristiane ! Thomeni
    Pse altaret tuaja lartesoni ?
    Ai qendron pezull permbi duke fergelluar e qare
    Dridhet i varur
    Abis i thelle; ne fergellima ai qan siper tij
    Ai e mban gjalle
    Ne dhimbje te tmerrshme semundjeje, perderisa
    Ndahet ne nje femer te zbehte
    Si reja qe sjell boren befas
    Nga shpina e saj
    Nje leng blu kullon ne lendina, te kalitura ne Abis
    Derisa ndahet ne nje forme mashkulli me xhalozi hungeruese

    *************************************

    MENGJES

    Per te gjetur shtegun e Perendimit
    Drejt, permes portes se Zemerimit
    Nxitoj hapin tim
    Meshira e embel para me shkon
    Me nje pendese te bute qe renkon
    Une shoh agimin e dites.

    Lufta e shpatave dhe e heshtave
    Tretur ne lote vese
    Frymen leshon lart
    Dielli eshte i lire nga friket
    Dhe me lote te bute qe renkon
    Ngrihet ne qiell, sfidues.

    **************************************

    IMAZHI HYJNOR

    Meshires, keqardhjes, paqes dhe dashurise
    Te gjitha falen ne pikellim
    Dhe per keto virtyte te gezimit
    Qe kthehen ne mirenjohjen e tyre

    Per meshiren, keqardhjen, paqen dhe dashurine
    Eshte Zoti, babai i dashur
    Dhe meshira, keqardhja, paqja dhe dashuria
    Eshte njeriu, biri i tij dhe perkudesja

    Per meshiren qe ka nje zemer njerezore
    Keqardhja nje fytyre njerezore,
    Forme humane, hyjnore, dashuria
    Dhe paqja, veshja njerezore

    C’do njeri i c’do klime
    Qe lutet ne pikellim
    I lutet formes humane, hyjnore
    Dashuri, meshire, keqardhje paqe.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    JIM MORRISON

    FUNDI

    Ky eshte fundi, mike e mrekullueshme
    Ky eshte fundi, miku im I vetem, fundi
    I planeve tona te persosura, fundi
    I c’do gjeje qe egziston, fundi
    Asnje shpetim o suprize, fundi
    Kurre s’do te mund te shoh ne syte e tu perseri

    A e imazhinon si do te jete
    Kaq e pamate dhe e lire
    E deshperuar ne nevoje
    Ne duart e disa te huajve
    Ne nje toke te deshperuar

    Humbur ne nje shkretetire Romane te dhimbjes
    Dhe gjithe femijet jane idjote
    Duke pritur shirat e veres

    Eshte nje rrezik ne zemer te qytetit
    Pershkro autostraden e mbretit, vogelushe
    Skena misterioze brenda minieres se arit
    Pershkro autostraden perendimore, vogelushe

    Kalero gjarprin
    Kalero gjarprin ne liqen
    Liqen I lashte
    Gjarperi eshe I gjate, shate milje
    Kalero gjarprin.

    Ai eshte I vjeter … Lekura e tij eshte e ftohte
    Perendimi eshte me I mire
    Ejani ketu e le te qendrojme pak
    Autobuzi blu po na therret
    Shofer ku po na con?

    Vrasesi u cau para agimit
    Ai veshi cizmet
    Ai hodhi nje veshtrim nga galeria e lashte
    Dhe ai eci pergjate korridorit.
    Ai shkoi ne nje dhome ku e motra e tij jetonte
    Pastaj I beri nje vizite te vellait
    Dhe pastaj … ai eci pergjate korridorit
    Dhe ai erdhi tek nje dere
    Dhe veshtroi brenda ;
    - “Baba?
    - “Po bir?
    - “Dua te te vras, Nene …dua te te qi.

    Eja vogelushe merre kete shans me ne
    Dhe takohemi ne fund te autobusit blu
    Eja, oh, po.
    Ky ehste fundi, mike e mrekullueshme
    Ky eshte fundi, miku im I vetem
    Me dhemb te te le te lire, por t’I kurre s’do te me ndjekesh.

    Fundi I qeshjeve dhe genjeshtrave te buta
    Fundi I neteve ku ne deshem te vdisnim
    Ky eshte ;
    - “Fundi

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  4. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •