Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 56
  1. #41
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Interviste e faqes ( www.albdigital.com ) me Gerta Heten

    Pershendetje Gerta,me sa e dime punon ne nje Radio Shqiptare,e ajo eshte Radio "Kiss FM",gjithashtu keni punuar edhe ne Top Albania Radio,si e ndieni veten ne radio?

    Une kam qe ne prill 2004 qe punoj ne Kiss FM nje radio hip-hop,R/B ne shtetin e NY-ut.Kam nje kontrate pune me kete radio por Top Albanian nuk e kam harruar.As ajo mua, pasi ende e kane foton time ne website.Kjo me ben tja kthej borxhin me gadishmerine per te bashkepunuar me ta cdo kohe,dhe pas perfundimit te kesaj kontrate aktuale shpresoj te rikthehem tek origjina ime si prezantuese radiofonikeop Albania Radio.

    Kliko:"Lexoje te gjithe" per ta lexuar intervisten komplet



    -Mund te na tregoni pak per veten tuaj,karakteristikat....?
    Tip social,me pelqen prania njerezve perreth,me thone se jam vajze e thjeshte e se fama nuk me ka ndryshuar aspak.Jam mirenjohse dhe per te mire a per te keq me karakterizon nje krenari e semure

    -E dime se deri tani i ke 3 kenge kur do te vjen albumi juaj ne skenen shqiptare??

    Ne prill do hyj ne studio per regjistrimin e kengeve te nje albumi te mundshem I cili shpresoj dhe uroj te mos me nxjerri shume probleme teknike e ne vere ta publikoj ne Shqiperi,Kosove e Maqedoni.

    -Kush ju ka shtyre te merreni me muzike?

    Muziken ne shpirt ma ka futur I madhi Zot;prandaj u lidha me radion se jo vetem dashuroja muziken por njihja gjithe kenget vec ne sekondat e para te trasmetimit.Sa per muziken qe kendoj ate shtyse ja dedikoj vellait se po te mos kishte kompozuar ai kengen "My love" nuk do flisnim per Gerten qe kendon por vec per Gerten qe prezanton.

    -A jeni e lumtur sot?

    Kush thote se eshte I lumtur genjen veten dhe boten.Lumturia nuk ekziston,por egziston te ndjerit mire me veten tende,me arritjet,sukseset, deshtimet nga te cilat ke mesuar e une ndjehem mire.Nuk mund te them se jam e lumtur,por ndihem mire me veten.

    -Dhe per fund : Mund te na tregoni mendimin tuaj rreth faqes tone,sepse e dime qe je nje vizitore e faqes sone?-

    Po e vizitoj kete faqe dhe nuk e mohoj se me pelqen mjaft.Keshilla ime?Ofroni sa me shume material qe ti hape syte rinise Shqiptare, sa me shume muzike qe te mos kete kohe per vepra te keqija,sa me shume frymezim shpirteror per ti ngritur moralin Shqiptareve ngado jane vecanerisht ne keto vite te veshtira qe po kalojne.Urime dhe vec suksese per stafin e ALBDIGITAL.COM

    Intervistoi Vigan Vllahinja (WebMaster i faqes AlbDigital.com

  2. #42
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Interviste me Zanfina Ismajli---

    Fare e vogël në dhomën e saj, imitonte këngëtarët. Më vonë nis të këndojë vërtet. Ndonëse motra e saj, Adelina, ka vite që merret me muzikë, vetëm për pak vjet, Zanfina Ismajli ka arritur të ketë pothuajse të njëjtin sukses.

    Këto ditë udhëton shpesh drejt Shkupit pasi përgatit albumin e ri.

    Shenja e horoskopit “Demi”

    Ndjek studimet për drejtësi.

    Kënga me e suksesshme “Kokaina”, që u bën thirrje të rinjve që e përdorin, ta braktisin atë.

    E do Tiranën njësoj si Prishtinën.

    Gjithmonë ndryshe në skenë.

    Jetën private e ruan me fanatizëm

    Jeni një familje me këngëtarë. Bëni ndonjëherë gara brenda familjes thjesht për qejf se kush këndon më mirë nga ju motrat?

    Adelina ka 20 vjet që merret me këngën, prandaj unë nuk vë në dyshim asgjë në lidhje me karrierën e saj sepse deri më tani çfarë ka bërë ajo, ka qenë e suksesshme. Por në shaka, pse jo, e ngacmoj shpeshherë me fjalët si “ta kam ftof me këtë… hahaha” (ta kam hedhur në karrierë).

    Dueti me Adelinën “Dy motra, një frajer” arriti sukses në pak kohë. Ka ndonjë këngëtar me të cilin do të këndonit në duet, përveç motrës suaj?

    Deri më tani kam dy duete të realizuara dhe nuk mendoj të bëj ndonjë duet tjetër për momentin. Nëse do të realizoja ndonjë, do të doja që të ishte një këngë e bukur dhe me dikë që është artist ose artiste e kompletuar.

    Nëse ndonjëherë ziheni me motrën Adelinën për gjëra të thjeshta kuptohet, cila toleron e para?
    Hmmm...më parë isha unë ajo e cila lëshonte pe pasi Adelina është më e madhe edhe kur ndodhte të ishte gabimi im. Por tani më shumë tërhiqet Adelina. Jam kokëfortë, këtë ndoshta e tregon edhe shenja ime e horoskopit. Në shenjë jam Dem.

    Zanfina fëmijë, a ka qenë një vajzë interesante?

    Besoj se po... Pasi unë isha një fëmijë me shumë temperament. Pjesa më e madhe e kohës më kalonte duke imituar këngëtarët dhe duke kënduar si ata.

    E vogël keni kënduar këngën “Disco Epidemia”. Tani e rritur shkoni shpesh në disko dhe pub-e?

    Të them të drejtën. kur isha 16 vjeç, kisha dëshirë më të madhe të dilja me shoqëri, por as atëherë nuk i preferoja diskot shumë pasi vendet me zhurmë të madhe nuk më kanë pëlqyer. Më shumë më pëlqen të dal me shoqe në bare dhe të bisedojmë për gjëra të ndryshme.

    Kujt ia rrefeni sekretet tuaja?
    Motrës sime Emës. E kam më shumë shoqe edhe pse është 5 vjet më e madhe se unë, kuptohemi shumë mirë dhe kohën e lirë e kaloj me të.

    E planifikoni ditën, apo e lini të rrjedhë ?

    Zakonisht kur bëj planet se si ta kaloj ditën, të nesërmen nuk më shkon ashtu si unë e planifikoj. Prandaj shpeshherë rrjedhën e ditës ia lë rastësisë.

    Kur keni dalë për herë të fundit tek farë e fisi juaj?

    Kam qenë te gjyshja dhe daja të cilët i kam afër. Të ata shkoj shpesh dhe ia kaloj shumë mirë.

    Mbani mend qortimin e fundit më të rreptë që iu ka bërë nëna juaj?
    Të them të drejtën jo, ngase nëna me mua nuk ka fare probleme. Kjo sepse kuptohemi mirë dhe mua më ka sugareshë (fëmijën më të vogël) dhe nuk ka zemër të më qortojë.

    Kush ka ndikim më të madh mbi ju për t'iu bindur për diçka, nëna, Adelina, apo motra tjetër Ema?

    Mund të them se të trija ato kanë ndikim, prandaj edhe këshillat i pranoj sepse e di që ato janë thjesht për të mirën time.

    Të gjitha vajzat ëndërrojnë për këtë, po ju, si e mendoni veten nuse?

    Sa herë e mendoj këtë, them me vete “ka edhe shumë kohë,dhe mendimet largohen menjëherë …hahaha (qesh).

    Cila ka qenë ëndrra më e bukur që keni parë?
    Ëndrrat zakonisht i shoh të pakuptimta, por në mëngjes zgjohem me buzëqeshje. Zakonisht kur në ëndërr shoh veten në një shtëpi të madhe plot me qenë dhe mace, sepse i dua shumë kafshët.

    I keni dhënë ndonjëherë cent ndonjë lypsari në rrugë?
    Gjithmonë e bëj këtë sepse e kam shpirtin e dhimbshëm.

    Nga kush turpëroheni më shumë, nga motrat apo nga mami?
    Gjithsesi nga mami. Nëse do bëja diçka të pahijshme, mjafton një shikim i saj dhe do të ishte e mjaftueshme që unë të skuqem dhe turpërohem gjatë.

    Meqë po flasim për turpin, keni bërë ndonjëherë diçka kur keni qenë pak më e vogël, nga e cila tani do t'ju vinte turp?

    Kur isha më e vogël grindesha me motrat, pasi isha shumë e llastuar.Gjithashtu mbaj mend një herë që e pata rrahur një shoqe e cila bëri diçka që mua më nevrikosi shumë.Por ju siguroj qe tani s'do ta bëja.

    Nëse edhe një herë do të mundnit të rifillonit karrierën tuaj, do të ndryshonit diçka?

    Ka disa gjëra, që secili fillestar në këtë punë nuk i di dhe pastaj me kalimin e kohës dhe fitimin e përvojës thotë vetë me vete “ah si nuk e kam bërë këtë kështu”. Edhe unë i kam këto momente normalisht, por meqë kohën nuk mund ta kthej, më shumë mendoj për atë që të jem sa më e mirë në të ardhmen.

    Jeni dehur ndonjëherë edhe pa pirë fare alkool, p.sh thjesht nga qejfi?

    Hahahaha (qesh). Ka ndodhur që me shoqet të qesh deri në lot, pa alkool kuptohet.

    Kush i menaxhon të hollat që fitoni?

    Unë dhe mami. Atë e kam menaxhere dhe së bashku me të, të gjitha punët i menaxhojmë shumë mirë.

    Mos thoni se nuk keni ndonjë simpati apo ndoshta disa shkëndija të dashurisë?

    Shumë herë kam thënë se nuk dëshiroj të flas për jetën private dhe dëshiroj që kështu të mbetët sepse nëse jeta ime private bëhet publike, frikësohem se do ta humbas.

    Përveç muzikës, me çka tjetër do t'ju pëlqente të merreni dhe pse?

    Përveç që këndoj, unë jam në një kolegj privat këtu në Prishtinë dhe studioj drejtësinë. Pas këndimit gjithsesi do merresha me këtë drejtim për të cilin studioj.

    Zanfina tani dua vërtet një përgjigje të sinqertë. Kur dilni ne skenë për të kënduar “play back” për çfarë mendoni zakonisht?

    A si nuk kam një orkestër pas vetes, qoftë edhe një piano, dhe të këndoj “live”, në mënyrë që koncerti të jetë në maksimum i mirë. Por mundësitë janë të tjera dhe realiteti tjetër.

    Ju këngëtarët zakonisht thoni se i duam të gjitha këngët njësoj. Këtë e dimë. Ne duam të mësojmë nga ju se cilën nga këngët tuaja tani do të dëshironit ta fshinit fare?
    Kënga që më bëri të njohur më shumë e ndoshta menjëherë në estradë ishte ''Gajdexhiu''. Nuk them se do dëshiroja ta fshija, kurrësesi por do dëshiroja që të ishte ndryshe.

    Si?

    Ndoshta më ritmike.

    Kënga “Kokaina” është bërë shumë e njohur jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Ju vetë ndoshta kur keni qenë adoleshente, keni provuar sa për kuriozitet se çfare është kjo, pra kokaina?

    Jo, asnjëherë edhe pse këto gjëra ndodhin shpesh tek të rinnjte. Tek unë nuk ka ndodhur asnjëherë të provoj diçka të tillë as nga kureshtja. Thjesht nuk preferoj të marr stimulantë vetëm që të disponohem. Unë as cigaren nuk e konsumoj.

    Njihni dikë që merr kokainë?

    Jo, me shoqëri të tillë dhe njerëz të tillë nuk më ka ndodhur të jem dhe as nuk mendoj të shoqërohem ndonjëherë. Kam një shoqëri që nga fëmijëria dhe nuk e ndërroj me asgjë.

    Me siguri qe i lexoni gazetat dhe i shikoni TV. Çfarë ju pëlqen në këto media e çfarë jo?

    Në gazeta s'më pëlqejne të pavërtetat, sepse bëhen për qëllime materiale dhe ashtu dëmtojnë njerëz të tjerë. Ndërsa në televizione kam dëshirë të transmetohen më shumë videoklipe.

    Do të pranonit të këndonit ndonjë këngë folklorike me çifteli dhe ju të ishit e veshur me veshje kombëtare?

    Pse jo! Me gjithë qejf. Unë kam një potpuri me këngë popullore dhe në koncerte ajo pëlqehet shumë nga publiku. Me këtë muzikë i bëj të vallëzojnë të gjithë. Ne këngët e mia gjithmonë gjen elemente folklorike shqiptare.

    Karriera e cilit këngëtar kosovar dhe të huaj ju bën më shumë përshtypje?

    Nga të huajt më shumë më bën përshtypje Shakira. I bën vetë tekstet e këngëve, muzikën, pothuajse të gjitha. Gjithashtu ka interpretim fenomenal, si atë skenik ashtu edhe vokal. Ajo më pëlqen shumë.

    ...Ndërsa në Kosovë, të them të drejtën, asnjë në veçanti.

    Jeni duke përgatitur një album këto ditë dhe shpesh udhëtoni në Shkup. Diçka më shumë?

    Me realizimin e këtij albumi unë kam filluar para Vitit të Ri, dhe shpresoja ta përfundoja këto ditë. Por si duket nuk do të jetë ashtu, pra me siguri dalja e albumit në treg do të vonohet pak më shumë. Megjithatë, më mirë ngadalë e me hapa të sigurt. Deri më tani i kam dy këngë të përfunduara kurse në të tjerat janë duke punuar kompozitorët me të cilët po bashkëpunoj. Edhe videoklipet nga unë as këtë vit nuk do të mungojnë.

    Ju pëlqen Tirana?

    Herën e fundit në Tiranë isha në vitin 2004. Jam befasuar shumë sepse qyteti kishte ndryshuar shumë. Tirana ishte bërë si një metropol i vërtetë. Të gjitha në këtë qytet më kanë pëlqyer, por më shumë më kanë lënë përshtypje dyqanet e veshjeve.

    Mos më thoni se do ta ndërronit Prishtinën me Tiranën, për të jetuar?

    Nuk e di. Tirana është afër dhe aty e ndiej vetën njësoj si në Prishtinë, por këtu jam lindur dhe rritur si dhe i kam të gjitha. Prandaj nuk e di nëse do ta ndërroja Prishtinën ndonjëherë.

    Burim info. "Revista Spekter"

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nga partneri dua të ndihem shumë e përkëdhelur

    Nga partneri dua të ndihem shumë e përkëdhelur

    “Çdo mbrëmje kur vë kokën në jastëk, komunikoj me zotin dhe i lutem për ditë më të mira për të gjitha krijesat e botës dhe sidomos për njerëzit në nevojë” . Kështu thotë këngëtarja 22 – vjeçare nga Tirana, Nurimeda Kamberi ose siç njihet Meda. Ajo vazhdon studimet në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Biznes. Ka pak kohë që është bërë e njohur për publikun, por dëshiron shumë që të ndjekë hobin e saj muzikën. Të gjithë e njohin me emrin Meda këngëtarja që këndon këngën Çfarë dua dhe që është shfaqur në shumë programe muzikore të televizioneve të ndryshme. Aktualisht po përfundon albumin e saj të parë, në rrymën turbofolk. Një rrymë që kohët e fundit po këndohet nga shumë këngëtarëdhe që është një përzierje midis elementëve muzikorë popullorë dhe atyre modernë.

    Përse keni preferuar të dilni me pseudonim dhe jo me emër?

    - Meda është shkurtimi i emrit tim Nurimeda. Duke qenë se është i vështirë si emër për t’u mbajtur mend kam gjetur një zgjidhje më të përshtatshme, kështu që publiku të më mbajë mend. Ishte familja ajo që më pagëzoi me këtë emër.

    Kur keni filluar të këndoni?

    - Kam filluar të këndoj që 4-5 vjeçe dhe në kopësht kam marrë pjesë në një grup muzikor. Në moshën 7- vjeçare kam marrë për disa kohë leksione pianoje. Jam aktivizuar në shkollën 8- vjeçare, në aktivitete të ndryshme kulturore. Gjatë periudhës së gjimnazit deri para një viti, kënga ishte kultivuar në zemrën time duke u shndërruar në një nga miket e mia më të mira. Para një viti kam punuar disa kohë duke kënduar muzikë live. Tani jam drejt përfundimit të albumit tim të parë. Jam prezantuar para publikut me një këngë të shoqëruar me videoklip që në rrymën turbofolk. Jam prezantuar edhe në edicionin e Top Fest 3, me këngën “Jo nuk e ndie”j që është në rrymën regaton, me producent Kastro Zizo. Të dyja këngët janë pëlqyer nga publiku dhe përsa i përket këngës së dytë më ka befasuar, sepse është pritur shumë mirë. Jam duke realizuar një këngë në bashkëpunim me dy këngëtarë të tjerë e cila do të prezantohet shumë shpejt.

    Mendoni se pasioni për muzikën ose dëshira për të kënduar, mund ta bëjë një njeri këngëtar?

    - Është e vërtetë që këto janë disa nga elementët kryesorë të cilëve duhet t’i bashkangjitet talenti dhe vullneti për t’u ushtruar nga ana profesionale dhe për të ngjitur çdo ditë nga një shkallë drejt majës.

    Kujt i jep më shumë rëndësi shkollës apo këngës?

    - Ka pak vështirësi t’i vazhdosh të dyja, pasi impenjimet dyfishohen dhe koha që të mbetet në dispozicion për të mësuar është shumë e kufizuar. Megjithatë kur ke synime në vetvete mund të arrish që t’i finalizosh të dyja me sukses. Momentalisht përparësi më të madhe i kam dhënë muzikës, por herë pas here kujtohem dhe i jap rëndësi dhe studimeve.

    Përse keni zgjedhur ekonomikun si fakultet?

    - Përveç këngës që ka qenë pasion, një ndër kënaqësitë e mia kanë qenë marrëdhëniet me njerëzit, të cilat i kam pasur të shkëlqyera. Duke patur këtë kriter që jam një vajzë që si trembem punës, unë kam punuar për dy vjet në dy kompani biznesi në Shqipëri, në sektorin e marketingut me promocionet. Kjo më dha shtysë të vazhdoja studimet në këtë degë, sepse e ndiej që jam e aftë. Përveç kësaj është edhe trashëgimi familjare, sepse mamin e kam ekonomiste. -

    Kohët e fundit, jeni shumë e përfolur në media a prononcoheni për jetën tuaj private?

    - Patjetër që po dhe ju deklaroj që në këto momente nuk jam as e dashuruar dhe nuk kam asnjë lloj impenjimi në këtë sektor. Sepse siç ju thashë unë i jam përkushtuar totalisht pasionit tim dhe s’më ka mbetur kohë të mendoj për këtë mungesë.

    Si do të ishte i dashuri juaj ideal?

    - Me pak fjalë nga ai do të doja të më respektonte, të më lejonte të kisha pavarësinë time, nuk është e thënë që të jetë i bukur, të më bëjë të ndihem mirë në shoqërinë e tij në të gjithë format e mundshme. T’i përshtatet nivelit tim kulturor, intelektual dhe mendor.

    Je e lidhur me familjen?

    - Të them shumë, është pak. Janë gjëja më e shtrenjtë që unë kam në këtë jetë, janë mbështetësit dhe kritikët e mi më të mirë. Mundohem që t’i përmbahem rregullave të familjes megjithëse ka disa shkelje të vogla nga ana ime.Ta respektoj sa më shumë familjen time dhe të jemi miq me njëri tjetrin. Pavarësisht se me babin jam pak e kufizuar, kam marrëdhënie të shkëlqyera dhe jam një nga fëmijët më të përkëdhelur të familjes. Diçka që dua ta gjej dhe tek partneri, pra dua të ndihem shumë e përkëdhelur nga ai. Të më bëjë të ndihem si mbretëreshë, sepse e meritoj.

    E keni patur të vështirë të arrini këtu ku jeni?

    -Normalisht që vështirësitë ekzistojnë, sidomos kur t’i fillon të ndërtosh diçka dhe je ende tek themelet, por besoj se me dëshirën e mirë dhe me vullnetin e zotit gjithçka do të shkojë mbarë. Ka patur probleme preferencash, por jam e lumtur se kritikë të ndryshëm arti më kanë vlerësuar dhe kanë folur me superlativa mbi vokalin tim.

    Përveç këngës keni pasione të tjera?

    - Gjithmonë kam menduar që zoti duhej të më kishte dhuruar disa jetë për të ushtruar të tëra pasionet e mia. Përveç këngës jam shumë e dhënë pas objektivit të aparatit fotografik dhe kam dëshirë që në të ardhmen të më krijohet ndoshta një hapësirë në fushën e kinematografisë.

    Si është Meda në shoqëri dhe në marrëdhëniet me kolegët?

    - Në të dyja rastet marrëdhëniet i kam shumë të mira, pasi në përgjithësi jam një vajzë e qeshur dhe e komunikueshme. Jam një njeri i thjeshtë dhe pa komplekse.

    Çfarë do ta nevrikoste Medën?

    Ndoshta ndonjë padrejtësi e bërë ndaj meje, ndoshta ndonjë shofer i ngathët në trafik(qesh), gjithashtu njerëzit egoistë dhe ziliqarë. Por pasi qetësohem kuptoj që këta njerëz ndonjëherë të bëjnë mirë, sepse më kthjellojnë për të kuptuar aftësitë e mia dhe më vlerësojnë.

    Sa kujdesesh për lukun?

    Nëse zgjohem dhe jam në humor të mirë kujdesem më shumë se në ditët e tjera. Nuk jam e fiksuar para pasqyrës, mundohem që të kem një paraqitje të rregullt pa ekzagjerime. Për veshjen zakonisht në garderobën time gjen rroba klasike, por ka edhe ekstravagante dhe sportive. Dhe veshja dhe grimi ndryshojnë nga paraqitja skenike. Pra ndryshe në jetën e përditshme, ndryshe në skenë.

    Disa nga fotot që më treguat ishin provokuese, si reagojnë prindërit e tu kur i shohin?

    - Normalisht nëse ka ndonjë gjë të tepruar (që unë mundohem të mos ketë) më kritikojnë dhe unë mundohem që kritikat të jenë sa më të pakta.

    Është e rëndësishme bukuria për të ecur profesionalisht?

    - Bukuria të jep avantazhe, nëse ti arrin ta menaxhosh siç duhet dhe duke iu bashkangjitur talentit njëkohësisht. Por është dhe puna dhe te kapaciteti për të vazhdur rrugën tënde.

    Datëlindja: 17.11.1983
    Gjatësia: 165 cm
    Masat trupore: 90-63-90
    Ngjyra e syve: të shkruar
    Ngjyra e preferuar: e zeza
    Hobi: Muzika, Fotografia, Kinematografia Profesioni aktual: këngëtare


    Sot.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 28-02-2006 më 20:35
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #44
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Eranda Libohova
    Vetëm nuk jam



    Eranda Libohova. Nuk është vetëm këngëtare skene. Imazhin e saj gjithnjë të qeshur mund ta shihni “pakëz të trishtuar” në klipin “Vetëm nuk jam”, që pritet të dalë në treg këto ditë. Këngëtarja, që numëron 20 vjet në skenë tregon se si e koncepton vetminë, dashurinë dhe karrierën. Pyetjes se me cfarë imazhi vjen për publikun, i përgjigjet me delikatesë: “ me profilin e një vajze të dashuruar”. E kaluara për Erandën është thjesht një eksperiencë për t'u përballuar më pa dhimbje.

    Por a është Eranda një këngëtare që provokon në skenë?! Ajo e gjen vetë një përgjigje “Jo, mua më provokojnë”...

    Eranda Libohova me një klip të ri . Bëhet fjalë për një klip të gëzueshëm apo të trishtuar?

    Eshtë një baladë që s'mund të cilësohet as si e gëzuar as si e trishtuar.Eshtë një emocion, një ndiesi që gjithësecili mund ta përjetojë, kur i mungon një njeri. Kjo sigurisht është përmbajtja e tekstit të këngës “Vetëm nuk jam”, kompozuar dhe shkruar nga Florian Mumajezi , i cili pati idenë për ta përfshirë në përmbledhjen e një albumi që u publikua ditën e Shën Valentinit, dhe për këtë e falenderoj, që më përzgjodhi mes një kasti këngëtarësh të preferuar nga publiku.

    Me çfarë imazhi prezantoheni në këtë videoklip?

    Imazhi që sjell në këtë vieoklip është një personazh, fryt i fantazisë së regjisorit Marjan Ognenovski, që ndërtoi skenarin tekniko-regjisorial pasi u njoh me vargjet.Ai ka synuar të konturojë profilin e një vajze të dashuruar me thjeshtësinë dhe botën emocionale, që mund ta ketë kushdo nga ne.

    Klipi i paraprin albumit që ju përgatiteni të hidhni ne treg në muajin maj. Mendoni se muzika e këtij albumi do të godasë në treg?


    Nuk është qëllimi im kryesor, goditja e tregut, po sigurisht do mbetesha e kënaqur nëse publiku do të mirëpriste këngët e mija të reja. Kur fillova punën për këtë album e para gjë që i vura vetes si pikësynim ishte që ky album të tingëllojë modern, i freskët dhe t'i shtojë karrierës sime artistike disa elementë të rinj.E sigurisht këto janë detaje profesionale, që nuk vlen për t'u zgjatur më shumë në një intervistë të tillë. Për ta përmbledhur gjithë këtë unë mendoj se albumi do të sjellë diçka të re në tregun muzikor.

    Zëri juaj u dëgjua për herë të parë në Festivalin e Këngës në vitin 1986. Kanë kanë kaluar 20 vjet aq sa për t'u lindur dhe rritur brezi i këngëtarëve te kësaj moshe. Si e ndieni veten në konkurrence me ta?

    Fakti që jam e pranishme në albumin e sapopublikuar me rastin e Shën Valentinit, tregon që unë nuk e ndiej diferencën dhe konkurrencën me ta.Ashtu siç nuk e ndiej diferencën me këngëtarët që kanë shumë më eksperiencë se unë. Unë nuk dua të konkuroj askënd. Kur bëj diçka, unë dua të konkuroj me veten time, duke kthyer kokën pas dhe duke kërkuar të bëj diçka më mirë se më parë.

    A ka rëndësi për ju fakti nëse nuk pëlqeheni nga të gjithë brezat.Ose me saktë cili brez ju pëlqen të jetë në audiencen tuaj?


    Nuk mund të ndodhë asnjëherë që një këngëtar të mos ketë admirues në një shtresë apo në një moshë të caktuar të publikut. Unë ndiehem me shumë fat kur shoh që publiku im janë nga adoleshentët deri tek mosha e thyer. Për mua publiku është një dhe nuk e ndaj në breza.

    Këngët e Erandës ndalojnë shpesh sa tek tingujt popullorë aq dhe tek muzika e lehtë. Kjo është ë qëllimshme nga ana juaj për të arritur të gjitha shtresat e audiencës apo ju vetë nuk e konsideroni të kënduarin si specifikë?

    Nuk është aspak e qëllimshme por kjo ka të bëjë me cilësinë vokale të gjithsecilit.

    Në botë ka këngëtarë që këndojnë vetëm jazz, por ka të tillë që këndojnë edhe pop edhe dance. Edhe këtu tek ne ka interpretues vetëm të muzikës së lehtë por ka edhe prej tyre që interpretojnë të dyja llojet e muzikës , dhe kjo ka të bëjë dhe me edukatën muzikore që në formimin e artistit.

    Besoni tek festivalet që organizohen dhe çmimet që jepen në to?

    Gjithmonë festivalet janë kontenstuar si nga artistët dhe nga publiku, në momente të caktuara. Iu besoj organizatorëve por nuk i besoj shijes së jurisë. Shijet janë shumë të diskutueshme dhe për këtë arsye artisti tregohet shumë i matur dhe i kujdesshëm para se të hyjë në një festival, aq më tepër kur mendohet që një hap i gabuar mund të dëmtojë atë që ke ndërtuar me shumë mundim. Për mendimin tim, ka ikur koha kur festivali duhet të konsiderohet si garë, por duhet të konceptohet si ngjarje ku çdo artist duhet të tregojë origjinalitetin e tij. Njësoj si në një ekpozitë ku piktorët ekspozojnë veprat e tyre.

    Kënga “Buzët më ishin tharë”, fituese e një prej edicioneve të festivalit “Mikrofoni i Artë”, pëlqehet dhe dëgjohet ende. Ju vetë e ndieni dëshirën për të medituar nën tingujt e kësaj kënge?

    Unë kam medituar kur e kam interpretuar në skenë. Sigurisht që nuk kam të njëjtën ndiesi siç ka një teleshikues kur e ndjek këngën nga ekrani.

    Mendoj se këngët tuaja kanë tekste të bukura. Eshtë i rëndësishëm për ju teksti ?

    Vargjet sikurisht që janë të rëndësishme, por ato duhet të jenë të thjeshta e njëkohësisht të përcjellin një ide të pathënë më parë.

    Ju vetë keni provuar të shkruani tekstin e ndonjë kënge?

    Eshtë mirë që secili nga ne artistët të bëjë mirë atë që di të bëjë. Nuk pretendoj të kem edhe këtë talent.

    Ju këndoni gjithmonë ”live”. Çfarë ndiesie te shkakton shfaqja para publikut me ”play back”

    “Play back” është një formë e sforcuar dhe e kushtëzuar nga mungesa e teknologjisë. Nuk ka asnjë këngëtar në Shqipëri, që të mos e ketë provuar.E ke provuar ndonjëherë kur në ëndrra të kapin për fyti e s'të del zëri? Sinqerisht unë në momente të veçanta e kam patur këtë ndiesi kur kam dalë në skenë me “play back”. “Live” është tjetër gjë. Eshtë ndiesia që ke si të ushtrosh një sport, energji që transmeton nerv, grint, etj.

    Vihet re së fundi një tendencë e këngëtarëve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ju kujt do t'ia vinit syrin (përveç Irmës) n.q.s të duhet të këndoni në duet.

    Eshtë e vërtetë që sot janë në mode bashkëpunimet. Përveç Irmës kam interpretuar me Rovena Dilon tek “100 këngët e shekullit”. Me siguri në album do të ketë ndonjë duet tjetër, por për momentin është projekt.

    Motrat Libohova” njiheshin shumë kështu para shumë vitesh. Ju pëlqen ende t'u thërrasin kështu?


    Po le të themi realitetin që për shumë njerëz jemi fiksuar si motrat Libohova. Po le të bëjmë pak humor. Ndonjë spektator ka bërë shaka duke na thirrur “E ju vëllezërit Zena”.

    Eshtë e nevojshme që një këngëtare të provokojë në skenë, apo s'mund të kuptohet një këngëtare e pëlqyeshme sot pa provokimet skenike?

    Provokimi mund të jetë element i një kënge që e mban provokimin. Është pa kuptim provokimi skenik, p.sh në një baladë.

    Po ju provokoni në skenë?

    Ha..ha..ha. Jo mua më provokojnë. Natën e Vitit të Ri në koncertin që u organizua në sheshin “Skënderbej” dikush më hodhi një fishekzjarr në pallto. Sigurisht që nuk rashë pre e provokimit.

    Si e organizon Eranda një ditë, një javë, një muaj, një vit. D.m.th. përveç këngës a keni angazhime të tjera?

    Për të treguar se si organizoj një vit, duhet të rrimë një javë.Shkurtimisht angazhimet e mia janë koncertet në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë dhe për shqiptarët që jetojnë në Europë. Pastaj janë spektaklet televizive , puna në studiot e regjistrimit, kontaktet me kompozitorë, shtëpitë diskografike. Angazhim i rëndësishëm për mua është familja ime, prindërit e mi me të cilët jam shumë e lidhur.

    Imazhi juaj skenik adhurohet nga vajzat. Ju pëlqen t'ju imitojnë?

    Më vjen mirë që imazhi im skenik është objekt admirimi për vajzat. Edhe unë dikur kam patur modelet e mia. Ndoshta edhe sot mund të kem ndonjë model që e ndjekim nga ekranet perëndimore, pa qenë e fiksuar dhe fanatike pas një imazhi.

    E shikoni karrierën si një mundësi të mirë për të qenë e lumtur? Apo mendoni se karriera ndonjëherë të bën të ndiesh e vetmuar?

    Karriera e ndonjë shkencëtari mund të ndikojë që që ai të ndjehet i vetmuar, kurse artisti është i lidhur me publikun. Kështu që karriera artistike është mundësia ideale për të qenë mes njerëzve. Për të qenë e kënaqur me veten, pra për të qenë e lumtur.

    Jeni shumë në formë. E gjitha kjo është një gjendje shpirtërore e mirë apo pamja juaj ju bën të ndiheni mirë?

    Përderisa jam e kënaqur, kjo krijon një kondicion të mire shpirtëror. Edhe forma fizike varet nga kjo.

    Ju ka lindur ndonjëherë dëshira t'i ikni realitetit ?

    Edhe momentet e vështira jam përpjekur që t'i konsideroj si pjesë të realitetit, nga të cilat askusht s'mund të stakohet. Mirë do të ishte të ekzistonte një realitet pa problemet e ditës.Po kush e ka parë atë? Kështu që…

    Besoni tek dashuria me fund te lumtur? Po tek fundi i një dashurie pasionante?

    Besoj tek dashuria, besoj tek lumturia, besoj dhe tek fundi...

    Tek kalimi i një dashurie në miqësi?

    Personalisht nuk besoj. Dhe mendoj që një dashuri të kthehet në miqësi duhet të kalojë një reaksion kimik shumë të ndërlikuar, rrethana, kohë, etj...

    Do pranonit më lehtë faktin e të qenit e divorcuar apo beqare e përjetshme? Domethënë a keni ndonjë ide të qartë për martesën?

    Askush nuk do të donte të ishte e divorcuar, megjithëse është një gjendje që unë s'e njoh. Sa për konceptin “beqare” them që është i vjetëruar tashmë. Një njeri që ka një lidhje s'mund të quhet beqar në kohën e sotme. Sa për martesën mendoj që është një bashkësi rregullash që duhen respektuar edhe në rastin kur ti vendos të bashkëjetosh me të.

    Eranda, ju jeni tipi i femrës që shikoni vetëm përpara apo ktheni shpesh kokën mbrapa?

    Të papriturat janë përpara, kështu që duhet të jesh e përgatitur për atë që mund të ndodhë. Ajo që ka kaluar nuk përbën asnjë surprizë, përkundrazi është një eksperiencë për t'u përballuar më pa dhimbje.

    Po Teo, qeni juaj, çfarë ndryshimi ka sjellë në jetën tuaj?

    Ka shumë njerëz që i mbajnë kafshët për modë. Ne duke patur një shtëpi private, gjithmonë kemi dëshirë të mbajmë kafshë shtëpiake, mace, lepuj, kështu që Teo nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në familjen tonë të madhe.

    Flisni me Teon për ndonjë lidhje të momentit?

    Ha.. ha..ha Jo më tregon ai mua për lidhjet e veta.

    Si është Eranda në …

    një studio regjistrimi?

    Në botën time

    shtrat?

    Me pizhama

    dush?

    Duke kënduar

    një studio fotografike?

    Aktore

    një klub nate?

    Protagoniste

    para pasqyrës?

    Vetë i dytë

    fletët e një ditari?

    vetvetja

    miqësitë e vjetra?

    fanatike

    flirte?

    e pasur

    Edhe momentet e vështira jam përpjekur që t'i konsideroj si pjesë të realitetit, nga të cilat askush s'mund të stakohet. Mirë do të ishte të ekzistonte një realitet pa problemet e ditës.Po kush e ka parë atë? Kështu që…

    Sa për konceptin “beqare” them që është i vjetëruar tashmë. Një njeri që ka një lidhje s'mund të quhet beqar në kohën e sotme. Sa për martesën mendoj që është një bashkësi rregullash që duhen respektuar edhe në rastin kur ti vendos të bashkëjetosh me të.

    Kur bëj diçka, unë dua të konkuroj me veten time, duke kthyer kokën pas dhe duke kërkuar të bëj diçka më mirë se më parë.

    Të papriturat janë përpara, kështu që duhet të jesh e përgatitur për atë që mund të ndodhë. Ajo që ka kaluar nuk përbën asnjë surprizë, përkundrazi është një eksperiencë për t'u përballuar më pa dhimbje.(dyfaqeshi i pare.)

    Spekter
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    3
    Faleminderit shume te ghitheve per keto intervista, jeni te mbrekullushem.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    3
    njesha fare jeni

  7. #47
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116

    Këngëtarja më e vogël në Shqipëri, Greta Koçi

    TRILLET E GRETËS
    Këngëtarja më e vogël në Shqipëri, Greta Koçi, jashtë skenës. Si arriti të hyjë në fushën e artit. Braktisja e klubeve të natës dhe planet për një karrierë të lakmueshme. Si dhe dashurinë e (pa)provuar…
    Këngëtarja 15 vjeçare , Greta Koçi duke pozuar për Sektër

    Datëlindja: 26 Shtator 1991
    Vendlindjauçovë
    Vendbanimi: Tiranë
    Shkolla: Viti i parë “Eurolingua” Anglisht-Frëngjisht
    Hobi: Aktrimi
    Këngëtarët e preferuar: Kristina Aguilera, Celine Dion, Mariah Carey, Ricky Martin, Hazizi
    Ngjyra e syve: Kafe
    Ngjyra e flokëve: e Zezë
    Gjatësia: 1.75 cm
    Ngjyra e referuar kuqe
    Shenja e Horoskopit: Peshorja

    DUA TË JEM

    “SIMLY THE BEST”





    Këngëtarja 15- vjeçare Greta Koçi, jashtë skenës. Si arriti të hyjë në fushën e artit dhe të konkurojë përkrah emrave të njohur të muzikës, edhe pse është më e vogla që ka hedhur zërin në tregun muzikor. Braktisja përfundimisht e klubeve të natës në Tiranë dhe planet për një karrierë të lakmueshme. Si dhe dashurinë e (pa)provuar…

    Dashurinë e pret ta “godasë” si rrufeja në një qiell të pastër.

    Ndërsa i këndon asaj njësoj si Anna Vissi, këngëtarja greke mjaft e preferuar për të. Trille, zhgënjim, shtrat i heshtur, hapa që dëgjohen apo parandjehen, ndoshta dhe braktisje gjen në këngët e saj. Eshtë vetëm 15 vjeç dhe 1. 75 cm e gjatë. E rrethuar si nga një aureolë nga përkudesja deri në detaje e prindërve, për më shumë se dy vjet ajo është në kërkim të skenave të mëdha. Nuk është aspak supersticioze edhe pse beson në një zot. Dhe fiton nga koncertet aq të ardhura sa të ngasë një makinë Chevrolet të zezë, të cilën e bleu 24 mijë Euro ekzaktësisht më datë 06/06/06, duke e shpërfilluar këtë ditë të frikshme si dita e djallit. Në makinën me kamio automatike, që e bën të guxojë ta ngasë edhe vetë ajo tani dëgjon gjashtë këngët më të fundit mes të cilave “Dashuri pa shije”, “Një herë po, njëherë jo”, etj.

    Por e ndërron shpesh shijen, me muzikën e katër disqeve të tjerë, një disk me këngë të këngëtares Vissi, muzikë house, miks dhe një disk të këngëtares greke, Elena Paparizou, me të cilën ka të ngjarë të këndojë një këngë shumë shpejt. Ia ka premtuar Darko Dimitrov, kompozitori maqedonas, me të cilin ajo bashkëpunon.

    Vajza brune e një nëne beratase dhe e një babai shkodran sapo ka prezantuar këtë videoklip, ku shfaqet e veshur si një infermiere, njëherë me veshje rozë dhe njëherë më të bardhë dhe ku rebelon për një dashuri të pamerituar .Një histori e vockël, që shkakton revoltë. “Aty interpretoj”, thotë Greta, duke mos e fshehur se një nga hobet e saj është aktrimi. Në fakt di t'i picërrojë sytë mirë dhe di të marrë poza edhe kur bën një bisedë të thjeshtë. I është bërë propozimi i parë për realizimin e një “musical”, që do të ketë në qendër jetën e një artisteje shqiptarjeje mes familjes, udhëtimeve për koncerte jashtë vendit, jetës intime, marrëdhëniet me fansat, po çfarë fansash se, që e formojnë shumë shpesh numrin privat të saj. E jëma e Gretës tregon se është ajo zëdhënësja e së bijës, që përveçse merret me gjithçka që asaj i duhet pret edhe telefonatat. Domethënë ajo ka në dorë të përzgjedhë fansat nga zëri, që pastaj t'ia kalojë telefonin Gretës. “Ka vesh muzike”, tregon Greta me të qeshur “se ka studiuar për muzikë, pikërisht për flaut”. Dhe e ka pasur një qëllim të hershëm për ta bërë të bijën artiste, që kur lindi dhe i vuri emrin e shoqes së saj të ngushtë, Greta Aliaj, e bija e koreografit të njohur Agron Aliaj.

    Të paktë ishin ata që e njihnin vajzën me forma të plota , ku u u prezantua në një videoklip duet me Erion Korinin me këngën “Kush ka faj”. Romantike dhe ledhatare e trupit të saj, sikur të kishte provuar një zhgënjim të vërtetë dashurie. Shumë u çuditën kur fare rastësisht morën vesh se ajo ishte vetëm 13 vjeç e gjysmë. Në fakt ishte pare si konkurente tek spektakli “Gjeniu i vogël” dhe “Ethet e së premtes mbrëma”. Tek “Gjeniu i vogël” u pozicionua në 100 zërat më të mirë nga 7000 mijë pjesëmarrës nga vendi, por një gabim teknik për të marrë pjesë njëkohësisht tek të dy spektaklet me target të ndryshëm, i solli dëm pasi u përjashtua nga të dy spektaklet. Gjithsesi asaj iu bë oferta e parë nga “House of arts”. Për gjashtë muaj së bashku me këngëtarin Antre, ku çdo mbrëmje interpretonin muzikë të lehtë , hite shqiptare apo greke. Aty e dëgjoi Erion Korini dhe e ftoi për bashkëpunim. Më pas ajo vazhdoi me eksperiencat e saj në klubet e natës si “Rozafa Palace” dhe “Silo”.

    Tani është shkëputur krejtësisht nga klubet e natës në Tiranë, për t'iu përkushtuar të kënduarit në diskotekat dhe koncerte në Kosovë dhe Maqedoni. “Ajo që më bën të ndihem mirë është eksperienca e të kënduarit “live”. E ka kthyer këngën në profesion dhe kjo është arsyeja që jo rrallë i bën hile shkollës për gjuhë të huaj. “Nuk trembem,- thotë ajo.- Ndiej shumë kënaqësi kur këndoj. Të kënduarit në ‘pub-e absolutisht nuk më dëmton.Zëri piqet, emocionet zhduken, forcohet fraza. “Pastaj unë mendoj se kur je e re të falet edhe sikur të gabosh. Vërtet është pak shpejt, por jam e bindur dhe e shoh veten gjithnjë në rrugën e artit”. Tani është duke menduar rreth bashkëpunimit me këngëtaren greke 24- vjeçare , Elena Paparizou, këngën e të cilës “My number one”, fituese e Festivalit Europian 2005, arriti ta këndojë vetëm pas dy ditësh në “House of Arts”.

    “Kam kujtesë të fortë për tekstet,- thotë ajo,- dhe nuk kam frikë se e harroj edhe kur jam totalisht e pushtuar nga emocionet. Madje nuk e harroj edhe kur mërzitem dhe futem në dhomën time, vendos muzikë baladë dhe këndoj me zë të lartë”. Nuk i mungojnë ofertat nga menaxherë maqedonas të koncerteve, që kur ajo këndoi në emisionin “Ti vendos” me muzikë shqiptare që transmetohet nga Televizioni Shtetëror Maqedonas. E gjen veten mirë në tingujt e muzikës së lehtë, të cilën kujton se e ka pëlqyer që e vogël kur vetëm 4-5 vjeç ajo këndonte të gjitha këngët e Mira Koncit. Dhe prindërit që e dëgjonin me aq ëndje , i bënë një dhuratë të vërtetë. I realizuan kur ishte 5 vjeç, klipin e parë të transmetuar në televizionin lokal TV1 në Shkodër, pronë e babait. Në këtë televizion ajo kujton dhe ekperiencën si prezantuese e një emisioni për fëmijë. “Adhuruesit e parë i kam “njohur” në atë moshë, madje dhe të rritur që e bënin zërin si fëmijë që të flisnin me mua por nuk ma hidhnin dot se arrija t'i njihja dhe t'u thoja me shumë mirësjellje:“ faleminderit por ky emision nuk është për ju”. Nga fëmijëria ka dhuratë dhe bullgarishten që e flet shumë mirë, dhe që e ka mësuar kur ishte 10 vjeç gjatë dy viteve që ka jetuar me familjen në Sofie, gjatë qëndrimit të detyruar nga biznesi i babait.

    Gretën mund ta pyesësh për mashkullin e ëndrrave dhe ajo të përgjigjet duke qeshur. Duket se ende nuk e ka vizatuar modelin e mashkullit të duhur. “Si të vijë fati çdo gjë është e shkruar “, përgjigjet. Dhe ndryshe nga ç'mund t'ia diktonte mosha ajo është e qetë e përmbajtur.”Qetësia është arma ime e fortë,- thotë ajo.- I zgjidh gjërat me qetësi. Madje dhe kur e pyet se a ekziston ndonjë histori e vërtetë mes saj dhe këngëtarit kosovar, Ermal Fejzullahut ajo përgjigjet “Unë s'mund t'i ndaloj ndjenjat e të tjerëve, e kam thjesht koleg”. Synon të ruajë kuptimin e “Simply the best”, edhe në nota, të cilat i arriti gjatë interpretimit “live' në spektaklin “Top Show” në Top Channel. Tani po përgatitet për të marrë pjësë në Festivalin e Muzikës Moderne Shqiptare “Mikrofoni i Artë” që organizohet nga Radio +2 me një këngë të kompozuar nga Genti Lako.”

    Besoj se është i vetmi festival ku fiton vërtet më i miri dhe ka qenë kjo arsyeja përse marr pjesë.

    Jam zhgënjyer jo pak nga festivali “Kënga magjike”, ku konkurova me nje këngë shumë të pëlqyer “Kam mall”, dhe nuk u përfshiva as në finale.

    Ndërkohë që ajo i beson shumë publikut. Dhe po rimerr forcat për një verë të nxehtë. Grupi kosovar “Hana Band” e ka përzgjedhur si të ftuarën e koncerteve të tyre nëpër Shqipëri nga 24 Korriku deri më 10 Gusht.

    Greta
    Kanë thënë për mua:

    Irma Libohova: “Ti jo vetëm që je një këngëtare e mirë por ti mund të konkurosh dhe për miss”

    Adi Hila i ka thënë nënës sime “ Ti mban një diamant për dore”

    Genti Lako: “ Nga zëri yt qetësohet dhe një i dehur”

    Darko Dimitrov : “Ti ke për të arritur shumë larg sa do ta harrosh Darkon”


    Ocko : “me këngën “Dashuri pa shije” do të çoj në MTV”

    10 këshillat që i bën vetes:

    Mendohu para se të … flasësh
    Largohu nëse …e ndien se të tradhtojnë
    Zhvishu kur … bën vapë
    Mos këndo kurrë me … muzikë të kopjuar
    Mos puth asnjëherë një …njeri që të zhgënjen
    Mos harro të hash … para se të dalësh në mëngjes nga shtëpia
    Mos fli kurrë pa …thënë natën e mirë
    Vishu si … Greta
    I thuaj jo gjithmonë atij që … nuk të kupton
    Fillo të ecësh vetë kur të jesh … e sigurtë në atë që bën

    Nga Klotilda HARKA
    Ndryshuar për herë të fundit nga TiLoNcE : 10-07-2006 më 00:11
    o-le-le firma

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2005
    Postime
    14
    Alida Hisku me albumin e saj te pare 'Kthimi'


    Paris:

    “…jam vertet e emocionuar,rikthimin tim para artedashesve me kete album ja dedikoj familjes time,burrit Thomas dhe femije te mije te dashur,Aldi,Albin dhe Alina…ky eshte albumi i pare ‘KTHIMI’…”




    Shprehet pikerisht keshtu kengetarja energjike dhe ekspresive Alida Hisku.Larguar nga skenat shqiptare dhe artedashesit qe prej 24-vjetesh per motiva qe tashme njihen dhe qe disa here artisja ka folur ne intervista te ndryshme.Alida ne gjithe keto vite pothuajse ka ndryshuar fare pak nga ajo ‘adoleshentja’ qe publiku dhe dashamiresit e saj e kane njohur.Shpirti i saj i lire,talenti dhe pasioni per kengen edhe pse larg skenave asnjehere nuk e kane abandonuar.Ne zerin e saj ndihet perseri edhe pse permes emocioneve ai tonalitet dhe embelsi tingulli.
    Alida ka debutuar qe ne moshe te vogel si fituese ne aktivitete te ndryshme te Festivalit te femijeve Shkoder, ku ka qene disa here edhe fituese, dhe per here te pare ne skenen e festivalit te 9-RTSH,pa mbushur ende 13 vjec paraqitet me nje kenge te A.Krajkes ‘Portret Heroine’.Menjehere dallon per talentin e saj dhe shume shpejt do te dominoj skenat e festivalit.Ne festivalin e 10-RTV me kengen “Shqiperia pershendet”,eshte nje nga kengetaret me te preferuara,dhe qe me pas shume kompozitore do ti dhurojne kenget e tyre.Arrin menjehere suksesin e saj ne festivalin e 13-RTSH me kengen “Vajzat e fshatit tim” te kompozitorit E.Shengjergji dhe poeteshes ZH.Jorganxhi ku ze vendin e pare, nje kenge jo vetem shume e arritur prej saj por me kohe do te behet edhe nje lajmotiv shume i populluar per rinine e asaj kohe.Suksese te njepasnjeshme do ta shoqerojne ne festivale te tjere e anketa te ndryshme muzikore,me kenge nga poete dhe kompozitore nga me te degjuarit, Xh.Spahiu,A.Krajka,L.Disdari,A.Mula etj.E dashuruar pas kenges ajo provon talentin e saj ne zhanere te ndryshem dhe spikaste per interpretimet e saj.Nje momentet teper i vecante per karieren e saj si kengetare ehste pikerisht nje dublim me te madhen Vace Zela ne kengen “Portret Heroine” ne te cilen ajo konfirmon edhe njehere vokalitetin dhe ndjenjen e bukur ne kenge.Kjo mbetet po kaq e vecante edhe per faktin qe miti i kenges Vace Zela ishte dhe ka mbetur i tille per artisten Alida,eshte pikerit Vace qe i shtrengon doren per here te pare ne perzgjedhet e festivalit ku Alida eshte debutuese.
    E detyruar te kendonte brenda kornizave te nje sistemi diktues, ajo nuk gjente vetveten,keshtu qe ne momentet e saj jashte skenes ajo mundohej te jepte ate realitet dhe pakenaqesi te kohes nepermjet shkrimeve te krijimeve te saj ne nje ditar.Pjeseza te jetes qe shoqeronin temperamentin dhe karakterin e forte te kesaj kengetareje e qe shume shpejt do te beheshin motiv i nje jete plot veshtiresi ne jeten private dhe professionale te Alides.
    Shume vite me vone do te largohet nga Shqiperia duke u vendosur ne Gjermani e rrethuar nga dashuria dhe adhurimi i familjareve te saj.Nje jete e gjate larg skenes e mbushur dhe ngarkuar me shume hidherime,gezime,por me nje deshire te forte e te zjarrte per kengen qe i kalon keta kufij dhe ben qe sot ne distance me vite gjithka e akumualur te paraqitet nepermjet kengeve ne albumin e saj te pare dhe shpresojme te jete vetem fillimi…


    Alida - ju sapo mbaruat ne sallen e incizimit albumin tuaj te pare “Kthimi”.Pse pikerisht ne Paris dhe si ju lindi ideja?

    Prej shume kohesh mendoja te beje dicka te vecante ne jeten time,dhe aq me teper per kengen dhe profesionin tim te lene paksa ne harrese.Parisi eshte nje kryeqytet i Europes,nje enderr per te gjithe te jetojne e punojne ose edhe te admirojne bukurine e tij.Per mua ishte nje rastesi me fat e cila me dha mundesine te njihesha me nje grup te rinjsh te cilet krijonin te interpretonin muzike te sukseshme.Njeri prej tyre ishte shqitare dhe kjo e beri akoma me te lehte bashkepunimin tone ne kete album.Pra ne projektet e mia ishte deshira e krijimit te nje albumi keshtu qe ishte nje moment i favorshem ne nje bashkepunim tonin.Nje kohe e gjate gati 10 mujore gjate te ciles kemi punuar per realizimin e ketij albumi dhe mendoj se kemi arritur dicka te bukur dhe positive…


    I riktheheni publikut dhe skenes pas nje kohe te gjate me teper se 24-vjecare.Pse nje mungese e tille?

    Une do te thoja qe 24 vjet nuk eshte nje kohe,por nje jete e gjate qe perfshin brenda saj shume momente nga me te vecantat e tyre.Nje jete e cila ne pjesen me te madhe te saj me ka perfshire ne jeten familiare.Por kenga qe ka qene gjithmone brenda meje, asnjehere nuk me ka lene te qete,me ka ngacmuar dhe ka pritur gjithmone momentin me te pare per te dale jashte ‘ndrydhjes dhe vullnetit’ tim per ta paraqitur ate.Eshte pra, kjo ndjenje muzikore,qe rjedh gjithmone ne damaret e trupit tim dhe qe beri te mundur hedhjen e hapit te pare per krijimin e ketij albumi.Pra nuk kisha rruge tjeter,duhej patjeter te ktheheshe tek vetvetja Dhe koha erdhi pikerisht tani mbas 24 vjetesh.


    Pse pikerisht nje titull i tille i albumit tuaj “KTHIMI”?

    Largimi nga skena per nje kohe te gjate ka krijuar opinionet dhe vleresimet e veta nga publiku shqiptare.Per shume artedashes sot kengetarja Alida Hisku nuk njihet e ndersa per shume te tjere eshte pikerisht nje kthim.Nga perplasjet e kesaj jete,si shume te tjere edhe une,jam e ngarkuar me ide e frymezime muzikore te cilat do mundohem ti hedh neper notot muzikore te albumeve.Ky album(CD) eshte i pari dhe mendova qe nje titull i tille do te ishte me i afert ne jeten qe me ka shoqeruar dhe daljen tim para publikut, pra, quhet "Kthimi"qe nenkuptohet njekohesisht edhe fillimi mendoj i shume albumeve te tjere.

    A mund te thoni dicka me teper reth ketij albumi?


    Patjeter…Ky Album perfshin nje numer prej 10 kengesh,ku pervec tyre edhe dy ‘tituj’ muzikore ne fillim dhe ne fund te tij, pra gjithsej 12 kompozime te reja. Pothuajse i gjithe Albumi eshte i bazuar ne vijen muzikore te viteve 80-te natyrisht keto te gershetuara me nota muzikore te viteve ne vazhdim.Temat po ashtu jane nga me te ndryshmet dhe aktualet, sikunder nje pjese e tyre edhe nga jeta e Alides.Mund te permend se vec kenges te mbrekullueshme “Kthimi” aktuale jane edhe kenget "Djalli i Bardhe",nje dialog nene-djale, drama e nje te riu ne prag te vdekjes dhe lutjet e tij drejtuar nenes se dashur, apo kenga “ Plazhi i arte”qe mendoj cdo kush do ta kendoje sa po ta degjoje, nje nje refren te stines etj.

    I gjithe Albumi i kengeve mendoj se do te perceptohet menjehere nga degjuesi.Per tu permendur ne kete Album eshte qartesia e teksteve te kenduara te shkuara me nje ndjenje te parriteshme nga poetja veterane Zhuliana Jorganxhi.Se bashku na lidhi perseri ajo deshire e vjeter qe nuk mundem ta perfundonim,qe deri ne fund t’i kendonim jetes dhe popullit tone.Ajo, si gjithnje, me mjeshterine e saj krijuese te emocionon permes vargjeve te mbrekullueshem..Kur e falenderova per tekstetajo mu pergjigj se: - ‘Ishte muzika e juaj qe me frymezoj dhe me dha forca te reja per te shkruajtur keto tekste, me kete muzike te vijne tekste shume lehte qe ti shkruash…’

    Megjithate fjalen e fundit e ka degjuesi i yne i mrekullueshem, ai di te vleresoj si gjithmone.


    Si po e perjetoni kete dhurate per publikun dhe a mendoni qe do t’ju mirepres?

    Cdo njeri prej nesh ndjen nje ndjenje emocioni kur i dhuron tjetrit dicka te gezueshme,keshtu jane edhe artistet e vertete kur kete gje e japin me zemer dhe shpirt.Mendime te ndryshme te perziera me nostalgji e emocion pershkrojne qenien time kohet e fundit,dhe si gjithmone ,pyetja,do te mirepresi spektatori?
    Une jam munduar te mbetem ne kenge e ne shpirt ajo Alida e dikurshme,me dashurine per kenget dhe kenaqesine e pafundme qe te jep spektatori ne duartrokitje.
    Ashtu sic une qe nuk e kam harruar publikun tim,mendoj dhe shpresoj qe edhe ky publik i mrekullueshem nuk e harron lehte bijen e saj ,qe ne moshen e saj te re ja rrembyen nga gjiri per t’ja sygjenosur ne sketere.Megjithate ‘Nje shprese e kam’ keshtu titullohet edhe nje nga kenget ne CD e cila eshe nje nga motivet e mia qe me ka shoqeruat gjithe kohes,shpresa dhe pasioni.

    Ju keni qene dhe jeni nje nga adhrueset e te madhes Vace Zela.A keni patur rastin te frekuentoheni gjate ketyre viteve?


    Fati e ka sjelle qe te jemi disi afer ne kufij shtetesh me njera tjetren dhe te komunikojme.Padyshim qe mbetet nje nga mitet me te medhaja te skenes dhe kenges jo vetem per mua por edhe per gjithe artedashesit shqiptare.Per mua qe kenaqesi te mund ti tregoja e degjonte kete album timin te pare.Me falenderoi pasi e degjoi duke me thene fjalet: - ‘mbas 20 vjetesh me solle perseri ne shpirt dhe zemer ate muzike qe vjen era Shqiperi.Shume kendojne sot per vehte,por ti kendon per Shqiperine dhe me mbushen syte me lot’- per mua keto fjale te Vaces tone te madhe me ngjallen nje emocion dhe kenaqesi te papare.Sot ne muziken shqiptare ka shume pak identitet,dhe une jam munduar qe te jem ne kete album sa me afer muzikes originale shqiptare dhe tradites se kenges tone.

    Meqe ra fjala…si mendoni ne lidhje me muziken qe ka sot ne Shqiperi dhe hapsirat e saj?


    Per muziken shqipetare sot do te thoshja qe ka avancuar jashte mase,bile aq shume sa nganje here me duket e ekzagjeruar.Te gjithe e dine se muzika nuk ka kufi,por te gjithe e dime se muzika ka taban se pa te fluturon e humbet shpejt.Muzike do te thote krijim e jo kopjim per ti shurdhuar veshet e degjuesve.Mendoj se jo vetem ne muzike kopjohet keq,por edhe ne dege te tjera te kultures.Po le t’ja lejme te tjerve me profesionist te merren me kete.
    Une do te thoja qe per momentin publikut tone po i prishet shija e vertete per muziken nga servirja asaj disi banale qe aktualisht dominon ne te gjitha zhaneret.Sot gjithkush ben muzike edhe pa qene muzikant fare. Ja pra, keto "gjithkushi"e ka kthyer muziken dhe kulturen ne nje tregeti biznesi te madh.Dhe me e keqja eshte qe muzika e vertete vleresohet nga ‘bosat’ e ketyre biznesmeneve te firmave duke e pare ate si nje placke tregu.
    Kjo eshte per mendimin tim per te ardhur keq...


    Ju keni ne familjen tuaj nje djale qe po mbaron per piano dhe vajzen tuaj e cila sic duhet po ju ndjek ne hapat e kenges.A ju ka mbeshtetur familja juaj ne kete album dhe pasionin tuaj?






    Familjen dhe te tre femijet e mi jam munduar ti ushqej gjithmone me ndjenjen e dashurise per Shqiperise dhe ate te muzikes shqiptare.Mbas shume veshtiresive si cdo shqiptare ne emigracion jam e kenaqur qe femijet kane marre nje rruge te drejte e pa probleme.Me djalin e madh (Aldi) nuk pata shume kohe per tu marre me te.Por me vone me njohjen e burrit tim (Thomas)mu lehtesua pak jeta dhe ju kushtova me shume argetimeve me femijet.Djali i dyte (Albin) nje natyre e shkathet e shume i talentuar
    me pak pune arriti te mesoj pianon dhe te kompozoje edhe kengen shqiptare.Vaza (Alina)eshte nje kopje e imja kur kam qene e vogel,me te gjitha te dhenat muzikore.Per mua mbeten mbeshtetja baze ne cdo hap te jetes time.Sigurisht pa mbeshtetjen e tyre nuk do te ishte i mundur edhe realizimi i ketij albumi.Ata jane forca dhe gjeja me e cmuar e jetes time.


    Shume deshira dhe pasione te lena me gjysem… cilat jane disa nga projekteve tuaja ne te ardhmen?


    Ashtu si dhe populli im,mbetem e thjeshte ne ambicjet dhe deshirat e mia.Ajo i perkasin te gjitha kenges dhe deshires per te mos u shkeputur me prej saj.Une rrjedh nga nje familje e mesme tiranase ku nena ka punuar ne Teatrin e Operas dhe Baletit(koriste),dhe gjithe femijrine time para shkollore e kam kaluar neper skenat e ketij teatri,ku nena na merte gjithmon me vehte.Keshtu qe per mua ne ate kohe arti i te kenduarit dhe skena ishin gjithcka.Edhe pse me mbarimin e gjimnazit (Liceun Artistike) kam punuar ne shtypshkonje me babain tim duke mare edhe zanatin e tipografit,cdo moment i lire imi ishte ne ansamble te ndryshme dhe grupe muzikore,te cilat me kohen nuk munda ti coj edhe me tej.
    Skenes nuk mundja ti ndahesha per asnje moment pasi u rrita bashke me te,por jeta shpeshhere na ve para situatave te tilla, prej te cilave ti duhet ti nenshtrohesh dhe te ndjeksh udhen e fatit.Dhe une atehere isha vetem “24 vjec…Pas nje jete pothuajse me kembe te prera dhe pa afat ne vazhdushmerine e saj,sot mund te them se jam gati per te cuar me tej disa nga idete e mia dhe projektet.Po e filloj me kete album e me pas me projekte te tjera,pse jo bashkepunime edhe me autore dhe artiste te kohes time te shume viteve me pare.


    Ne ju urojme suksese ne kete paraqitje tuajen par spektatorit shqiptare,dhe a mendoni se do te kete vend pe nje presantim te ketij albumi edhe jashte teritoreve te saj?

    Une jam munduar qe me punen dhe angazhimin tim te coj deri ne fund premtimin para publikut tim dhe te mud t’a kenaq ate,eshte ai pastaj qe do te vleresoje, te ngjis dy pjeset e jetes sime ne nje te tere per te mos u dukur me ajo carrje e tmersme…midis meje dhe kenges,publikut shqiptare dhe atij jashte Shqiperise qe padyshim mendoj do te me ndjeke ne performancat e mia apo ne koncertet ne vende te ndryshme.



    Kenge dhe Cmimet

    1970, Festivali i 9-te RTV, “Portret Heroine” (A.Krajka),Cmimin e dyte.
    1971, Festivali 10-te RTV, "Shqiperia pershendet"(F.Deda)
    1973, Festivali 12-te RTV, "Si agim i kuq"(J.Minga,N.Lera),Cmimi i dyte.
    1974, Festivali 13-te RTV, "Vajzat e fshatit tim"(E.Shengjergji,Zh.jorganxhi),Cmimin e pare.
    "Neper ditet tona"(K.Gjinit)
    1975, Festivali 14-te RTV, "Buka e duarve tona" (K.Laro,Xh. Spahiut),Cmimin e Pare.
    "Dasem ne fshat" (A.Xhunga,I.Kadarese)
    1976, Festivali 15-te RTV, "Kenget e rinise" dhe "Bisedon nje popull"(A.Krajka,LDisdari)
    1977, Festivali 16-te RTV, "Kasollja e Galigatit" dhe "Ti qe ke ne sy lirine"(P.Gaci),Cmimi i dyte.
    1979, Festivali 18-te RTV, "Nentori i Lirise"(L.Disdari,K.Petriti)) Cmimin e dyte.
    1980, Festivali 19-te RTV, "Njerezit e Agimeve"(K.Laro,Xh.Spahiu)Cmimin e dyte.
    1981, Festivali 20-te RTV, "Me kujton ti ato vite" (H.Milloshi, ,A.Mula) etj.

    Arta Mezini,Paris
    Korrik “2006”

  9. #49
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Komercializmi eklipson artin e vërtetë

    Zina Zdrava këngëtarja e njohur e muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, njëkohësisht dhe pedagoge e kantos në liceun artistik Jordan Misja vjen pas një festivali ndërkombëtar të muzikës popullore të zhvilluar në Angli. Në këtë festival ku marrin pjesë grupe të ndryshme të muzikës popullore, grupi nga Shqipëria zë vendin e katërt. Vajza e këngëtares së njohur, Ulpiana Aliaj, fiton çmimin e parë në muzikën klasike. Këngëtarja e specializuar për muzikë klasike ka një dëshirë të veçantë dhe një dobësi për muzikën popullore të cilën e ka kënduar në skena shqiptare dhe botërore gjatë gjithë jetës së saj.Një album i ri me orkestrime live i regjistruar në studiot e Francës i cili ka të përmbledhura 16 këngë popullore do të vij këto ditë në tregun muzikor shqiptar. Ky album nuk do të ketë vetëm këngë të Shqipërisë së mesme siç jemi mësuar të dëgjojmë këngëtaren Zina Zdrava por edhe këngë të trevave të ndryshme të cilat janë po aq të dashura për të. Këngëtarja shpreh një keqardhje të madhe për degradimin e muzikës popullore e cila është shndërruar në një muzikë komerciale. “Këto vitet e fundit po mungojnë dhe aktivitetet për muzikën popullore të cilat më përpara kanë qënë të shpeshta ku edhe ne dilnim dhe ishim të pranishëm në publik. Në atë kohë ne regjistronim me orkestër live çdo këngë, ndërsa tani është futur elektronika dhe çdokush mund të bëhet këngëtar” shprehet këngëtarja Zina Zdrava. Këngëtarja thekson se ne kemi një pasuri të madhe folkloristike dhe se i vjen keq kur sheh që këngëtarët kopjojnë muzikën e huaj dhe nuk këndojnë muzikën e pastër shqiptare.

    -Zina ju jeni një këngëtare profesioniste ku për shumë vite keni kultivuar muzikën popullore të Shqipërisë së mesme, gjithashtu interpretoni po aq mirë dhe në zhanrin klasik. Çfarë kujton nga vitet e para të daljes në publik?

    Zina. Publiku shqiptar më njeh më shumë si këngëtare e muzikës popullore të Shqipërisë së mesme dhe për këtë më vjen mirë, por unë jam një këngëtare klasike sepse shkolla që kam përfunduar, Institutin e Arteve sot Akademia e Arteve të Bukura është e profilizuar në zhanrin klasik. Por muzika popullore ka qënë një dëshirë e imja për ta interpretuar dhe natyrisht që edhe aktivitetet artistike në atë kohë kanë qenë më shumë për këngën popullore. Në Elbasan ne ishim pak këngëtarë që këndonim nëpër aktivitete të ndryshme artistike, isha une, Albert Tafani, vëllezërit Zena që përfaqësonim qytetin e Elbasanit në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

    -Ju përveç këngëve të Shqipërisë së mesme keni interpretuar edhe këngë shkodrane ku keni bashkëpunuar në duet me Ibrahim Tukiçin dhe këngëtarë të tjerë dhe këto ditë ju zbuloni një cd me 16 këngë popullore të regjistruara në studiot e Francës me orkestrime live?

    Zina.Unë këngën popullore nuk e ndaj në zona, edhe pse njihem si një këngëtare e muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, unë kam interpretuar edhe këngë të trevave të ndryshme të vendit tonë, këngë shkodrane, korçare, beratase etj dhe me të vërtetë jam ndjerë shumë mirë nëpër aktivitete të ndryshme jashtë shtetit kam interpretuar disa këngë me Ibrahim Tukicin, ku në Francë ne regjistruam disa këngë me vegla të gjalla dhe tani unë dua që këto materiale ti publikoj sepse janë shumë të bukura.

    -Ndalemi pak tani tek vajza juaj Ulpiana e cila vazhdon studimet e larta në konservatorin e Bolzanos në Itali dhe që ndjehet më mirë të muzika klasike sesa të ajo popullore, dhe që në festivalin e zhvilluar në Angli ju fitoni çmimin e parë?

    Ulpiana. Unë pasi mbarova liceun artistik Jordan Misja, vazhdova Akedeminë e Arteve në degën e kantos për 2 vjet më pas u shkëputa për të vazhduar në Bolzano të Italisë ku studioj aktualisht. Në Itali kemi pasur disa aktivitete muzikore të organizuara nga shkolla dhe që unë jam paraqitur mjaft mirë në zhanrin e muzikës klasike ku edhe studioj. Në festivalin e zhvilluar para pak ditësh në Ëells të Anglisë ku merrnin pjesë këngëtarë nga vende të ndryshme të botës unë u përzgjodha në treshen finaliste ku më pas u vlerësova me çmimin e parë. Ky ishte një nga momentet më emocionuese sepse nuk mendoja se do vlerësohesha me këtë çmim në një festival ndërkombëtar dhe kaq prestigjioz.

    -Zina ju përveç emocioneve të çmimit që mori vajza juaj keni përjetuar edhe emocionet e pjesëmarrjes suaj dhe grupit nga Shqipëria në festivalin e zhvilluar në Angli ku midis grupeve nga vende të tjera të botës ju vlerësoheni me çmimin e 4?

    Zina. Ishte një nga aktivitetet më të bukura të karrierës sime organizimi i këtij festivali të muzikës autoktone dhe që pjesëmarrja ishte e madhe, kishte grupe nga shumë vende të botës. Më ka bërë shumë përshtypje se për të vlerësuar pjesmarrësit në këtë festival juria nuk shikonte vetëm materialet muzikore të përzgjedhura por edhe veshjet tona, që nga opingat dhe kostumet tona popullore etj. Nga përzgjedhja e jurisë grupi ynë u vlerësua me çmimin e 4 dhe kjo ishte një arritje për ne. Natyrisht që emocionet ishin të mëdha për mua sepse unë kisha dhe vajzën pjesmarrëse në festivalin e muzikës klasike e cila u vlerësua në të me çmimin e parë.

    -Zina ju përveçse jeni një këngëtare e mirë jeni gjithashtu dhe një pedagoge e mirë e kantos. Si janë marrëdhëniet tuaja me nxënësit?

    Zina. Unë kam vite që punoi pedagoge në liceun artistik Jordan Misja në Tirane dhe vërtet ndjehem mirë me nxënësit që përgatis sepse dhe ata gjithmonë janë ndjerë mirë me mua gjatë orëve të kantos. Në lice unë përveç lëndës së muzikës klasike zhvilloj edhe mësim për folklorin tone ku dhe vetë nxënësit janë të interesuar të dinë më shumë për muzikën popullore edhe pse ato profilizohen në zhanrin e muzikës klasike kur vazhdojnë studimet e larta në Akadaminë e Arteve të bukura. Disa nga nxënësit më njohin si këngëtare, por ka edhe nga ata që nuk më njohin por që më njohin prindërit e tyre.

    -Ju i keni munguar skenës dhe ekranit për disa vite. Mund ta na e thuash arsyen?

    Zina. Tani dihet se si po veprohet me muzikën popullore, sepse kanë dalë dhe këngëtarë të rinj ku po shikojmë më tepër komercializëm sesa profesionalizem. Këto vitet e fundit po mungojnë dhe aktivitetet për muzikën popullore të cilat më përpara kanë qënë të shpeshta ku edhe ne dilnim dhe ishim të pranishëm në publik. Në atë kohë ne regjistronim me orkestër live çdo këngë, ndërsa tani është futur elektronika dhe çdokush mund të bëhet këngëtar. Unë mendoj që edhe publiku duhet të ndryshoi shijet e tij sepse muzika popullore është ajo e krijuar nga populli dhe është tabani i folklorit tonë.

    -Keni menduar për të realizur ndonjë album me këngët që ju keni interpretuar në vite?

    Zina .Kam shumë dëshirë që të kem një album të ri muzikor por vështirësia qëndron se ne nuk na financon dikush për realizimin e tij. Unë kam shumë materiale të ruajtura ku do të doja ti riorkestroja dhe ti sillja si një dhuratë për adhuruesit e mi. Duhen shumë para për realizimin e albumit dhe mundësitë financiare janë të pakta. Shpresoj që në një të ardhme të afërt do të kem edhe unë një album me këngë popullore.

    -Ulpiana, ju pasi të përfundoni studimet në Itali do të riktheheni këtu apo do vazhdoni të qëndroni në itali?

    Ulpiana. Së pari kam dëshirë të mbaroj studimet me sukses dhe pastaj do të rikthehem këtu për të vazhduar një punë, gjithashtu për të qenë e pranishme në aktivitet muzikore në vend.

    -Cili është mesazhi që përcjell Zina Zdrava interpretuesve të rinj të muzikës popullore?

    Zina. Të gjithë interpretuesve të rinj të muzikës popullore do ju sugjeroja që të këndojnë muzikën e pastër shqiptare dhe jo atë të kopjuar sepse ne kemi një pasuri të madhe folkloristike nga jugu
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #50
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kënget e mia sjellin gjithmonë risi për publikun

    Këngëtarja e mirënjohur Artiola Toska pas publikimit të albumit të saj të ri flet për radio SOT. Intervista e plotë e artistes dhe mendimet e saj për muzikën popullore shqiptare botohet ekskluzivisht edhe për gazetën.

    -Kënga juaj “Vjehrrën mbaje krejt si nënë” është një këngë që është hedhur në tregun muzikor për festat e fundvitit. Kjo këngë ka qenë një gjetje, bashkëpunim me dy artistë të njohur si Edi Balili dhe Jorgo Papingji. Publiku vazhdon të tregojë të njëjtin interes.

    Në fakt kjo është e gjetur si këngë, dihej që do të godiste në publik.Marrëdhënia vjerrë nuse është gjithmonë aktuale. Që në fillim unë kam kërkuar që të stimuloja dhe të shprehja një pozitë të barabartë lidhur me problemet e marrëdhënieve të vjerrës, nuses, apo dhëndërrit. Megjithëse u përpoqa, më duket se u bëra armike me nuset.

    -Në albumet e kaluara Artiola Toska ka sjellë shumë këngë të Shqipërisë së mesme të përpunuara. Kohët e fundit ju keni sjellë një krijimtari të re në muzikën popullore. Nuk po sillni këngë të përpunuara si kanë bërë gjithmonë këngëtarët.

    Albumi që ka dalë tani është albumi i gjashtë që kam hedhur në treg. Të gjashtë këta albume kanë patur 80 % krijimtari të re. Jam përpjekur gjithmonë të bëjë krijimtari të re, pastaj varet se kush nga këto këngë godet në publik.

    -Në krahasim më gjashtë albumet e tjerë a është ky më i godituri nga këta?
    Albumet janë të bukur për kohën që dalin në treg. Kur doli albumi i parë u pëlqye shumë për atë kohë. Me kalimin e kohës muzika bëhet më e bukur dhe ndryshojnë edhe shijet në publik, megjithatë albumi i fundit ka materiale të realizuara.

    -Keni nxjerrë gjashtë albume në treg, mendoni se keni thyer një rekord?
    Besoj se mund të jem një nga këngëtaret e vetme që kam gjashtë albume dhe jam e kënaqur për këtë sepse unë nuk bëj albume shpesh, por një herë në dy vjet.

    -Kënga “Një filxhan u bë sebep” është një nga këngët e albumit tuaj të ri nga e cila ka marrë dhe emrin ky album. Pse keni zgjedhur këtë titull?
    Mu duk si titull shumë interesant prandaj bëra këtë zgjedhje. Kjo këngë ka një fabul shumë interesante.

    -Tekstet e këngëve tuaja janë të reja dhe Jorgo Papingji është bashkëpunëtori juaj fiks. Nuk bëni ndryshime në këtë pikë?
    Nuk bëj ndryshime këtu sepse tashmë kuptohemi shumë mirë. Mund të kërkoj diçka nga Jorgo dhe mund të më plotësohet ajo kërkesë pa frikë. Bashkëpunimi ka edhe një histori të vjetër. Kur kam qenë në moshën dhjetë vjeçare profesor Jorgo ka qenë drejtor i Pallatit të Pionierit në lagjen katër dhe ka përzgjedhur talente aty. Ai ka qenë profesori im i parë.

    -Me kë keni bashkëpunuar për realizimin e këngëve të reja në këtë album?
    Kënga “Një filxhan u bë sebep” është një orkestrim i Shpëtim Saraçit, kënga “Vjerrën mbaje krejt si nënë” është e Edi Balilit dhe albumi ka edhe tre këngë të Shqipërisë së mesme që janë përpunuar edhe në orkestrim por edhe në mënyrën e të kënduarit.

    -Nga të gjitha këngët që përfshinë ky album kush është shndërruar në hit përveç “Një filxhan u bë sebep”?
    Nga opinionet që kam marrë nga adhuruesi i muzikës popullore është e pëlqyer kënga “Ruju goc” me kompozim të Fatmir Lelës dhe me tekst të Jorgo Papingjit. Këto kanë qenë këngë shumë të bukura, që mund të godisnin të gjitha por natyrisht që në këtë album “Një filxhan u bë sebep” janë ato më të goditurat. Në një album spikatin ato më të bukurat.

    -Pse vendosët që të bëni një këngë hit dhe më pas të bëni një album?
    Në Shqipëri nuk realizohet gjithçka kur dhe ku e do. Albumi im duhet të përfundonte që në nëntor por pastaj duhej u shty afati i lançimit të tij për disa muaj dhe m’u desh që të nxirrja patjetër një hit në fund të dhjetorit. Kam menduar që të jem sa më pranë publikut në të ardhmen duke nxjerrë në treg dy apo më shumë hite në vit. Më pas mund të bëj edhe një album por nuk i dihet.

    -Është më e lehtë që të nxirrni një këngë hit sesa të bëni një album?
    Po është shumë e vërtetë pasi realizimi i një albumi ka lodhje psikologjike. E quaj lodhje psikologjike sepse duhet të gjesh tekstet, muzikën, më pas të bësh orkestrimin dhe kur të jesh gati për të regjistruar është e zënë studio apo jo pas një muaji, pas dy muajsh dhe kështu pas dy vjetësh del albumi.

    -Keni realizuar edhe mjaft bashkëpunime me këngëtarë të tjerë një ndër të cilët është Bujar Qamili. Pse nuk keni bashkëpunim në albumin tuaj por ai gjendet në atë të bashkëpunëtorit tuaj?
    Në albumin e kaluar kam patur në album Bujar Qamilin, duet me të. Ky album ka patur shumë hite të bukura dhe por unë në atë periudhë nuk munda të bëja vidioklipe dhe kjo është një plus i madh për këngën.

    -Albumi juaj i fundit ka çdo këngë një videoklip. Ka ndodhur kjo në albumet e parë?
    Po. Albumi para këtyre tre që kam nxjerrë ka patur videoklipe. Kaseta video që u realizua nga ky album ka qenë e dyta pas asaj të këngëtares Ermira Babaliu.

    -Kjo verë ka sjell një fluks të madh të këngëtarëve. E ndieni konkurencën?
    Aspak. Për mendimin tim çdo këngëtarë ka publikun e vet dhe unë jam natyrë tjetër në interpretimin e këngës popullore qytetare tiranase.

    -Në verë ka shumë albume që dalin në treg. Nga se varet kjo gjë?
    Nga shtëpitë diskografike dhe nga fakti se në verë vijnë emigrantët dhe tashmë kryesore është që të shitet një album.

    -Interesoheni në dalje të albumit për shitjen e tij?
    Apsolutisht që jo. Nuk interesohem sepse e di që do të shitet dhe kjo vjen nga një siguri që kam fituar unë gjatë eksperiencës sime. I jap publikut atë që dëshiron.

    -Albumet tuaj të kaluar janë shoqëruar me një koncert recital. A do të ndodhi dhe me këtë album?
    Nuk mund të jap fjalën por shpresoj që të realizoj një koncert recital në nëntor.

    -Keni patur koncerte dhe mund të na tregoni diçka lidhur me ta?
    Në fakt unë kam katër vjet që kam shumë lëvizje dhe aktivitete të cilat janë bërë në Greqi, Itali, Gjermani, Angli etj. Ndihem mirë kur këndoj për bashkëatdhetarët në emigracion. Në verë këngëtarët e muzikës popullore këndojnë edhe në dasma.

    -E ndien veten me fat që je një këngëtare e muzikës popullore dhe jo e muzikës klasike apo e lehtë?
    Unë kam patur mundësinë që të këndojë muzikën e lehtë por nuk dua që të ngatërrohem me atë zhanër.

    -Këngët e albumeve të kaluara pëlqehen akoma. Si ndiheni lidhur me këtë?
    Kjo është gjë e mirë sepse unë e kam thënë edhe më parë se është arritje e madhe për mua që një kompozim godet.

    -Ç’është skena dhe publiku për ju?
    Skena është gjithçka për mua. Ajo është e shenjtë.

    -Kënga “Ruju goce” është e pëlqyer për publikun. Pse?
    Është një këngë e pëlqyer sepse ka një subjekt shumë të bukur.

    -Përse nuk keni realizuar asnjë këngë nga jugu dhe veriu?
    Nuk kam realizuar asnjë në fakt në album, por me këngët e veriut ndihem mirë. Nga jugu kam kënduar së fundi një këngë.

    -Artiola Toska në bashkëpunimin me Dalaran, këngëtarin grek?
    Nuk e prisja këtë bashkëpunim. Kishte një vit e gjysmë që më ishte bërë si ftes por nuk e kisha marrë me seriozitet. Më pas u bë ky bashkëpunim. Pas kësaj unë kam bërë edhe këngë me tekst në greqisht, këngën “Nëna” dhe një baladë për emigrantët. Në koncertin e Dalaras kishte një këngë shqipe “25 gërsheta” dhe në atë koncert unë duhet që ta këndoja në shqip këtë këngë. Ishte diçka e mrekullueshme kjo eksperiencë sepse u gjenda në një skenë me një publik prej 5000 vetash. Ai ishte një koncert i Dalarës dhe këngëtares portugeze Dulçe Ponte. Është i vetmi rast kur mu drodhën këngët. U prita shumë mirë atje.

    -Si është ndjerë me këngët shqipe Dalara?
    Ai është gjendur shumë mirë në këto këngë megjithëse i ka përshtatur me natyrën e vet. I ka arritur shumë mirë, aq sa nuk të besohet që është grek.
    Këndimi i këtyre këngëve në gjuhën greke ishte mbresëlënëse.

    -Do të keni bashkëpunime të tjera me këngëtarë të huaj Artiola Toska?
    Nëse do të kem ftesa ndoshta po.

    -Artiola ka interpretuar këngë shumë të vështira të Shqipërisë së mesme. Pse?
    Më pëlqen t’i këndoj sepse jam tiranase dhe do të doja që të këndoja vetëm këngët profesionale.

    -Cili ka qenë udhëtimi më i largët që keni bërë?
    Përveç Amerikës edhe Kanadasë kam shkuar edhe në Meksikë. Kam shkuar atje më një ansambël popullor.

    -Cila është dita më me fat për ju?
    Nuk e di, ndoshta e premtja.

    -Sa kohë të lirë ka Artjola?
    Gjatë javës jam e lirë. Fundjava është e zënë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •