Ne Shqiperi kane ndodh shume shperdorime. Pasurite kombetare nuk jane mirembajtur aspak, nga minierat,hidrocentralet, bregdeti, asetet turistike rruget, urat, infrastruktura etj. Saqe po te mos ishim vete deshmitar te ketyre ngjerjeve do thonim se DIKUSH eshte i interesuar qe ky vend te shkoje me poshte akoma.
Nga gazeta merren artikuj per te mbrojtur nje argument, une kete rradhe po bie nje shembuj nga Z Kole, per ta kundeshtuar ate. Atij i intereson te thote qe Puna me Pujet shkon mire. Kur para tri ditesh lexuam se u lane te digjeshin 10 hektare pyjesh, se mungojne mjetet, s`kemi c`bejme... etj. Kur pyjet tona jane rrafshuar krejtesisht a kerkush nuk i mbron A jeni ju dakort me shkrimin e Z,Kole Markaj?
Ai flet per strategji, plane e genjeshtra me oke, kur REALITETI ESHTE KREJT NDRYSHE.Mjaft me me genjeshtra Kole se demagogjia po na del perhundesh, ne rradhen e madhe te shperdorimeve ne Shqiperi pyjet zene vendin e PARE ! e Kola thote qe keto jane aludime te panevojshme !
Rreth shqetėsimeve pėr prerjen e pyjeve nė Rivierėn Shqiptare
Nga Kolė Malaj
Prej disa vitesh ėshtė hartuar dhe miratuar strategjia e zhvillimit tė sektorit tė pyjeve dhe kullotave nė vendin tonė, e cila pėrfaqėson njė plan veprimi qė synon arritjen e njė kontributi optimal tė sektorit tė pyjeve dhe kullotave nė rritjen e pėrgjithshme ekonomike dhe zhvillimin e qėndrueshėm tė Shqipėrisė. Strategjia e kėtij sektori do t'i shėrbejė gjithashtu edhe njė numri qėllimesh tė tjera tė rėndėsishme. Por, realizimi i pikėsynimeve tė kėsaj strategjie dhe i objektivave tė tjerė, do tė ishte absolutisht i pamundur pėr DPPK dhe strukturat e saj, pa pjesėmarrjen dhe kontributin e tė interesuarve tė tillė si komunitetet, organizatat joqeveritare, biznesi, pronarėt privatė, institucionet vendase dhe tė huaja, donatorėt e ndryshėm etj. Interesimi i tė gjithė kėtyre aktorėve ka ardhur gjithnjė nė rritje dhe kjo ka bėrė tė domosdoshme krijimin e njė dialogu mes tyre e strukturave tė shėrbimit pyjor. Ky proces ėshtė konsideruar tepėr i rėndėsishėm, pasi ai nuk konsiston vetėm nė informimin, edukimin dhe ndėrgjegjėsimin e opinionit tė gjerė, por edhe nė tėrheqjen e mendimeve, tė cilat do tė ndikojnė nė mėnyrė pozitive pėr vendimmarrje tė bazuara dhe efektive.
Nė kėtė aspekt vlerėsojmė edhe artikullin e zotėrinjve tė nderuar Prof. Dr. Mevlan Kabo, Prof. Dr. Farudin Krutaj dhe Prof. Dr. Arqile Bėrxholi, tė botuar nė gazetėn "Shekulli", tė datės 29.06.2002 me titull "Tė ndalet prerja e pyjeve nė Rivierėn Shqiptare". Pėr t'iu pėrgjigjur shqetėsimit qė ėshtė ngritur, verifikuam nė vend problemin, rreth tė cilit dėshirojmė tė bėjmė disa komente.
Trajtimi i pyjeve mbėshtetet nė planet e mbarėshtrimit dhe tė inventarizimit, tė cilėt janė dokumenta ligjorė tė detyrueshėm pėr t'u zbatuar. Mbi bazėn e gjendjes reale dhe funksioneve qė i caktohen fondit pyjor, ata parashikojnė masat silvikulturale qė duhet tė ndėrmerren, pėr arritjen e objektivave tė pėrcaktuara. Njė ekonomi pyjore mund tė ketė njėkohėsisht funksion prodhues, nė njė pjesė tė sipėrfaqes dhe funksion mbrojtės, pėr pjesėn tjetėr tė saj. Nė sipėrfaqen me funksion mbrojtės mund tė pėrfshihen pyje mbrojtės, por edhe pyje tė mbrojtur. Nė tėrėsinė e masave silvikulturale, pėr pyjet me funksion prodhues, bėn pjesė edhe shfrytėzimi i tyre, nė pėrputhje me rekomandimin e bėrė pėr ēdo ngastėr apo nėnngastėr. Nga ana tjetėr, aktiviteti i shfrytėzimit tė pyjeve zhvillohet mbi bazėn e akteve ligjore e nėnligjore nė fuqi.
Referuar planit tė inventarizimit tė ekonomisė pyjore "Bregdet", ngastra nr. 75/a e mbuluar me shkurre, ku 60% e zė lloji prall me moshė 62 -vjeēare, 20% lloji mrete, me moshė 54 -vjeēare dhe 20 %ilqe, me moshė 45 -vjeēare, ka funksion prodhues. Ajo ndodhet nė njė distancė prej 4 km larg nga vija bregdetare dhe ėshtė jashtė zonės me pėrparėsi zhvillimin e turizmit, si dhe 2 km larg zonės sė propozuar pėr rezervat shkencor i kategorisė sė parė. Duke qėnė se kjo ngastėr dhe pjesa dėrrmuese e sipėrfaqes sė ekonomisė ėshtė mbuluar me shkurre e pyje tė ulėt, tė degraduar e me moshė tė madhe, ripėrtėritja e saj duhet tė bėhet me prerje rrah, metodė qė pėrdoret kudo. Nga eksperienca jonė shumė vjeēare, kjo mėnyrė trajtimi, shoqėruar me masa tė tjera pėr mbrojtjen e sipėrfaqes sė presė, shumė shpejt jep rezultate shumė tė mira, gjė qė e vėrteton dhe gjendja aktuale e pyjeve nė disa rrethe tė vendit, nė tė cilėt vitet e fundit janė kryer punime tė tilla. Mund tė themi se ndėrhyrja nė kėtė ngastėr ėshtė e vonuar, pasi ajo duhej tė ishte kryer disa vite mė parė. Me legjislacionin aktual, fondet e nevojshme pėr investime nė pyje dhe kullota, duhet tė sigurohen nga vetė shėrbimi pyjor, nėpėrmjet aktiviteteve tė ndryshme, ku pjesa mė e madhe e tyre vjen nga shfrytėzimi i pyjeve.
Pa dashur tė polemizojmė, theksojmė se Drejtoria e Pėrgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave nuk ėshtė urdhėruesi i shkatėrrimit tė pyjeve dhe se veprimet e kryera prej saj dhe Drejtoria e Shėrbimit Pyjor Sarandė, nuk janė aspak ilegale, por tė mbėshtetura nė aktet ligjore e nėnligjore nė fuqi, tė kontrollueshme nė ēdo kohė dhe nga kushdo. Nga sa parashtruam mė sipėr, mendojmė se nuk qėndron as mendimi se kėto pyje priten "pa mėshirė dhe pa kurrfarė kriteri", por po pėrpiqemi tė punojmė me pikėsynim qė ata tė "ruhen, mbrohen e ripėrtėrihen", sikurse dėshirojnė tė gjithė, pėrfshirė edhe artikullshkruesit. Gjithashtu jemi tė ndėrgjegjshėm se nė punėn tonė ka patur edhe tė meta e mangėsi, pėr eliminimin e tė cilave bėhen pėrpjekje tė vazhdueshme.
Nė pėrfundim, dėshirojmė tė theksojmė se ėshtė e drejta e kujtdo qė tė shprehet pėr problemet e pyjeve dhe kullotave pasi, sikurse e theksuam nė fillim, e konsiderojmė si njė kontribut dhe ndihmėse pėr punėn tonė. Por nga ana tjetėr, ashtu sikurse propogandohet me burime tė ndryshme informacioni, do tė ishte shumė e dobishme tė kontaktohej edhe me organet kompetente, nė rastin konkret me DPPK dhe DSHP Sarandė. Nė kėtė mėnyrė do tė sqaroheshin shumė probleme dhe pikėpyetje qė mund tė kenė njerėz tė ndryshėm, jashtė kėsaj fushe si dhe do tė eliminohej shtrimi i pyetjeve nė formė aludimesh, shpesh herė tė panevojshme.
Drejtori i Pėrgjithshėm i Drejtorisė sė Pyjeve dhe Kullotave
Print Email
Copyright 2002 Shekulli
Krijoni Kontakt