Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215

    Angry 140 euro per nje student qe duhet te rinovoj pashaporten

    pershendetje te gjitheve
    duke pare qe afati i skadimit te pashaportes po afron vendosa te shikoj procedurat dhe koston e rinovimit te saj ne perfaqesite shqiptare ne vendet e huaj.Dhe pashe qe kushtonte 140 EURO shume dhe keshtu per te shprehur mendimin tim mbi qeverine time qe ne kete menyre arrin te 'vjedhi' ,ne vend qe ta ndihmoje edhe nje student shqiptar jashte vendit.Ky student qe per te mbijetuar duhet te studioje dhe te punoje te paguaj taksa universiteti.Valle ai person qe ka vendosur keto norma nuk eshte ne dijeni te gjithe ketyre gjerave???Nese nuk eshte ky kush duhet te jete ai person qe duhet ti dije keto gjera???!!!!!!! Eshte e vertete qe deri tani kemi pranuar te studiojme pa asnje mbeshtetje te qeverise sone,por te pakten kerkoni te mos na vidhni.
    Un mendova se duhet te shkruaja kete leter ministrise se jashtme por nuk arrita te gjej ndonje adrese e -mail te saj.Nese dikush din si mund te arrihet ti shkruhet ministrise se jashtme dhe e gjen te drejte shqetesimin tim,mendoja qe nese do te ishim shume mund te arrinim dicka.
    i lutem operatoreve te mos me ndryshojne tekstin

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ilir Meta, ministri jashtem eshte nje super hajdut.
    Ministria rendit qe u muarr me Pasaportat vodhi me 4 duart.
    Nuk ngeli gjeneral e Kolonel i policise pa vjedhur ne Ceshtjen "pasaporta".
    Deri dhendri poetit PS-ist, Dritero Agollit, vodhi nga pasaportat 900 000 dollare.

    Studenti Shqiptar duhet te paiset FALAS me pasaporte nga Shteti hajdut Socialist.

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Darkman!
    Ne radhe te pare ste ka detyruar njeri te marresh arratine se ka shkolle dhe ne shqiperi. Prandaj djale duhet ti kishe marre parasysh para se te ikje.
    Tjeter, nqs te japin pasaporten me cmimin qe e merr ne shqiperi (mqs je student) Økush e siguron qeverine qe ti do kthehesh ne shqiperi dhe nuk do punosh per Italianet apo diku tjeter kur te mbarosh shkollen?!

    Keto fjale meri nga nje moshatar i joti qe eshte ne te njejtat kushte me ty (vetem se pasaporta me skadon ne 2005 )

    Degjo tani ca te besh ti. Shko ne ambasade dhe i thuaj sekretares se do te shtyshe pasaporten per nje vit ose 6 muaj . Shtyje afatin e skadimit dhe kur te shkosh ne shqiperi bej te rene.

    Sa per kontakt me meten nuk te ndihmoj dot, por per te njejtin shqetsim e kam pyt une para 6 muajsh kur ishte ne Prage dhe si pergjigje mora
    "Kjo eshte kostoja me te cilen nje pasaport vjen ne Ceki"

    Brari, pse ndjell vrer kot kur nuk e ndihmon dot djalin a?
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    pershendetje

    Maringlennora!Ti i thua nje studenti, qe ,s'te ka detyruar njeri te marresh arratin,duke pasur parasysh kushtet ne universitetet tona,ku studentet ankohen perdite per mungesė auditoresh, tekstesh, pedagogesh. Ne kemi mungese pedagogesh te rinj, pasi per shkak te pages dhe kushteve te punes, pak u afrohen mesimdhenies ne universitete. Ne kemi mungese dritash e uji neper konvikte. Keto jane problemet qe duhet te shqetesojne strukturat vendimmarrese e qe duhen diskutuar per zgjidhje dhe jo liberalizimi, i cili do te vije me kohe. Ne nuk kemi nevoje qe te gjithe te behen me shkolle te larte, por qe te gjitheve t'u sigurohen kushtet per te mesuar dhe ata qe vertet e perballojne ngarkesėn e universitetit, te vleresohen objektivisht per dijet e marra ne auditore e t'i vene ato me pas ne sherbim te vetes dhe tė vendit. Shteti duhet te jete me i pergjegjshem nė krijimin e elites se vet, pasi nje elite fiktive ka pasoja te pallogaritshme pėr kombin. Tė rinjte shqiptare nuk ikin vetem se nuk u del shkolla e larte, por sepse ne Shqiperi nuk ka kushte per te mesuar, nuk ka perspektive per pune. Te rinjte ikin edhe sepse duan te provojne veten ne njė mjedis te pakorruptuar, ku noten e provimit nuk ta ve sasia e parave qe i jep pedagogut, por puna e vertete dhe studimi me ore te zgjatura. Ky eshte Universiteti drejt te cilit duhet tė shkojmė. Prandaj dhe une mendoj se 140eu te paguaj per nje pashaport, per nje student qe studjon jasht,eshte shume,nderkohe qe ne Europe nje pashaporte kushton vetem 30 eu. Ti thua me kete cmim i kemi marre nga Cekia,por kjo nuk eshte aspak e mundur,sepse ne qofte se ne Ceki do jete ai cmim,hatere ne Gjermani apo Austri do jete cmimi shume me i larte,ku fakt eshte se kutu kushtojn vetem 30eu.Brari mendoj se ka shume te drejte,sepse flet realitetin,qe po jetojm .Perse nje student mos ta marri falas nje pashaport,kur shohim qe miliona e miliarda leke,po vidhen nga buxheti i shtetit,nga politikanet,apo, cfrytezohen ne disa aktivitete qe nuk kan vlere, para nje studenti .Mos harroni se ky brez qe po studjon jasht shtetit do te jete e ardhmja intelektuale e Shqiperise,ku shpresojm qe te regullohet Shqiperia.

    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Alba!
    Jam komplet dakort me pjesen e pare te shkrimit tend por jo me gjesmen e dyte. Une nuk kam thene qe ne Ceki jepet 150 Euro nje pasaport ceke por qe pasaporta shqiptare qe ta marresh ne Ceki (nqs ka) kushton po aq sa ne Itali pra 150 Euro. Sa per ate qe duhen paguar 150 Euro , kjo ishte pergjigjja e Metes per pyetjen time "Pse shiten kaq shtrenjt pashaportat shqiptare ketu".

    Tjeter pike qe ke prek ti eshte se kerkon qe pasaportat tju jepen studentve pa lek. Ato pasaporta ne Shqiperi kushtojne 50000 lek pra aq eshte cmimi i nje pasaporte ne Shqiperi dhe kete cmim duhet ta paguaj cdo shqiptar. Keshtu nuk kuptoj se me ca arsye kerkon qe pasaporta te jepet pa lek ne itali (e cila normalisht duhet te kushtoje me shume se 50000 lek)

    Ti thua se keta studenta jane e ardhmja. Realiteti na ka treguar te kunderten se 90% e atyre qe kane mbaruar studimet ne shtetet e huaja qendrojne jashte dhe nuk kthehen ne Shqiperi. Kjo per shume arsye , ku me kryesorja e tyre eshte ajo qe ke shkrujt tek gjysma e pare e shkrimit tend .
    Me thuaj tani ku mbeshtetesh ti kur thua qe keta jane e ardhmja e shqiperise? Si do ta ndihmojne nenen Shqiperi nga jashte?
    Te gjithe presin momentin e duhur Kur eshte ky momenti i duhur aa? Nga kush presin keta studenta ta sjelli momentin e duhur aa?
    Nga te gjithe qe njof une jo vetem ata qe paguajn vet per shkollen por edhe ata qe jane me burs dhe qe e kane per detyre (e theksoj) prap nuk kthehen duke thene "cdo bej une aty?"

    Nuk duhet ta kerkojme fajin tek shteti ( me cilendo ngjyre, pervec komunizmit) me shume sesa tek vetvetja pasi jemi ne qe kur e hedhim lumin (shkojme jashte dhe stabilizohemi me pune e shkolle) themi te dhj-efsha kalin (shqiperine).

    Keshtu po vazhdon per shekuj me radhe. Te gjithe ja mbathin dhe nuk e kthejne koken pas. Me e bukura eshte se bejne dhe si patriot.
    Darkmani e ka nje zgjidhje te cilen ja dhash me larte.
    Te shtyje pasaporten per nje vit e cila nuk kushton me shume se 15 euro dhe kur te shkoje ne Shqiperi te beje te rene.

    Une jam vet si Darkmani dhe edhe une kam ankesat e mia kundrejt shtetit por ama duhet te fillojme nga vetja ne radhe te pare dhe pastaj ta kerkojme te shteti. Jemi vet ne ose te afermit tane qe bejme shtetin. Shteti nuk eshte nje grup jashttokesoresh lol.

    ØGjithe te mirat

    ps. alba te lutem mos e merr si peronal shkrimin tim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 04-06-2003 mė 10:15
    PAUCA SED MATURA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ke te drejte Mariglennora,e paskem kuptuar une gabim mesazhin,mendova se pashaportat prodhohen ne Ceki,dhe i blen shteti yne 140eu.Sa per mesazhin e fundit ,ndoshta ke dhe te drejte,por mos harro,se kushtet tani per tani qe jane ne Shqiperi,eshte e veshtire qe nje student qe ka studjuar jasht dhe ka shpenzuar mijra eu apo dollar,dhe kur i vjen fundi te kthehen ne Shqiperi ku nuk gjen vend pune,dhe ne qofte se gjen pagesa le per te deshiruar.Por kam besim se me kalimin e kohes,kur korrpsjoni dhe vjedhjet te kene marre fund,dhe Shqiperia te mari ngjyren e demokracise dhe te fjales se lire,hatere studentet apo emigrantet do kthehen ne Atdhe.

    Me respekt Alba
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 04-06-2003 mė 11:07
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215

    Unhappy Booohhh


    te them te verteten nuk mendoja qe shkrimi im do te sillte keto pasoja.Nje dite te bukur me duhet te rinovoj pashaporten dhe perpiqem te marr informacion si behet dhe pashe dicka qe mu duk e padrejte. Mu duk e padrejte qe nje njeri ne veshtirsi duhet te paguaj nje shume te tille!!!!dhe nuk e pashe padrejtesine tek fakti qe trajtohet keq e ardhmja e shqiperise.Un nuk mund ta shoh te ardhmen e shqiperise si faktor i personave te pervecem qe studiojne apo jo jashte vendit!!!Un e shikoj si dicka komplekse ku secili ka pjesen e vet cfaredo te jete studemt jashte shtetit apo mbrenda,kepucar,bujk,shites etjj... Mendoj qe koha e heronjve ka ikur ose me mire nuk ka ekzituar kurre.U largova nga tema....
    Desha edhe te them qe me duket se nuk gjeta vendin e duhur ku te shpjegoj shqetesimet e mia,sepse ketu flitet per gjera shume me te medhaja si rreziku islamik per shqiperine ,Sundimi grek ne shqiperi,marredheniet shqiptaro-greke nga mitet ne realitet, 12 Vjetori i Pucit Ushtarak te Shkolles se Bashkuar,dhe gjeja qe ben vertet per te qeshur Flet Abdi Baleta.
    E shikoj qe nuk jam ne lartesine e ketij forumi por ndjehem nje njeri i lire te jetoj studioj ku me pelqen dhe jam nje person qe nuk me pelqejne padrejtesite si 140 euro nje pashaporte.

    ps:
    flm alba_d per mbeshtetjen tende
    me kane pelqyer shume shkrime tuat

  8. #8
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Per sa kohe ne Shqiperi do te kete MARINGLENA ky vend do te jete keq e mos me keq
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  9. #9
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Darkman!
    Me vjen keq nqs je ndier keq prej meje. Nuk e kisha per qellim te te ofendoja apo dicka e tille. Edhe une jam nje student si puna jote qe nuk me ka ndihmuar shteti, por qe punoj vet. Ato qe kam shkruajt vijne sepse mendoj se shume nga ne shikojme si te vetmin problem shtetin kur jemi ne ata qe e zgjedhim kete shtet, plus qe dhe shume here duhet te shikojme dhe ate se ckemi bere ne per kete shtet qe kerkojme dicka prej tij.

    Ato nuk ishin konkretisht kunder teje por per te gjithe ne.
    Mgja une jam munduar te te jap nje alternative. E shof qe nuk e ke cmuar.Ska problem , perseri te uroj cdo te mire!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 06-06-2003 mė 15:28
    PAUCA SED MATURA

  10. #10
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215

    jo maringlen

    Nuk kam ngelur keq prej teje ,por me shqetson fakti qe nuk shohim problemet reale
    me duket sikur pranojme me teper te jemi rrjedhoje e ngjarjave qe na ndodhim sesa ngjarjet rrjedhoje e jona.Dhe kete gje e pranojme me nje lehtesi te cuditshme.
    Plus nuk merremi me problemet reale por me gjera qe per mendimin tim nuk jane probleme.

Tema tė Ngjashme

  1. Greva e urise - 1991 - Shembja e komunizmit
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 21:10
  2. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Pėrurohet Universiteti Europian i Tiranės
    Nga Albo nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2008, 17:19
  4. Ramiz Alia: Rrėfej gabimet e komunizmit
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 19:33
  5. Kur studentėt detyrohen tė blejnė libra nga profesorėt e tyre
    Nga StormAngel nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 09:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •