Ketu mund te hedhni intervista te ndryshme me kengetare shqiptare.Po e hedhi nje qe sapo eshte bere nga faqja www.albdigital.com me Pirro Cakon
Intervistë e faqes AlbDigital.com me këngëtarin e mirënjohur Pirro Çako.
Mund të na tregoni pak për veten tuaj,karakteristikat....?
Për veten time do të thoja se jam peshore, jam romantik si naturë më pëlqen e kuqja.Pirro Çako lindi në Tiranë në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano.Ambjenti artistik familjar krioji traditën që ndoqi më pas dhe Pirro.Studimet në lice, të cilat zgjatën 4 vjet, ridimensionuan formimin e tij artistik të deri atëhershëm.
Kliko"Lexoje të gjithë për ta lexuar tërë intervisten"
Së fundi me sa e dimë ke hedhur një album të ri të quajur : Mos më krahaso,si e vlerësoni suksesin e albumit ??
Albumi i ri Mos me krahaso eshte nje album qe ja kam kushtuar djalit tim Anthony.Ky album ka marr dy vjet kohe nga albumi i pare dhe eshte realizuar totalisht ne Paris me instrumenta live,kjo eshte nje karakteristik qe e ben te dalloje edhe nga albumi i pare.Poezite jane marre nga poet te mirefillte mbi bazen e poezive te shkruara te cilat i kamredaktuaarvet.nder to jane edhe dy poezi te shkrimtarit Kosovar Azem Shkreli.Sipas suksesit te albumuit te pare edhe ky album po mban ritmin e tij te shitjes,sic e quajne edhe vete shtepija diskografike(ritmi karakteristik Pirro Cako)qe do te thote se se ai ka nje ritem normal por por zgjat shume ne kohe.Une jam i kenaqur nga komplimentat qe kam marre duket se dhe ky do ti bashkangjitet suksesit te albumit te pare.
Gjithashtu kemi hedhur edhe nje kenge ne sitin tone,e quajur Fajtori(kenge shume e bukur)mund ta dime se kush e realizoi at kenge?
Kenga Fajtori.com eshte nje kenge qe e kam kompozuar perpara tre vjetesh pasi ne ate periudhe rrija shume ne siten fajtori dhe chatoja pa mase,keshtu me lindi edhe ideja qe te shkruaja nje kenge chat e cila me sa duket u mireprit per vete indene origjinale qe pati.
Kush ju ka shtyre qe te merreni me muzike ??
Me muzike me kane shtyre prinderit,une rrejdh nga nje familje artistash dhe ata me kane trasmetuar dashurine per muziken.Keshtu me detyruan qe te studijoja instrumentin e pianos e cila me vone do te luante nje rol te pa diskutueshem ne karrieren time si kompozitor dhe me vone akoma si kantautor
A jeni i lumtur sot??
Sot jam shume i lumtur se kam realizuar endren time feminore qe te behesha kantauator i famshem,jam i lumtur sepse djali im e konstaon kete gje dhe une ne sutet e tija ndjehem krenar.Jam i lumtur se kam krijua nje familje te mrekullueshe me INVEN DHE ANTHONIN.Lumturia nuk ka fund por une ndjehem vertet i lumtur se tashme kuptoj dhe di te marr gjerat me te dobishme nga jete te cila jo rralle me kthehen ne lumturi.
Dhe per fund,nese keni vizituar ndonjehere faqen tone(AlbDigital.com)mund te na tregoni pak mendimin tuaj per faqen tone?
Ne fakt nuk e kisha vizituar me mare po pasi morra nje email nga ju Vigan menjehere u futa me shume kuriozitet dhe pashe se wuebi ishte kuruar me detaje teper te hollesishme,detaje qe rralle na bie te sy ti shohim neper fajet tona te wuebit,e duke pare kete seriozitet vendosa menjehere ti pergjigjesha pyetjeve qe me ishin adresuar per kete interviste,shpresoj qe te tilla wuebe te kemi plote ne te ardhemen.Une albdigital.com dhe te gjithe stafit i uroj qe qe uebi i tyre te jete nga me te vizituarit sepse vertet e meriton.
Flm per vemendje qe me kushtuat,me rrespekt Pirro Cako
Se fundi ju njoftojme se albumin e ri te Pirro Cakos mund ta gjeni edhe ne Kosove tek Labia,albumi titullohet Mos me krahaso.Gjithashtu per me shum mund ta vizitoni faqen www.pirrocako.com
Intervistoi Vigan Vllahinja(Webmaster i faqes AlbDigital.com)
AlbDigital.com © Te gjitha te drejtat e rezervuara
Krijoni Kontakt