Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Postime
    79

    Rreth shqetėsimeve pėr prerjen e pyjeve nė Rivierėn Shqiptare

    Ne Shqiperi kane ndodh shume shperdorime. Pasurite kombetare nuk jane mirembajtur aspak, nga minierat,hidrocentralet, bregdeti, asetet turistike rruget, urat, infrastruktura etj. Saqe po te mos ishim vete deshmitar te ketyre ngjerjeve do thonim se DIKUSH eshte i interesuar qe ky vend te shkoje me poshte akoma.

    Nga gazeta merren artikuj per te mbrojtur nje argument, une kete rradhe po bie nje shembuj nga Z Kole, per ta kundeshtuar ate. Atij i intereson te thote qe Puna me Pujet shkon mire. Kur para tri ditesh lexuam se u lane te digjeshin 10 hektare pyjesh, se mungojne mjetet, s`kemi c`bejme... etj. Kur pyjet tona jane rrafshuar krejtesisht a kerkush nuk i mbron A jeni ju dakort me shkrimin e Z,Kole Markaj?

    Ai flet per strategji, plane e genjeshtra me oke, kur REALITETI ESHTE KREJT NDRYSHE.Mjaft me me genjeshtra Kole se demagogjia po na del perhundesh, ne rradhen e madhe te shperdorimeve ne Shqiperi pyjet zene vendin e PARE ! e Kola thote qe keto jane aludime te panevojshme !


    Rreth shqetėsimeve pėr prerjen e pyjeve nė Rivierėn Shqiptare
    Nga Kolė Malaj


    Prej disa vitesh ėshtė hartuar dhe miratuar strategjia e zhvillimit tė sektorit tė pyjeve dhe kullotave nė vendin tonė, e cila pėrfaqėson njė plan veprimi qė synon arritjen e njė kontributi optimal tė sektorit tė pyjeve dhe kullotave nė rritjen e pėrgjithshme ekonomike dhe zhvillimin e qėndrueshėm tė Shqipėrisė. Strategjia e kėtij sektori do t'i shėrbejė gjithashtu edhe njė numri qėllimesh tė tjera tė rėndėsishme. Por, realizimi i pikėsynimeve tė kėsaj strategjie dhe i objektivave tė tjerė, do tė ishte absolutisht i pamundur pėr DPPK dhe strukturat e saj, pa pjesėmarrjen dhe kontributin e tė interesuarve tė tillė si komunitetet, organizatat joqeveritare, biznesi, pronarėt privatė, institucionet vendase dhe tė huaja, donatorėt e ndryshėm etj. Interesimi i tė gjithė kėtyre aktorėve ka ardhur gjithnjė nė rritje dhe kjo ka bėrė tė domosdoshme krijimin e njė dialogu mes tyre e strukturave tė shėrbimit pyjor. Ky proces ėshtė konsideruar tepėr i rėndėsishėm, pasi ai nuk konsiston vetėm nė informimin, edukimin dhe ndėrgjegjėsimin e opinionit tė gjerė, por edhe nė tėrheqjen e mendimeve, tė cilat do tė ndikojnė nė mėnyrė pozitive pėr vendimmarrje tė bazuara dhe efektive.
    Nė kėtė aspekt vlerėsojmė edhe artikullin e zotėrinjve tė nderuar Prof. Dr. Mevlan Kabo, Prof. Dr. Farudin Krutaj dhe Prof. Dr. Arqile Bėrxholi, tė botuar nė gazetėn "Shekulli", tė datės 29.06.2002 me titull "Tė ndalet prerja e pyjeve nė Rivierėn Shqiptare". Pėr t'iu pėrgjigjur shqetėsimit qė ėshtė ngritur, verifikuam nė vend problemin, rreth tė cilit dėshirojmė tė bėjmė disa komente.
    Trajtimi i pyjeve mbėshtetet nė planet e mbarėshtrimit dhe tė inventarizimit, tė cilėt janė dokumenta ligjorė tė detyrueshėm pėr t'u zbatuar. Mbi bazėn e gjendjes reale dhe funksioneve qė i caktohen fondit pyjor, ata parashikojnė masat silvikulturale qė duhet tė ndėrmerren, pėr arritjen e objektivave tė pėrcaktuara. Njė ekonomi pyjore mund tė ketė njėkohėsisht funksion prodhues, nė njė pjesė tė sipėrfaqes dhe funksion mbrojtės, pėr pjesėn tjetėr tė saj. Nė sipėrfaqen me funksion mbrojtės mund tė pėrfshihen pyje mbrojtės, por edhe pyje tė mbrojtur. Nė tėrėsinė e masave silvikulturale, pėr pyjet me funksion prodhues, bėn pjesė edhe shfrytėzimi i tyre, nė pėrputhje me rekomandimin e bėrė pėr ēdo ngastėr apo nėnngastėr. Nga ana tjetėr, aktiviteti i shfrytėzimit tė pyjeve zhvillohet mbi bazėn e akteve ligjore e nėnligjore nė fuqi.
    Referuar planit tė inventarizimit tė ekonomisė pyjore "Bregdet", ngastra nr. 75/a e mbuluar me shkurre, ku 60% e zė lloji prall me moshė 62 -vjeēare, 20% lloji mrete, me moshė 54 -vjeēare dhe 20 %ilqe, me moshė 45 -vjeēare, ka funksion prodhues. Ajo ndodhet nė njė distancė prej 4 km larg nga vija bregdetare dhe ėshtė jashtė zonės me pėrparėsi zhvillimin e turizmit, si dhe 2 km larg zonės sė propozuar pėr rezervat shkencor i kategorisė sė parė. Duke qėnė se kjo ngastėr dhe pjesa dėrrmuese e sipėrfaqes sė ekonomisė ėshtė mbuluar me shkurre e pyje tė ulėt, tė degraduar e me moshė tė madhe, ripėrtėritja e saj duhet tė bėhet me prerje rrah, metodė qė pėrdoret kudo. Nga eksperienca jonė shumė vjeēare, kjo mėnyrė trajtimi, shoqėruar me masa tė tjera pėr mbrojtjen e sipėrfaqes sė presė, shumė shpejt jep rezultate shumė tė mira, gjė qė e vėrteton dhe gjendja aktuale e pyjeve nė disa rrethe tė vendit, nė tė cilėt vitet e fundit janė kryer punime tė tilla. Mund tė themi se ndėrhyrja nė kėtė ngastėr ėshtė e vonuar, pasi ajo duhej tė ishte kryer disa vite mė parė. Me legjislacionin aktual, fondet e nevojshme pėr investime nė pyje dhe kullota, duhet tė sigurohen nga vetė shėrbimi pyjor, nėpėrmjet aktiviteteve tė ndryshme, ku pjesa mė e madhe e tyre vjen nga shfrytėzimi i pyjeve.
    Pa dashur tė polemizojmė, theksojmė se Drejtoria e Pėrgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave nuk ėshtė urdhėruesi i shkatėrrimit tė pyjeve dhe se veprimet e kryera prej saj dhe Drejtoria e Shėrbimit Pyjor Sarandė, nuk janė aspak ilegale, por tė mbėshtetura nė aktet ligjore e nėnligjore nė fuqi, tė kontrollueshme nė ēdo kohė dhe nga kushdo. Nga sa parashtruam mė sipėr, mendojmė se nuk qėndron as mendimi se kėto pyje priten "pa mėshirė dhe pa kurrfarė kriteri", por po pėrpiqemi tė punojmė me pikėsynim qė ata tė "ruhen, mbrohen e ripėrtėrihen", sikurse dėshirojnė tė gjithė, pėrfshirė edhe artikullshkruesit. Gjithashtu jemi tė ndėrgjegjshėm se nė punėn tonė ka patur edhe tė meta e mangėsi, pėr eliminimin e tė cilave bėhen pėrpjekje tė vazhdueshme.
    Nė pėrfundim, dėshirojmė tė theksojmė se ėshtė e drejta e kujtdo qė tė shprehet pėr problemet e pyjeve dhe kullotave pasi, sikurse e theksuam nė fillim, e konsiderojmė si njė kontribut dhe ndihmėse pėr punėn tonė. Por nga ana tjetėr, ashtu sikurse propogandohet me burime tė ndryshme informacioni, do tė ishte shumė e dobishme tė kontaktohej edhe me organet kompetente, nė rastin konkret me DPPK dhe DSHP Sarandė. Nė kėtė mėnyrė do tė sqaroheshin shumė probleme dhe pikėpyetje qė mund tė kenė njerėz tė ndryshėm, jashtė kėsaj fushe si dhe do tė eliminohej shtrimi i pyetjeve nė formė aludimesh, shpesh herė tė panevojshme.

    Drejtori i Pėrgjithshėm i Drejtorisė sė Pyjeve dhe Kullotave





    Print Email




    Copyright 2002 Shekulli

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Njgjalat po zhduken...

    shtypi
    ----------
    Ambientalistėt: Gjuetia bėhet nga persona tė paautorizuar dhe me mjete shfarosėse


    Alarmi, po zhduket ngjala nė Nartė


    Ngjala e lagunės sė Nartės po rrallohet ēdo ditė, duke rrezikuar shfarosjen

    VLORĖ- Po zhduket ngjala nė lagunėn e Nartės. Shoqatat ambientaliste kanė dhėnė alarmin mbi rrezikun e zhdukjes sė ngjalave nė lagunėn e Nartės. Nėnkryetari i shoqatės mjedisore "Kristo Papajani", zoti Vasillaq Ndini, tha pėr gazetėn se dukuria e gjuajtjes sė ngjalave nė gjolin e Nartės ka marrė pėrmasat e njė epidemie dhe duhet frenuar sa s'ėshtė vonė. Organet kompetente nuk mund tė bėjnė sehir sesi shkatėrrohet fauna e njė lagune, e cila ėshtė nga mė tė rėndėsishmet, jo vetėm nė Shqipėri, por nė gjithė Mesdheun. Dikur ka pasur norma dhe rregulla gjuetie nė kėtė lagunė, kurse sot
    kėto rregulla dhe ligje mungojnė. Sipas Ndinit, i takon bashkisė sė Vlorės, qarkut dhe prefekturės qė tė vėnė nė lėvizje tė gjithė mekanizmat pėr dhėnien fund tė abuzimit me gjuetinė e paligjshme nė lagunėn e Nartės. Kohėt e fundit, vėren ai, ėshtė shtuar nė mėnyrė galopante gjuetia e ngjalave nė kėtė lagunė, aq sa rrugėt dhe sheshet e qytetit tė Vlorės mbushen ēdo ditė nga personat qė shesin ngjala tė gjuajtura nė gjol. Gjuetia e kėsaj specie tė famshme bėhet nga persona tė paautorizuar dhe tė palicencuar, tė cilėt pėrdorin metodat shfarorėse nė gjuetinė e ngjalave, deri edhe dinamit. Po tė udhėtosh nga Fieri drejt Vlorės, sapo i afrohesh Bestrovės, do tė ndeshesh me tregtinė e ngjalave: persona tė caktuar kanė nxjerrė magjet dhe legenat plastikė tė mbushur me ngjala, tė cilat i shesin me ēmime tė leverdishme. Pas kėsaj skene, njė tjetėr tregti ngjalash bėhet tek ish-gjykata, ku tė ofrohen qeska me ngjala tė madhėsive tė ndryshme. Kjo situatė vazhdon edhe nė tregjet e qytetit, ku magjet plastike, tė mbushura me ujė, tė joshin me ngjala tė gjalla..Kėsaj tregtie i shtohet edhe ajo e peshkatarėve shetitės tė Nartės, tė cilėt bredhin ēdo ditė lagjeve dhe rrugėve tė Vlorės duke thirrur pėr "ngjala tė freskėta". Dukuria e gjuetisė pa kriter dhe nga persona tė palicencuar po bėn qė ngjala e lagunės sė Nartės tė rrallohet ēdo ditė, duke rrezikuar seriozisht shfarosjen e saj.Por burimet nga fshati Nartė, qė mund tė konsiderohet si lagje periferike e qytetit tė Vlorės, pėr vetė afėrsinė qė ka, thanė pėr gazetėn se gjuetia nuk bėhet vetėm nga vendasit, tė cilėt e dinė se kur dhe si duhet tė gjuhet ngjala, por nga persona piratė, tė ardhur nga zonat pėrreth Nartės, tė palicencuar dhe jo peshkatar. Njė situatė e tillė kėrkon ndėrhyrjen urgjente tė autoriteteve lokale dhe atyre tatimore pėr tė frenuar zhdukjen e tyre.
    Ilir Ruci.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Korani ose trofta

    shekulli
    ---------------
    Ambientalistėt: Trofta po zhduk koranin. Ky ėshtė njė krim qė po i bėhet liqenit tė Ohrit


    Prefekti urdhėron: Mė 1 gusht tė ikin 15 kultivuesit e troftės

    POGRADEC - Gjendje alarmante e shtimit tė troftės nė ujėrat e liqenit tė Ohrit e ka sjellė dje pėrsėri prefektin e Korēės Arben Dervishi nė qytetin e Pogradecit. Pasi ka dėgjuar raportimet e specialistėve tė peshkimit pėr ruajtjen e fondit peshkatar dhe rrezikun qė i kanosin 15 kultivuesit e troftės, e cila e zhduk specien e rrallė tė koranit nė prani dhe tė pushtetit lokal dhe tė komunave Udėnisht e Buēimas ku kultivohet trofta, si dhe shefit tė rendit u vendos qė mė datėn 1 gusht, 15 rritėsit e troftės nė ujėrat e liqenit duhet ta shesin troftėn dhe mė pas tė mbyllen vaskat e kultivimit, pėrndryshe do tė veprojė ligji.
    Alarmi pėr zhdukjen e koranit, specie e rrallė dhe e vetme qė kultivohet nė liqenin e Ohrit, e kanė dhėnė pak ditė mė parė ambientalistėt e Pogradecit. Po cilat janė arsyet? Janė mbi 30 kultivues tė troftės, tė palicencuar, tė cilėt kultivojnė troftėn nė ujėrat e ėmbla tė liqenit. Njė shkelje flagrante dhe kategorikisht e ndaluar, kur dihet se trofta ėshtė peshk grabitqar dhe e zhduk koranin. Nė fakt, alarmi pėr kėtė problem ėshtė dhėnė qė nė muajin prill, kur nėnprefekti me specialistė tė drejtorisė sė bujqėsisė dhe ushqimit dhe pėrfaqėsues tė policisė bėnė njė plan tė detajuar dhe morėn vendim qė tė gjithė kultivuesve t'u prishen rezervatet, tė cilat i kanė nė ujėrat e liqenit. Por kaluan muaj dhe tė gjitha vendimet, planet e programet mbetėn nė letėr, ndėrkohė qė nga Maqedonia e Bullgaria silleshin rasate tė tjerė. Mė pas, pėr tė njėjtin problem, prefekti Arben Dervishi organizoi njė takim nė komunėn e Udėnishtit dhe pėrsėri po kalojnė muaj dhe rezervatet me troftė, si pėr ironi tė fatit, shtohen dhe vetėm shtohen duke shkelur me tė dyja kėmbėt Konventėn Ndėrkombėtare, ku thuhet se ndalohet kategorikisht kultivimi i troftės nė ujėrat e liqenit. Kryetari i shoqatės sė turizmit dhe mjedisit, Nuēi Gegprifti, thotė pėr gazetėn "Shekulli" se "ky ėshtė njė krim qė po i bėhet kėtij liqeni e kėsaj pasurie tė vyer pėr gjithė brezat. Tė kultivosh troftė nė lumin e Drilonit, qė dihet se ai derdhet nė liqen, ėshtė njė ēmenduri". Ndėrsa k/inspektori i peshkimit nė drejtorinė e bujqėsisė dhe tė ushqimit, Sotiraq Bimbli, thotė se kohėt e fundit kėto rezervate janė shtuar nė mėnyrė galopante. Ky shtim i troftės nė ujėrat e ėmbla e ka vėnė nė pikėpyetje ekzistencėn nė tė ardhmen tė koranit. Unė, shton kryespecialisti i peshkimit, u kam bėrė shkresa zyrtare tė gjitha instancave tė larta shtetėrore. "Kjo besoj ėshtė detyra ime, unė nuk kam forcė tjetėr",- thotė Bimbli. Njė situatė e tillė kėrkon ndėrhyrje urgjente tė pushtetit vendor, tė projektit tė ruajtjes sė liqenit tė Ohrit, tė policisė tatimore, tė Ministrisė sė Bujqėsisė. Ato duhet t'i thonė "ndal" kėtij fenomeni me pasoja tė pariparueshme pėr tė ardhmen.
    Bardhyl Berberi

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Liqenet e LURES dhe krokodilet me dy kembe..

    Ja cthote revista "reportazh".



    Ja kush i masakron
    pyjet e Lurės

    Gazetar
    Irena SHABANI



    SHKATERRIMI

    Ja kush i masakron
    pyjet e Lurės


    Atje nė majė tė malit ndodhen shtatė liqene tė mrekullueshėm. Kur magjepsėn me bukurinė e tyre jo vetėm banorėt e kėsaj zone, por edhe udhėheqėsit e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, ata dhanė urdhėr qė Lura tė kthehej nė Park Kombėtar. Kjo ndodhi nė vitin 1967. Qė prej asaj dite kurrkush nuk guxoi tė vinte dorė mbi pishat, bredhat, arnin dhe lisat qindravjeēarė. Kjo zgjati pėr 33 vjet. Me pėrmbysjen e atij sistemi, liria e njerėzve arriti deri nė abuzimin absolut. Tani Lura ėshtė shkretuar. Kanė mbetur vetėm liqenet, por edhe ata tė lodhur nga keqpėrdorimi.

    Lura
    Kur nisesh pėr nga Tirana tė duket se tė mbėrrish atje nuk ėshtė edhe "aq" larg, por e vėrteta ėshtė ndryshe. Njė rrugė tejet e shkatėrruar, qė nis prej Rrėshenit deri nė Lurė. Gurė, kanale, pluhur i pafundėm dhe makina e "Gazeta Shqiptare" qė duket anakronike nė gjithė atė shkatėrrim. "Benzi" i ulėt nuk kėshillohet pėr askėnd qė bėnė gjithė kėtė rrugė. E ngushtė vetėm pėr njė makinė, jo rrallė shoferave iu duhet tė kthehen mbrapsht qė tė hapin rrugėn pėr makinėn tjetėr. Syri tė sheh vetėm kamiona, ca furgona tė vjetėr, madje, madje edhe makina nga ato tė sistemit tė kaluar. Vetėm pasi mbarojnė gjashtė orė udhėtim mund tė mbėrrish nė Kryelurė. Dallohet lehtė, pasi syri tė sheh lugina tė pafundme me bar dhe njerėz qė kositin. Ndėrsa kur afrohesh edhe mė afėr fshatit rruga fillon tė mbushet me qershia tė egra. Qendra e Lurės ėshtė nė njė fushė qė shtrihet poshtė malit tė Lurės. Ka ujė qė rrjedh gjithandej pa rregull. Nė krye tė kėsaj lagjeje qė banorėt e njohin si Fushė Lurė ndodhet njė krua me ujė tė bollshėm. Banorėt e quajnė Kroi i Tapeteve. "Kėtu gjithė fshati lanė tapetet dimėr, verė. Nga presioni i ujit gratė vendosin pėr disa orė tapetet mbi gurė dhe ato lahen", tregon Zabiti, shoferi i kamionit, ndėr tė rrallėt qė merr mundimin tė ngjitet me kamionin e tij nė majė tė malit sa herė qė vijnė turistė apo tė tjerė. Nė fusha nuk tė zė syri shumė bimė tė mbjella. Pėrkundrazi, ėshtė sana ajo qė korret nė kėtė stinė nga ato anė. Gra dhe vajza tė ngarkuara me bar tė thatė kėrrusen nėn dengjet pa u dalluar mirė se ēfarė janė. Fshati prej 1500 banorėsh ėshtė mėsuar me turistė dhe njerėz qė vijnė nga fundi i botės pėr tė parė liqenet e tyre. Nė fakt tė gjithė qė shkojnė atje, pas atyre qindra kilometrave dhe rrugės tejet tė vėshtirė, iu krijohet pėrshtypja se kanė shkuar nė fundin e botės, pikėrisht aty fshehur mes maleve. Ka koshere bletėsh ngado, uji nuk ėshtė kurrė me orar si kėtu tek ne nė Tiranė, ka edhe dy minihidrocentrale, por qė prej viteve '90 nuk janė nė pėrdorim. Mungojnė pėr orė tė tėra dritat. Ēdo ditė pa arritur ora 08.00 e mėngjesit dritat ikin, ēdo mbrėmje kur vjen ora 17.00 ato vijnė, pėr tė ikur sėrish edhe njė orė gjatė mbrėmjes. "KESH nuk i privatizon hidrocentralet, po tė ndodhte kjo nuk do kishim probleme tė tilla", shprehet kryetari i komunės Hysni Buci. Nė lokalin e qendrės sė fshatit varur mes pijesh qėndrojnė dhe dy karta AMC. Gjatė kafesė dhe bisedave tė pafundme tė burrave tė fshatit asnjė zile celulari nuk prish muhabetin. Njė kapriēio e malit pėrballė sjell ca valė AMC nė majė tė malit. Antenat pėr dy linjat e celularėve mungojnė. "Nė fshat ka telefon, por ai punon vetėm kur ka drita. Gjatė ditės mund tė ndodhė diēka, apo edhe kur ka vdekje dikush ngjitet nė majė tė malit dhe komunikon me pjesėn tjetėr tė botės (Shqipėrisė)", shprehet Buci.



    Hysni Beci, kryetari i komunės Lurė

    Liqenet
    Janė atje nė majė tė malit, por qė t'i vizitosh duhet tė kalosh nėpėr njė rrugė tejet tė vėshtirė. Tani kur shkon, madje i dallon lehtė, nuk ka mė pisha, lisa, bredha dhe arnie tė bardhė. "Ja kam njė mal me letra ku i drejtohem tė gjithė ministrave tė Pushtetit Lokal qė kanė qenė nė 5 vitet e fundit, letra ku u drejtohem kryeministrave Metės dhe Majkos, letra pėr Kol Malaj, njeriun qė po i masakron pyjet tona", shprehet kryetari i komunės, Hysni Buci, teksa na tregon dėngun e letrave qė nuk kanė gjetur zgjidhje. Prerja masive e pyjeve tė Lurės ka filluar pas vitit 1992. Sipas Bucit janė prerė mbi 200 mijė metėr kubė drurė. Ndėrkohė qė mundėsi parandaluese ka pasur. Vitin e fundit prerjet kanė rėnė dhe tregtohet mė pak dru i prerė. Njė kamion dru shitet pėr 500 mijė lekė tė vjetra nė Tiranė. Pėrdoret pėr mobilje dhe orendi tė tjera. "Kėtu ėshtė prerė njė dru i rrallė qė rritet vetėm nė Lurė pėr gjithė Ballkanin, arnia e bardhė. Ky mund tė konsiderohet si njė nga dėmet mė tė mėdha qė i ėshtė bėrė pyllit. Kryesisht njerėzit qė merren me kontrabandė janė nga Mati dhe Mirdita, kuptohet qė nė fshat kanė bashkėpunėtorė, por tė rrallė, banorėt mundohen tė mos e shkatėrrojnė", vazhdon Buci. E nė fakt aty janė prerė lisat, njė lis qė tė bėhet sėrish do tė paktėn 200 vjet. "Sektori pyjor i Lurės ėshtė i gjithi i korruptuar", shprehet Buci. Pėr kėtė ai ka nisur relacione dhe ka kėrkuar dhjetėra takime me drejtorin e pėrgjithshėm tė Pyjeve, zotin Kol Malaj, por rezultate nuk ka pasur. "Ja mund ta firmos ku tė doni dhe e them publikisht se pėrgjegjėsi kryesor pėr kėtė ėshtė Malaj. Sa herė qė i kemi bėrė propozime sipas njė marrėveshje qė ekziton Malaj nuk i ka miratuar dhe ka vėnė nė shėrbimin e pyjores sė Lurės njerėz qė kanė marrė pjesė aktive nė masakrimin e tyre", shprehet Buci. Edhe pse ka ekzistuar njė postobllok qė mund tė ndalonte kamionėt e ngarkuar me dru, fuqia e tij parandaluese ka qenė e vogėl, kjo sipas Bucit, pasi kalimet e paligjshme kanė qenė tė ligjėruara nga shefi i sektorit pyjor. Pjesa mė e madhe e pyjeve tė Lurės ėshtė shkatėrruar nė zonėn qė i pėrket Matit. Dėmtimet mė tė mėdha kanė qenė nė fushėn e Pelave dhe tek liqeni i Luleve, ku janė prerė qindra metėr kub ah dhe evazimi ėshtė bėrė po nga Mati. Kėrkesat e njėpasnjėshme drejtuar zotit Kol Malaj, kanė rėnė nė vesh tė shurdhėr. Sektori i pyjores sė Lurės, aktualisht nuk ka njerėz qė banojnė nė Lurė, tė gjithė janė nga vende tė tjera. "Nė sektorin e Lurės duhet tė bėhet reformė, pasi me nėnpunės nga jashtė nuk mbrohen pyjet e Lurės", kėshtu i drejtohet Buci, zotit Kol Malaj nė njė shkresė tė majit tė vitit 1999. Sipas Bucit, pėrgjegjės kryesor pėr kėtė masakėr ėshtė drejtori i pėrgjithshėm i Pyjeve, Kol Malaj, pasi edhe emėrimet e bėra nė sektorin e mbrojtjes kanė firmėn e tij pėr njerėz qė janė tė lidhur ngushtė me trafikun. Shkresa mė e fundit qė pėrmban njė ankesė tė tillė kundėr Malaj, i drejtohet ministrit tė Bujqėsisė Agron Duka dhe mban datėn 2 korrik 2002. Edhe pse tė masakruar pyjet mbeten magjepės. Vizitorėt e fundit kishin ardhur nga Koreja. Njė ēift qė kishte dėshirė tė shikonte vendin ku vdiq njė ambasador, kur pa bukurinė e tyre ndėrroi plan. Qėndroi pėr disa ditė nė njė shtėpi me qira. Sepse sot Lurės i mungon hoteli. Turizmi i dikurshėm ėshtė i mbyllur. I shitur nė 1994 njė durrsaku vetėm pėr 450 mijė lekė tė vjetra prej mė shumė se 8 vjetėsh ai nuk pret njeri. Nė dritare nė vend tė xhamave ka dėrrasa qė e mbyllin hotelin sikur ai tė ishte njė karantinė...

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    kapitalizmi Mekso-berisho-meto jan.

    Edhe bregun e detit po ja vjedhin ketij populli hajdutet kuqo-blu.
    ---------

    Nga 46 plazhe private vetėm 8 janė me leje. Nis aksioni pėr prishjen e tyre

    Prefektja: Nga Hekurudha te Teuta, plazh popullor


    --------------------------------------------------------------------------------

    ar.ko

    DURRES

    Pėr dy ditė me radhė Prefektura nė bashkėpunim me Bashkinė e me mbėshtetjen e policive ndėrtimore dhe tė rendit kanė kontrolluar bregdetin duke verifikuar plazhet private tė kthyera nė shqetėsim pėr pushuesit e thjeshtė ditorė.

    Sipas prefektes sė Durrėsit, Natasha Paēo "nė bazė tė njė vendimi sipėrfaqja nga Teuta deri te Hekurudha ėshtė pėrcaktuar si plazh popullor dhe nuk lejohet tė ngrihen plazhe private. Ne pas konstatimeve do tė vendosim gjoba pėr ata qė do shkelin vendimin".

    Sipas Paēos "kanė qenė qytetarėt durrsakė ata qė janė ankuar nė dyert e pushtetit pėr pushtimin e tė gjithė rėrės sė plazhit nga privatėt dhe pjesa mė e madhe e njerėzve nuk kanė se ku tė pushojnė". Nė kėto kushte njė grup pune miks ka ushtruar kontroll nė territorin e plazhit dhe konkluzioni ka qenė skandaloz, pasi janė konstatuar 46 plazhe private, prej tė cilave vetėm 8 prej tyre kanė qenė tė pajisur me dokumente, ndėrsa tė tjerėt e ushtronin aktivitetin nė mėnyrė abuzive. Sipas Paēos "vetėm nė sipėrfaqen e sektorit Apolonia deri te sektori Teuta ushtronin aktivitetin 8 plazhe, tė cilėt u detyruan tė largonin shezlonėt dhe ēadrat". Ndėrsa dje kontrolli ėshtė pėrqendruar nė pjesėn tjetėr tė plazhit, por pėr shkak tė motit tė vrenjtur nuk ka pasur ndonjė rezultat konkret.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    C'eshte ky gomarllek????

    Gaz 55 njofton:
    ------------------------
    Bashkia Tiranė, "aksion rrufe" pėr prerjen e pishave nė Bulevardin e Dėshmorėve

    Pishat e Tiranės rrezikohen nga sharrat e bashkisė

    Ditėn e djeshme, nė orėt e para tė mėngjezit, bashkia Tiranė preu tė gjitha pishat qė ndodheshin nė trotuarin para ish ndėrtesės sė Komitetit Qendror. Dje nė mėngjes pamja qė tė dilte para syve, sapo i hidhje njė vėshtrim sheshit midis kryeministrisė dhe ish‑godinės komuniste, ishte shumė ngacmuese pėr ndjenjat e njerėzve tė mėsuar me hijen e atyre drurėve shumėvjeēarė. Tė dukej sikur ndėrtesat e vjetra i kishin zhveshur pėrdhunshėm nga mbulesat e veta. Ky veprim u krye fshehurazi natėn (nė orėn 1‑2) nė njė stil tipik cubash qė kėrkojnė tė fshehin gjurmėt. Po tė kėqyrje vendin ku deri para dy ditėsh ngriheshin rėndė‑rėndė pishat gjysmė shekullore, sot nuk gjeje dot as edhe njė halė pishe e jo mė trung apo degė. Bashkia e Tiranės, me kėtė gjest "nė kuadėr tė aksionit pėr prishjen dhe shkatėrrimin e qytetit", i bindi shqiptarėt se ka njė ide fikse pėr rrėnimin e gjithanshėm tė vlerave historike tė Tiranės. Dje ajo sharroi rrafsh me tokė dhe shkuli edhe rrėnjėt e disa pishave dhjetėravjeēare. Ēfarė pritet nesėr?!...



    Ai i ēmenduri ka prerė pishat!



    Dje, lajmin pėr kėtė krim urbanistik, e mėsova nga njė miku im, mjaft i ndjeshėm pėr ruajtjen e mjedisit, i cili, i terrorizuar, mė tha se "ai i ēmenduri po pret pishat!" E pyeta se pėr kė e kishte fjalėn dhe ai mė sqaroi nė hollėsi se kryebashkiaku Rama po priste radhazi pishat pėrpara ish‑Komitetit Qendror, dhe se kjo fushatė do tė vazhdonte deri sa tė mbwrrinte nė Lanė! Fillimisht e kundėrshtova dhe pas pak u nisa pėr tė parė vetė se ē'kishte katranosur bashkia. Vėrtet, prej sė largu zbardhėllente ish‑Komiteti tashmė i zhveshur nga hija e pishave gjysmėshekullore. Pėrpara ndėrtesės sė njohur ndodheshin disa makina "bashkiake" tė vogla e tė mėdha, tė cilat rrinin gati pėr t'u nisur "me mision". Ka disa ditė qė ato po mundohen ta "lajnė" Komitetin nga ngjyra vishnje, por kjo tentativė ka shkaktuar vetėm njė kaos ngjyrash. Tamam si "pikturat" e Edit.

    Nė krye tė grupit tė njerėzve qė ndodhej aty, ishte "shefi", njė ramoid me pantallona tė shkurtra, tė verdha, me bluzė tė kuqe, kokė tė rruar dhe me njė vėth nė veshin e majtė. Ky, mė thanė, se ishte shefi apo drejtori bashkiak pėr pastrimet e rregullimet. Po e kundroja kėtė portret tė pėrbuzshėm ndėrkohė qė ai dha disa urdhra mė kėmbė, shau dikė nja dy tre herė "shkėr...." dhe mė pas u rras nė njė benz, tė cilit i dha gaz sikur tė ishte nė ndonjė garė makinash.

    Pyetjes sime se pse po i prisni pishat, njė punėtor bashkiak iu pėrgjigj me fjalėt se "kjo ėshtė e domosdoshme!"

    Burime tė afėrta me bashkinė thanė se nė projektet e kryebashkiakut janė "pastrimi" i gjithė shėtitores nga drurėt dekorativė kryesisht pisha, dhe mė pas zėvendėsimi i tyre me fidanė tė rinj me kumbulla tė kuqe, xinxife apo ndonjė dru dekorativ tė ngjashėm tė ardhur nga jashtė.

    Pėrflitet gjithashtu se nė "projektet" bashkiake futet edhe zbėrthimi i plotė dhe ribėrja e tėrėsishme e trotuareve nė tė dy krahėt, tė cilėt janė mjaft tė vjetėr dhe fare origjinalė. Trotuaret aktualisht janė nė formė mozaikėsh me pllaka guri dhe me dekoracione tė ndryshme. Kėto do tė zėvendėsohen me pllaka betoni tė blera sa qimet e kokės nw njė firmė tė pėrzgjedhur nga bashkia.

    Njė ndėr ndryshimet e tjera qė do tė kryejė Bashkia e Tiranės nė kuadėr tė aksionit "Kthim nė identitet" ėshtė edhe heqja e pllakave me tė cilat ėshtė shtruar Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit" dhe zėvendėsimi i tyre me asfalt tė importuar. Ky "Kthim nė identitet" origjinal ėshtė njė rast tjetėr pėr tė parė demagogjinė e payndyrė tė kreut aktual tė bashkisė Tiranė.

    Neritan Kolgjini

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta shqiptare
    --------------------------
    ALARMI EKOLOGJIK

    Mijėra hektarė pyje tė prera, lloje kafshėsh e peshqish qė po zhduken, ajėr i ndotur e njerėz qė vdesin. Kjo ėshtė Shqipėria nė 2002-shin. Qeveria s'bėn asgjė pėr shpėtim

    Tirana shkon nė Johanesburg me njė mjedis tė pėrēudnuar
    Nga data 26 Gusht deri ne 4 Shtator, ne Johanesburg zhvillohet takimi boteror mbi Zhvillimin e Qendrueshem qe do te mbledhe dhjetra mijra vete, qe nga kryetare shtetesh e deri te shoqatat joqeveritare. Nje takim i pare , po kaq i rendesishem per mjedisin ,u be ne Rio de Zhaneiro, 10 vjet me pare, prandaj ky takim i dyte quhet dhe Rio + 10


    --------------------------------------------------------------------------------

    Xhemal MATO

    Ne se do te ndodhte per cudi qe kryeministri shqiptar i vitit 2020 te kthehej ne kohe dhe te komunikonte direkt me qeveritaret dhe shoqatat mjedisore te diteve te sotme, me siguri do te thoshte duke uleritur:
    "Ju paraardhes shkaterrues, c'na keni lene per te jetuar? Nje Shqiperi me toka te zhveshura nga erozioni dhe te mbuluar me beton. Zona pyjore pa peme. Ajer te helmuar qe u shkakton kancer qindra veteve cdo vit. Uje te ndotur qe s'pihet dhe burime te thara. Ku jane zogjte, peshqit ,kafshet e egra qe ka patur vendi yne?Ku jane plazhet, lagunat, lumenjte, liqenet,parqet,pyjet? Me cfare burimesh natyrore duhet ta zhvilloj une ekonomine?Perse une duhet te paguaj pasojat e veprimeve tuaja te gabuara te para 20 vjeteve? Nga ethet e fitimi dhe te pushtetit, si te cmendur i shkaterruat te gjitha, duke harruar se pas jush, ne kete vend do te jetonim dhe ne, pasardhesit tuaj."

    Por ne vend te Kryeministrit te sotem, do te pergjigjej me kompetenca te plota ministri i Mjedisit, z.Xhuveli, i cili di shume mire te shpetoje nga keto pergjegjesi dhe aq me teper qe keto dite ka ne dore nje Raport Kombetar Vleresimi te zhvillimit te qendrueshem, te cilin po e paraqet ne Samitin boteror ne Johanesburg:
    - "Ne jemi optimiste per te ardhmen - do te fillonte mbrojtjen z.Xhuveli, duke lexuar pjese nga raporti - "sepse ka shume fakte te dhjetėvjeēarit te fundit qe na bejne ta vleresojme pozitiv progresin e bere deri me sot". Dhe me poshte:
    - "Qe nga viti 1992 jane miratuar nje sere strategjish zhvillimi per sektore te rendesishem te ekonomise me ndikim te rendesishem ne mjedis"
    - "Shqiperia eshte pale ne 14 konventa nderkombetare apo rajonale per mjedisin"
    - Zhvillime pozitive ka patur ne pjesemarrjen e publikut ne vendim-marrjen per mjedisin"
    - Nje varg projektesh mjedisore nga donatore te huaj, qe arrijne ne 8 milione EURO jane shpenzuar ne fushen e mjedisit"
    Keto jane disa nga pikat pozitive qe do te raportohen per Shqiperine, ne takimin me te madh te botes ne fushen e mjedisit qe po zhvillohet keto dite ne Johanesburg dhe ku marrin pjese kryetaret e shteteve te tere botes.
    Ky eshte nje Raport qe mund te kaloje shume kollaj ne nje takim te tille, bile dhe para publikut shqiptar (megjithese s'eshte publikuar ende dhe pse pohohet pjesemarrja e tij ne njohjen dhe zgjidhjen e problemeve mjedisore), por jo para kryeministrit shqiptar te viteve 2020, i cili do te kete nje inventar te sakte te pasurive natyrore qe do te ngelin dhe te problemeve mjedisore qe do te trashegohen.
    Bile edhe per ne keto pika jane shume pak ngushellues, sepse ne realitet ne po vuajme nje "raport " tjeter mjedisor ne kurrizin tone, nje realitet qe na perplaset ēdo dite ne fytyre.
    Le ta fillojme nga Tirana, kryeqyteti shqiptar, qe sipas Institutit te Shendetit Publik eshte "me i ndoturi ne Evrope, nga ajri, uji e toka, bloza, lendet e grimcuara, oksidet e deri te plumbi". Treguesit per ajrin jane pertej te gjitha normave te lejuara nga Organizata Boterore e Shendetesise. Sakaq, Lana, perroi qe pershkon metropolin shqiptar eshte renditur nder me te pistit, persa i takon shkarkimeve urbane.
    Nga monitorimi 1-vjeēar i ndotjes se Tiranes del se:
    - Ajri i Tiranes permban 350 mikrogram per meter kub lende te grimcuar squfuri. Me shume se dyfishi i normes se lejuar nga Organizata Boterore e Shendetesise;
    - Bloza eshte ne nivelet 140 mikrogram per meter kub. Niveli i percaktuar nga OBSH-ja eshte 60 mikrogram;
    - Gazet, oksidet e azotit, dioksidet e squfurit kane tendence rritjeje. Tirana po prek nivelet maksimale te normave te lejuara;
    - Por kemi edhe kryeqytetin me te zhurmshem europian. Kryqezimet rrugore brenda Tiranes kane nivelin me te larte te zhurmave. Kalohet me 10 decibel norma e OBSH-se.
    Le te shohim dhe pertej Tiranes:
    - Fabrikat dhe mjediset qe semurin dhe vrasin punetoret me helmet e pakontrolluara te tyre. Ja disa prej tyre: Fabrika e kepuceve "Bama", Fabrika e kepuceve Durres, Metalurgjiku ne Elbasan, Uzina e Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh, TEC-i ne Fier,etj.
    - Ne Korēe vetem brenda nje viti kane vdekur 155 vete. Sipas specialisteve te shendetesise, por edhe atyre te mjedisit, shkaku eshte pikerisht ndotja e ketij te fundit.
    - Pyjet: "Zonat e Mbrojtura Natyrore ne Shqiperi zene rreth 10 per qind te fondit pyjor (nderkohe qe shtetet e tjere e kane me shume se dyfishin) dhe prej disa vitesh nuk kane pasur asnje investim per mbrojtjen e tyre dhe te biodiversitetit ne to". Ne Parqet Kombetar pritet sikur te ishin zona pyjore ne shfrytezim.
    - Ne vitin 1997 u prene ne menyre te paligjshme 500 mije metra kub. Ne rrethin e Bulqizes jane prere ilegalisht 7390 metra kub, ne Pogradec 7320 metra kub, Permet 5220 metra kub, Korce 4220 metra kub, Mirdite 3420 metra kub, Laē 2200 metra kub, Pukė 1170 metra kub, Diber 1650 metra kub dhe Kruje 1160 metra kub.
    - Duke iu referuar gjithmone studimit te PNUD-it , nga 1.069 milionė hektare ne vitin 1990, ne vitin 2000 numeroheshin vetem 0,991 milionė hektare. Zjarret kane natyrisht pjesen e tyre ne keto shifra. Siperfaqet e djegura te pyjeve ne vitin 2000 ishin 10 here me te medha se shifrat e raportuara 10 vjet me pare.
    - Biodiversiteti
    - - 2 lloje bimėsh dhe 4 lloje gjitarėsh janė zhdukur plotėsisht, ndėrsa 17 lloje shpendėsh nuk folezojnė mė nė territorin e vendit. Kane humbur 50% tė popullatės sė tyre:
    · 89 lloje shpendėsh
    · 27 lloje gjitarėsh
    · 6 lloje peshqish
    · 4 lloje bimėsh
    - Mjafton te kujtojme qe pelikani kaēurrel, ne vitet '60 ne lagunen e Karavastase numeronte afro 250 ēifte folezues, ndersa sot ato jane me pak se 10 here (ne vitin 2000 numri i ēifteve folenizues ka rene ne vetem 22).
    -Me 1999, Keshilli i Evropes vendosi kufizimet per ekspozimin e popullsise ndaj fushave elektromagnetike (0 Hz deri ne 300GHz), Nr.519, date 12.07.1999.
    -Antenat me madhesi mbi 6 OM nuk lejohen te vendosen prane komunitetit, gje e cila eshte e ndaluar ne te gjithe boten. Ne Shqiperi ato vendosen ku te duan se mbrohen nga qeveritaret.
    - Shtyllat e tensionit te larte te vendosura ne bulevardin "Zogu i I", tashme zbulohen me probabilitet me te madh per te shkaktuar semundje kanceri dhe leucemie.
    -3 milionė tonė mbeturina kimike ne Shqiperi jane helme te forta, rrezikojne jeten e shqiptareve.
    -Per shume vjet Shqiperia eshte vendi ku grumbullohen pa kontroll mbetjet e rrezikshme. Ne afersi te fshatit Orizaj ne rrethin e Beratit jane hedhur 21.900 tonė mbeturina.
    Fakte te tilla jane te shumta por…
    Por kemi nje fushe qe me te vertete duhet te jemi krenare: Firmosjen e te gjitha Konventave nderkombetare per ruajtjen e mjedisit. Shqiperia figuron te kete firmosur brenda ketyre 10 vjeteve te fundit mbi 15 Konventa te tilla.
    "Shqiperia eshte pale ne 14 konventa nderkombetare apo rajonale per mjedisin"Deklaron ne Johanesburg raporti i Ministrise se Mjedisit".
    Emri i vendit tone fillon me A dhe drejtuesat tane jane te paret ne keto lista dhe me te zellshmit per t'i nenshkruar ato, pa iu dridhur fare dora, sepse e dine qe asnje s'ka per t'i kontrolluar edhe po nuk i respektuan. A nuk ishte nje shkelje e konventave te ruajtjes se Detit Mesdhe (te cilat shteti yne i ka firmosur) marrja e reres ne 10-15 m thellesi ne detin e Himares dhe shitja e saj ne Greqi? Po Konventa e Arhusit (per te drejten e publikut per informacion dhe pjesemarrje ne vendimet per mjedisin) qe Parlamenti Shqiptar e miratoi ne vitin 2000, a nuk u shkel po ne te njejtin vit ne Himare, ku banoret e bregut u detyruan te ēohen per te mbrojtur reren nga pushtetaret, dhe qeveria ne vend te shpjegonte perse vidhej rera, dergoi policet qe te arrestonte ata qe mbronin plazhet e vetme te bregdetit te Himares? Apo ne rastin e hidrocentralit te Bushatit, per te cilen qeveria vendosi pa pyetur fare shoqatat mjedisore te Shkodres, te cilat kane nje vit qe argumentojne perse nuk duhet te ndertohet? Po Konventat per ruajtjen e ligatinave a nuk u shkelen me brutalitet ne rastin e lagunes se Nartes qe eshte zone e mbrojtur? Te gjitha shoqatat mjedisore ishin kundra menyres se dhenies se lejes, te gjithe banoret e Nartes bene peticion ne Parlament kunder, u mblodhen rreth 30.000 firma ne te gjithe Shqiperine kundra,Grupi Parlamentar i Shendetit dhe Mjedisit e quajti te jashteligjshem vendimin, por qeveria vazhdon ta beje veshin shurdh. Shpimi i pusit te naftes vazhdon qetesisht nga kompania kroate vetem se mbrohet nga dy ministra.
    Por ne raport ka nje tjeter argument "optimist"ne ndihme te zhvillimit te qendrueshem ne Shqiperi: shoqatat mjedisore dhe edukimin publik: "Zhvillime pozitive ka patur ne drejtim te edukimit dhe njohjes se publikut me problemet mjedisore dhe pjesemarrjes se tij ne vendimarrjen per mjedisin, organizimit te levizjes mjedisore nga shoqeria civile dhe e organizatave jo fitimprurese per mjedisin".
    Ka 76 shoqata mjedisore ne Shqiperi. Por vetem tre prej tyre kane nga nje zyre modeste dhe mbahen me ndonje projekt nga fondacionet e huaja, pra me forcat e veta. Qeveria jone nuk financon asnje shoqate qofte dhe edhe per te paguar te pakten qirane e zyres. Por, nderkaq ajo ben demagogji me emrin e tyre, duke krijuar idene se ato degjohen, respektohen dhe vleresohen. Ne fakt ndodh krejt e kunderta..Vendimet per hidrocentralin e Bushatit, per marrjen e reres ne Himare, per shpimin e pusit te naftes ne Narte, per shitjen e ujit te "Syrit te Kalter" e shume te tjera jane marre pa pyetur fare shoqatat, pa u dhene atyre informacionin e nevojshem dhe bile shpesh ne konflikte te hapura me to. Bile kur ndodh qe nje shoqate kritikon nje vendim te Ministrise, menjehere ate e futin ne listen e zeze, duke e shpallur armike. Ne kete lufte per ekzistence, lindin dhe ambientalistet servile e shoqatat servile, te cilave s'u ndihet zeri ne publik asnjehere per asnje problem mjedisor te Shqiperise. Ne keto raste dhe Ministria ben perjashtime duke i shperblyer ato me projekte. "Njera dore lan tjetren, te dyja perlajne Shqiperine". E keni degjuar ndonjehere te beje ndonje denoncim publik per ēudirat mjedisore te lartpermendura shoqaten mjedisore "Ecat-Tirana"? E pra, ajo eshte nje nga shoqatat mjedisore "me te fuqishme" ne Shqiperi, sepse ēdo vit merr nga Ministria e Mjedisit projekte me mijėra dollare.
    Ne raportin per ne Johensburg permendet shifra 8 milione dollare qe jane dhene per mjedisin, nderkohe qe monitorimet mjedisore nga organet e huaja tregojne se mjedisi vjen duke u keqesuar. Ēfare do te ndodhte sikur mos te ishin dhene keto 8 milione dollare, mjedisi do te ishte me mire apo me keq? Eshte veshtire te thuhet, por nje gje eshte e qarte, ky investim deri tani nuk ka arritur ta frenoje degradimin e mjedisit ne vendin tone, pra zhvillimi brenda institucioneve qe trumbetojne zhvillimin e qendrueshem (ketu perfshihen dhe OJF) eshte jo vetem i paqendrueshem, por dhe me humbje.
    Keto dhe shume raste te tjera tregojne se, qeveritaret tane nuk e kane seriozisht kur pergjerohen per shoqerine civile dhe per ruajtjen e mjedisit, ndoshta sepse shume prej tyre, he per he, nuk ju intereson kjo gje dhe sepse shume te tjere nuk e besojne qe varferimi i Shqiperise vjen dhe do te vije edhe nga fshehja e te vertetes ekologjike.
    Dihet tashme se problemet ekologjike po i brejne ekonomite e vrullshme te sotme, sikurse tumoret kanceroze shkaterrojne nje trup. Ka vite qe shkencetaret e kane percaktuar kete diagnoze te ekonomive te ēdo vendi dhe kane sugjeruar nje metode te re zhvillimi qe ka marre emrin eko-ekonomia apo zhvillimi i qendrueshem, d.m.th nje ekonomi qe fut ne kosto problemet ekologjike, nje ekonomi qe nuk lejon te presesh dru sot dhe neser mos te kesh me pyll per pasardhesit, nje ekonomi qe te kapesh aq peshq sa te lejosh qe neser te kesh me shume dhe jo me pak e keshtu me radhe.
    Keto terma kane filluar t'i perdorin dhe disa drejtues tane, por me sa duket vetem per demagogji sepse ne realitet veprohet ndryshe. Mjedisi shqiptar pas ēdo viti behet me keq. Per te kuptuar ne menyre figurative se sa i qendrueshem eshte zhvillimi i Shqiperise, mjafton te kujtojme 1.700 ndertesat e larta qe sipas Institutit Sizmiologjik, ne termetin e pare te forte do te rrafshohen, ose mjafton te kujtojme dhjetėra mijra ndertesat e tjera te ndertuara pa leje qe u rrafshuan nga termeti ekologjik Miliona dollare te shqiptareve u zhduken, qindra mijera dollare te shtetit u shpenzuan per pastrimin dhe rikthimin e mjediseve te meparshme.
    E verteta shqiptare ne fushen e mjedisit permblidhet ne thenien e perviteshme"Kete vit kemi ambiente shume me te ndotura se nje vit me pare". Ky nuk eshte zhvillim i qendrueshem, po zhvillim ku po na rreshqet toka nen kembe.

    -----------

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Brari,te falemnderit per informacionin e sjelle,sidomos per cilesine e tij.Eshte e dhimbshme..,po te pakten e njohim.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Natyra Shqiptare

    Xhemali ne Syrin e Kalter

    SARANDE (16 Nėntor)

    - Njė grup polumbarėsh ambjentalistė, tė kryesuar nga Xhemal Mato, janė zhytur sot nė burimin e Syrit tė Kaltėr. Qėllimi ka qenė verifikimi i gjendjes nė burim, pas situatės sė krijuar sė fundi, kur ka humbur kthjelltėsia e ujrave tė tij. Zhytėsit verifikuan se gryka e burimit ėshtė mbuluar nga mbeturina inerte, qė i zvogėlojnė atij edhe prurjet. Zgjidhja sipas zhytėsve, ėshtė heqja e masės sė inerteve, nėpėrmjet disa tubave thithėse, por ndėrhyrja duhet studiuar nga specialistėt pėrkatės. Vetėm kėshtu sipas tyre, ka mundėsi qė Syrit tė Kaltėr, t'i kthehet kthjelltėsia dhe "shikimi" i turbulluar.

    anjo/ko (BalkanWeb)
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e zima
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    32
    O Zeni .Paturbullsia e syrit te kalter ka ardhur si pasoj e vizitave te fundit nano-berluskoni pasi keta te fundit engren e pin mir e mir, i kishin fut na nje te dhime te gryka e syrit, sepse aty reth e qark skishte banjo.Keshtu qe do duhet kohe qe gjerat te normalizohen.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •