-
i/e regjistruar
SP DL 104 ne vijim
Per inat te Tolstoit (kullaqit)
Ik ore shkerdheu, ti je hijena me racionale qe kam urryer ndonjehere i ulerita duke u ngritur me syte e skuqur nga inati dhe marazi qe delli argumentativ me kishte vdekur bashke me deshiren per te bere paqe me ate shemtire trazovace.
Cpate mik? mu kthye ai me nje buzeqeshje vjelljeprurese qetesohu, ulu dhe pi konjakun qe te shijon aq
..
Plehra mendova prape ma permendi konjakun, sikur ta dinte qe do te mi sillte zorret tek gryka. U ula me turfullime.
Fol se me vdiqe i thashe pa ze cdreqin do? Pse kerkon te me cjerresh kur fle?
Ia shihja syte ngultazi, te peshtire ne kaftesine e shpelare ata leviznin me shpejtesi te yndyrshme. Kerkonin gjak syte e varrmihesit vullnetar, nuk e di se cdreq e kishte lene shterpe ne shpirt dhe perpiqej ti merrte te gjithe me vete ne zbrazetirene tij. Une e kisha shijuar shume ate boshllek. I harroja te gjitha gjerat e shijshme dhe e humbja fare sensin e te bukures per ca minuta marramendese
-So what is going through that rotten shriveled raisin you call a brain? mi nxorri dhembet e nxira nga vetesheqerosja qe ia kishte shkerbythur vitet pa meshirshem.
-Pse me flet ne anglisht, ti e di qe asaj nuk i pelqen.
-E kujt i plasi se nuk i pelqeka asaj? Shume po na bezdis me te keto dite. E ce pastaj? Gjete zbrazje lengjesh dhe kerkon ti vesh emer?
-Mos i bastardo gjerat i bertas
-Thjeshtezimi nuk eshte bastardim shpjegon ai.
-Ti kerkon sinqeritet artistik apo te verteten?-vazhdon.
-Jo kerkoj te sateme
-Ah, jo nenen
.
-Me fal, po ti nuk e njeh miresjelljen emocionale i them.
-Mos se do me besh te qesh. Une te servir te verteten mik, packa se ty ajo te kafshon melcine dhe te le pa fryme. Se ckeni ju te dy me njeri-tjetrin, ajo eshte pune per ju.
-E terhoqe ****** ti? i them me inat.
-Pse jo thote ti je rob i te pavertetave jorracionale kur kerkon te vertetosh qe idiotesia dhe patetizmi yt jane thjesht natyrale.
-Te betohem qe je fare plehre ngerdheshem.
-E di thote po ajo qe ti quan cinizem per mua eshte mjet mbijetese pohon me nje seriozitet debili. I eshte shuar buzeqeshja nga repertori, me duket se ia gjeta piken e dobet: Mania per te rrezatuar pjekuri ne cdo veprim. Shihet fare qarte qe vuan per pak pohim prej ndokujt me floke te thinjur dhe autoritet alla byro-politike, vdes per pak karriere kjo kalbesire llogjike. Do qe kur te ece neper baret e mbushura plot karrieriste te veshur gjithnje me te zeza te degjoje peshperitjet e lehta: Eshte njeri i shkelqyer, e dini qe ka sakrifikuar kaq shume dhe ka arritur deri ketu?
-E di ti qe bota ka nevoje per mbeturina si ty? i them kur te rritem dua dhe une ti shoh gjerat si ti ia rrah shpatullat me qesendi dhe mbledh buzet nga inati.
-Ca thua? belbezon po vetkenaqesh tani? Perpara ne Lufte!?!?! Ti edhe kur sulmon e ben duke pyetur verdalle nese ke lenduar njeri. Tani ke marre ushten dhe po mundohesh te me mbushesh mendjen se na qenke egersire.
-Ti je burokrat i lindur i thashe edhe qirjen e ben me plan e strukture. Borsaline me dy sy!!!!!!!!!!!!
-E di sa te dua une ty? me pyeti sinqerisht ta bej pyetjen
-Fare pak i gjegjem.
-Pothuajse hic qeshi me duket sikur qenia jote eshte humbje kohe, shkuarje dem e nje jete te dobishme per shoqerine njerezore
-Ooooooo, prit er bab e nderpres kush ia vuri kufijte dobishmerise? Nga i more keto autoritete te reja ti?
-Mos me nderpre me bertiti ti e di qe e kam bezdi. Vdiste per pak rregull vogelsira. E frikesonte kaosi, nuk dinte te ndiqte udhet e papercaktuara, e panjohura ia vriste ate vetesigurine prej nepunesi te rregullt.
-E pra vijoi ndersa rregullonte kollaren dhe bashkebisedimin njekohesisht ti nuk i sheh dot gjerat qarte, ty te mungon deshira per ti hedhur tej virtytet e qenies qe kerkon veten ne shkronja veteshperfytyruese. Ti je i pavlefshem mik! Ty treni jeshil te kalon fare prane dhe ti as qe i hedh syte se na qenka i papercaktueshem shpirterisht. A e mban mend kur ishim te vegjel? Ty te kerkonin gjithmone te tjeret se ti i beje te qeshnin dhe te ndiheshin mire kur ua prezantoje vetvetet nje nga nje.
-E mbaj mend ia preva ty te rrinin gjithnje larg se ua nxije ditet me pyetje te veshtira mbi keqperdorimin e tyre. I banalizoje marredheniet deri ne ate pike sa qe kur mi ktheje mua prape, une nuk kisha gje ne dore vec ca femije qaramane qe tregonin me gisht nga ty dhe ankoheshin pafundesisht. Ftohtesia e llogjikes sende me sjell ndermend pavlefshmerine e lotit si ndermjetes i dhimbjes. Prandaj je plehre. A me kupton?
-Te marr vesh mik uli koken une nuk dua e as te kerkoj ate qe ti nuk ma jep dot Me erdhi shume keq per te. Nuk e kisha pare asnjehere keshtu, te kerrusur, te drobitur dhe me sy nga gishtat qe i ishin shformuar nga shpeshtesia e shkrimit ne tastiere. Mos u merzit me veten - ,i thashe nuk te ben mire per stomakun.
-Ia ku arritem dhe tek meshira nenhunderoi miku i dyzuar tani e fitove perfundimisht.
-Mos po luanim gje? Une thjesht po te rrefeja nga ulerimat e mija
..
*******************
U ngrit te ikte, djersa ia kishte mbytur ate freskine kallp qe e bente te pathyeshem, e pa pasqyrimin e tij fare pa mburoje dhe filloi te ndiente panik. Nuk kenaqesha dot megjithate, me dukej sikur zhveshja kishte ardhur vete, une thjesht e kisha pershpejtuar pak me komente ndersyese. E tani qe ai ishte fare lakuriq, mua nuk me bente fare pershtypje. Me vinte inat, kisha kaq kohe qe desha tia thyeja cipat e jashtme qe ta ndiente edhe ai te ftohtin si une, e tani qe e kundroja tek perpelitej nga acari i lakuriqesise sime me erdhi ndot. Nuk me behej ta shihja ashtu, qimet e gjoksit te rralla deri ne zhdukje, faqet mbushur me qelb te kuqerremte, floket e rruar deri ne rreze, duart e mbufatura nga te rrahurit ne ajer te shpirtrave armiq, veshet e gjakosur prej kafshimeve te mia qenerore dhe buzet e cara nga thatesia e lekures se rrahur nga bertitjet e mia. Krahet i vareshin nen gjunje, gishtat i preknin pulpat e kembeve dhe kostumi i ishte shqyer ne shpatulla e ne berryle. Kafshonte me ngulm thonjte e nxire nga zvarritja neper dhe te ngurtezuar dhe rrihte koken me pellemben e hapur. Ky ishte momenti kur une duhej te kenaqesha, kur leneshat qe ia kisha huazuar kohes do te me dilnin nga gryka nje nga nje dha hakmarrja duhet te me merrte me te mire. E megjithate filloi te me ndotej VETJA. U ngrita pupthi nga karrigia dhe ia mbeshtolla krahet ne gjoks e ne shpatulla, fillova ti lepija qafen i bindur qe nuk do te kundershtonte. Gjuha filloi te ndiente te carat e ngurtezuara nga te cilat kishte filluar te rritej nje si push pjeshke. I lepija syte, buzet dhe hunden dhe e kuqerremta e tij filloi te merrte ngjyre mishtore ndersa une fillova te ndjehesha i dobet ne gjunje e ne koke. U ula me ofshame ne karrige dhe mezi ngrita koken ta shihja. Syte i ishin rihapur e me shihnin me nje kersheri fare te thjeshte, flegrat e hundes i rrihnin me ritem normal, buzet i kishin marre formen e dikurshme, te mbledhura me nje hije arrogance natyrale. Filloi te prekte veten ne qafe, buze e hunde. Qeshi veten, pa shembelltyren qe nuk lekundej me ne skajet e pasqyres si ti ishte ne zbehje. rimori formen solide qe i jepte ate vetebesimin qorr dhe u ul anash meje.
-Tani ti me siguri kerkon shperblimin tha pak paqe me mua
..
-Je tejet i zgjuar iu gjegja me cudit me kete aftesi tenden
-Nuk te shkon sarkazma qeshi
-Aq sa nuk te shkon ty ndershmeria belbezova
-Jam pak i nxehur me ty vijoi
-Pse?
-Tani qe te kam borxh, nuk me lejohet te ti them gjerat ashtu si i shoh, ma fute keq kesaj rradhe mik. Rregullat me kerkojne sjellshmerine ndaj teje, nderkohe qe une kam ende zenka me ty. Mbaroi fjaline, kruajti koken si i dyzuar dhe me pa me padurim.
prape ne vazhdim
-
-
your incubus
I am not worthy enough for this, just as you are not worthy enough for anything that might be in between my wounds and your tongue. mire mire qyfo, se kete qe me ke bere ti nuk ma ka bere njeri. t'a mbash mend.
-
-
i/e regjistruar
te ka zene
gripi er bab....ke filluar flet per te mbushur planin
-
-
Prape ne vazhdim!? Ajo pyetja ne fund paskesh qene thjesht retorike!!!
kane filluar te me trembin kurbanet.
-
-
your incubus
po ti do qe une t'a qep? kur flet shume do e thuash nje te vertete, qofte edhe pa dashje. me paskan mbaruar cigaret.
-
-
iiiii, dilni qe ketu,
dilni qe ketu
Une dhe Kulla jemi me grip
une po vjell
Kulla volli dje
Une po qahem,
Kulla po uleret!
Une shkelmoj endrrat
Kulla ze gerrhet.
Dilni qe ketu, dilni qe ketu!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt