Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Qefe nuk ka njeri me i thene kryeminister po ai me hir me pahir e vetezgjodhi veten kryeminister.
    Problemi eshte se si mund te hiqet pasi perveē aftesise te shkelqyer qe ka te fitoje zgjedhjet dha habilitetit politik ( flasim per fjale e jo per vepra) jo vetem qe nuk ka afetesi te tjera qe ti sherbejne njeriu po dhe eshte me shume se i rrezikshem per nje shoqeri demokratike.
    Hajdutet jane te demshem per ēfaredolloj sistemi politik.
    Just God Can Judge Me

  2. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po fakti qe zonja ne fjale prej ditesh ka nje zyre te veten ne kryeministri, si ju duket???

  3. #13
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    "Shtegtimet" e Nanos dhe Xhoanes

    Korrieri

    Vetem ne dy muajt e fundit, Kryeministri dhe bashkeshortja e tij udhetojne tete here jashte Shqiperise. Nderthurja e axhendave zyrtare me planet per pushime gjate fundjaves. Ndeshje futbolli, shfaqje baleti dhe darka me miqte dhe projekti per te qene te merkuren ne Gjeneve. Te gjitha levizjet e ciftit kryeministror

    Elton METAJ

    Lagjet e pasura te Athines, hotelet e shtrenjta buze Ohrit dhe bukurite e Stambollit, kane qene per Kryeministrin Nano ndalesat e preferuara per te pushuar gjate fundjavave. Por edhe Podgorica apo Dublini, nuk kane mbetur pas.

    Cifti kryeministror duket se nuk preferon te kaloje fundjaven ne Shqiperi. Ne baze te nje programi te nderthurur here-here edhe me angazhime zyrtare apo gjysemzyrtare te shefit te qeverise, Nano dhe bashkeshortja e tij Xhoana, kane shetitur jo pak gjate javeve te fundit. Nga lagjja periferike e Athines, Vouliagmeni, ne hotel "Metropol" buze Ohrit, apo ne Dublin per te ndjekur ekipin kombetar te futbollit, Kryeministri vetem gjate dy muajve te fundit ka bere tete "shetitje" zyrtare dhe private. Bari, Milano, Stambolli dhe Podgorica, bejne pjese ne listen e vendeve te vizituara nga Nano. Por kjo liste duket se do te pasurohet me tej, ndersa Kryeministri nuk ka perjashtuar mundesine qe te jete te merkuren ne Gjeneve per te ndjekur ndeshjen Zvicer-Shqiperi.

    Gjate tre javeve te fundit, Nano ka udhetuar dendur. Nje takim nderkombetar ne Oher me 21-22 maj, eshte pasuar me pjesmarrjen ne Athine ne Forumin Ekonomik Boteror per Evropen Juglindore me 23-24 maj. Mesditen e 24 majit, Nano dhe Xhoana kane udhetuar nga Athina drejt Sarandes, per te ndjekur Baletin Shteteror Rus. Ndersa, te nesermen, te dielen e 25 majit, Xhoana ka festuar ditelindjen e saj te 30-te, ne nje nga restorantet e Butrintit. Nje jave me pas, Kryeministri i eshte drejtuar serish Rinasit, per te fluturuar drejt Stambollit. Ndersa, bashkeshortja e tij i eshte dedikuar ne Tirane nje koncerti bamiresie per femijet jetime. Megjithate, dy dite me pare, ndersa ka vizituar brenda dy oresh, Lacin dhe Lezhen, cifti kryeministror eshte nisur serish per rruge. Kete here destinacioni ishte Irlanda dhe kryeqyteti i saj Dublini. Nje takim gjate paradites me Kryeministrin irlandez Berti Ahern dhe me pas ndjekja per dy ore e ndeshjes Irlande-Shqiperi, kane qene ne axhenden e Kryeministrit. I cili, i shoqeruar nga bashkeshortja 30 vjecare, ka kaluar mbremjen ne shoqerine e miqve me te cilet udhetoi deri ne Irlande, te udhehequr nga Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka.

    Pasi ka kaluar pushimet e fundvitit ne Sharm el-Sheik te Egjiptit, duke vizituar Kajron dhe Stambollin, Nano duket se po ndjek nje menyre krejt orgjinale per te kaluar ditet jashte orarit zyrtar. Orar, te cilit ai vete nuk i qendron shume besnik. Ndersa, eshte i detyruar te permbushe edhe detyrimet e marra per te bere turin e perjavshem ne disa qytete te ndryshme te vendit, oret e Nanos ne zyren e katit te dyte te selise se qeverise sa vijne dhe pakesohen. Megjithate, vete Kryeministri duket i qete. Ndjekjet e ndeshjeve te futbollit perkrah Kryeministrave Silvio Berluskoni dhe Berti Ahern, shefi i qeverise shqiptare tenton t'i perseris. Nga stadiumi "Lans Doene Road" i Dublinit, Nano nuk ka mohuar se do te jete edhe ne Zvicer pasditen e 11 qershorit. "Nuk e mohoj kete gje. Nuk besoj se eshte e pamundur. Do te kthehem ne Shqiperi dhe do te shikoj mundesite", ka thene Kryeministri, duke planifikuar "shtegtimin" e rradhes.

    Levizjet e Kryeministri jashte vendit ne dy muajt e fundit

    1-4 prill Athine

    16-17 prill Athine

    19-20 prill Podgorice

    13-14 maj Bari dhe Milano

    21-22 maj Oher

    23-24 maj Athine

    30-31 maj Stamboll

    1 qershor Stamboll

    7 qershor Dublin

    Levizjet brenda vendit gjate majit

    7 maj Durres

    9 maj Malesi e Madhe

    10 maj Kukes

    17 maj Gjirokaster dhe Sarande

    25 maj Sarande

    6 qershor Lac-Lezhe




    --------------------------------------------------------------------------------

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Xhoana me agjensi helikopterėsh

    Ēifti Nano ka nisur tė grumbullojė 2 milionė dollarė qė nevojiten pėr garanci bankare rreth biznesit tė Xhoanės me helikopterėt

    Pas pėrfitimit tė linjave tė transportit tė udhėtarėve, bashkėshortja e re e kryeministrit Nano, Xhoana Nano, kėrkon tė jetė pronare edhe e njė agjencie tė trasportit ajror. Burime nga aeroporti i Rinasit thanė pėr korrespondentin tonė tė kryeqytetit se ata po gjenden nėn presionin e gruas sė Kryeministrit pėr ta marrė ajo liēensėn e transportit privat ajror. Njė urdhėr i dhėnė nga ministri i Transporteve, Spartak Poēi, por ende i pazbatuar nga drejtoria e trafikut ajror, tregon pėr presionin qė po bėn bashkėshortja e kryeministrit shqiptar pėr tė pasur ajo edhe monopolin e shėrbimit me helikopterė. Pavarėsisht presionit dhe urdhrit gojor tė dhėnė nga titullari mė i lartė i kėtij dikasteri, liēensa nuk ėshtė dhėnė akoma pėr Xhoana Nanon sepse, nė bazė tė ligjit, poseduesi i kėsaj liēense duhet tė plotėsojė njė sėrė kushtesh, mes tė cilave edhe njė shumė tė konsiderueshme nė disa miliona dollarė. Ēifti Nano ka nisur tė grumbullojė 2 milionė dollarė qė nevojitetn pėr garanci bankare rreth biznesit tė Xhoanės me helikopterėt.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Eshte per te qeshur e per te qare cfare e shikon se ndodh.

    Me ndodhi qe ne nje bisede dje pasi po kerkoja llogari shume ne ajer, pse lejohet dicka e tille te ndodhe ne Shqiperi e nuk e ngre zerin kush per pervetesimet qe po bejne (e fundit qe degjova eshte qe cifti Nano ka udhetuar me avion carter per ne Irlande per te pare ndeshjen Irlande - Shqiperi dhe Nano kish premtuar 200 mije dollare ne rast fitoreje dhe 100 mije dollare ne rast barazimi nga xhepi i vet) m'u be pyetja:
    "Po te kishe qene me pozite ne Shqiperi a do kishe guxuar ta beje nje denoncim te tille???"

    Pergjigja.
    Po, do guxoja, por e di qe me kete do te me "fluturonte kaptina".



    E c'jane ato vjedhjet per te cilat Nanon e futen ne burg ne krahasim me pervetesimet qe po ndodhin tani e per te cilat nuk po i kerkon llogari kush???
    A eshte kthyer ai tani ne i paprekshem dhe me kete rast i lejon vetes te beje c'te doje???

  6. #16
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me duket skandaloze kur degjoj qe ēuifti Nano po mundohet te grumbulloje 2 milon dollare per garancine bankare.
    Flitet per 2 milon dollare sikur te jene gogla!!!!
    2 milion dollare eshte baraz me rrogen e 1000 muaj pune te Fatos Nanos dmth rreth 90vjet pune. Nuk njoh te ardhurat e guruas se tij po po themi si nje 30 vjeēare e zonja dhe me burrin kryeminister 50 vjet pune (po te themi qe fiton me teper do kisha frike qe do lindte problemi i nderrimit te vendeve ndermejt burrit e gruas pasi nqs ishte me zonja se i shoqi e fitonte me teper do te duhej te ishte ajo kryeministre e jo ai lol).
    2 milion dollare per garancine dhe minimumi 2 milion per helikoptere bejne 4 milon dollare. Ke dy rruge ose vene nga parate e veta te fshehura te korrupsionit dhe per kete prokuroria te beje detyren e vet per te gjetur burimet, ose do ti marrin dikujt po ne rrolin qe ka Fatos Nano nqs pranon diēka te tille do te quhej korrupsion pasif per huadhenesin pasi para qe te dalesh garant nuk te jep njeri kot e aq me shume kur flitet per 4 milon dollare.
    Jam dakort me ate qe thote Dita me siper qe denoncim duhet bere pasi njerez te tille jane pa karakter dhe kane frike nga hija e tyre.
    Trim nuk eshte ai qe vjedh te varferit, plakat e pleqte qe mezi mbahen ne kembe, apo parate e taksapaguesit te shtetit me te varfer ne Evrope. Nano me shoke nuk bejne pjese tek trimat por njerezit ordinere , tek ata qe historia as qe do te preferoje ti fuse ne faqet e saj e do ti denigroje.
    Eshte me te vertete mekat kur rasti te jepet ne jete te kesh pushtet e te kontribosh ne ndryshimin e jetes se vendit tend, te ndryshosh te ardhmen e atyre njerezve qe flasin te njete ngjuhe si ty, qe kane te njetat zakone e qe prindet , gjusherit e tyre kane te njeten histori me te tuet, te kesh shancin te hysh ne historine e vendit tend nga Porta e madhe e gjithe kete rast ta lesh te te kaloje duke preferuar gjene me te ulet ate qe te vjedhesh popullin tend dhe perveē vjedhjes te mos lesh asnje kujtim tjeter!!!
    Turp dheu qe i mban
    Just God Can Judge Me

  7. #17
    Nano me Co vjedh sa te doje se e di qe ka popull qe i mbeshtet. Neser ne rast se humbet pushtetin, asnjeri nuk mund ta gjykoje e denoje, pasi do ta konsiderojne si gjygj politik.

    Nano dhe dikur veproi ne te njejten menyre dhe u denua, por sa vete e kundershtuan nje gje te tille dhe gjykuan prokuroret, gjykatesit e deri tek ish-Presidenti.

    Nano eshte aq i zgjuar sa ta dije qe nuk kane se cfare ti bejne dhe qe pushtetin nuk e ka te perjetshem. Keshtu qe konsolido mire bazat ekonomike dhe jeto ne rregull me vone.

    E keqja ne kete rast nuk eshte Nano, por ata qe e mbeshteten dhe e bene Kryeminister per te saten here. Le ta gezojne.

  8. #18
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Redi nese Nano bie nga pushteti ai do te humbase pozicionin politik qe ka brenda partise se tij sepse kundershtaret qe sot po e sabotojne do te nxitojne t'i faturojne pergjegjesine e humbjes.

    Por ka edhe nje moment tjeter, ndergjegjesimi nderkombetar per fenomenin e korrupsionit ne Shqiperi gjate viteve te fundit jovetem qe nuk krahasohet me njohurite apo shqetesimin e tyre per kete problem gjate periudhes 90-95, por sot e referojne ate bashkangjitur me termin KRIM I ORGANIZUAR.

    Mendoj se nje nderrim pushtetesh pa nje lufte pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit do te thote vetem status quo dhe bashkefajesi.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    nje here bie daci n'kos

  10. #20
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vinny_T,

    qenke dhe ti kandidat i denje per „fluturim kaptine“.
    Edhe Orku megjithese diplomat ne ate qe i ka drejtuar Redit.

    Fund i bukur apo jo?


    Pertej shakase se hidhur tani.



    Vinny,

    problemi duhet pare qe nga rrenja. Pra ne castin kur ti shkruan qe atij, pra kryeministrit i eshte dhene mundesia te hyje nga Porta e madhe ne historine e vendit, une te them, ai e ka pushtuar ate porte, e ka marre ate me dhune e pa pasur mbeshtetjen e njerezve. Nese ne 1997 ai u be kryeminister se ashtu e sollen rrethanat historike dhe ne fund e mbajti vrapin ne shtator 98 ne Maqedoni (trim me flete), tani ai qendron ne nje pushtet qe eshte ilegjitim dhe qe eshte marre me mashtrime votash.
    Ne histori ndoshta i mbetet te hyje per tmerre, shitje te vendit te vet, pasurim pa kufij apo si kryeministri me gruan me te bukur e me te re, po per te miren e Shqiperise jo, ose te pakten ne koken e njerezve qe e dine se c’ka qene e c’ka lene pas JO.
    Nuk e di nese je ne dijeni te faktit qe testet e historise se Shqiperise pas 1997 u ndryshuan perseri ne format e vjetra, ne ato mashtrimet e partise e te tjerat me radhe. Pra dhe shkrimi i historise do te vazhdoje te jete sipas pushtetit. Sipas kesaj llogjike i bie qe pas njeqind vjetesh, do te kemi nje tekst historie per shkollat qe e zhyt nen dhe e nje tjeter qe e ngre ne qiell.


    Nuk jam dakord me cka thote Redi. Ata qe bene kryeminister ta gezojne. Sepse per ta gezuar po e gezon i gjithe populli shqiptar, e nuk ka qene populli shqiptar ai qe e ka bere kryeminister, po ata milioneret e ngeshem brenda partise qe ai drejton. Po tek ky forum eshte disktuar per mashtrimet ne zgjedhjet e 2001 e Redi ti ke qene vete nder ata qe kane shkruar per keto mashtrime. Ndaj vete ti nuk mundesh t’ia faturosh nje populli te tere ate poshtersi qe shohim te ndodhe aty.


    Plotesisht dakord me ate qe thote Orku.
    Heshtja ndaj krimit dhe korrupsionit eshte bashkefajesi dhe nuk meriton emer tjeter.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi mė kanė vjedhur $40 milion
    Nga rudo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  2. Kush janė 9 spinoff-et e Soros qė krijojnė Partinė G99
    Nga bnik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 12:30
  3. Klosi: Xhoana Nano, agjente greke
    Nga erzeni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 07:08
  4. KQZ: Partitė qė nuk kaluan pragun, tė kthejnė paratė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 03:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •