Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Aty ku nuk lejohet meditimi.

    ..aty ku ka te drejte te marre jete njerezish cdo qaflesh zhulanjos me 4 klase fillore.
    Bir Selman i nenes per ke te meditoj me pare..thot populli.

    Ja si po u merret jeta femijve ne Shqiperi. Per dite vriten te pafajshem.
    -----------------------------------

    Pėrplasen tė fortėt, vritet 13-vjeēarja
    Dy rivalėt luftė me armė nė mes tė qytetit.

    Esmeralda Vlora

    SHKODER

    Shkodra, qyteti i haresė e kulturės, prej vitesh peng i "tė fortėve", mbrėmė humbi njė fėmijė tė pafajshėm, viktimė e ēmendurisė sė dy fundėrrinave. Nuk ka si tė etiketohet ndryshe lufta nė mes tė qytetit, tamam afėr "5 heronjve", mes Mir Koēisė dhe Kujtim Vajoshit.

    Njė histori e vjetėr mes kėtyre dy "tė fortėve" tė Shkodrės ka shėnuar mbrėmė vonė njė viktimė tė rastėsishme, vajzėn 13-vjeēare. Jetmira Molla, nė fillim ka mbetur e plagosur nė gjendje shumė tė rėndė, ndėrsa po kalonte rrugėn pėr tė shkuar drejt shtėpisė pėr dore me mamanė dhe me vėllain.

    Sipas burimeve nga Ministria e Rendit, inati mes Mir Koēisė dhe Kujtim Vajoshit, ka nisur pak kohė mė parė pėr arsye krejt banale. Pas grindjeve tė tyre, e pas plagosjes sė njėrit, dje Kujtim Vajoshi, nė orėn 19.30 tė mbrėmjes ėshtė hasur me Mir Koēinė dhe e ka qėlluar atė me armė zjarri. Kaq ka mjaftuar qė nė mes tė qytetit, pranė lokalit "Ulqini" nė krah tė "5 Heronjve" tė nisin breshėritė. Njėri prej shkodranėve ishte i armatosur me njė pistoletė, ndėrsa tjetri me automatik tip "Tomson". Nga breshėritė e shumta ka mbetur e plagosur vazja 13-vjeēare, Jetmira. Gjithnjė sipas Ministrisė, pas disa minutash luftė, Vajoshi ėshtė larguar nė kėmbė, ndėrsa Koēia me automjetin e tij. Nė tė njėjtėn kohė, njė furgon, i cili ishte parkuar rastėsisht nė anė tė rrugės i ka ardhur nė ndihmė vogėlushes, e cila ishte e shoqėruar me tė ėmėn dhe me vėllanė. Asnjėri prej familjarėve tė saj nuk ka mundur tė thotė asnjė fjalė edhe disa minuta pas krismave, por vetėm kanė hipur nė furgon dhe janė nisur drejt spitalit. Nėna e vėllai ishin krejtėsisht tė shokuar dhe sipas dėshmitarėve, tė cilėt janė pyetur nga policia nuk kanė folur asnjė fjalė pėr disa minuta radhazi, madje as nuk kanė bėrtitur. Mė pas policia ėshtė hedhur direkt nė aksion dhe ka arritur tė ndalojė Kujtim Vajoshin, i cili ka qenė duke u larguar nė kėmbė nga vendi i ngjarjes.

    -------------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Jetmires ja moren jeten.

    Gazeta sot shkruan..
    ............

    ..Me qindra nė varrimin e 13-vjeēares
    Nė shenjė proteste pėr pasigurinė dhe kaosin nė qytet .

    SHKODER

    Ka kaluar me tronditje pėr qytetin e Shkodrės, vdekja e vajzės 13-vjeēare, e cila u plagos rėndė nga njė shkėmbim zjarri, pasditen e sė premtes. Me dhimbjen e familjes Molla janė bashkuar dhe bashkėqytetarėt e tyre, tė cilėt janė bashkuar nė ceremoninė e varrimit tė vogėlushes nė orėn 18.00 tė sė shtunės.

    Njė numėr i madh qytetarėsh, kanė rrethuar pallatin nė lagjen Rus, si i vetmi ngushėllim qė mund tė jepnin pėr familjen, si dhe nė shenjė proteste pėr situatėn qė po kalon qyteti e pasigurinė qė ndjejnė tė gjithė nė rrugė. Brenda kėtij muaji, 13-vjeēarja, ėshtė viktima e dytė e mitur, pas masakrės tė Sadik Kuniqit, ku ngeli i vrarė njė 3-vjeēar.

    Jetmira Molla, 13 vjeē, nxėnėse nė shkollėn "Skėnderbeg", vajza e vetme e ēiftit Molla, vajza e bukur me flokė tė verdhė, siē e thėrrisnin komshinjtė, ėshtė shoqėruar pėr nė varreza, duke u kthyer nė njė simbol proteste pėr kaosin qė po kalon qyteti. Ajo jetonte nė pallatin pranė konsultores, me tė ėmėn dhe dy vėllezėrit, pasi babai i saj ishte emigrant nė Itali.

    Ngjarja tragjike ndodhi tė premten rreth orės 19.30, afėr Radio- Shkodrės. Dy rivalėt kanė qėlluar nė drejtim tė njėri-tjetrit pėrballė lokal "Ulqinit", duke plagosur rėndė vajzėn 13-vjeēare, e cila po ecte nė trotuar bashkė me tė ėmėn dhe njėrin nga vėllezėrit. Njė makinė e ndodhur rastėsisht aty e ka ēuar menjėherė nė spital. Mjekėt kanė qėndruar rreth 4 orė nė sallėn e operacionit pa arritur qė ta shpėtojnė. Kjo, pasi plumbi i marrė nė drejtim tė vetullės ka qenė fatal.

    Policia ka arritur qė vetėm 300 metra larg vendit tė ngjarjes tė ndalojė njėrin nga protagonistėt, Kujtim Vajushi, ndėrkohė qė ai po largohej nė kėmbė, nėpėr njė nga rrugicat pranė Radio-Shkodrės. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, Kujtim Vajushi, ėshtė cilėsuar si njė nga autorėt e kėsaj ngjarje. Policia ka sekuestruar dhe pistoletėn, e cila mendohet tė ketė qėlluar gabimisht ndaj vajzės. Njė gjė tė tillė, e ka vėrtetuar dhe ekspertiza e bėrė me gėzhojėn e gjetur nė vendngjarje. Burime nga policia, bėjnė tė ditur se asnjė nga dy protagonistėt Vajushi dhe Koēia, nuk kanė qenė persona tė shpallur nė kėrkim. Si shkak pėr shkėmbimin e zjarrit, policia jep njė ngjarje tė ndodhur 7 muaj mė parė, kur Vajushi ėshtė plagosur nė Parrucė. Por dhe nė kėtė rast nuk ka pasur denoncim nė polici, duke e lėnė kėtė ngjarje tė padokumentuar dhe pa autorė.

    .................................................. ...
    komenti im..

    Kriminelet "luajne me qarin" sepse ata jane te garantuar nga parlamenti i Namuk Dokles se mund te vrasin ke te duan e kur te duan e sa te duan dhe denim me vdekje nuk marrin.

    Per tu dukur si "europiane" parlamenti i deputetve kriminele e hajdut hoqi denimin me vdekje.

    rrofte demokracia shqiptare, parajsa e banditve..
    Bravo Parlamenti yne!

  3. #3
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225

    Keqardhje

    Me keqardhjen me te madhe shpreh ngushellimet me te thella per familjen e se ndjeres.

    Njekohesisht shpreh indinjaten me te madhe kundrejt qeveris aktuale ne Shqiperi. Eshte nje nga shkaktaret kryesore te ketyre viktimave.

  4. #4
    ~* rrapatushja *~ Maska e Pretty Devil
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Londer, Angli
    Postime
    61

    Unhappy Brarit ...

    me trondite me kete lajm, megjithese tashti keto gjana, sidomos ne shkoder, hahen me buke e me kryp cdo dite....

    dreqi e hangert ate qeveri dhe ata persona te cilet e qujn vedin qeveritare ..... ata jane me te rrezikshmit, sepse jane kriminela por me maskat e bukura te karrigeve te nalta....... me te thane te drejte me vjen keq kur cdo dite e ma shum e vertetoj se shkodra asht ma pak e favorizumja e qeverise se viteve te fundit, noshta hic e simpatizume ......

    ky qytet asht mai vjeter
    ndoshta se lacjumi romak
    djep i kultures si askush tjeter
    sot pas dymije vjetesh
    ngjan si qytet fshat

    noshta po hakmerren perendite
    se ta paten zili o qytet
    sot po lindin e rriten fmijte
    po lindin e rriten pa djep

    ne djepin tan kolose ke rrite
    te nihesh krenare hak e ke
    ne klase ke mete per politike
    s'pyt kush si ke kene, por pyt si je

    me ty SHKODER po losin partite
    mish per top po te perdorin o e shkrete
    si njerka me ty sillen qeverite
    tue than , SHKODRA sdo shtet ...............

    [size=0.5]You may shoot me with your words,
    You may cut me with your eyes,
    You may kill me with your hatefulness,
    But still, like air, I`ll rise.

    Leaving behind nights of terror and fear --- I rise
    Into a daybreak that`s wondrously clear --- I rise
    Bringing the gifts that my ancestors gave,
    I am the dream and the hope of the slave.[/size]

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    shkodrane

    Pretty Shkodrane!!!

    Kush e ka bere poezine me nalt? Ishte e mrekullushme. Suksese!!

    Simbas statistikave Shkodra ze vendin e pare ne republike per vrasje si prefekture.
    Kjo eshte tragjedi kur mendon se ai qytet eshte djepi i kultures shqiptare dhe qyteti ku kane dale dhe humanistet me te medhej te popullit tone.
    Gjithmon kur kemi then "shkodran" kemi menduar nji njeri ndryshe nga te tjeret. Kemi menduar nji djal zotni me humor, fisnik, te kulturuar, i xhveshur nga dogmat staliniste, me gusto perendimore, pak demode ne veshje por elegant, me dhemb pak te prishur por me zemer te madhe.. etj etj.

    Nga dolen keta vrases sot???

    Sdi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ah keta samarxhinjte e fshatit..

    Cbenet mor aman..
    ----------------------Ja cthone lajmet..

    SKRAPAR/ Arrestohet autori: "Ma dridhte me samarxhiun e fshatit"

    Krimi nė familje, burri ekzekuton gruan me kazmė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Halit Tafa

    SKRAPAR

    Njė tjetėr krim brenda familjes, por kėsaj radhe nė rrethin e Skraparit. Burri vret me kazmė gruan e tij pėr motive xhelozie, duke lėnė 7 fėmijė jetime. Ngjarja ka ndodhur dje nė mbrėmje, nė fshatin Osojė, 22 kilometra nė veri tė Ēorovodės.

    Shefi i komisariatit tė kėtij qyteti, Rexhep Mula, ka pohuar pėr Gazetėn Shqiptare: Muke Caka, 57 vjeē, ka vrarė me kazmė bashkėshorten e tij, nėnėn e shtatė fėmijėve, Fatmira Caka, 47 vjeēe. Autori ėshtė arrestuar nė banesėn e tij. Sipas tė njėjtit burim, gjithēka ka ndodhur pėr motive xhelozie, pasi, sipas pohimeve tė tė arrestuarit, e shoqja e tradhtonte me samarxhiun e fshatit. Komisari i Ēorovodės ka bėrė tė ditur se sherri kishte nisur nė orėn 19.00 nė bahēen e shtėpisė. Pas njė debati tė ashpėr, bashkėshorti ka rrėmbyer kazmėn dhe e ka qėlluar gruan nė kokė, duke e lėnė tė vdekur nė vend. Mė pas, i qetė, ai ka hyrė nė banesė, duke e lėnė trupin e Fatmirės tė shtrirė mbi bar. Njė orė mė vonė ka mbėrriur nė vendin e ngjarjes policia, e lajmėruar nga fqinjėt, e cila e ka arrestuar pa asnjė rezistencė autorin e vrasjes, Muke Cakėn. Ky i fundit, sipas shefit tė komisariatit, ka thėnė se e kishte vrarė bashkėshorten, pasi ajo "prej kohėsh ia dridhte me samarxhiun e fshatit". Kėshtu, gruaja do tė varroset sot, burri do tė qėndrojė nė qeli, ndėrsa nuk dihet fati i 7 fėmijėve jetimė. Ky ėshtė rasti i tretė brenda dy javėsh, qė krimi nė familje merr jetė njerėzish. Fillimisht nė Patos, kur burri ekzekutoi me thikė, pėr tė njėjtat motive, gruan e tij, si dhe plagosi dy vajzat, njėra prej tė cilave vdiq nė spital. Pak ditė mė vonė, nė qendėr tė Vlorės, burri plagosi rėndė me automatik gruan e tij, vrau dy vajzat e mitura dhe mė pas plagosi veten. Ndėrsa ngjarja e fundit, ėshtė ajo e mbrėmshmja, kur burri vrau gruan me kazmė.

    ----------------------
    Shkoni more ne gjykate e ndahuni si njerez e jo keshtu...
    Apo gjithmon sic na mesonte partia..ne njeren dore pushken e ne tjetren kazmen..
    Mjere ne...

  7. #7
    o brar ky eshte forumi i meditimeve veri te shtypi keto gjera te lutem se plot halle kemi vete edhe nje e dy ti me sihariqe na duhesh.
    mos mu merzit se te kam xhan
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  8. #8
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Bra, kete temen e vetme po deshe mbaje per meditimet e tua qe "normalisht" jane te palejuara Te tjerat do me duhet t'i fshij ose transferoj, pasi nuk eshte dhe aq forumi i pershtatshem, prandaj ta bashkova temen tjeter me kete te ketushmen.

    Me thuaj po pati ndonje problem

    H.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Henrusheeee

    Henrush...bej si te dush...

    Nuk zemrohet brari me gocat kurre....
    Ku te doni me coni vetem mos me tradhetoni...lol.

    Arbush....a e di se je si rrush...
    Mos u zi me shoqet e shoket e Klases..Gocat e bukura ashtu vujn se jan te rrethuara nga xhelozite..po ti ec perpara e mos xej kryt cka thojn hallku...

  10. #10
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750

    Unhappy me shume keqardhje........

    ME KEQARDHJE DEGJOVA KETE LAJM TE KEQ PER VAJZEN PA FAJ
    ME MUNGON SHUME SHKODRA SEPSE JAM SHUME LARGDHE KUR DEGJOJ KESHTU GJERASH ME VJEN SHUME KEQ.......NU KJAM E ZOJA ME BA ASGJA PER ATO NJERZ TE PAFAJSHEM DHE PER FAMILJEN E ASAJ VAJZE FATKEQE............VECSE MU LUT ZOT FORTESOJI DHE ASGJA MA SHUME........NDIHEM KAQ KEQ SEPSE KUSH DO MUNDE TE KISHTE QENE VIKTIME NE ATO MOMENTE DHE NJEREZ QE NE NJOFIM DHE QE I DOJME......ZOTI IMALLKOFTE ATO NJEREZ NQS DOJNE TE VRASIN NJERI TJETRIN JANE TE LIRE NE VENDE QE SKA NJEREZ PO JO NE MES QYTETIT .........
    SDI CA ME THANE MA VEC ZOTI I RUJTE PREJ RREZIQEVE NJEREAIT QE KENA ATJE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  2. Mėsime tė pėrgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  3. Dashuria dhe Martesa
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-05-2006, 15:12
  4. Arsimimi dhe meditimi
    Nga forum126 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 17:47
  5. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •